Gjiknuri: Revokim licencave të kromit, tolerancë zero ndaj evazionit nga kompanitë e naftës (VIDEO)

15 Janar 2014, 14:30Politika TEMA

Revokim të licencave për shkelësit në industrinë e kromit dhe tolerancë zero ndaj evazionit nga kompanitë e naftës. Paralajmërimi është bërë nga ministry i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknurigjatë takimit të zhvilluar me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Në këtë kuadër, ministri i Energjisë bëri të ditur se kontratat e kompanive të hidrokarbureve po auditohen. “Agjensia ka një rol të pazëvendësueshëm në monitorimin e kontratave të hidrokarbureve si edhe problemit shumë të njohur nga të gjithë, të minierave.  Gjatë këtyre muajve është bërë një punë e mirë si nga agjensia ashtu edhe nga strukturat e tjera të ministrisë, ku për herë të parë ka një kombinim ndërmjet strukturave”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, AKBN dhe RISHM-i kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm në Bulqizë ku u morën disa masa për ato ndërhyrje emergjente. “Kjo punë nuk ka mbaruar, ndaj kërkoj nga AKBN të merren masa edhe për detyrat e lëna nga ai kontroll. Kërkoj që brenda një afati të shkurtër të përcaktohet zona e rrezikshme në Bulqizë në mënyrë që aty të mos zhvillohet më asnjë aktivitet minerar dhe të revokohen ato licenca që operojnë në atë zonë. Kjo bëhet për të siguruar jetën e minatorëve dhe nuk e kemi fare me industrinë e kromit, pasi kjo industri është shumë e rëndësishme për eksportët e Shqipërisë, për  të rigjeneruar valutë por po aq e rëndësishme është edhe jeta e njerëzve”, theksoi ministri i Energjisë.

Ai gjithashtu theksoi se do të ketë një auditim të imtësishëm të kontratave të kompanive të hidrokarbureve për të bërë të mundur ndalimin e evazionit fiskal.  “Sektori i naftës ka marrë një zhvillim në Shqipëri, është rritur prodhimi i naftës dhe kjo është për t`u përshëndetur. Shqipëria ka pasuri natyrore dhe ka një interes të vazhdueshëm edhe për fusha të tjera të mbetura. Por Ministria në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera të Qeverisë do të punojë për t`i dhënë një zgjidhje edhe Albpetrolit me prespektivë. Një punë po bëhet nga Albetroli duke monitoruar këto kontrata, por duhet të bëhet një punë intensive edhe nga agjensia. Vërtet prodhimi i naftës është rritur por nga ana tjetër ka edhe pikëpyetje nga publiku a po merr shteti pjesën e tij dhe kur këto kontrata do të jenë fitimprurëse për shtetin? Të ardhurat në favor të shtetit kanë ardhur duke u rritur, por nga ana tjetër ka ardhur momenti që të mos miratohen më plane zhvillimi me sy mbyllur dhe kur kompanitë e hidrokarbureve paraqesin plane aspak të bazuara dhe pa asnjë logjikë ekonomike  duke bërë që fitimi i atyre kontratave të shtyhet për vite”, tha Gjiknuri. Sipas tij, kjo nuk do të tolerohet më dhe Agjensia duhet të bëjë një auditim të imët të këtyre kontratave për të përcaktuar qartë se cilat janë shpenzimet reale që lidhen me zhvillimin e sektorit të naftës.

24 komente në “Gjiknuri: Revokim licencave të kromit, tolerancë zero ndaj evazionit nga kompanitë e naftës (VIDEO)”

  1. Vlora says:

    Shkaterro njehere monopolin e karburanteve, dhe pastaj bej ato te tjerat qe thua o Gjiknuri! Juve e dini shume mire kush e ka dhe kush e operon kete gje ne Shqiperi. Shqiptaret paguajne ende 2 Litra karburant dhe marrin nje liter, per arsye te ketyre monopoleve. Kapeni nga koka, dhe jo mga bishti sepse te kthehet dhe te pickon pastaj.

    1. marsid says:

      Duket qe puna eshte marre seriozisht se ka 8 vjet e me shume me kto probleme shqiperia, po knaqen te tjeret me mineralet tona e ne asnje perfitim vetem pronaret afer saliut e saliu vet ben lek.

  2. adi n;Y says:

    hahahaha Toleranza zero, mire ae dine kete shprehje, o budallenj ska pare Shqipëria njerez me te paafte se ju ne gjithe ekzistencen e saj.

    1. O bradasheshi ty qe te duket vetja i afte cdo ti thoje njerit qe vendos te emri faqen e vet te fcb ????? per mua eshte ko.e, ti e quan admir

  3. ardian says:

    ore gjiknur na hiq orgjentisht fazllicat e serbo-malazezit sali po leni pordhet,pastroni token shqiptare nga serbet dhe klyshet e udb-se se kon more te gjithe bregdetin..

    1. Olsi says:

      Pa merak..sa te kthehet Edi nga Beogradi me kete do meret

  4. askushi says:

    pse nuk merreni edhe me “ARMO-n” qe eshte e falimentuar, pse nuk i sekuestroni pasurite e saj, kur ka nje detyrim ndaj shtetit e ndaj cezit….. etj.aktualisht punon ne te zeze.

  5. Gezimi says:

    E kam vene re kete Gjiknurin, asnjehere nuk permend problematiken te minierat e bakrit! Aty jane shtruar kembekryq korrupsioni dhe barbaria nga firmat turke. A mos dhe ky minister eshte pjese e kesaj katrahure! Ne kete vend cdo gje ben vaki!

    1. ajajaj says:

      Ky nuk di gje qe ka dhe miniera bakri. \pse bakri ne miniere nxirret. nuk perftohet nga shkrirja e kabllove te vjedhur.

  6. Gjenerali Bato says:

    Epo njeri me medioker se ky, vetem Muli i PDse ka qene. Kete as per sekretar nuk e marr e jo me si Rilindas!

  7. Po flet percart o Damian jane licencat e Tan Priftit,Nasip Nasipit,Haxhi Qamil Nastos tolerance zero ok zgjedhje te parakoheshme fitore e PS ME 76-77 deputete e nisje reforme RRADIKALE NE DREJTESI E NE TE GJITHA FUSHAT PA MESHIRE PER HAJDUTET TE PA AFTET E TE KORRUPTUARIT E KETIJ SISTEMI 20 VJECAR.

    1. Vlora says:

      Ate mendoj edhe une. Pengesa kryesore ne kete qeveri eshte Ilir Meta dhe Klani i tij, te cilet mbrojne interesat e vjetra! Edi Rama nuk ka mundesi qe te qeverise si duhet, sepse eshte i kapur. Ishte gabim koalicioni me LSI-ne, dhe kjo sa do te vije edhe do te nderlikohet me teper ne te ardhmen. Neqoftese gjerat shkojne per keq, qe me keta ne qeveri do te shkojne, atehere zgjedhje te parakoheshme. PS-ja mund qe te qeverise shume mire vete pa LSI-ne dhe interesat e saje te nderthurura me klanin e familjes Berisha.

  8. ajajaj says:

    Ky zoti minister dje ishte te opinioni.
    Me la pa mend ….. mjer ne ne dore te kujt kemi rene.
    Po mundohej me nje arsyetim te cuditshem te sqaronte se ndertimi i HEC-eve sjell pasoja negative si rritja e cmimit te energjise dhe varferimi i shtetit dhe i popullates. madje thoshte se nuk ka treg per energjine ne rajon dhe nuk kemi cta bejme gjith ate energji.

    1. Xha sulua says:

      Ankohu ku te duash per kete trapin e kemi dhurate nga rilindja
      Besojme te rilindja por besohet tek deklaratat qe ai ben?
      Kokra e idiotit

  9. Vlora says:

    Nuk kemi nevoje per show mediatik! Duam pune dhe rezultate konkrete nga Qeveria e re. Prandaj edhe e votuam.

  10. piro says:

    Premtuat qe do ti zhbeni qe te gjitha koncensionet e naftes dhe gazit qe jane dhene pas 23 qershorit, por deri me sot nuk keni bere asnje gje .
    Kur do ti beni zoti minister, keni patur kohen e mjaftueshme per ti zhbere keto koncensione. Sic duket nuk ju le LSI.Mbani premtimet se neqoftese nuk i mbani do te jete shum keq per ju .

  11. Guri says:

    Si ka fytyrë dhe flet me kokën lartë ky njeri? Deklaron se është rritur prodhimi i naftës në Shqipëri dhe kjo duhet përshëndetur!! Zotni, ajo naftë nuk është e Shqipërisë, por e kompanive grabitqare Bankers etj. Deklaron se ka interes edhe për fushat e mbetura (të naftës!!!). Pra, do i shisni edhe ato që kanë mbetur. Deklaroni se po punohet për t’i dhënë zgjidhje Albpetrolit me perspektivë… Po, po punoni për t’a shitur, grabitur. Deklaroni se industria e kromit është shumë e rëndësishme për eksportet e Shqipërisë!!! Zotni, eksportet e kromit nuk janë të Shqipërisë, por të kompanive të huaja grabitqare. Nuk bëhet asnjë transparencë, sa naftë, krom, bakër-AR…. nxiret dhe sa % të prodhimit merr Shqipëria. Flet për Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN): Zotni, kjo agjensi është një vegël qorre e ngritur nga Berisha dhe i ka shërbyer atij dhe të tjerve për shitjen dhe grabitjen e pasurive kombëtare. Ajo agjensi duhet zhdukur sa më parë!! Shkurt, ikën një palë hajdutësh, erdhën një palë tjetër hajdutësh. Çfarë bëjnë deputetët e zonës së naftës? Po ata të kromit, bakër-ARIT? Populli fle. Mirë t’i bëhet!!!

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Presim veprime konkrete !

  13. Billy says:

    Po kur, kur? Kuuuuuuuuuur do ti beni? Se gjashte muaj po kalojne avash avash. Keni patur gjithe kohen e zotit ne dore per te nderhyre.
    A e dini se kompanite e huaja te naftes ne Fier, tani po sillen me keq se kur ne pushtet ishte PD? Shko e pyet drejtuesit e komunave ne ate zone.

  14. Ardita says:

    Une e kam vjerrijn inxhinjer elektrik ne pension, ish punonjes ne Bater Martanesh, Ulze e Bistrice, Tec Fier etj.
    E kam degjuar disa here te thote fjale te miraer ministrin Gjiknuri. I ka bere pershtypje fakti qe, duke qene me edukim jurist, i ka hyre ne themel problemeve te energjitikes e minierave.
    E degjuam dhe dje te Opinioni. I pergatitur, kompetent, megjithese Artan Hoxha beri te pamunduren ta shperqendronte apo nxehte.
    Megjithese nuk njihemi, i uroj pune te mbare ne te mire te Shqiperise e shqiptareve, edhe te atyre komentuesve te papergjegjshem apo berishiste me lart.

    1. Vlora says:

      Kur te shkoj nafta dhe benzina 120 Lek litri, dhe te mos vidhet ne pompat e shperndarjes nga distributoret, si dhe te garantohet cilesia e saj nga organet pergjegjese te ekzekutivit, atehere kjo do te jete nje shtyse e madhe per ekonomine. Por kjo nuk ndodh, sepse monopolet e kontrolluara nga politikanet dhe ata te lidhur me ta, nuk e clirojne tregun sepse kane interes ta mjelin kete popull mire e mire. Cfare me duhet mua per gjobat qe vendosen larte e poshte. Kjo me duket eshte thjesht per show! Rezultatet konkrete duken te ekonomia dhe xhepi i njerezve, jo te Fevziu i Klanit. Une nuk e kuptoj se perse keta shkojne fare te Fevziu, nderkohe qe dihet se Aleksander Frangaj ka abuzuar me tenderat e qeverise Berisha me miliona Euro. Paradoks! Kjo nuk na con asgjekundi.

  15. . says:

    *****************************************************************************************

    ….. Z.Rama te dorezoj pushtetin …. nuk po ben ate qe premtoi …. eshte frikacak te arrestoje korrupsionin.

    ****************************************************************************************

  16. luani says:

    Pse kerkoni qe vetem ne zonen e veriut perpiqni qe te vendosni dore ne burimet natyrore, pse nuk ja filloni me naften sepse veriun e shkrete e keni masakruar per 50vjet duke ja marre dhe shfrytezuar cdo pasuri te tij,apo do ti gjeni te gjithe administratoret nga jugu te merrni edhe ate pak pasuri qe ka ngelur neper ato male,mesa duket vetem nje shou sepse nuk jeni ne gjendje te beni as dhe nje gje te mire do te shohim vetem do te kaloni nga nje hajdut i sales tek hajdutet tuaj.

  17. tani says:

    Mnistri gjiknuri punen e pare duhet te vere resurset qe ka shqiperia nen varesine e ministrise si pasuri kombetare,si;nafta, kromi,bakri,nuk duhet tia leme kompanive te huaja shfrytezimin e naftes,ajo duhet te nxiret nga kompani shqiptare, te perpunohet ne rafineri shqiptare, e te shitet per konsum te brendshem [vetura-kamiona ] e jo te importohet me cmime astronimike,po ta bejne kete, ta arrijne kete atehere populli sheh dhe ia jep voten PS edhe 40 vjet te tjera.Pra mbi naften duhet MONOPOL SHTETEROR si nje produkt me rendesi te vecante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje