Kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të ndryshuar njëherë e mirë sjelljen e administratës tatimore ndaj bizneseve dhe qytetarëve që kanë zgjedhur si mënyrë jetese të bërit biznes apo vetëpunësimin. Në një takim me administratës tatimore, Kreu i Qeverisë theksoi se brenda 2014 duhet të ndryshojë rrënjësisht sjellja e administratës në raport me qytetarët dhe biznesin, sikundër kërkoi që ti jepet fund praktikave të vjetra që vendosnin biznesin nga më i vogli tek më i madhi përballë presionit psikologjik deri në terror.
“Qytetarët e shqipërisë kanë halle, probleme, konflikte për të cilat trokasin në dyert e shtetit, në dyert e adminsitratës. Qytetarët kanë ambicie të shprehur me votën e tyre për të gjetur një tjetër përkushtim, predispozitë dhe vullnet në momentin kur trokasin në derën e shtetit. Sigurisht jo të gjitha hallet, shqetësimet, problemet dhe pritshmëritë mund të zgjidhen menjëherë dhe shumë prej tyre duan kohën e tyre. Por ka një kërkesë që duhet të zgjidhet menjëherë, që qytetarët tanë të dëgjohen, mirëkuptohen dhe shërbehen me dinjitetin që shteti duhet të ketë në sjelljen e tij”, theksoi Rama. Në këtë kuadër ai u shpreh se jo pa qëllim procesi i komunikimit me administratën po nis nga tatimet, e cila duhet të ndryshojë rrënjësisht sjelljen ndaj tatimpaguesve, ndaj atyre që me taksat që paguajnë garantojnë pagat e tuaja si punonjës të shtetit. Duhet të jepet prova që administrata e shtetit shqiptar duhet të jetë model në marrëdhëniet me qytetarët dhe duhet të mbyllim një epokë e përkufizuar nga korrupsioni, dhuna psikologjike, rryshfeti, mbi ata që i japin gjak ekonomisë sonë, që i japin vendit tonë mundësinë që të rritet dhe përmirësohet”, tha Rama. Sipas tij, duhet kurajo e madhe që mbi sipërmarrësit, mbi njerëzit që hapin vendet e punës, të vendoset sundimi i arbitraritetit, korrupsionit, papërgjegjshmërisë, që në vend që të krijojë kushtet që ekonomia të zhvillohet, krijon një klimë të padurueshme që krijohet nga përfaqësuesi i shtetit si dhunues dhe përfaqësuesi i zhvillimit si skllav.
“Sipërmarrësit janë njerëzit që të gjithë ju duhet t’i shërbeni me përgjegjësi, përkushtim dhe me ndërgjeje. Duhet t’i shërbeni me respekt, në kuptimin që jo se keni përballë një njeri që ta trajtoni si skllav, por duhet ta trajtoni që të ndjehet i kënaqur edhe kur s’ka të drejtë. Nuk është sjellja ajo që përcakton të drejtën, por veprimi i drejtë. Duhet të ndërtojmë një marrëdhënie të re, në mënyrë që të mos dekurajojmë ata që nga mëngjesi në mbrëmje kanë stresin për pagesën e rrogave, planet e zhvillimit, konkurencën, që edhe pse duhet të jetë e lirë është edhe më e vështirë. Ju paguheni nga ata me të cilët keni të bëni drejtpërdrejtë, paguheni nga taksat që burojnë nga prodhimi i atyre fabrikave, kompanive, ndërrmarrjeve që ju shkoni të trokisni”, iu drejtuar Kryeministri administratës tatimore. Në këtë kuadër ai kërkoi zbatimin e Kodit , duke nisur nga veshja, sjellja apo komunikimi në marrëdhëniet me cdo krijues të vendeve të punës, me cdo kontributor të të ardhurave.
:Figura e njeriut që bën biznes duhet të vendoset në të njëjtin piedestal që meriton, njëlloj sikundër ndodhen frymëzuesit e të rinjve dhe të rejave në fusha të tjera si sporti, kultura etj. Figurën e biznesmenit kusar, hajdut, të dyshimtë, nuk e ka krijuar vetëm ajo pjesë e komunitetit të biznesit që mendon kështu, por e ka krijuar sjellja e vetë shtetit si kusar në raport me biznesin. Jemi një vend, që njerëzit që paguajnë më shumë taksa kanë më shumë frikë, ndjehen nën presion dhe nën terror psikologjik, për shkak se janë parë vijimësisht si krijues problemesh dhe përfitimesh të paligjshme të tyre. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë”, theksoi Rama.
Sipas tij, sfidat e administrimit tatimor në Shqipëri janë të mëdha. Rama theksoi se këto sfida nuk mund të fitohen brenda ditës apo një viti, por ajo që duhet të fitojmë brenda 1 viti është ajo e sjelljes së administratës tatimore me tatimfiguesit. “I kërkuam kompanive të paguajnë 15 % nga 10 % të tatimit të fitimit, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se përkundër rritjes së kontributit të tyre duhet të rrisim shërbimet ndaj tyre. “Kemi ulur taksat për 97 % të atyre që jetojnë me rroga, sikundër kemi rritur taksat për ata që kanë aktivitete ekonomike. Kemi marrë përsipër të ulim taksën e korrupsionit, arbitraritetit, kohës dhe t’i bëjmë të papërfillshme ato. Paraja reale që ka dalë nga xhepi i tyre gjatë një viti nuk ka qenë ajo që futej në xhepin e shtetit 10 %, porn ë bazë të studimeve dhe sondazheve që ne kemi bërë përpara se të shkruanim programin, na rezulton me një mesatare 22 %, ku diferenca perj 12 % ishte korrupsioni dhe rryshfeti. Pra diferenca mes 15 % zyrtar dhe 22 % jozyrtar ne do ta bëjmë zero”, tha Rama.
Në vijim, Kryeministri i kërkoi punonjësve të administratës tatimore që të mos guxojnë të trokasin në derën e një biznesi apo dyqani duke përdorur kulturën e vjetër, atë të gjobvënësit apo kusarit. “Kjo mënyrë sjelljeje duhet të marrë fund dhe ajo që duhet të mbizotërojë është fryma e bashkëpunimit, mirëkuptimit. Nuk ka gjë më të turpshme dhe të fajshme sesa të prekësh të ardhurat legjitime të një dyqani apo furre buke, biznesi shërbimi ku njerëz si ne, familjarë tanë, nxjerrin fitimet e tyre me mundime të mëdha. Dhe ti shtosh këtyre mundimeve edhe mundimin e fytyrës së degraduar të një agjenti tatimor është kriminale. Nuk do të tolerojmë asnjë sjellje dhe nuk do të falim askënd që nuk do të kontribuojë dhe nuk do të respektojë sjelljen europiane të shtetit”, theksoi Rama.
Gjithashtu ai kërkoi nga administrata tatimore që të respektojë në mënyrë rigoroze etikën përsa i takon procedurave dhe shkresave në raport me qytetarët, në mënyrë që edhe raporti mes shtetit dhe kompanive të jetë sa më etik dhe i përgjegjshëm. “Është koha të reduktojmë vizitat fiskale, trokitjet orë e pa orë në dyert e biznesit, vizitat rast e pa rast që shqetësojnë dhe c’fokusojnë biznesin nga puna e vet. Duhet të ketë racionalizim të kontrolleve dhe duhet të jetë i njohur paraprakisht nga cdo biznes që kontrollohet, duhet të lajmërohet cdo pronar, pasi duhet ti jepet fund befasive të pakuptimta”, tha Rama. Një tjetër pikë për të cilën Rama kërkoi angazhimin e administratës tatimore ishte korrektësia e kontrollit dhe zbatimi gërmë për gërmë i ligjeve, në mënyrë që edhe ankesat e bizneseve të vijnë në ulje. “Ju nuk keni detyrë të shtoni numrin e ankimeve apo apelimeve, por duhet ti ulni në minimum duke qenë të drejtë dhe të qartë. Asnjë kompromis në dëm të interesit të shtetit, por njëkohësisht asnjë cënim të paligjshëm apo dëmtim të interesit të biznesit”, tha ai.
Si bjektiva kryesore për administratën tatimore, Kryeministri përmendi mos krijimin e pagesave të prapambetura, menaxhimin e sukseshsëm të rimbursimit të TVSH dhe bërjen e rimbursimit të plotë brenda 60 ditëve për të mbyllur njëherë e mirë një epokë që ka sjellë që rimbursimi i TVSH ka shkuar atje nuk s’mban më për biznesin. “Iluzioni se duke mos rimbursuar TVSH se medemek shteti të ketë më shumë para, e ka rrënuar ekonominë private, si dhe ekonominë kombëtare gjithashtu. Kush pengon një biznes, ka penguar rritjen e ekonominë kombëtare”, tha Rama.
Gjithashtu Kryeministri kërkoi tolerancë zero ndaj bizneseve që operojnë në atë që quhet zona gri apo duke mos respektuar asnjë ligj të shtetit. “Ne na duhet me cdo cmim të zgjerojmë bazën e tatimpaguesve. Të ndryshojmë profilin e punës nga një punë që fokusohet tek ata që paguajnë për ti vënë pas murit, tek një punë për të nxjerrë në dritë bizneset që operojnë jashtë kufijve të ligjit dhe që jetojnë në zonën gri të ekonomisë”, tha ai. Kreu i Qeverisë paralajmëroi administratën tatimore që për cdo ankesë të biznesit që do të provohet se është ushtruar presion apo janë përdorur metoda kontrolli në kundërshtim me ligjin, personi përgjegjës nuk do të ketë më vend në administratë dhe do të përballet me ligjin.
TE LUMTE Z. RAMA, KRENAR QE TE VOTUAM ME 23 QERSHOR
PO I MBAN TE GJITHE PREMTIMET!
VAZHDONI PUNEN SIC E KENI NISUR DHE MOS U MERRNI ME FJALE BOSHE QE FOL OPOZITA
Zoti Rama per ate qe bere ne Durres ke nja 1milion e Durres te tere me vota! Hallall te qoft
se beri rama e beri banka boterore!! dhe banka boterore sben gje pa lek drejtkthimi dhe interesat gjthsh ?
sa per ramen un kam nje pytje per ramen!!
doja te dija si esht e mundur qe sot un 1 kile domate e kam bler 1mije e 200 lek te vjetra , 200 lek me shum se vitin e kaluar!! dhe ne te njejten koh fshataret groposin domate me kunjtal se nuk ja blen njeri!!
a mund te me shpjegoj njeri ket gje se un nuk e kuptoj!!
perpara se te flasin kurropsion , e taksim e ku ta di un … duhet te stimolojn produktet vendase!! duhet te rregullojn tregun pastaj te na bej llafogjita bajate rama !!!
Edi
Po te godisni Sale, strumbullarin e te keqijave,
kokrrat bien vete ?
http://goo.gl/Wu7buc
Zoti Rama!
Merre vesh nga une,socialisti,qe ju ka votuar per 23 vjet rresht:
-Banoj ne Yzberisht!
1- Uje(te piste se te pijshem nuk po kerkojme) kemi 8 muaj,qe cezmat nuk pikojne ne shtepira!!!
2-Deri ne nentor kam paguar nen 30 mije leke te vjetra energji elektrike!!!
Tani per DHJETORIN,me vjen fatura 120 mije leke te vjetra>doemos pa perfshire harxhimet e vitit te ri,se ato do futen muajin tjeter!!!
Une nuk jam furre buke,qe te harxhoj kaq energji vetem per nje muaj!!!
Jam ankuar tek CEZ-i,por elektricistet e zones duan LEKJE TE VIJNE TE KONTROLLOJNE LIDHJET E NGATERRUARA PER FAJ TE TYRE DHE GABIMET ME DASHJE TE FATURISTEVE!!!
Ne pallatin tim,vjen nje FATURISTE ME SYZE OPTIKE ,DOPIO XHAM,sa numeri ZERO i duket TETE!!!
Dhe pastaj vuajme ne neper BUROKRACITE E CEZ-it!!!
Paguaji njehere,te thone ne CEZ,pastaj ankohu!!!
Po me se t’i paguaj une pensionisti BANDITIZMAT E CEZ-it????
Z. Rama që sot nuk ke më 1 000 000 vota (Shqiptarë si ju pëlqen ta shprehni), por 999 999. Llogaritë jepja ti bëjë Sajmir Tahiri.
Ja dhe nje vote me pak dhe ngelen 999.998. te shohim se do te ju ngelen per rreth nje muaj.
edhe nje vot me pak nga ana ime! 999.997!! marr dhe familjen time nja 40 veta pa kusherir te larget behen 999.957
Paske familje shpellaresh me 40 veta ahhahahahhahhahah
faleminderit per injorancen tende ? esht nje shprehje mos u merr me budallin se te ben budall keshtu qe sfal me shum!! rilindja e perber nga budanj e cfar mund te presesh… kaq kisha per te then, tung ?
Shumë të bukura fjalët e Kryeministrit, por a do mund të bëhen realitet në këtë stallë derrash që jemi katandisur…??? Shumë e vështirë…
E degjove o edi rama ,deri tani ka kater votues te penduar ,deri dje hanin kamxhikun e berishes dhe rrinin urte ,tani per kater muaj u penduan se lekura ju sherua nga shenjat dhe duan ca te tjera ,duan baraket e paligjshme me drita dhe uje ,kriminelin qe ka 20 vjet qe bredh brenda nje dite ne biruce ,duan cmimet e uleta kur ato i vendos konkurrenca dhe jo shteti ,duan gjykata te ndershme kur deri dje paguanin gjykatesin .Po pse mor edi nuk shkove der me dere ti pyesje personalisht arianiten me kusherinjte e saj se si e donin byrekun ,me presh apo spinaq
@ katonak,
Mos u bëj naiv, 90% e tatimorëve janë po ata të kamzhikut. Do ta kuptosh kur të vijnë në baraken tënde, nese ke ndonjë.
Të përshëndes, dhe nuk është keq kur një kryeministër të shkojë derë më derë. Edi rama ka dhënë prova për këtë, natyrisht përpara zgjedhjeve.
Pellazg ,eshte e pamundur qe reformat qe bene nje qeveri te kenaqin te gjithe popullin
Katonak, do ti rekomandoja qeverisë së rilindjes të rilexojë të madhin Sami Frashëri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është, …..”. Po ti rihedhësh edhe ti një sy, me siguri do të kuptosh se është e mundur dhe çfarë duhet bërë në kushtet e sotme, të kënaqësh një popull.
Katonak, do ti lutesha qeverisë së rilindjes që të rilexonin të madhin Sami Frashëri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është, ….”, po ta rilexosh edhe ti jam i bindur se do ta kuptosh se sa e thjeshtë është që të “kënaqësh” të gjithë popullin.
ne 4 muaj te qeverisjes cfar po ndodh???
1. rritja e borgjit ne menyr te frikshme ku cereku i ketij borgji te marr do paguhet (akoma spo paguhet por ja e zejm se do paguhet)per borgjet qe qeveria berisha kishte ndaj firmave!!
instrumentin e paguarjeve te borgjit e beri vetem me rritje taskash dhe jo me ulje shpenzimesh publike! po mir ooo zoteri me thuaj pse kjo qeveri nuk uli pagat e deputetve? pse nuk shkurton numrin e punonjsve?? pse na marrin keshilltar gjerman ooo ku ta di un ?? po pse kaq lek paska ky shteti shqiptar sa te paguaj dhe te huajt?? nuk paske fare eksperta ne fushat te ndryshme qe mund ti japin keshilla kesaj qeverie???
2. kan then per punesimin !! hapen nje sit … jan aq pak korrekt me popullin sa qe siti nuk punon!!! pse duhet te tallesh me shqiptaret kemi hapur zyre punesimi kur nderkoh nuk punon??? mos harro esht vetem ne tiran !! tani nje nga korca duhet te marri rruget per ne tiran per te ven vetem kerkes punesimi dhe jo te me te aprovohet
3. turizmi, qe esht nje nder sektoret me te rendesishem ne shqiperi!! deri tani degjoj ministren e turizmit qe me thot do bejm do bejm deri tani un spo shoh asgje vetem do bejm thot
4. bujqesia nje komentues me siper po thoshte rastet e domateve qe i kishin hedhur ne plera se nuk kishte kerkes!! e kemi degjuar perpara 23 qershorit ket histori than qe do bejn por spo bejn asnje gje!!
5. drejtesia ! e di se cfar ben rama fut njerezit ne burg per te len vendin e lir te punes dhe te vej militantet e tyre. me thuaj deri tani a esht ndermarr ndonje iniciative per drejtesin
6. krimi nuk esht ulur absolutisht fare !! ke lajmet nuk kam cte them me shum un!! por nje pytje kam un a esht e mundur qe kjo qeveria jon e dashur te japi leje 1 javore a ku ta di un nje krimineli ose nje perdhunusi?? a te duket normale???
7. punesimi esht ne ditet e tije me te keqija! me thuaj perse kjo qeveri nuk ka ber politka incitive per punesimin ?? asnje gje ske marr deri tani!!!
8. show mediatike! deri tani kishim gjith kohes saliun tu pre shirita sot kemi ramen qe ngeli tu be show!! perdit e perdit ket pun ka !! esht koha per veprim dhe jo me per show!! esht koha te behet dhe te themi DO bejm
9. kunkurrenca?? cfar kunkurrence me thoni zoteri???? ka konkurrenc ne shiqiperi?? ateher me thuaj perse te gjitha cmimet ne shqiperi jan pak a shum te njejta!! nuk ka ndryshime cmimesh midis njeri distrubutot apo tjetrit!! me thuaj kjo a nuk quhet nje monopolizim te gjithanshem te tregut!! qe esht totalisht ne dem te konsumatorve! po qeveria per keto 4 muaj cfar po ben ?? akoma vazhdon me llafolligjin e tatimive…
10. dirtat?? cfar dritash?? drita me shum kemi pas vitin e kaluar se sa ket vit! faturat 20 % nuk u hoq! nuk esht se po ben ndonje mrekulli me menagjimin e dritave!!
etj etj zoteri un po te them dicka !! sa e urrej un sali berishen ska burr nene ne ket bot!! poooor gjeja qe merzitem me shum esht qe dhe edi rama na doli nje sali i dyt
ska nevoj me per koh!! po shikoj keto 4 muaj asnje gje nuk esht ber!! mireqenia e konsumatrve ka ren !! dhe duhen nderrmarr sa me shpejt reforma strukturore !! por deri tani kjo qeveri po punon si breshkat!!!
mbas nje viti do degjoni ramen qe do thot nuk e ulem dot deficitin duhet te rrisim akoma masat shtrenguse!! se keshtu sic e kan nis keta ahaa keq muahbeti!! rritja ekonomike do jet shum me ulet se 2 % dhe kur ska rritje ekonomike difiiti automatikish rritet me shum sec e pret!!
pastaj do flasim per kusherinjt e mi si e duan byrekun me mut apo me shur se dhe preshi dhe spinaqi do ket mbaruar ?
sa per voten time!! un svotoj me !! per saliun mos u be merak nuk votoj ? jaqe idhulli jot do vazhdoj te rrij ne ate karrike duke vazhduar me show-et e tij qe mesa po shoh i paska fiksim!! fiks si saliu me shiritat!!!
aaahhh dhe harrova te thoja cfar behet me ish ministrat e saliut?? cfar behet me klanin e saliut?? pse nuk esht perpara drejtesis?? pse nuk konfiskohen pasurit e tyre?? apo qeveria rama e mendjen te merret me njerez qe skan fuqi se ata qe kan NUK JA MBAN ?
Moj arianita ,rritja e borxhit nuk erdhi per kater muaj por jane vite keq administrim ,qe kur keshtu edi rama u be pergjegjes per rritjen e borxhit kur ate gjendje e gjeti ?Ulja e borxhit me ane te taksave eshte e vetmja menyre per nje shtet si shqiperia qe nuk prodhon as luge dhe as pirun.Turizmi eshte i rendesishem ,dhe ne fakt po merren me zonen e durresit per eliminimin e ujerave te zeza,ate pune qe per 20 vjet nuk u mor njeri por na e shisnin si detin me te paster te ballkanit ,sigurisht duhen investime dhe nuk duhet shume njohuri apo shkence, per te kuptuar qe arka e shtetit shqiptar tani per tani e zene me shlyerjen e borxhit te investoje shuma marremendese ne turizem .Cmimet ,jane pak a shume te njejtat se bejne pjese e politikes katundareske shqiptare “pse ti bejme luften njeri -tjetrit ?vihemi dakort dhe i shesim te gjithe me te njejtin cmim ” Sa per domatet pyet pak ndonje pronar supermerkati pse domatet dhe pataten i merr nga bullgaria dhe nuk ja blen fshatarit tone me cmime me te arsyeshme.Cilet njerez po fut burg rama per te liruar vende pune ,xhelal mziun ?qe fale shokeve te tij ne gjykate doli prap i lire ?jane po ata gjykates qe po lirojne lloj -lloj maskarai dhe si institucion i pavarur shteti nuk fund dot hundet ,per momentin ,do ti vije rradha edhe atyre .Drita ti me shkruan se keni pasur me shume ,ashtu eshte ,dritat ishin non stop 24 ore per zonat e militantizmit te PD ,dhe pjesa tjeter me difekte dhe nderprerje ,ose ne durres gjithe muajin e veres kur vinin krahinoret e tijnga matane kufirit ,sepse ne dimer ne te tjeret thanim kercinjte .Te ulesh krimin ? e veshtire por jo e pamundur ne vendin me te ardhura me te uleta ne europe ,dhe ku mbas 20 vjetesh shikohet akoma nga xhepi i emigrantit .Punesimi moj arianita do investime ,dhe te terheqesh investitore nuk eshte e thjeshte varet nga kjo qeveri cfare politike ka ndermend te beje .Banda e saliut nuk eshte kollaj per tu arrestuar ,dhe jo pse mori 1 milion vota edi rama , por keta bajraktaret e sotem kur zbresin ne beteje marrin me vete edhe ushtrine ,jo me kot kryebajraktari berishe zbriti krahinoret e tij apo jo ,per keto dite te zeza .Problemi eshte qe ju i doni rezultatet menjehere ,berishen ne burg ,tregun te lire dhe me bollek ,burgjet plot ,dhe ne mengjes te gjithe te gezuar dhe te qeshur ne vendin e punes
eeeeeeeeeehhh o perendi te hecim me trut tuaja zoteri aq qorr dhe lepris i partive kurr nuk do bej hajer ky vend. po merresh me personin e gabuar zoteri, me nje person qe esht atdhetare ne kulm!! dhe qe esht e informuar per cdo ne gje ne shqiperi plus qe di shum mir se cfar do te thot ekonomi!!! ju lutem mos erresoni syt!! mos beni sic ka ber saliu me ne!! por kritikoni kur esht per tu kritikuar se sic po hecen kjo qeveri do perfundojm shum keq!!!
po te filloj po te sqaroj mir e mir pak se cfar esht ber, cfar do behet dhe si do perfundojm keshtu si po nisim:
1.
impianti i ujrave te zeza ka filluar qysh ne kohen e berishes!! dhe nuk na erdhi rama me shkop magjik dhe po na ben impiantin!! jo punimet kan filluar me kohen e berishes!!! pikerisht kjo gje me nervozon me ramen se po ben sikur po ben nje mrekulli nderkoh s’esht e vertet :
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=255656
2. sa per informim politikat bujqesore qe ndermerren biles ne vendet e zhvilluar jan protektuse sa per info more zoteri…kjo behet si fillim sa te marr hov sektori i bujqesis me pas mbasi te behen konkuruse me vendet fqinje heq barrierat protektuse
dhe rama ne menyer qe ti jap hov sektorit te bujqsis duhet qe te rrisi takesn e importit te domateve etj etj etj ne menyr qe te pakten domatet e fshatarit te shkret te shiten!! dhe mos u bej merak se fillon konkurrence dhe brenda per brenda fermerve nese ka shtet ! jo si ky shteti jon! shtet breshke!
3. per dritat mos ja fut kot se dje pa drita kam qen gjysmen e dites ne mes te tiranes!! dhe normalisht cezi ka shpenzime!! ne vend qe te ulin shpenzimet kan filluar ti rrisin! ne nje zon per shembull ka pas 1 faturus tani e kan nda zonen me tre faturus plus dhe taske forca!! besoj se me kupton se sa shpenzime vetem per te paguar punonjesit ka ne krahasim me perpara
4. drejtesi ?????? KA 84 DEPUTET BEN REFORMA QE CKE ME TE! aty e ka dhe PDIU !gati esht !!nje njeri nese do e kishte marr sereiozisht ndershkueshmerin e korrupsionit gjeja e pare reformat!! i ka votat per reforma!! te lutem shum nuk ka justifikime!! a e di se cfar ben kjo qeveri akuzon njerez te pafajshem!!! i qon ne arrest shtepie dhe pa provaaaaa!! nuk dua te futem ne ket muhabet!! jan gazetaret ton rrumpalla qe sbejn asgje!! dhe ligji esht i shkruajtur e bardh ne te zez!! por ti kur nuk ke prova te mjaftushme per te fut dike ne burg por e ben si fillim vetem per show normal qe gjyqtari ka hapesir te mos ndershkoj :)))))) kjo quhet paaftesi nga ana e qeveris ZOTERI
5. punesimi esht e vertet qe do investime!! por nuk esht shteti qe ben investime por privati ooo zoteri!! do te jap nje shembull!! qe thojn jo taksat jo taksat!! ne krahasim me rajonin (dmth serbi, maqedoni, mal i zi etj) qe kan pak me pak peripecera burokratike se ne shqiperi por dhe taksa me te ulta PYTJA IME ZOTERI ESHT : TI KU DO INVESTOJE NE NJE VEND ME TAKSA SUPER TE LARTA QE KA SHUM PROBLEME ME KORRUPSIONIN ?? APO NE NJE VEND ME TAKSA ME TE ULTA SE NE SHQIPERI DHE AMBJENTI EKONOMIK ESHT ME I MIR???? shteti duhet te terheqi firma te huaja!! por deri tani asnje veprim nga ana e shteti per te terhqur firma te huaja nuk esht ber!!!po flas per prodhim jo per keto koncesionet e famshme qe do i japi kinezit
6.turizmi!! turizmin patjeter ta vejn ne pun, duhet patjeter te behen reforma sa me shpejt! sot esht janar!! ku jemi?? askurkund?? per 4 muaj vjen vera !! kan 4 muaj te tjera per te ber reforma! jan shum von!! dhe nuk bejn asnje politik per turizmin dimeror!! ? normalisht zoteri ne sektor qe jep punesim ti ul taksat!! turizmi ka taksat me te shtrenjta ne rajon
7. ato 1 miljon vota qe na trashe ti me gjith ramen kthehen ne 2 miljon shpulla !!! un nuk e di ku jeton ti zoteri!! nese jeton jasht ateher nuk e di fare realitetin e janarit per shqiptaret!! nese je ne parti ateher skam cte flas me me ty!!
situata esht shum e keqe nese rama do vertet qe ata 1 miljon te dyfishohet per mir e jo per keq
duhet te stopoj showet
duhet te ulet ne tok se esht shum ne ajer te rikthehet ne realitetin e shqiptarve se po fluturon i cik si shum!
duhet urgjentisht te bej reforma strukturore se zben
deri tani degjojm vetem :DOOO BEJM!!!
ACT NOW EDI RAMA!!!
Hahahaha ,nuk jam partiak jo dhe rroj ne shqiperi ,jepi kohe moj vajze te beje reformat e tij ,nuk gjykohet nje qeveri per 4 muaj kur mbaron 4 vjecarin atehere gjykoje me keto ritme
Borxhi Arianita
Kjo zonja Arjanita do jete nga ata qe shkojne dhe votojne vete per gjithe fisin.
@, @llo, cilat domate groposen fshataret?
ato qe nuk u prodhuan nga thatesira dhe mungesa e kanalizimeve apo dhe farave te domateve si rezultat i poliikes anti shqiptare te hales berisha?!
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=270902
Normale,nga emrimet ne tatim-taksa,nuk jane punesuar “engjujt”.
Praktikave koruptive i vihet fre me praktika te reja.
Trasparenca live e pagesave te firmave,do ta minizonte pangopsine e pronarve.
Ngritja e sistemit te pagesave live,do bente qe eproret dhe punonjsit e tatimeve,ti mbanin pantallonat pa xhepa.
Por kur shikoj portrete tatimoresh,qe kane dhene prova,per hajduteri dhe babzi,duke ju sherbyer shefave te tyre per sherbime koruptive,behem teper pesimist.
Dikujt i duhen keta tipa tatimoresh !
Z.Kryeminister!
Mos u merr me denglat qe te thote ajo cupa qe ke vene aty tek Tatimet.
Duhet te dish thelbin e problemit, dhe thelbi eshte qe ekonomia jone eshte ne 60 % informale dhe tatimet paguhen mbi bazen e vetdeklarimit.
Ne keto kushte kusaret jane ne anen tjeter,pra jane ato qe ju i quani “me dy bilance” dhe qe “vjedhja me e madhe e enrgjise” eshte ne aksin Tirane – Durres.
Une mendoj se eshte me mire te rriten kontrollet sepse keshtu sic po i jepni drejtim puneve do e lini mungesen e konkurences aty ku e la Tropojani.Po ju them se sot nuk jepet nje kopon tatimor dhe nuk behet nje kontroll.E …. kontrollet per kupon nuk behen pa shkelur tek dera e dyqanit.
Puna eshte ti kuptosh gjerat para se te mos jesh me Kryeminister.
Edhe nje gje tjeter : A mundet Drejtoresha te na i reshtoje milionat e eurove qe ka zbuluar si evazion,se sic me kujtohet mua ato jane zbulime te administrates se vjeter dhe po te lodhesh e kerkosh pak ne google i gjen menjehere
Gjithsesi pune te mbare
O ed vetem enver hoxha pati bole ta ndryshonte per mire faqen e atdheut dhe ti thoshte te vertetat ne sy.Ju te tjeret pas tij ,prej 24 vjetesh jeni si viruse qe shkaterroni cdo gje.
Une isha ne Vlor ne muajin korrik per pushime nga skandinavia dhe u vendosa ne nje shtepi private e cila i kishte 25 dhoma te fjetjes qe te gjitha dhomat ishin te mbushura.Pas dy ditesh erdhen per nje kontroll tatimoret dhe e oyesin sa banor i ke ose sa dhoma i ke lshuar per pushus pronari ua ktheu 5 dhoma tatimoret nuk i besuan por pronari kembnguli se aq kishte ,pas disa minutash hyren ne makinen e tatimorve dhe pronari u dha Lek tatimorve i korruptoi ata iken .
Kjo ka ndodh te uji i ftoft ne Vlore.
Edi ka shume shume pune.
Ka shume pune Edi por duhet me arrestu gjysmen e popullsise pasi gjysma shet dhe gjysma blen !
po te doje qeveria e rregullon gjendjen brenda 3 muajve.Si rregullohet do te thoni ju.
Te gjithe te futen ne sistem deklarimi bisnes i vogel apo i madh te gjithe te deklarojne faturat e blerjes dhe shitjes.Keto fatura kryqezohen dhe nuk ka mundesi te fsheh bisnesi i vogel xhiron se ka raste qe ben xhiro me shume se bisnesi i madh.
Pastaj te verifikojne cmimet qe deklarohen ne dogane me ato qe jane ne treg realisht .Do te shohin se ka ndryshim me 2 -3 fish .Kjo eshte fshehja e xhiros dhe kete kontroll duhet ta bejne persona te afte dhe te pa korruptueshem.
Te mos lejohen te ushtrojne aktivitet bisnese dhe persona pa license dhe te trajtohen bisneset te gjithe njesoj per efekte te pagesave fiskale.
Kontabilistet jane te gjithe punonjes ne tatime sidomos ketu ne qytetin e lushnjes dhe keta jane hajdutet me te medhenj ne fshehjen e hajduterise se bizneseve.
Koleka i dikurshem jam, kujdes, nuk mund te perishesh godina ne prone private, hyn me forcen e policise se shtetit, pa mandat prokurorie diten e diel,, duke pretenduar se eshte rrere, gabohesh eshte “property private” dhe mbrohet nga ligjet njerezore dhe nga ONU,, i ke shkretuar 20 familje deri tani ne dhermi.
shume e drejte per tatimoret veshja e tyre skandal vine femrat jo me kostum serioze por si parade mode minifunde etj,dhe e shohin biznesin si mjet perfitimi per ta zhvatur nuk bejne punen tamam,nga ana tjeter edhe biznesi punon me dy balance nuk raporton cdo shitje pra nuk I pret kuponat tatimore,punon me dy border etj pra balance informale e si e tille hyn qe ne fillim te kontrollit mareveshja e tyre sa do lesh gjobe ,sa ti jape ryshfet per vete kontrolorin dhe per shefin,drejtorin ,harrova qe biznesi I blen faturat me TVSH ,qe te krijojne rimbursim dhe per te ulur fitimin ,pra ka shume pune per tu bere ,edhe neper tendera biznesit qe do dale fitus (I cili jep dhe ryshfet) I shifen kritert paraprakisht cfare ploteson dhe ne kriteret e kualifikimit (te vecanta) vendosen ato kritere qe ploteson ai biznes qe eshte rene ne ujdi ,keshtu qe ka shume pune per tu bere
Z.KRYEMINISTER AMNISTIA FISKALE O BEHET PER TE GJITHE PERIUDHEN O NUK BEHET FARE.TE GJITHA MASAKRAT E TATIMOREVE TE BERISHES DUHEN FALUAR PA PERCAKTU PERIUDHE SENDRYSHE DO DUKET SE BEHET VETEM PER BISNESET E KOCOS,LUANIT ETJ ETJ.
SI DHE TE LARGOHEN URGJENT NGA TATIMET GJOBEVENESIT SI ENGJELLUSH VESHI,GJENA E FAMSHME EVETSHPALLU PUBLIKISHT DEMOKRATE E CA HAJDUTE QE PARA SE TE VENE GJOBEN PER SHTETIN DUAN GJOBEN E TYRE.