Hakohet faqja e Ministrisë së Drejtësisë

15 Janar 2014, 12:40Politika TEMA

Dy javë nga sulmi kibernetik i e-maileve të qytetarëve të zakonshëm për kryeministrin Rama, i njëjti grup hakerësh godet sërisht.

Këtë radhë është faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë ajo që është bërë pre e hakimit. Bëhet fjalë për një sulm të ndodhur në regjistrin elektronik noterial, në shërbimin e provës dhe përmbarimit gjyqësor.

Grupi shqiptar i hakerave, RedAnons_Al zotëron të dhënat e këtyre rubrikave në faqen www.justice.gov.al, dhe kërcënon se do të nisë t’i bëjë publike të dhënat që ka marrë, nëse qeveria shqiptare nuk plotëson kërkesat e tyre. Hakerët kërkojnë hetimin e disa ish-zyrtarëve, ku një ndër ta është edhe , ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dardan Domi, i shkarkuar gjatë ditës së martë për abuzime me tenderat publike.

Grupi i hakerave i kërkon gjithashtu qeverisë që të mos ketë marrëveshje me Greqinë, sipas tyre në dëm të Shqipërisë dhe statusit të kandidatit, dhe të mos bëhen kërkime në ujërat shqiptare.
Të çohet deri në fund hetimi dhe procedimi penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, është një tjetër kërkesë që vjen prej grupit të hakerave.
Përveç grabitjes të parave të taksapaguesve shqiptarë, thonë hakerat, Imami nuk duhej të bëhej kurrë ministër. Këtë, hakerët e motivojnë me ngritjen e flamurit grek në Sarandë në vitin 1997, në vlerësimin e tyre, një gjest i turpshëm dhe skandaloz. Çështje të tjera që kërkohen të rishikohen, janë vendosja e gjobave nga policia rrugore, si dhe të hetohen rastet kur pedagogët marrin para në këmbim të notës.

RedAnons_Al, i vë ultimatum qeverisë që nëse nuk reagon brenda 90 ditëve ndaj kërkesave të tyre, do të fillojnë publikimin e komunikimeve të zyrtarëve të kësaj qeverie, duke përfunduar, sipas tyre, me një surprizë të pakëndshme për hapësirën kibernetike shtetërore.

Më 29 dhjetor të 2013-ës, i njëjti grup hakerash sulmoi rubrikën “Shkruaj Kryeministrit” në faqen zyrtare të Kryeministrisë, dhe bënë të ditur për redaksinë e “A1 Report” 179 emaile konfidenciale të qytetarëve, për kreun e qeverisë. Veprimin e tyre, hakerët e argumentuan në shenjë hakmarrjeje ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit Rama në meshën e mbajtur në gjuhen greke në Kishën Autoqefale.

I njëjti grup hakerash ka sulmuar edhe sitin italian: www.comune.galgagnano.lo.it/nostri_uffici/moduli/god.htm. (Shqiptarja.com)

29 komente në “Hakohet faqja e Ministrisë së Drejtësisë”

  1. mani says:

    Cfare domethene ‘hakohet’? Disa gjuhtare thone se gjuha shqipe eshte nje gjuhe bastarde e krijuar nga huazimet e bera prej gjuheve te tjera fqinje – si greqisht, italisht, sllavisht etj. Tani fshataret e zbritur nga malet, qe kane mesuar ndonje fjale te huaj e duan te duken, perdorin ne menyre te shfernuar fjale nga munden. Gjuha eshte nje nga elementet kryesor te identitetit te nje kombi.

    1. askushi says:

      e plako po artikulli flet per tjeter gje me duket , po e mbajten llafin keta mbas 90 ditesh do te lexojme qyfyre me duket

    2. arianita says:

      hakerat i pershendes perzemersisht per keto veprime :)))

      ja qe paska dhe shqiptar atdhetar dhe jo vetem lepirsa te njeret parti apo tjetres :))))

      1. Pjetër says:

        Well done Albanian Julian Paul Assange. We’re proud of you!

    3. Shqiptar says:

      Mani mani, Ma perkthe njecik ne shqip “Windows Computer Operating System” ? A mo mani mo mani ka ca gjera qe nuk i perkthehen dot se gjuha e vjeter e jona nuk ka lidhje me teknologjine

      1. ardian says:

        ore po ky grup i ashtuquajtur hakers ku ishte gjate 8 viteve te qeverisjes se serbo-malazezit sali apo sekretarit te ppsh-se,per 8-vjet ky komb eshte shpartalluar sa per 50 vjet,8 vjet as nuk guxuan te nxjerrin vetem nje presje e jo me emrin hakers…

      2. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

        Pershendetje bashkekombas
        Une mendoj se mani @ ka pak te drejt se kane hyre shume fjale te huaja [email protected] kurse sa per Shqipterimin e asaj qe do te perkthesh me anglishten time cop-cop mund ta Shqipteroje thjesht (sistemi operacional kompjuterik “dritaret” po ashtu edhe per fjalen hacker ka fjale shqip po gazetaret I bien shkurt

        1. Albi says:

          Ja një person qe nuk di çfarë thotë, por ka qejf me shkrujt një koment te pakuptimte e te cekët.
          O Mani , gjuha shqipe ështe shume e bukur, por ka fiale te cilat nuk mund te perkthehen prandaj përdoret gjuha origjinale e fjales.
          Edhe ne italisht fjala hacker nuk perkthehet, dhe folja hack(ne anglisht) perkthehet hackerare ne italisht.
          Ështe si sistemi operativ Windows, nuk mund ta quasi dritarja 7 apro dritarja 8……..
          Çfarë fjale ne shqip mund te përdorësh per spyware apo per malware?….

      3. Toni says:

        pse e lla mos perkthehet. ja ke tjetrin n bllok. dyqan Molla hahahahahahahhh

    4. Danjel says:

      E ka shkruar gazetarei Cim Peka…..

    5. Toni says:

      fshatar je ti sdi e ben pordhe. gjuha perparon dhe pasurohet ne vecanti ne fushat teknike. dhe aq me teper duke qene se shqiperia ka nje progres teknologjik te dhjere, normal qe aq terma sa perdorim do i kemi te adaptuar nga gjuhet e tjera. dhe sa per dijeni kjo nuk ndodhin vetem ne rastin tone, po ne cdo gjuhe shumica e termave te tilla jane te adaptuara nga anglishtja ose nga gjuhen e ati vendi ku nji element teknik i caktuar eshte shfaqur per here te par, si ne rastin ne fjale qe hacker eshte hacker ne 95% te gjuheve te botes. po ti me fjalorin e mretit bardhyl prej 60 fjalesh qe perdor mund ta qush grabitqar ose edepsez

  2. LION says:

    Nji pasha truk i cili ishte larguar nga shqiperia pas nji experience te pakendeshme ne betejat me shqiptaret shkruhet nga nji kronikan i kohes mejsetes nji israelit qe jetonte ne turqi ,se shqiptaret me trembin , ata jane ndryshe nga gjithe popujt e tjere ,kur ti i mendon se ata i ke mposhtur perfundimisht ateher ata cohen e te bejne varrin .
    Duket te ket dicka te vertet nga thenja e turkut,nqs vertet arrihet triumfi shqiptarve .

    1. askushi says:

      E po duhet ta kuptoje dhe edvinka qe po fle mbi dafinka , dhe kujton se e ka bere zap kete milet

      1. LION says:

        Shpresojm ta kuptoj .
        Edhe pse un do thoja se gjithcka varet nga vendosmeria e vet neve shqiptareve .Ndoshta ka ardhur koha ti tregojm poltikes se Shqiperia dhe jeta e shqiptareve nuk eshte nji pron ne duart e poltikes ,me te cilen ajo mundet te beje cte doje.
        Kushedi ndoshta duhet reaguar me fuqishem ,me te organizuar , me praktike .(shif.Boten)

  3. Darsiani says:

    Wikileaks Shqiptar…Duhet te kene gjetur dosje serioze duke pare kerkesat qe i bejne qeverise shqiptare per ti realizuar…http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2014/

  4. ivani imadh says:

    po preken sa do pak interesat e vendit e te kombit si dhe fshehjen e e deshmive te korupsionit e te krimit kusur mos i lini pa bere .Se dhe mbeshtetje na kini .Bejani fora djema jepni dhe ju ndimen tuaj ne pastrimin e imazhit dhe drejtesise ne shqiperi

  5. Anton Prenda says:

    Keta jane ca pederaste te vegjel qe nuk marrin vesh nga “hacking”, por perdorin vegla te bere nga te tjeret. Jam i sigurte qe as nje gjuhe programim nuk e dine.
    Faji eshte i atyre qe bejne faqet e institucioneve zyrtare shqiptare, ku siguria le per te deshiruar.
    Dhe po te doje SHISH i gjen brenda pak ditesh se cilet homoseksuale jane pas ketij “grupi hakerash”.

  6. Anti-qafderr says:

    Le te jete kjo revoltimi i pare i shqiptareve, me pas te kalojme nga sulmet virtuale tek ato reale, se keta shushunja nuk kane per tu ndalur asnjehere duke na pire gjakun. Thjesht per keta SISTEMI FUNKSIONON perfekt, populli i shkret mbeti tu e braktis kete vend te bukur nga varferia e skamja ?

  7. artantani says:

    mir bejn.por me cudit fakti ku ishin keta trimaketo 8 vjet si nuk jan ndjer .

  8. jevi says:

    Keta lloj tipash jane krejt te papergjegjshe me veprimet qe bejne.Me kete veprim kane cenuar institucionin,kane vjedhur per kercenim dokumente
    te shtetit dhe kane bere kercenim.Shteti duhet te marr masa qe c’do gje te vendoset ne vend dhe te mos lejoi te cenohet rendi e ligji.Kush duhet te gjykohet e kush duhet te burgoset nuk e vendosin keta anonime.

  9. RedAnons jeni krenari drejtesi trimeri ardhedashuri trimat rriten e lindin e burrerohen nga padrejtesite.Behuni wikileaks Shqipetar qe njerezit te hapin syte e te zgjohen nga ngjyrat e Partive e ta marrin vesh cfare plehrash e kermash e drejtojne.

  10. Xha sulua says:

    A ju lumte pushka o cuna sdo beni nonje kushedi se korruptuaret punojne me lek ne dore
    Por te pakten dikush mendon per popullin
    Hallall

  11. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    O ju hakofshin mendt o gazetare me diploma Henri IV Qili!!!

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Sot sulmet kibernetike jane realitete.
    Duhet pranuar se per mbrojtjen e sistemeve duhet te investohet.
    Kush jane kerkesat e tyre?
    Ato kane qene dikur kerkesa te opozites,nje pjese jane akoma ne fuqi,te pakten nga ana formale.
    Para se te jene hakersa,jane shqiptare !
    Me te vetmen pike qe nuk pajtoem eshte,mungesa per hetimin e ish kryeministrit Berisha.
    Bisedimet per detin nuk jane te sotmet,te hapen te gjitha,Berisha-Rama !
    Per luften kunder korupsionit,kane te drejt,kjo qeveri duhet ta luftoj realisht.
    Nje pike tjeter e pa sqaruar eshte roli i Fazllicit,ku hakersat duhet te hedhin drite,ne te kundert i kompromenton rende,si bashkepuntor te Berishes.

  13. Billy says:

    Bravo ju qofte cunave. Problemet qe ata ngrene jane shume te ndjeshme.
    Sa per zberthimin e te dhenave te rrjetit kompjuterik prej tyre, perseri nuk ju ve asnje faj.
    Ne zyrat shteterore jane punesuar specialiste IT, ata qe kane perfunduar studimet shume dobet. Dhe mbrojtja qe i bejne programit te instaluar eshte shume e dobet. Specialistet me te mire punesohen prane kompanive private vendase dhe te huaja, pasi edhe rroga qe marin atje eshte tre kater here me e larte se ne shtet.
    Kudo ne bote hakersat i marin dhe i punesojne ne kompanite kunder sulmeve kibernetike dhe i paguajne shume mire. Megjithese shpesh ndodh qe hakersat nuk kane shkollimin e duhur ne shkencat kompjuterike dhe perdorin dhuntite e tyre ne kete fushe.

  14. . says:

    ****************************************************************************************

    … Keto “hakerat” jane cuba te rregjimit Berishian Verior-Kanunor qe historikisht kurre nuk kane ndihmuar qe Shqiperia te zhvillohet dhe te bashkejetoje por e kane percare dhe vjedhur deri ne palce.

    Gjithcka sot qe shihet mbi toke dhe qe jeton populli jane vepra te Enverit … dhe qe shume prej tyre sot jane djegur nga maloket dhe verioret e Zogut.

    ****************************************************************************************

  15. . says:

    __________________________________________________________________________________

    …. Z.Rama, dorezo pushtetin…. se je frikacak te arrestosh kriminelin dhe korrupsionin qe ngriti Ali Bisha.

    __________________________________________________________________________________

  16. ndryshe says:

    nese jeni me te vertete ato qe thoni pergezime dhe fuck u nese jeni ndonje strukture shteterore…. ose beni nai pune per shtetin…. une se besoj se mund ta beni dhe nese jeni me te vertete kaq eksperte find who i am?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje