Rokanas: Marrëveshja e ujërave s’pengon integrimin në BE. Statusi, jo shkak ekstremizmat (VIDEO)

15 Janar 2014, 13:27Politika TEMA

Zgjidhja e cështjes së ujrave mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka lidhje me rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian. Kështu deklaroi Ambasadori grek në Tiranë Leonidas Rokanas, vendi i të cilit ka marrë Presidencën e Bashkimit Europian. Rokanas dhe Sequi dhanë një konferencë për shtyp në Tiranë, në selinë e Bashkimit Europian, me qëllim prezantimin e prioriteteve të Presidencës greke për 6 muajt e parë të vitit 2013.

Kufiri detar

I pyetur nëse do të marrë zgjidhje cështja e ujrave mes Shqipërisë dhe Greqisë gjatë presidencës greke, Rokanas tha se kjo cështje nuk ka lidhje me Bashkimin Europian por është një marrëdhënie dypalëshe, sikundër shumë cështje të tjera. “.Nuk dua të bëj koment për këtë cështje, po flasim për BE-në. Por dua të bëj një koment për Bashkimin Europian: cështjet që kanë mbetur do të zgjidhen në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë së mirë. Çështja e zonave ekonomike ekskluzive është e rëndësishme. Nuk mund të hyj në detaje sa i takon çështjeve mes dy vendeve”, u shpreh diplomati grek. Ndërkohë, Ambasadori i BE-së Ettore Sequi deklaroi se pakti detar mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ekstremizmi

Ndërkohë në lidhje me bllokimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në muajin Dhjetor dhe deklaratave se në këtë vendim kanë ndikuar ekstremizmat në BE, diplomati grek theksoi se në këtë rast nuk ka pasur ekstremizën. “Sa i përket ekstremizmit, unë nuk flas në mënyrë zyrtare, por presidenca greke dhe shumë udhëheqës kanë thënë që ekziston euroskepticizëm, nuk do thoja ekstremizmi apo ata ultra-nacionalistë janë një element përkufizues i Bashkimit Evropian dhe natyrisht për këtë do të ketë një debat shumë të thellë e serioz sidomos në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Le të mos vemi theksin vetëm tek ekstremizmi, por euroskepticizmi ku disa janë euronacionalistë, disa skepticistë, por mund të konsiderohen, por ky element nuk ka luajtur një rol përkufizues në vendimin e Këshillit në muajin dhjetor. Jo, statusi nuk u refuzua, jo nuk ka të bëjë refuzim, por u tha që ne na duhet një historik më i gjerë. Në fakt jo vetëm raporti i Komisionit, por dokumenti i strategjisë janë shumë pozitive për Shqipërinë. Më falni që po tregohem tepër optimist për ju, por në thelb jam realist. E kemi mirëpritur Shqipërinë dhe uruar Shqipërinë për këtë dhe për ato gjëra që janë bërë duke përfshirë këtu madje dhe mënyrën si u realizuan zgjedhjet. Pra për mua është shumë e thjeshtë, arsyeja kryesore është se disa qeveri në BE kanë menduar se duhet më shumë kohë ndaj në përfundimet e Këshillit janë që presim të shohim këtë vazhdim të gjërave të mira që ka bërë deri tani Shqipëria”, theksoi Rokanas

Prioritetet e Presidencës

Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë Ettore Sequi e konsideroi këtë 6 mujor si shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila pret që në Qershor të 2014 të marrë statusin e vendit kandidat. Në këtë kuadër, Sequi ka ripërsëritur kërkesat e BE-së për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. ‘Është i rëndësishëm që dialogu me BE-në  të mbahet gjallë. Jemi të sigurtë se Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje. Dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat do të jetë kyç për integrimin. Ky është një angazhim i përbashkët”, u shpreh Sequi, ndërsa i cilësoi prioritetet e presidencës greke si impenjative dhe ambicioze.

Ambasadori grek në Tiranë, ndërsa prezantoi prioritetet e Presidencës tha se Greqia do të ketë shumë sfida. Sipas tij, ky vit do të njihet si viti mesdhetar, për ti dhënë një theks të rëndësishëm këtij rajoni, ku është dhe Shqipëria. “Greqia do të ketë shumë sfida dhe zgjerimi është politikë kyçe e BE me të cilën promovohet demokracia dhe stabiliteti në Europë.  Zgjerimi i BE-së do të thotë rritje ekonomike. Kjo është një nga politikat tona më të rëndësishme. Të gjithë udhëheqësit e BE në mënyrë unanime kanë treguar angazhimin e pakthyeshëm për integrimin e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Për këtë duhen realizuar reformat për të bërë ndryshime, progres që do të ndihmojë në përmirësimin e sistemeve të vendeve të rajonit me qëllim përputhjen e tyre me sistemet e vendeve të BE-së”, tha Rokanas. Sipas tij, një nga prioritetet e presidencës greke është edhe rritja ekonomike dhe punësimi. “Ne kemi një destinacion të përbashkët dhe mesazhi i Presidencës greke të BE-së është optimizmi dhe jo optimizmi. Evropa po del nga kriza shkatërruese dhe Greqia gjithashtu. Shenjat e para që kanë të bëjnë me përmirësimin e ekonomisë ne po i shohim”, u shpreh Rokanas. Në këtë kuadër ai shtoi se Bashkimi Europian po përpiqet të ndërtojë një arkitekturë të re ekonomike dhe jo thjesht bashkim monetar, por dhe ekonomik.Gjithashtu ai shtoi se duhet angazhim dhe një iniciativë e përbashkët për bizneset e vogla. “Bizneset e vogla, palca, janë palca e ekonomisë së Shqipërisë”, tha Rokanas.

15 komente në “Rokanas: Marrëveshja e ujërave s’pengon integrimin në BE. Statusi, jo shkak ekstremizmat (VIDEO)”

  1. Tajson says:

    Termi “Marreveshja ” tingellon kompromentuse ne sensin negativ per Shqiptaret ,qe me fjale te tjera do te thote´´´´ne Shqip se ;
    Exzistoka nji Marreveshje midis shteteve (firmosur dikur nga qeverria e sali berishes) e cila eshte akoma ne Fuqi , dmth Deti Shqiptare duhet te sakrifikohet -per marre nji kart -blu-be-je per nji karrige ne parlamentin e mashtruseve ,mafies bankare . Personalisht do ti beja nji apel qeverrise Shqiptare ,duke i kujtuar se jeni duke i hyre nji rruge pa krye ,nji rruge qe ju s’ja keni iden absolutisht se ku na con neve si shtet ,si popull ,mos gaboni ti falni Greqis pjes te Detit Shjqiptare sipas Marreveshjes qe antishqiptari sali berisha nenshkroj me qeverrine Greke ,sepse do ju kushtoj aq rende sa ju nuk mundet ta imagjinoni . Nuk ka perse qeverria Shqiptare te nxitoj per ne nji autobusBlu prej kartoni, as te lejoj ta shtyjne nga pas shpatullave drejt iluzionit be . Shqiperia ka aq shume per te bere ne kte vend me pare se te mendoj per be-ne .ne fund te fundit hyrja ne be per mua eshte hyrje ne gojen e monstres me deshire . Diplomacia Greke bashk me ate euroiane synon aneksimin e shqiperise nga Greqia dhe kjo sdo shume mend ta kuptoj cdo shqiptare i thjeshte e jo mandej poltikant tane Inteligjent .

    1. Tajson says:

      Kjo eshte be-ja ,sipas ktij Artisti te Madhe Aus. Kuptoheni filozofin e vertet te Kartes Blu -Monarkis Bank.
      http://youtu.be/_l2nOBWJjdg

    2. * * * Grek o Maskara! * * * Sali o Damlla! * * * says:

      * * *
      Njelloj si Ligji i Luftes ?
      Grek o Maskara!
      Sali o Damlla!

      http://goo.gl/DSkgms

      * * *

  2. beun smokthina says:

    Ato qe thote greku jane dengla,jane hipokrizi e radhes e shtetit antishqipetar grek.Greqia dhe serbia keto dy prostituta me ndihmen e disa nga qeverite qe bllokuan statusin punojne ne unison me njera tjetren,bile nga shkijet hidhen para per te penguar integrimin europian te shqipetareve ne BE.Mendoj se edhe ato kerma myslymane qe shkojne e luftojne per Bashar al Asadin ne Siri jane te paguar nga zbulimi i fshehte serb.Kjo behet per t’i treguar Europes se shqipetaret myslyman jane kontigjente terroristesh,prandaj duhen mbajtur jashte Europes dhe disa pisa e kerma ne Kosove po ua japin kete kenaqesi armiqeve te kombit tone.Une aspak nuk ju besoj grekeve,sepse tjeter thone e tjeter bejne nen dhe kunder shqipetareve.Marrja e presidences nga Greqia do te thote presion i hapur ndaj Shqiperise.Nqse nuk ratifikoni Marrveshjen e tradhetise per ju nuk ka BE.Kete do ta shihni muajt e fundit te presidences greke ku do te behet ndonje vizite si ajo qe i beri saliut kryeministri grek Karamanlis.

  3. x says:

    Genjeshta nga te soroit

  4. ibrahim says:

    o beun nga smokthina ik me mire me Byrazeret e tu ne Siri e mos u merr me keto pune se nuk ke nivel intelektual per te bere te tilla diskutime .

  5. Kadri Dushku says:

    Po cfare Deti do i falin Grekut keta? Ai det eshte i Grekeve, se Greket banojne ne bregdetin Jonian nga Llogaraja deri ne Sarande.

    1. MALIN says:

      Nuk kam informacionin e duhur per sa i perket ceshtjes se kufirit detar me Greqine , me sa di une sot nuk ka ndonje vije kufiri te percaktuar qe te themi se ketu eshte kufiri jone dhe po u falim detin grekeve ose po ua marim.Mendimi eshte qe asnje pellembe toke apo det qe i takon Shqiperise nuk duhet falur,jo vetem per ne BE por per asnje arsye tjeter.Per zgjidhjen e ketij problemi duhet qe te zbatohen ligjet dhe konventat nderkombetare me qellim qe zgjidhja te jete perfundimtare.Mbyllja sa me shpejt dhe e drejte e ketyre problemeve lehteson jeten e qytetareve te dy shteteve

    2. ***** says:

      O Pirro P., po perse nuk ve emrin tend po maskohesh pas atij te Kadriut?

    3. ***** says:

      Pastaj ai quhet Deti Jon, fiset Semito-Ionane te kerkojne detin e Palestines.

      Ne brigjet e Detit Jon nuk ka pasur zbarkime Ionainesh, por vetem Pellazge.

      Ionianet erdhen zbarkuan me se shumti ne Egje.

  6. Hodhi Gurin dhe Fshehu Dorën : Greqia says:

    E PARA :
    SHQIPERIA ESHTE SHEMBULL I GARANTIMIT TE LIRIVE FETARE.
    Greqia eshte shkaku i refuzimit te statusit kandidat per Shqiperine sepse akuzoi Shqiperine drejtperdrejt ne Parlamentin Europian Strasbourg per çeshtjen e kishes se Permetit.

    E DYTA :
    SHQIPERIA ESHTE SHEMBULL I GARANTIMIT TE DREJTAVE TE MINORITETIT.
    Greqia eshte shkaku i refuzimit te statusit kandidat per Shqiperine sepse edhe Deklarata e refuzimit e BE kerkonte respektim edhe me te thelle te te drejtave te minoritetit.

  7. "AUTORI I BALASHIT" says:

    As nuk denjoj te merrem me me kete poshtersi qeveritaresh. Kam bere nje liber te tere per kete poshtersi greke. Po kush lexon?

  8. "AUTORI I BALASHIT" says:

    Kryeninistri yne e ka kete liber. Si te doje le te beje. E zeza eshte mbi te bardhe me argumente.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po, po. Mafiet ne sulm!!! Duhet kerku ndihme NATO -s.

  10. eni says:

    po sikur qytetaret shqiptar te benin protesta paqesore per kete ceshtje ashtu sikurse dimostruan se jane te zotet te bejne.
    Te kerkojne ate qe eshte e drejte per ta ….??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje