VIDEO/ Dëshmitari: Viktimat u qëlluan për 200 metra me breshëri

17 Janar 2014, 09:26Politika TEMA

“U shtrimë në kanal nga frika e plumbave. Shpëtuam për fije të perit se makinat udhëtonin në krahun tjetër të rrugës”.

Një prej dëshmitarëve okularë që u ndodhën në ato momente  në vendin ku ndodhi krimi, tregon se autorët kanë  qëlluar në ecje e sipër mjetin tip “Benz” , ku ndodhej Astrit Gjepali dhe dy kunetërit e tij.

 “Pamë që po qëllohej me armë  nga njëri mjet në drejtim  të mjetit tjetër, tip “Benz” që ishte përpara tij. Makina ku udhëtonin personat që mbetën të  vrarë dhe të plagosur, doli nga rruga pikërisht këtu përpara  tezgave në kanal. Në atë moment autorët ndaluan makinën dhe në atë kohë dy persona nisën të qëllojnë  ndaj mjetit të viktimave. Pasi zbrasën karikatorët u larguan me shpejtësi drejt Lushnjës . Ne u trembëm dhe u përpoqëm të fshiheshim për t’u shpëtuar plumbave. U shtrimë barkas te ky kanali këtu në anë të rrugës”, është shprehur dëshmitari me inicialet E. H për gazetën “Panorama”.

Sipas dëshmitarit në vendngjarje kanë qenë më shumë  se dy autorë.

 “Pasi qëndruam për disa momente të shtrirë në tokë, u ngritëm për të parë se çfarë kishte ndodhur. U afruam pranë mjetit që kishte dalë jashtë rruge dhe pamë personat që ndodheshin brenda. Dy personat që ishin në sediljen e pasme kishin vdekur, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte plagosur rëndë. Fillimisht mendusm të ndihmonim të plagosurin, por pastaj u tërhoqëm sepse u trembëm. Pak momente më vonë mbërriti edhe policia”, shprehet dëshmitari.

12 komente në “VIDEO/ Dëshmitari: Viktimat u qëlluan për 200 metra me breshëri”

  1. Darsiani says:

    Krimi dhe hakmarrja ne Shqiperi mbeten ne nivele shume te larta, sepse fatkeqesisht sistemi policor dhe gjyqesor nuk arrijne te bejne punen e tyre ashtu si duhet. http://darsiani.jimdo.com/historia-histoire-history/

    1. afrim says:

      Sistemi gjygesor e bene vete kete proçedure qe kriminelat te marrin hak me njeri tjetrin,sepse nuk burg nuk kane mundesi.Pra ky eshte ligji me pushkatim qe mungon ne proçedure por funksionon ne menyre tjeter.Une mendoj qe nuk eshte nje ide e keqe.Faleminderit.

  2. Argi says:

    KUSH U JEP LEJE NGA BURGU KRIMINELEVE ,ATA NE CDO MOMENT JANE REZIKU I QYTETAREVE ,NE MENYRE KATEGORIKE NUK DUHET TI JEPET LEJE KRIMINELEVE QE VUAJNE DENIMIN SE ATA JANE NE KONFLIKTE ,DHE NGA KETO KONFLIKTE VRITEN QYTETARE TE PA FAJSHEM ,DREJTORIA E BURGJEVE MER LEKE PER CDO LEJE QE JEP KRIMINELEVE ,QE KETU FILLON KORUPSIONI

  3. lanielb says:

    me pese vrasje kishte dhe 6 vjet burg?kurse ata qe kapen me 2-3kg hashash denohen me shtate vjet se s’paguajn dot avokatin!hajde llum hajde!

  4. korabi says:

    Faji nuk eshte vetem i krimineleve qe po vuajne denimin …dhe ata qe e ben kete veprim ,,jane me kriminel se kriminelet …ne asnje vend ne bote nuk ka kaq hakmarje ..gjakmarja dhe hakmarja eshte “virtyt”per njerxit ordiner …sepse per derisa shteti i ka dhen nje denim ,,,dhe ai po e vuan ..ketu nuk eshte faji i shtetit ……..Sa per leje ,n.q.s.ka qen brenda rregullave ,perse mos te mari dhe ai ….Qellimi i nje te burgosuri nuk eshte thjesht ,,qe te mbyllet brenda ne qeli ..dhe te vdesi aty …..QEllimi i burgut ,eshte qe neprmjet kesaj menyre ,,,fajtori te reagoj ,te integrohet me te miren ,qe neser pasneser kur te dali mos te jete nje person i rrezikshem …Dhe ka shume njerz qe ne i quajme kriminela ,qe kan derdhur lot ,pendimi …….Prandaj po vazhduam ,vri te vrasim …kaq pak sa jemi do te shuhemi nje dite si rrace……Larg urrejtjes ,larg hakmarjeve !

    1. loni says:

      e po mire ti korabi,kur une te vras ndonje pjestar te familjes tende per qefe,ashtu sic tregojne qe ky gjepali ka vrare per qefe,le te me denojne dhe te dale sa here qe une kam nevoje per ajer te paster,se ty nuk te plas dhe aq shume se une te shkaterrova familjen dhe jeten tende,un denimin po e kryej,kurse ti vazhdo dhe vajto per krimet e mia,nuk eshte ashtu korabi qe nje kriminel me 5 apo 6 vrasje te edukohet,ai kurre nuk do edukohet,ai kurre nuk do duroje dike tjeter ti bej morale,ai kurre nuk do shtrohet ne pune,dhe ai kurre nuk do ti kthej me viktimat dhe gezimin armonine asaj familje,po me mire pyet familjaret e viktimave se ata do te shpejgojne me mire kur shikonin hasmin jashte burgut me pushime poshte dritareve te tyre ,qofsha i gabuar per kete arsyetim po me e mira eshte te pyes familjaret e viktimave se cfare dhimbjesh kane per faj te ketyre prototipave,amerika ketyre krimineleve i denon me karrike eletrike dhe jo me ti toleroje,ose me nja 250 vjet burg.

    2. Luli says:

      Korabo shikoke shume telenovela ti hahahahha…Burgu i integron kriminelat dhe i ben te reagonje per mire hahahaahaha(me lot kam qesh)Per kto tipa nuk duhet burgu po karrigia elektrike se edhe ne burg me taksat e njerzve ka hanger…Sa ka qene jashte ka vrare,u ka rene ne qafe njerzve dhe ti paske prit qe ky te integrohet ne burg.Paska jetu shume ky tipi me kte kariere te shkelqyer qe paska pas hahahaha

  5. TASO says:

    Edhe po ti gjejne e kane te sigurte jeten jashte burgjeve ,eshte ne kembe akoma drejtesia e lekeve ose ma mire e SHPELLARIT.

  6. Kush i zgjidh hallet e mia Ilir Meta me Nasip bashke me ta e gjithe Lsi.

  7. SerbiaUrdheronnga larteoo! says:

    Mero botoje mer daje kete koment, ai drejtori i burgut mos ka marre gje euro nga vrasesit?? Hetojeni pak te lutem sepse autoret kane ditur levizjet, drejtoret po paguhen nga hasmit, bravo LSI per drejtorat, qerojini mer keto pisa te ndyre nga keto vende keta jane te paskrupujt e duan leke, leke dhe vetem leke pamvaresisht se ai lek ndyhet me gjak…turp tmerr e zi………..

  8. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten says:

    Si ka mundesi qe nuk heton kush ne drejtim te lejes, sepse per kete kategori te denuarish ligji nuk lejon dhenien e lejeve, por drejtoria e burgjeve i ben nje interpretim te zgjeruar “human” ligjit dhe i nxjerr neper festa keta monstra. Admir Tafili iu dha leje dhe iku dhe pastaj vrau 2 vellezerit Pjetrushi, Astrit Kurtmemaj iu dha leje dhe u vra me snajper ne mes te Shkodres, ketij te djeshmit iu dha leje dhe gjate kthimit hengri nje lume me plumba nga prita.
    Thua valle Saimiro se po te vendosesh dhe ca gjoba me shume parkingjesh do ulen vrasjet dhe grabitjet?! Mendoje njehere…

  9. Polici says:

    Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve duhet te reformoje sistemin e funksionimit te saj dhe bashkepunimin qe ka me agjensite informative te Policise se Shtetit dhe SHISH.

    Historia ka treguar dhe po tregon se çdo afere kriminale organizohet, drejtohet dhe zhvillohet në dhe nga burgjet.

    Nuk e kuptoj, shqetesohet Ministria e Arsimit per kopjacet dhe vendos zhurmues celularesh ne provimet e matures shteterore dhe nuk shqetesohet Ministria e Drejtesise te vendose zhurmues ne ndertesat ku mbahen te burgosur!!

    Si nuk e beme nje gje persembari xhanem??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje