Fibri optik Bari- Gjiri i Lalzit, Qeveria ripërtërin afatet e lejes

15 Janar 2014, 18:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratuan disa vendime dhe projektligje.Kështu gjatë kësaj mbledhje, u miratuar projektligji: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”. Projektligji propozon shfuqizimin e të gjithë dispozitave që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe veprimtarinë e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës për shkak të dualizmit të kompetencave të kësaj qendre. Gjithashtu, propozohet  një riorganizim i disa institucioneve të artit, me qëllim profilizimin sipas fushës së veprimtarisë.

Këshilli i Ministrave mori disa vendime të rëndësishme si:

1.            Për rregullimin e disa çështjeve në zbatim të ligjit nr.170/2013, datë 14.11.2013, “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor”.

Ky vendim ka synim përcaktimin e modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.

2.            Për lirimin dhe mandatimin e disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit.

Me anë të këtij vendimi lirohen dy prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit për shkak të përfundimit të mandatit dhe mandatohen në detyrë të dy anëtarë të rinj. Keshtu u liruan nga detyra Arjana Dyrmishi dhe Frederik Çuçllari, te cilet u zevendesuan nga Diana Lamani, propozuar nga fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës dhe Kesjana Halili, propozuar nga ministri i Financave.

3.            Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë, për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Marrëveshja parashikon që mbajtësit e pasaportave të vlefshme diplomatike dhe të shërbimit, shtetas të secilës palë, kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në territorin e palës tjetër pa vizë për një periudhë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve nga data e hyrjes së parë.

4.            Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar.Vendimi ka si qëllim përditësimin e listës së miratuar të personave të shpallur si financues të terrorizmit me listën e shpallur si të tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

5.            Për një ndryshim në vendimin nr.500, datë 6.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil”, të ndryshuar. Keshtu në pikën 1, të vendimit nr.500, datë 6.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në numrin rendor 5 fjalët “Gazmend Dibra  anëtar” zëvendësohen me “Z. Ilir Hebovija  anëtar”.

6.Për emërimin e z. Adrian Thano në detyrën e anëtarit të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

7.            Për një ndryshim në vendimin nr.849, datë 19.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për funksionimin e Fototekës Kombëtare “Marubi” dhe për kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga bashkia e Shkodrës Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”.

8.            Për një ndryshim në vendimin nr.840, datë 21.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e kabllit nëndetar ndërkombëtar me fibër optik Bari (Itali) – Gjiri i Lalzit (Shqipëri) (projekti Balkans – Itali Network)”, të ndryshuar. Ndryshimi i propozuar me këtë vendim ka si qëllim ripërtëritjen e afatit të lejes, deri në shkurt 2017, për realizimin e shtrimit të fibrës optike nënujore, e cila, do të ketë si pikë nisjeje qytetin e Barit në Itali dhe si pikë hyrëse Gjirin e Lalzit në Shqipëri

9 komente në “Fibri optik Bari- Gjiri i Lalzit, Qeveria ripërtërin afatet e lejes”

  1. elinor says:

    Do kete kerkuar Meta linje interneti te dedikuar 300Mbps dhe qeveria merr vendim.

    1. Lom Deliu says:

      Pse nuk na thoni kush e ben kete linj, sepse ate qe beri qeveria demokratike ja falet turqeve.
      Duhet te jete e shtetit qe te mos kete monopol te pisave

    2. toni says:

      hahahaha ironia po tani si je fut ne internet o shoku zgjuarsia.ajo linje do jete per te miren e vendit se interneti do jete shume i lire dhe nuk do varen shqiptaret nga linjat e internetit qe i marrim nga serbi dhe mali i zi.

      1. elinor says:

        Jo se ka ndonje gje te keqe por nuk e di pse me kujtohet Meta dhe aleanca e ngjalave sa here permendet Gjiri i Lalzit?!

  2. Albi says:

    E paska marr dhe Thano i Dites nje post. Shyqyr se eshte vlere dhe ai.

  3. Kurioz says:

    cila eshte firma implementuese e projektit te fibres?

  4. po MERO BAZE cfar posti do ti japi piktori??

  5. babec says:

    Me i rendesishmi ketu eshte ligji i Artit!
    Froku ne hetim eshte hapi tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje