VIDEO/ Bumçi: Rama u tall me biznesin, akuza kolektive ndaj sipërmarrësve

17 Janar 2014, 19:15Politika TEMA

Partia Demokratike i cilësoi premtimet e Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të sipërmarrjes si talljen e rradhës. Deputeti demokrat Aldo Bumci theksoi se Rama nuk bëri asgjë më shumë sesa akuza kolektive, ndërkohë që nuk paraqiti asnjë projekt konkret. “Spektakli i humorit u shpërngul sot nga sallat e argëtimit në sallat e qeverisë. Kryehumoristi i vendit, Edi Rama, dha leksione qesharake, fyese dhe cinike, dhe u tall publikisht me mundin e djersën e biznesit gjatë këtyre 23 viteve. Rama thotë se biznesmenët e këtij vendi, kolektivisht, falsifikojnë bilancet, dhe te tjera shifra deklarojnë në bankë e te tjera ne administratën tatimore”, u shpreh Bumçi. Sipas tij, Rama i dha fund ‘tallavase me financat publike’ dhe i ftoi kompanitë që nëse nuk duan të kontrollohen nga administrata tatimore mund të zgjedhin të kontrollohen nga disa kompani private. “Kryeministri është gati që funksionet e deleguara ekskluzivisht institucioneve shtetërore nga Kushtetuta e ligji, t’ua  nëndelegojë subjekteve private, të cilat në të njëjtën kohe janë vetë subjekte të kontrollit tatimor?  Rama akuzoi biznesin si abuzuesin më të madh të energjinë elektrike në vend. Teksa fyen përfaqësuesit që janë ulur përballë tij, Kryeministri nuk di të bëjë detyrën e tij; të penalizoje çdo vjedhës e abuzues me energjinë elektrike dhe të lërë etiketimet kolektive”, theksoi ligjvënësi demokrat.

14 komente në “VIDEO/ Bumçi: Rama u tall me biznesin, akuza kolektive ndaj sipërmarrësve”

  1. MALIN says:

    O ZOTNI nuk eshte e vertete qe kane nga 2 bilance ,po ke te drejte se shumica nuk kane bilanc fare ,se dine se ceshte bilanci, por ne kete moment problemi nuk je ti po eshte qeveria se sa do mund te ule ekonomine informale qe ju krijuat ,personalisht do beje mire qe te ktheheshe tek KOPI nga ku fillove se vetem keshtu mund te futesh ne normalitet.flm

    1. KULUFI says:

      Uuuuuu,po ky ku ka qene keto kohe?

      I modh eshte,shiko si i ndrit fytyra,rrezellin!

      Dhe ta dini se nga e ka prejardhjen…,legen fare!

      1. hysa says:

        Ashtu siq i denonte berisha shkeljet me energjin aa Aldo?
        Ty tkan vu per gomar e gomar do dalesh se sben.

      2. Genti Suedi says:

        Aldo nuk u tall po tha te verteten e fshehjes se te ardhurave ate qe bete ju;
        Ju ngritet kultin e fshehjes se te ardhurave, ju zhvilluat informalitetin ku ne 100 kompani vetem 10 kane kasa fiskale dhe 90 jo. Perse ne 1 supermarket ka kase fiskale dhe ne 1 market jo,perse te 2:1 neper rethe ka kase fiskale dhe tek KMY dhe Hako jo.
        Ju interesonte qe keto kompani mos te paguanin taksa duke fshehur te ardhurat dhe duke paguar administraten e tatimeve, ku here i gjobitni dhe here i merrni rryshfet dhe shpesh here te dyja bashke.
        Ju ngritet kultin Kurum, nuk e denuat kur bente evazion hapur me shitje pa fature, ju denuat tregetaret e skrapit po me ke e bene mashtrimin e faturave ata, me Kurum, ju i dhate koncesionin Kurumit per portin,hidrocentralet ja shitet,dhe ish rafinerine e naftes Cerrik. Sa miliona ju paguan ata ju??? Tani qeveria Rama ka frike nga Kurum sepse Erdogan dergon sms. Po Titan grup ju thote gje? Sa % keni ju aty????Po fabrikat e tullave pse shesin pa fature ? Te dyja palet e kane perdorur biznesin per qellimet e tyre. Te pakten ju nuk duhet te beni moral ekonomik sepse jeni te pamoralshem edhe ekonomikisht.

  2. feniks says:

    Pse nuk e ke ditur,ti o LAMASH,qe bizneset mbajne nga 2 bilance,nje per vete e nje per SHTETIN????
    HAAAAAAAAAAA!!!! Doemos se ju kelyshet e Berishes e merrnit pjesen tuaj,por popullit i thonit se “FIRMAT DOLEN ME HUMBJE”!!!
    Haaaaaaaa!!!
    Si vazhdon te punoje per 10-20 vjet nje firme me humbje dhe nuk shpall FALIMENTIN????
    HAAAAAAA!!!GALLATE BERISHIANE!!!
    LEHTESIRA FISKALE KERKOJNE KETA HORRA,POR BILANCET I BEJNE DY HERE!!!
    Keshtu edhe FIRMAT E TRANSPORTIT URBAN,qe kercenojne te rrisin bileten e urbanit 70 leke,sa nje BUKE,qe ha nje familje ne dite!!!
    TE FALIMENTOJNE DHE TE LIHET I LIRE BIZNESI!!!
    POSHTE MONOPOLET NE SHQIPERI!!!

  3. Fane Melengu says:

    Ky eshte zagar sulmi SUMZHULALI

  4. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    O PD-ja nxirrni ndonje fytyre te pakonsumuar nese doni te beni opozite e te fitoni zgjedhje.

  5. ardian says:

    obobo po leh rexi i 2-te i huliganit sali,ky po qe eshte politikan,ketij palo ti japin nje thes dhe ta lene gjithe diten ne plerat e sharres duke gerrmuar per kanoce…

  6. Landi- Sverige says:

    O Bumce! Ne qoftese do te kishit minimumin e llogjikes, te pakten ate qe duhet te benit do te ishte te mbyllnit gojen per nje perjudhe nje vjecare! Ne qoftese do te kishit llogjiken e te kuptuarit sado pak te situates shqiptare, te pakten do te kerkonit falje! Ne qoftese do te ishit me te vertete me llogjike njerezore, te pakten do te paraqiteshit te gjithe si kope perpara drejtesise ashtu si dhe vet drejtesia per tu gjykuar per maskaralleqet e qeverisjeve si dhe te funksionimit te shtetit gjat gjithe periudhes se tranzicionit!

  7. XHEVATI says:

    Keq me vjen Aldo, se ty je shquar qe ja fut kot ngahere, por me kot se sa ja ke fut kesaj here, s’ja ke fut ndonje here.
    Nuk eshte sekret, te gjithe e dijne qe bizneset ne Shqiperi punojne me dy pale bilancesh, me dy pale bordero e rroga per personeli (nje pjese e marrin ne banke dhe nje pjese ne dore), etj.
    Akoma do te luhet kukamshefti me shtetin dhe me popullin o Aldo?
    I dashur BUMCO ! Jemi i vetmi vend ne planet ku kryetari i biznesmeneve eshte nje ishzevendesminister i denuar per korrupsion! Ky pra z. Jaka, ka “fituar” nje tender te fuqishem per te gatuar dhe shperndare ushqimin e institucioneve si Policia, Garda, spitalet, etj. ne gjith Tiranen dhe ku per nje vit fitohen miliona. Ky te dhimbset ty o Aldo ?
    Do te behesh ndonje here burre serioz apo jo ?

  8. Pal Shkorreti says:

    JU QE E PATE DHE E DEGJUAT, JU LUTEM ME THONI KUSH U TALL ME BIZNESMENET,RAMA APO KY Bumbumi? ATA A ISHIN NE SALLE? SI QENDRUAN DY ORE DHE NUK E PASKAN KUPTUAR TALLJEN E RAMES? JAM I BINDUR SE NE ATE TUBIM 100% E TYRE JANE ME TE MENçUR SE BUMJA.KUJTON SE TI JE ME TRIM SE TE PRANISHMIT NGA BIZNESIATA KANE NDERTUAR E BERE SHUME PUNE TE MEDHA E TI ME SOJIN TEND JENI QYLAXHI. JU I KENI MASAKRUAR ME GJOBA DHE BORXHE E TANI NA BEN TRIMIN DHE TE ZGJUARIN.
    TE GJITHA SA THA RAMA JANE TE VERTETA, POR AI NUK KA SHKUAR PER TE BERA HETIME POR PER TE TERHEQUR VEMENDJEN E PER TE THENE EDHE TY SE KETO KANE NDODHUR NEN QEVERINE SALJANE,NE SYTE E SERVILEVE E TE PAAFTEVE SI PUNA JOTE. sHQIPTARET SHPRESOJNE DHE BESOJNE SE DO TE VIJE DITA PER TE FOLUR SHKOQUR ME çDO ABUZUES DERI TE KRYEABUZUESI DHE KRYEMASHTRUESI

  9. Bubureci i Kolorados says:

    Ja si del banda e shpellarëve, që stimulon vjedhjen, vrasjen, shkeljen e ligjit me të dy këmbët etj. të cilat i quan “liri demokratike”…N.q.se edhe kësaj rradhe, këta do ngelen pa ndëshkuar, fatkeqësisht do t’i tregojmë botës se jemi populli që do anarshinë, vjedhjen, ligjin e xhunglës…Do të vërtetojmë katërcipërisht, thënien që qarkullon prej kohësh, “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët..”

  10. merita says:

    nese kryeministri u tall ose jo, kete konkluzion e nxjerrin vete bizneset. nese eshte sic ju thoni, perse nuk pati reagime nga biznesi ne salle???
    nuk e lane rehat kete vend, si ne pozite dhe ne opozite vetem fryme negative sillni.

  11. bakja says:

    shko mo koke trap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje