Kodheli takon Papulias: Diskutohet ligji i luftës, toponimet dhe kufiri detar

15 Janar 2014, 19:20Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në mbyllje të vizitës së saj dy ditore në Greqi, është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti Karolios Papulias. Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të ngrohë dhe miqësore.  Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dy vende fqinjë nga më të vjetrit në rajon, me lidhje të vjetra historike dhe tradicionale.  Në mënyrë të veçanë ata ndanë të njëjtin mendim për zhvillimet pozitive të kohëve të fundit që po i japin marrëdhënieve tona një përmbajtje të re cilësore në interes të dy popujve tanë, të stabilitetit dhe paqes në rajon, si një vlerë e shtuar edhe në kuadrin e të gjithë Bashkimit Europian.

Si presidenti Papulias ashtu edhe Ministrja Kodheli, gjatë bisedës së tyre, prekën edhe disa nga çështjet e axhendës së marrëdhenieve dypalëshe që kërkojnë zgjidhje në frymën e klimës pozitive dhe vullnetit të mirë të dy qeverive tona, siç janë ligji i luftës, delimitimi i detit, nderimi i të rënëve në Luftën Antifashiste, toponimet etj.

Ministria Kodheli vuri në dijeni Presidentin Papulias mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mbi mbledhjen e fundit mes dy qeverive, duke e konsideruar atë si një model i mirë që mund të bëhet mes qeverive të tjera të rajonit tonë. Presidenti Papulias vlerësoi vendosmërinë e qeverisë Rama për reformat brenda vendit dhe vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtarë e familjes euopiane.  Shqipëria, tha ai, është një vend europian, i takon Europës dhe Greqia ka qënë dhe mbetet mbështetësja kryesore për integrimin e shpejtë të saj në BE, në periudhën e Presidencës saj.

3 komente në “Kodheli takon Papulias: Diskutohet ligji i luftës, toponimet dhe kufiri detar”

  1. Darsiani says:

    Nuk u zihet besë grekëve. Ata kane qene, jane dhe do te mbeten popull narcisik e interesaxhi. http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/

  2. iseptikoni says:

    Bravo znj.Kodheli per punen qe ju duke bere, kjo tregon se ju jeni nje zonje e hekurt.

  3. ibrahim says:

    njera ne greqi kryekokepalari ne serbi pritet qe erionka velija te shkoi ne rusi dhe hop na linde nje Enver i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje