Polonia mbështet Shqipërinë në BE, memorandum bashkëpunimi

15 Janar 2014, 11:07Politika TEMA

Polonia do të mbështesë Shqipërinë për integrimin në Bashkimin Europian. Kjo u konfirmua nga zv.ministrja e Jashtme e Polonisë Henryka Mościcka-Dendy në takimin e zhvilluar në Tiranë me homologun shqiptar Sokol Dervishaj.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, zv.ministri i Jashtëm Dervishaj theksoi se mbështetja e Polonisë ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit europian nuk do të jetë vetëm në aspektin politik apo diplomatik, por edhe në atë teknik. Në këtë kuadër Dervishaj bëri të ditur se shumë shpejt do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi midis dy vendeve në kuadër të shkëmbimit të eksperiencës për integrimin në BE. Dervishaj tha se gjatë takimit me homologen polake kishin diskutuar gjithashtu për bashkëpunimin dypalësh në fushat me interes reciprok, rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe nismat rajonale, bashkëpunimin në kuadër të grupit të Vishegradit ku Polonia luan një rol të jashtëzakonshëm si dhe për bashkëpunimin midis rajonit tonë dhe grupit të Vishegradit.

Nga ana e saj zv.ministrja e Jashtme e Polonisë Dendy shprehu bindjen se me reformat që do të ndërmerren Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Sipas saj, nëse do të ecet në rrugën e duhur, duke përmbushur reformat integruese, atëherë Shqipëria do të jetë pjesë e BE në mënyrë të padiskutueshme.

3 komente në “Polonia mbështet Shqipërinë në BE, memorandum bashkëpunimi”

  1. Darsiani says:

    Marredheniet Polako – Shqipetare kane qene ne pergjithesi te mira, dhe polaket ishin nga te vetmit ne BE, qe ju kundervune Cameronit te Anglise per rikthimin e sistemit te vizave ne BE, qe demton shume levizjen e lire. http://darsiani.blogspot.fr/

    1. Landi- Sverige says:

      Polonia shikon vetem interesat e veta. Polonia si nje vend i BE-se ka nje emigracion teper te larte ne vendet europiane dhe mbi te gjitha ne Angli, Gjermani dhe vendet skandinave. Ajo kerkon qe emigrantet polak te mos ken kufizime punesimi dhe sociale ne vendet e BE-se.

  2. Era e Malit says:

    Keta kane vodka shume te mire, nje Wiborova, nderkohe qe femrat polake jane yll, pergjithesisht, bjonde sexy. Per Europen jane nje treg i madh me 30 milion banore dhe u rrofte Gjermania qe e kane ngjitur ne kufi dhe qe i puneson si dhe Franca qe i do prej shekujsh, edhe per shkak te diaspores se fuqishme neper minierat e pellgut te Lionit, Nancy, Lille etj. E donin shume konjakun tone Skenderbeg, kur ekzistonte akoma, dhe jane pergjithesisht popull i thjeshte, qe nga frika e madhe ruse, jane kthyer ne vendin proamerikan N.1 ne Europe. Ne jemi Nr.2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje