Ministria e Brendshme reagon lidhur me rastin e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë.
Përmes një deklarate, Ministria e Brendshme thekson se rastet e trajtuara në media, që kanë lidhje me trafikimin e personave janë marrë në konsideratë dhe po trajtohen si në aspektin penal, ashtu edhe në atë social të mbrojtjes dhe asistencës.
“Çështja e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë po trajtohet me angazhimin maksimal nga ana e Policisë së Shtetit dhe rasti është regjistruar si procedim penal për veprat penale të trafikimit të personave në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal. Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk mund të jepen hollësi të mëtejshme rreth saj”, thekson MB.
Për rastin në fjalë, Inspektorati Shtetëror i Punës aktualisht është duke ushtruar detyrimin ligjor të inspektimit ndaj subjektit përkatës. Proceset do të vijojnë paralelisht deri në zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënies së përgjegjësve para drejtësisë.
Ministria e Punëve të Brendshme nënvizon se së bashku me Koordinatorin Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave janë të angazhuar maksimalisht në luftën kundër trafikimit të personave të rritur dhe të mitur, si edhe në mbrojtjen dhe asistencën ndaj viktimave të këtij krimi.
…. Ky eshte shteti rregimit verior-kanunor i kriminelit S-Ali Bisha …. kudo dhe perkedo – “RRUMPALLE” dhe gjithcka “PA KONTROLL”.
Po po, kta te hajne mutin. I ka kerkuar bashkepunim edhe CIA, se spo ja del dot vete.
do ti lutesha redaksise te shkruaje nje artikull per punetoret e pa paguar qe ishin ne kazakistan me nje firme nenkontraktore te Behxhet Pacollit.per sqarime te metejshme kontaktoni ne adresen e Email tim.
Shtetet e tjera e gjejne edhe qytetarin e tyre te fundit sikur ne fund te botes te jete. E evidentojne. E ndihmojne. Kurse ne nuk dime me qindra e mijra, madje komunitete te tere shqiptaresh kudo…
Tahiri ka per ta godit ene ket pune..Sipas hafijeve ka per te cu ne Afrike 3 police te vesh si babagjysha te vitit te ri dhe 2 police te veshme allafronga si afrikane. Ky aksion oshte ne bashkepunim me Erion Veline qe ka rekrutu ca hafije nga lagja arixhnjve dhe me avokatin e popullit qi oshte duke majt hesapet e kesaj pune