Basha udhëzim për drejtuesit e degëve: Pranoni në struktura këdo që do ti bashkohet PD (VIDEO)

16 Janar 2014, 11:03Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon nga drejtuesit e degëve të kësaj partie në rrethe që të mirëpresin në strukturat partiake cilindo që është i gatshëm të kontribuojë. Gjithashtu Basha ka kërkuar që Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i PD të bëhen anëtarë me të drejta të plota, ndonëse statuti aktual i forcës më të madhe opozitare i përcakton si organizata partnere. Procesi i ringritjes, fillimit të ri dhe rrezatimit të shpresës së re, pozitive për shqiptarët do të nisë anembanë vendit me një shtyllë fondamentale të saj, që është evidentimi i resurseve dhe potencialeve të plota e gjithë kontributeve historike të demokratëve  ndër vite. Unë kam nënshkruar një udhëzim që u kërkon kryetarëve të PD, të nisin menjëherë “rifreskimin” e bazës së të dhënave, të nisin menjëherë procesin e hapjes dhe mirëpritjes së të kthyerve dhe të rikthyerve në gjirin e PD si dhe kam autorizuar kryetarët e PD dhe të deleguarit të bëjnë mënjeherë dhe automatikisht anëtarësimin me të drejta të plota në gjirin e PD të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Gruas dhe Forumit Rinor të PD”, theksoi Basha. Në këtë kuadër, Kryetari i PD-së ka ftuar të gjithë ata që janë gati të japin kontributin e tyre të drejtpërdrejtë, të anëtarësohen dhe të jenë pjesë e projektit të ri të kësaj partie. “Pa dyshim vend kanë e do të kenë gjithmonë themeluesit, nismëtarët, ata që kanë qëndruar gjithmonë pranë PD dhe ata që janë gati të kthehen e të rikthehen për kontributin e tyre”, tha Basha.  Sipas kreut të PD, është e domosdoshme që në procesin e ardhshëm zgjedhor të garantohet me të gjithë instrumentet, vota e drejtë dhe e pandikuar pa asnjë sugjerim, pa asnjë sugjestionim përveç asaj që demokratët mendojnë që është më e mira për PD, për demokracinë dhe Shqipërinë.

Ndërkohë në 23 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Berat, kreu demokrat theksoi se kjo parti ka kthyer lirinë nga një vlerë e shtypur, e persekutuar, e përndjekur, e djegur, e vrarë dhe e burgosur në një gjenerator të fuqishëm frymëzimi, pune dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Sipas tij, sot vlerat e lirisë janë të kërcënuara fort nga qeveria e majtë e cila po mbjell çdo ditë varfërim dhe mjerim për shqiptarët. “Policia e Shtetit përdoret për çdo gjë tjetër, përveçse për sigurinë e qytetarëve, sigurinë e jetës, pronës, fëmijëve të tyre. Përdoret për aksione boshe, për shfaqje në raport me kazinotë. E shikoni, të gjitha janë rihapur përsëri! Efekti zero! Zero për rendin e sigurinë, zero për financat e shtetit, vetëm shfaqje.E përdorin tashmë për të vjelur gjobat, të ligjshme e të paligjshme anembanë vendit, duke vënë edhe norma, si njëherë e një kohë. Tiranës ia kanë vënë 1000 gjoba në ditë, nuk e di sa e kanë në Berat. Ky është shteti policor dhe jo shteti i së drejtës. Në mënyrë idioteske, ministri ka guximin të sulmojë gjykatat e vendit, pa kuptuar në fakt se terminali i shtetit të drejtësisë është gjykata dhe jo policia”, tha Basha. Sipas zotit Basha kjo është e vetmja qeveri sot në Europë e cila ka guximin të pohojë me gojën plot se vendimet e saj qëndrojnë mbi vendimet e gjykatave dhe që i shpërfill ato.

15 komente në “Basha udhëzim për drejtuesit e degëve: Pranoni në struktura këdo që do ti bashkohet PD (VIDEO)”

  1. Darsiani says:

    Me pak politike e popull e me shume angazhime ne jeten e perditshme qofshi me opinione politike te majta apo te djathta. http://darsiani.blogspot.fr/2014/01/per-matin-dhe-matjanet-by-ab.html

    1. loni says:

      asnji nuk do tju vij pervecse kriminelet malok per ti shpetuar drejtesise per te keqiat qe i kane bere ketij vendi,pd kriminele.

      1. Luiza says:

        Merreni shumë si Kaçi i zi, te beheni te gjithe te zi ?

    2. Lom Deliu says:

      Me kujton mezin e 1997 kur Saliu me fillimin e spastrimeve te kundershtareve qe I kerkonin analize e llogari dha porosi, por jo publike, se nuk ishte budalla per interest e tij, qe thirrni e pranoni kedo, qofshin spiuna apo hajduter.

      1. Te nderuar zoterinj!
        Kurva dhe kurvar, hajdut dhe kusar, LSI-st dhe PISA-ist, te droguar dhe të shokuar, me LULUSH BIBILUSHIN fitojnë të gjithë.
        KJO ESHTE PARRULLA E BASHKIMIT.

  2. era says:

    Mundesisht te jene te specializuar per hedhje shtyllash tensini te larte me dinamit, per vjedhje, grabitje,…

  3. sh q i p says:

    palo kryetar e palo thirrje. me nje fjale turruni te gjithe me bindje te ndryshme e me ngjyra te ndryshme . po si keshtu, çfare filozofie eshte? apo te hane te gjithe çorben e peshtire te berishes. si mund te pretendosh te reformosh nje parti duke ftuar derrin e dosen bashke. po ku qendron etika e te qenit anetar ,nje figure e paster e me integritet? kur thua te pranohen te gjithe nenkupton , qe ne p.d. mund te aderojne edhe hajdute, edhe vrases, edhe njerez qe hyne e dalin sa here te duan e si te duan vetem per interesa te ngushta. kjo pa me te voglin hezitim do quhej partia e leshit. nese vazhdon kjo filozofi, jo reformim s’do kete, jo marrje pergjesish nuk do kete, po vendi do ngelet pa opozite e per pasoje do kete edhe nje keq qeverisje. nese ju duhen anetare per numer mund ti gjeni, po nese ju duhet nje parti e denje kete s’keni per ta patur kurre.

  4. Bubureci i Kolorados says:

    Kanë të drejtë këta të llapin sa të duan, sepse nuk japin, e siç duken bathët, s’kanë për të dhënë kurrë llogari për “bëmat” e tyre…

  5. zhani says:

    kush te afrohete ty mor antishqiptare ti ke babene emadhe qe te udheheq dhe do mbashe ata qe te thote baba qe te shkatroshe shqiperin se kete mision ke nga serbogrekete teroriste i shqiperis

  6. Ladi says:

    Ky edhe lepurin me kujton edhe rrushin, me sjell ne mendje edhe kerricin edhe tullumbacin, me duket edhe i poshter edhe si carac…!!!??

  7. malsori says:

    Nga plehu vetm krimba dalin

  8. Gezimi says:

    Thone se politika nuk ka moral, dhe mendoj se eshte nje thenie me vend! Partia e ketij Bashes, sapo ka humbur zgjedhjet per arsye te korrupsionit gjigand, vkedhjeve te pafund, krimeve te papara, ndecjen ne vend te zhvillimit (madje kthimit shume pas), mosrealizimit te premtimeve, si kthimi i prones te zotit, qeverisja me duar te pastra, etj etj. Nuk e kuptoj cfare kerkojne keta njerez qe fytyra u eshte bere sholle! Nuk them se kjo qe eshte ne pushtet nuk ka te meta, por kerkon pak kohe per tu gjykuar. Ne se dhe ajo vazhdon rrugen tuaj, do jete shume shpejt ne ate pozicion qe jeni dhe ju sot . Mendoj se kane ikur koherat kur votohej per tifozllek. Mbi te gjitha, cdo gje matet me xhepin e njerezve dhe sigurine e tyre.

  9. . says:

    …. Ceta-PD e Dragobise “fryma” e re me mbesat dhe nipet e familjes Berisha.
    Kjo nje Cete qesharake mbushur me maloke, buce, cica, hajdute, drogaxhinj … etj.

  10. pd po tenton te prishe monopolin e qelbesirave qe e ka e majta. kurre nuk do vime tek ti basha, shtepia jone eshte ps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje