Kthehen 300 mijë fatura aforfe

16 Janar 2014, 16:34Politika TEMA

Enti Rregullator ka rikthyer faturat aforfe të energjisë elektrike, të cilat nga viti 2010 nuk aplikoheshin më. Sipas këtij vendimi, është përcaktuar që një familje ne Tirane qytet do të paguajë 600 KW në dimër, ose rreth 7600 lekë në muaj, ndërsa një familje në fshat llogaritet të konsumojë 400 KW dhe do të paguajë 4300 lekë në muaj, por kjo sasi energjie është percaktuar e ndryshme per rrethet e tjera, ku minimalja nis me 250 KW deri në 500 KW në muaj. Ndërsa për periudhën e verës shifrat janë më të ulëta.  Ky vendim hyn në fuqi nga janari i këtij viti.

Vendimi bëhet publik nga ministri Damian Gjiknuri, i cili në një intervistë për Vizion Plus pohon se kjo masë vjen si detyrim, pasi janë me mijëra matësat elektrikë në të cilët familjaret kanë ndërhyrë duke vjedhur energjinë elektrike.

Nisur nga emergjenca në të cilën ndodhet sistemi energjetik, taskë forca e ngritur për këtë qellim ka evidentuar zonat me problematike për të ndërhyrë. Fillimisht do të kontrollohen zonat industriale ku vjedhja është edhe më e madhe.

Por sistemi energjetik vuan nga një spirale borxhesh ku nje ndër borxhlinjtë më të keq është vetë shteti. Në se ka një emergjence kombëtare, ajo është në sektorin e energjisë ku humbjet, arkëtimet dhe vjedhjet bëjnë që shteti të humbëse çdo vit rreth 140 milionë euro. Ndaj, përmirësimi i këtyre treguesve është një nga sfidat që mbete për t’u parë se si do ta zgjidhë qeveria.

39 komente në “Kthehen 300 mijë fatura aforfe”

  1. i___ says:

    po mua qe jetoj vetem fare, dhe 70% te kohes nuk ndodhem ne shtepi, nuk gatuaj etj etj dhe me vjen 150 mij te vjetra ne muaj si tja bej? apo meqe jemi ne zona te mira duhet te paguajme me shume?

    1. lini says:

      Po kshu eshte moda tani po he se tgjithve kshu pa qon nshpi fare i vje nga 800 mij lek, shko e denoncoje npolici e te hiqet ai inspektor qe ta fut ashtu mos rri tu komentu ktu te gazeta mqs paske hall.Pastaj e drejt tduken kto vjedhjet qe i pagujm ne dhe furrat e bukes qe punojn me korent te vjedhur.

      1. heerta says:

        Po mir ja bojn me se kshu e dun kto qe vjedhin pak ja paskeni lon.

        1. KULUFI says:

          Ska pse merziten ata qe paguajne aforfe.
          Le te vene sahatin e ri.Ne qoftese jane per 10 mije leke te vjetra te paguajne aq,po jane per 100 mije leke te vjetra po ashtu. Por jo ti fusin te vjedhmen per qejf,e na dalin ne forum e thone na griu qeveria.

          Paguaj ate qe konsumon. Kaq dhe je ne rregull me qeverine.

          1. Pilo Lala says:

            Qeveria do i shtroje te gjithe “trimat” e Berishes.
            Por per momentin duhen mbledhur te ardhura te funksionoje shteti.
            Bravo Edi, se po mbyll gjitha plaget qe hapi Berisha 23 vjet

      2. i___ says:

        Denoncimi qe une bej do kontrollohet prap nga expertet e cez. Kjo eshte si puna e gjygjtareve qe gjykojne koleget qe sdenohen ndonjehere. Mos ki merak se komentoj mbasi i kam bere procedurat ligjore. Por spo me pergjigjet njeri as per kete e as per gjobat

      3. fl says:

        Kane nderhy ne sahate e??? Po nderrojini prap.

        Ore ca nga keta qe ka zgjedhur Rama. jane sic thote Avokat Ngjela… koco, loco, moco!!!!!

        Keta duan te vrasin ne fillim pleshtin me cekan. Pastaj pas 3 vjetesh kushedi kujtohen dhe per hajdutet e medhenj te Energjise ose per ata qe kane vite qe s’paguajne as 2000L ne muaj drita.

      4. tini says:

        ore ju mire e keni po tani do ta hame te gjithe, si me faj edhe pa faj

    2. X says:

      Prape mire paske shpetuar…mua me erdhi fatura 20.446.00 duke pasur ngrohje te ujit diellore qe don te thote se per boilierin dhe lavamanet nuk kam harxhuar energji se ka qene kohe me diell…dhe po te ankohesh te thone:”Ka hyre ne internet”!!!Sikur kam fabrike…dhe jo vetem tre veta ne familje….

    3. nacionalisti says:

      prisni prisni se nuk keni pare gje akoma, ky eshte vetem fillimi

      Rritje e cmit te karburanteve, te akcizes per pijet dhe per cigaret

      Tani rritje cmimi te energjise (sepse krieministri i nderuar tha, kur ka rritje prodhimi te energjise, shoqerohet me rritje cmimi, qe vetem nje debil i drogum si ai mund ta thote)

      Dhe gjobat e famshme, ku ka makina qe figurojne me gjoba para se te marrin lejen e qarkullimit, dmth qe jane akoma ne dyqane te pashitura.

      Prisni prisni se nuk keni pare gje hic, do shikoni e do kuptoni se ne dore te kujt debili keni rene

      1. E verteta says:

        O nacionalist po cfare te presim apo te shikojme pataken e satmotre e te satshoqe. Sala nuk la gje pa shkaterruar dhe kjo qeveri s’di nga tja filloj me pare , te shlyej pagesat e prapambetura, te mbledhi kredite e keqia qe jane bere sa nje mal, te arketoje energjine e papaguar (qe kjo nuk ndodhe ne as dhe nje vend te botes, te sistemoje bathoren qe eshte kryevepra e PD , te kapi kriminelat e stervitur ne celulat e pd , te verifikoje diplomat e marra ne univesitete per studentet qe ende nuk kane mbaruar shkollen e mesme e shume e shume te tjera qe merre kohe per ti analizuaar.

    4. sot says:

      Sic na vodhi Vodafon e AMC kaq vjet.Sic e paguajme naften sa frengu pulen. Sic na vjedhin duke mbajtur rroga e pensione qellimisht te ulta ashtu dhe ne do vjedhim sa pa na kapur.Hidrocentralet jane te popullit sic ishin uzina e fabrika qe politikan zagaret i shkateruan e i kthyen per skrap duke mbushur xhepat e tyre.O popull me kot rrobtoheni e prisni te hyni en Europe.Kjo s’eshte vec nje genjeshter.Mund te duhen edhe 20 vjet dhe deri atehere eshte kohe e mjaftueshme qe ky brez politikanesh dhe shkerdhatokratesh te dali ne pension pasi te jene majmur.

  2. TONI says:

    Po pse nuk kontrollon matesat dhe gjobit ata qe kane nderhyre, po ja vesh detyrimin e hajduteve atyre pensionisteve qe kursejne energjine duke mos ndezur bolierin, soben apo ngrohesat duke u mbuluar me batanije ne dimer o debil.

  3. kjo trgon se identiteti i shqiptarit nuk permban moral ,por tja fusim njeri tjetrit me qe po na e fusin

  4. shqiptari says:

    dmth edhe une qe hyj ne shtepi pas ore 8 te darkes, qe kam vetem televizorin dhe frigoriferin ne prize, dushin e takoj nje here ne dy dite, u ngroha s’u ngroha, do paguaj 7 600 leke? E nderkohe “bathorja” vazhdon t’i bjere qylit???
    O na rrufsh trapin, shtet legen. Jeni bere me keq se Robin Hood-i.

  5. tani says:

    Keta kane lujt menc more, kujtojne se duke fute faturat afrofe do marrin leket e energjise. Jo o zoteri, une nuk mund te paguaj dyfishin e fatures qe paguaj tani vetem sepse qeveria nuk mbledh dot leket e energjise. Po hajt se, me kete rruge qe kane nisur keta te shkurter e paskan jeten ne pushtet

  6. eisa says:

    Fshati djek me shum kemi njers ne fshat dhe lopet dhe baktija rin me drita ndezur ter naten kjo esht e vertet dhe nuk genjej i kam par vet u kam then sa paguani 4 deri ne 6 mij lek te vjetera ,buken e gatuajn me korent kan dush dhe lavatrice beni nje kontroll ne fshatrat dhe te thella dhe do habisni 2 deri tre drita rin ndezur jasht kurse ne paguajm 40 deri 50 mij te vietra ne behar dhe 60 deri 70 mij ne dimer ka shum abuzime me dritat kete e dim te gjith po fshati pse mos paguaj se kan tokat kan 70 deri 100 e me shum bagti na dy ose tre kater lop keto jan me fakte kush ka pleq marin pesion dhe prap na tokat kush sesht i zoti i punes ske ci ben .

  7. leo says:

    Je shum i zgjuar zotrote efendi, po shiko nje cik ato faturat qe keni vendosur, kur sahati shenon 73kw dhe fatura te vjen 1937kw, dhe kur bejme ankesat tek CEZ, nuk e cani bythen fare, ato shiko ti pa leri budalliqet qe flet

  8. Vlora says:

    Kjo nuk eshte zgjidhje. Thjesht, do te rriten me teper debitoret.

  9. nini says:

    Pse nuk e bejne me karta si me telefonin ……. sa harxhon paguan , vjedhjet jan te pashmangshme ne teritorin ton….
    Une kam ndegjuar dhe jo pak qe shtepit ne periferi kan K/familjare me funksione por drita nuk paguajne … ose shiko keta faturistet si jan me shtepi e mjete te shtrenjta etj. ….. Ky eshte elektrifimi i dyte i vendit me ket harxhime na ropen hajdutet….

  10. miku says:

    Per punjonjesit ne shtet e ke lehte i kerkon mandat pagesat per faturat ne se eshte ne rregull mem detyrimet . Por edhe kur shkon ne ZRrPP nuk i jep vertetim pa shlyer detyrimet ndaj te tjerve .
    Si bejne jashte vendit ! nuk te jep kredibanka kur ke edhe 50 $ pa paguar detyrimet ndaj te tjereve – me falni po mendoja se na vjen keq per vehten ton se po paguajme hajdutrine e te tjerve ….

  11. Darsiani says:

    Hapni vende te reja pune per popullin aktiv qe bredh rrugeve pa shpresa e pa te ardhme dhe pastaj me te drejte mund tu kerkoni te paguajne energjine elektrike. http://darsiani.jimdo.com/historia-histoire-history/

  12. Koloreto says:

    Keto dengla mbarojne kur te keputen gjithe telat e paligjshem dhe t’ju shkoje permbarimi tek shpia. Ato “kreshniket” qe nuk paguejne detyrimet le te ndezin kandilin neper vilat e tyre te ndertuara me grabitje dhe vjedhje. Qeveritare shterngoni b… po deshet me qene shtet, perndryshe bashkohuni me Salih rrumpallen dhe Ilir Floririn. Hajt tung.

  13. Vera says:

    Ore Gjiknur, më duket se po kërkon që t’i shkulim sahatët e të dalim te k/ministria… Si ore do të bësh të paguajë 70 e ca mijë lekë një 1 person që banon vetëm!!!??? Kam lexuar një roman nga një autor hindian kur isha e vogël: brenda ditës i rrënuan të gjitha makineritë në një revoltë popullore. Mu kujtua tashti. Nuk bëni dot punën dhe kërkoni t’i merrni paratë me forma të parregullta e të dhunshme. Prit pa do të shohësh, se ia mori dorën revoltave ky popull.

  14. ana.b says:

    Ok. Po e prish dhe une sahatin se nuk me vjen kurre me pak se 12000 lek te reja….. Te pakten te paguaj 7600 lek.

  15. Nje shqiptar says:

    Vendosja e faturave aforfe te energjise eletrike jane nje gabim shume i rende politik dhe ekonomik qe po ben qeveria. Nuk e di ne se lejohet juridikisht nje gje e tille. Ne fakt eshte nje gjobe qe i vihet tere popullesise, qe denon tere popullin per vjedhjen qe kane bere disa.

  16. bravo, babi im ka biznes dhe tani favorizohet nga qeveria duke paguar afrofe.

  17. demiri says:

    Shteti ka zona te tera te pa kontrolluara per sa i perket energjise elektrike, ai kontrollon vetem qenrat kryesore te qyteteve nese i kontrollon,ai vetem te fuse nen kontroll ata qe sot nuk i ka dhe eshte ne rregull,por ama shto uje shto miell spo dime ku te dalim,

  18. luani londer says:

    Eshte per te vene duart ne koke ete bertasesh aq shume sa te degjoje dhe Edi Rama ,si more te paguash energjine me te njejte cmim si ne Londer,nuk eshte pare e degjuar me ato te ardhura te paguash 7600 leke ose 76000 leke te vjetra ne muaj eshte cmenduri.Une jetoj ne Londer dhe cdo muaj paguaj reth 50 paund pra qe do te thote 8200 leke ne dimer e ne vere kjo zbret ose e thene per 8 muaj paguaj35 40 paund ne muaj,nuk munde ta besoj eshte gabim shtypi,ose e ka patur mire salihi qe thonte jemi njesoj me GJermanine!Vendosni sahate se kane filluar te vjedhin kompanite,protesta nese eshte e vertete sepse pensionistet e ata me ndihma skan per ta pare driten elektrike me sy se leket nuk i dalin per te mbajtur frymen,te fala EDI RAMES.

  19. ani says:

    Keta trimat mos vendosin faturat aforfe po te vendosin sahate dhe te paguaje secili konsumin e tij, jo si ne qytetin e kukesit qe nuk paguan asnje dhe ne qe jemi te perpikte me pagesat na llogarisin dhe kamat vonesat per dy dite… turp

  20. Bubureci i Kolorados says:

    Shteti, n.q.se do të rregullojë gjendjen në energjinë elektrike, duhet ta fillojë më parë nga vetja…dhe të investojë për cilësinë e korentit dhe humbjet në rjet.

  21. Alketa says:

    Task Force duhet te verifikoje ku ndodhin keto vjedhje, kush ka fatura pa paguar dhe tu pritet energjia elektrike deri ne pagimin e saj. Nuk eshte zgjidhje e drejte vendosja e faturave aforfe. Kush nuk paguan detyrimet e veta te ndiqet edhe ne menyre ligjore, edhe duke ju bllokuar llogarite bankare deri ne pagimin e detyrimit.

  22. Vera says:

    Faturë aforfe do të thotë faturë me akord, me marrëveshje, prandaj këto lloj faturash që kërkon të vendosë qeveria quhen fatura të detyruara, për vjelje parash me dhunë. Është fare e hapur kjo tendencë. Populli nuk duhet ta pranojë e ta lejojë. Përveç kësaj, me këtë lloj fature familjet numerike do të harxhojnë korrent pa hesapë, sepse njëlloj do të paguajnë, pra do të shpërdorohet energjia. Kjo masë është jashtë çdo logjike, si për familjet numerike ashtu edhe për ato me pak persona. Le për ato me 1 person, që normalisht janë të përbëra nga pensionistë të vetmuar.

  23. Zana casalinga says:

    Tendenca kudo në botë, edhe thirrja e OKB-së si dhe politika energjetike e BE-së është TË KURSEHET ENERGJIA, pra të ekonomizohet përdorimi i saj. Tek ne anti-kursimi nis qysh me sahatët e fshehur pas perdes së hekurt të kabinave hermetike, sidomos nëpër pallatet. Pra unë nuk mund ta shikoj sahatin tim që të llogaris se sa po harxhoj dhe të marr masat për frenim të harxhimit, që të mos kaloj edhe kufirin e 300 kw të cilat paguhen me çmimin fillestar. Hajde shtet hajde, edhe ky konflikt nuk i pëlqen BE-së.

  24. Tani says:

    Per mendimin tim eshte e gabuar.
    Une dua te paguaj aq sa konsumoj. Qeveria me kompanine perkatese te marin masa e duhura qe te mos vidhet dhe keta te fundit te ndeshkohen rende qe hajdutet e tjere te dridhen kur ta marin vesh.
    Une konsumoj 200-300 KW/ muaj, ndgrohem me dru dhe gatuaj me gaz e perse duhet te paguaj afrofe une kur cdo gje e kam ne rregull.

    Kjo eshte hajduteri ndaj atyre qe jane kane paguar dhe paguajne energjine elektrike.
    Une jam nje nder ta qe kam qene dhe jam per ndryshimin por jo ne kete menyre.

  25. adi n;Y says:

    O ju nuk jeni ne terezi more njerez, ore ska pare Shqipëria ne tere ekzistencen e saj qeveri me idiote se kjo, une nuk e di a i kane mende ne kokoe, hajde rilindje hajde.

  26. Nje shqiptar says:

    Nuk mund te gjobites me fatura aforfe tere popullesine per ti dhene para nje firme private CEZ pasi disa persona kane vjedhur energjine?.. Ky eshte nje gabim shume i rende pasi eshte vjedhje me dhune e ligjeruar nga nje Minister, e tere popullesise. Si nuk hap nje hetim penal Prokuroria ndaj Ministrit Gjiknuri qe merr nje vendim te tille? Si eshte e mundur te lejohen keto vendime arbitrare te vjedhjes se parave te tere qytetareve per te mbushur xhepat e nje firme private qe nuk ka bere investimet e duhura duke vendosur sahatet mates, duke bere riorganizimet e brendeshme, duke rinovuar sistemet e kontrollit te energjise, humbjeve ne rrjete dhe te pagesave? Nje vendim i tille antikushtetues prandaj duhet te behet problem edhe per gjykaten kushtetuese. Zoti Minister Gjiknuri duhet te terheqe sa me shpejt kete vendim dhe te kerkoje falje publike per kete arbitraritet.

  27. Zana casalinga says:

    Zoti Mero, do ju lutesha në emër të komentuesve të gazetës suaj si dhe të asaj pjese të popullsisë që preket nga një vendim i tillë i min. Gjiknuri, të shkruani një opinion me këtë temë, pasi ju e keni këtë mundësi: jeni një profesionist i shkëlqyer dhe shkrimet tuaja lexohen dhe merren në konsideratë sidomos nga kjo qeveri, idealit të së cilës i keni shërbyer aq shumë me punën tuaj prej profesionisti. Flm.

  28. Nje shqiptar says:

    E dime te gjithe qe Cez e ka blere rrjetin elektrik shqiptar me shume pak para. Cez nuk ka paguar taksa per shume vite me radhe pasi deklaronte vetem humbje. Bilancet e saj as qe jane kontrolluar ndonjehere nga shteti shqptar dhe sidomos trasfertat e saja te parave jashte shtetit. Investimet e saj ne rrjete kane qene mikroskopike ne krahasim me premtimet e bera perpara privatizimit. Kjo rrjeti elektrik duhet nacionalizuar menjeher dhe pastaj mund te kerkohet ndonje shoqeri me e specializuar ne rrjetet elektrike qe mund ta privatizoje permes nje ankandi nderkombetar. Sillen neper boten e sotme sasi te medha kapitalesh qe kerkojne parkime ne ekonomi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje