Fuqizimi i shtetit ligjor dhe konstruktiviteti janë çelësi për integrim në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh Kryetari i PD-së, njëkohësisht edhe Kryebashkiak i Tiranës Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar me Presidentin e Republikës së Bullgarisë Rosen Plevneliev. Në këtë takim Basha dhe Plevneliev kanë diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetjen që Bullgaria do t’i japë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kreu demokrat ka theksuar angazhimin e opozitës për të dhënë të gjithë kontributin e saj në këtë proces, duke mbështetur të gjitha nismat e nevojshme për plotësimin e standardeve. Duke iu referuar mosdhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian, të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin qëndrim, se ekstremistët në Europë nuk kanë qenë asnjëherë forcë bllokuese. Konsolidimi i demokracisë dhe respektimi i shtetit ligjor janë sfidat me të cilat përballet sot Shqipëria. Në këtë kuadër, Basha ka theksuar domosdoshmërinë që shfaqet para qeverisë për të kryer detyrat në raport me këto sfida dhe jo për ta hedhur përgjegjësinë tek të tjerët.
Presidenti i Bullgarisë theksoi se një vend demokratik dhe që aspiron të integrohet në BE duhet të dëshmojë transparencë në vendimmarrje dhe respektim të shtetit ligjor. Një vend të veçantë në këtë takim zuri edhe situata ekonomike në vend. Basha ka shprehur shqetësimin për efektet që do të ketë dhe që ka nisur të japë paketa e re fiskale, e cila përmes rritjes së taksave frenon investimet e brendshme dhe të huaja, rrezikon shkatërrimin e vendeve të punës dhe cenon zhvillimin, mirëqenien dhe paqen sociale. Presidenti bullgar duke iu referuar eksperiencës së vendit të tij, ka theksuar se ekonomia mund të zhvillohet duke stimuluar investimet e huaja përmes taksave të ulëta dhe duke ndërtuar një administratë fiskale profesionale dhe transparente.
Tritol politika shkaku bllokues i statusit te Shqiperise ne Europe.
Ja dokumentat dhe faktet qe paraqiti z.Basha ne kete takim:
http://goo.gl/wJwjI8