Tahiri: Per gjobat ankohen ata qe si kane paguar kurre

16 Janar 2014, 00:35Politika TEMA
Tahiri: Per gjobat ankohen ata qe si kane paguar kurre

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka bërë një ndërhyrje direkte në emisionin “Opinion” ku diskutohej për gjobat e aplikuara nga Policia Rrugore. “Të gjobitesh pa e ditur”, titullohej emisioni në të cilin janë ngritur shqetësimet e shumta për aplikim të gjobave në masë. Për ministrin Tahiri, situata e gjetur me gjoba të papaguara dhe të trashëguara dhe me një situatë pandëshkueshmërie . Madje sipas Tahirit këtë tymnajë e kanë ngritur edhe disa njerëz, të cilëve deri më dje askush nuk guxonte t’u vinte gjobë. Për më tepër, ministri ka theksuar se policia nuk ka asnjë instrument për të kthyer ligjshmërinë përveçse sanksionin, i cili në rastet e shkeljeve rrugore, mungesën e lejes së drejtimit, mund të shkojë deri  në arrestime. Kjo edhe për arsye të numrit të lartë të aksidenteve. Lidhur me çështjen e gabimeve në sistem, ministri ka deklaruar se po punohet për reformuar sistemin, por në kohën që po punohet për këtë gjë, policia duhet të punojë edhe për të garantuar jetën e qytetarëve. Për sa i përket ankesave që ka sot për gjobat, ministri deklaroi se “në masën 70% të tyre, ato janë vënë para muajit shtator”

21 komente në “Tahiri: Per gjobat ankohen ata qe si kane paguar kurre”

  1. arjoni says:

    E ndoqa te gjithe diskutimin u shokova qe te tre gazetaret qe folen kishin nga 2-3 vjet me gjoba te pa paguara ,e njejta gje ndoth edhe me elektricitetin ,ujin eri. Lind pyetja a do te ndergjegjesohemi edhe ne si kurse edhe kombe te tjera te edukuara qe para se tju kerkojne te tjereve i kerkojne vetes? Komenti me i keq i mremjes ishte i gazetares Enduena qe I ishte dashur gjithe diten te pagunte gjobat packa se ato fillonin nga 2011.Ne nje vend tjeter do te kishte shkuar ne gjyq kohe me pare .

  2. morava says:

    Piktori premtoj qe gjobat e para qershorit nuk do paguhen.Cudi sa shpejt i haruat premtimet o shoke komuniste te rilindjes.

  3. e meritojme gjoben edhe pa te drejte.

  4. Çerri skizofren says:

    Une sot kam paguar nje gjobe te 2012 per parakalim. Duke qene se qe kur e kam blere makinen para tre vitesh une kam mare gjithsej 2 gjoba nje nder te cilat ishte kjo qe pagova sot me gjithe kamate, e mbaj mend sh mire qe e kam paguar njehere edhe kete te fundit, pa llogaritur qe jam i sigurte per kete gje duke qene se me kane ndaluar edhe here te tjera pas kesaj gjobe dhe me kane verifikuar targen e cila ka rezultuar pa gjoba. Nuk e di se cfare kane bere keta qe kur kane ardhur ne pushtet, por nje gje eshte e sigurte qe keta po kerkojne te mbushin arken. Dhe pervec se vendosin gjoba ne menyre barbare edhe aty ku ligji nuk e parashikon sepse nuk ka tabele, dhe meqe keta jane ata te rilindjes, po ripjellin edhe gjobat qe ne i kemi paguar njehere. Haram i qofte.

  5. raimondi Vlonjati says:

    Ata qe jane gjobitur pa e ditur fare, ta paguajne gjoben dhe te marin faturen e pageses se gjobes

    Pastaj ate fature ta cojne tek PD-ja, dhe kur Saimiri te bjere nga fiku, se nje dite do bjere nga fiku, atehere PD-ja te ngrere Padi penale per keto gjoba qe Tahiri i ka vnedosur me hamendje ….edhe e kalon nje kohe te mire ne hotel pa qera Saimiri

  6. erionKimisti says:

    Po Po, edhe ata qe kane marre gjoba ne vende qe skane qene kane faj…

  7. Permeti says:

    Nese Rilindja do kete filozofone dhe praktikat e ministrit Tahiri, punet nuk jane mire.
    Se pari, nuk shkohet perpara duke thene kurdohere se ” fajin e kane ata”. Se e dime se faji edhe kur u be qyrk, ngeli jetim.
    Se dyti, ajo qe me ngeli ne mendje nga fjalimi i tij qe kembengulja qe te respektonim ” vajzen dhe djalin” , pra policet qe ishin ne emision, te cilet nga ana e tyre na quanim ne qytetaret si “shkeles te ligjit” dhe jo “qytetare” . Kjo per mua eshte “a”ja e mentalitetit ndeshkues te kesaj policie.

  8. korabi says:

    Po or shoku ,se jane mesuar ….kan gjetur shesh ,e kan ber pershesh ….po ska me se ai persheshi ….do dhe buken dhe qumeshtin ….Dhe keto po nuk u paguan …nuk mund ti kesh

  9. E vertata says:

    Mos u kurseni te vini gjoba !!!

    Kudo dhe ne çdo çast,kur ka shkelje.
    Sepse, po te respektohet kodi rrugor,sepse pothuajse çdo shqiptari qe nget makinen,i takon jo nje po nga nje gjobe dite per dite,nga qe askush nuk e respekton ate. Te marrim,bie fjala,ate me fillestarin: vendosjen e rripit mbrojtes (apo te kaskes per motoristet). Numerohen me gishta ata qe e vene ate,pjesa dermuese jo. E pra, ne vendet me ligje qe zbatohen,kjo neglixhence paguhet shtrenjte.
    Ne se shqiptaret duhet te ndertojne nje shtet ligjor dhe jo nje shtet rrumpalle (siç eshte ne fakt),duhet te behen njerez per se mbari, te respektojne kodin,ne rast te kundert, te paguajne gjoba.

    Pra, Tahiri,vazhdo te vesh gjoba se Shqiperia po le nam dhe eshte bere Kandahar aziatik e jo nje vend europian.

  10. astrit says:

    Lojrat e saliut per te krijuar pakenaqesi.

  11. elqerado says:

    Dje Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion” me teme te “Gjobitesh pa e ditur” kishte vendosur perball dy punonjesve te polocise rrugore kater analist qe kishin shkelur ligjin nga 1 deri 11 here, pra ishin perserites ne shkelje. Keta zotrinje ne vende qe te kerkonin falje perpara opinionit publik, si shkeles te ligjit e per rrjellim edhe te drejtave te njeriut sepse me veprimet e tyre u kane veshtiresuar levizjen e lire qytetareve, filluan qe te ankohen se u jane shkelur te drejtat sepse qeveria nuk ka hapur me shume sportele per ti paguar detyrimet, pa çka se gjobat u ishin vene edhe per shkelje te bera para 1 viti, dhe ne çdo lagje ka nje zyre postare ose nje filial banke.Une beje pyetje a duhet te thiren ne nje emision opionberes qe kane per mision te edukojne njerzit qe te zbatojne ligjin, kur ata e shkelin vete ligjin dhe per kete u jepet hapsire televizive per tu justifikuar dhe per tu treguar te tjereve.Me vjen keq qe nje emision si “Opinion” po degradon duke indirekt mbrojtur shkelsit e ligjit.

  12. hahaha.. says:

    Ky i pikon catia ktij vendi dhe me cfar merret ministri jone .
    O leeeeeeeeeeee
    A ka ndonji lajm per arrestimin e terroristit qe hodhi ne ere shtyllen e tensionit te lart ? Po minstrat e sAli babes kur do i vihen byzylyket ,
    qe kane pervetesuar miljona ?
    Cfar pret ky popull e cfar bejne kta . Cdo dite show pffff

  13. Pine& Tasho Jevgu says:

    Te dashur allbaneze , une ketu ne Europen tuaj dhe timen te enderres per nje pakujdesi te vogel per mente e kokes nga 1,20 euro bileten e metrose e pagova ne gjyq pas nje viti e gjysem 580 euro , ne kohen qe u gjobita neglizhova si tipik shqiptar , une ne ate periudhe isha ne kerkim azili (pa letra) dhe adrese zyrtare kisha te tim vellai , duke menduar se nuk kam letra nuk do paguaj dhe im vella nuk ka pse paguan dhe pse atij i bene presio se banon tek ju e ai u justifikua se personalisht jam ne rregull , por dardha e kishte mbrapa , sa mora letrat e rezidentit dhe strehim me erdhi pusulla 360 euro por une kembengula se jam pa pune dhe do e paguaj me pas , pasi ffillova pune per fat te keq me kishin marre nga karta bankare 580 euro , u ankova ne banke dhe me thane qe shko ne gjykaten administrative , pasi shkova ne gjykate me sqaruan te gjithe historine qe une dija dhe ika si dhier sepse me erdhi turp kur me thane se si kujtoni ju zoterinj se jeni mbi ligjet apo me i forte se shteti , me dhane faturen e pageses ne vend dhe pse me kishin nisur me pare te njejten .

  14. IJS says:

    Pine shyqyr qe e paske marre leksionin e jetes, qe Jeta njerzore nuk eshte rrumpalle! Problemi eshte se si puna jote jane te gjithe shqiptaret e kohes se Sali rrumpalles te rritur pas 1990″
    Ne kohen e bishes salih me dy gishta perpjete kafsha mesjetare e Vicidolit ju hoqi shqiptareve pjesen me te rendesishme te kombit, SHTETIN ,ate qe mban nje komb dhe nje popull ne kembe. Shqipot rrumpalles sot kane humbur nocionin e shtetit dhe nuk e dine, qe fjala Shtet permban brenda vetes vetem: NDESHKIM ! NDESHKIM! NDESHKIM!
    Vetem kur ne albanistan te rivendoset Ndeshkimi total ne cdo fushe te jetes, vetem atehere do lindi shpresa qe albanistani te behet europe! Une e pergezoj Z. min. Tahiri me aksionin masiv te gjobitjes dhe mund te them qe ka vene shume pak gjoba, kur mendon cmendurine e nje populli te tere te dale komplet jashte binareve te normalitetit keto 23 vjet! Albanistani eshte kthyer ne nje cmendine ku vetem Ndeshkimi i gjate dhe papushim mund te jape efektet e veta per disiplinimin e kafsheve te rritur ne kohen e rrum-rrumpalles!

    1. Pine& Tasho Jevgu says:

      IJS e tregova ngjarjen per te mbyllur gojen e ketyre tipave qe nuk te gjobit njeri kot , por te paguajne dhe ti lene justifikimet , kur ske lek mos perdor makine , mos shperdoroni enrgj.elekt. paguajeni se nuk ka qyl ne kete bote . IJS me 90 kishin filluar te me binin dhembet dhe po i dilnin djalit te dyte , jam snobist ne shkeljen e ligjeve por rastisi qe nxitoja dhe gjuhen nuk e kuptoja per te kerkuar ndihme , isha fillikat vetem ne ate ngjarje , te pershendes .

  15. arjan-20-nentor 2013 says:

    te gjithe keta qe shajne ministrin nuke kane qene jashte kame pare nje rruge ne vulagmeni ne athine mbi55 gjoba ne plazhe dhe asnjeri nuk uleriti sepse ka shtet sepse gabimi denohet po kjo do kohe ne shqiperi

  16. blendi.com says:

    sajmir tahiri kur u bo depuet kishte makine per here te pare dhe se ka iden se cfare bohet ne tirane per parking.

  17. SHIU says:

    O popull,po doni kapitalizem kto jan ligjet e kapitalizmit,gjobat taksatdhe detyrimet ndaj shtetit,si e kerkoni ju demokracin o njerez jashtetoksor me rregullat e PPSHse,edhe atehere njerzit paguanin gjoba, kush flinte ne lulishte shoferet per shkelje rregullore,nuk ka shtet pa ligje o SHQIPTAR,doni vetem te mblidhni lek dhe ligje dhe shtet nuk doni kjo esht demokracia,pse kur dilni jashte shtetit rrini si majmun dhe gjobat i paguani me vrap dhe nuk kundershtoni,apo mendoni se ne SHQIPRI çdo njeri ben si i do btha dhe shkel rregulloren e qarkullimit si i do trapi,beuni njerez se lat nam,e kerkoni fain tek ministri thua se ky i fundit leket i fut ne xhep,popull hileqar nga i pari tek i fundit.

  18. SHIU says:

    O popull,po doni kapitalizem kto jan ligjet e kapitalizmit,gjobat taksatdhe detyrimet ndaj shtetit,si e kerkoni ju demokracin o njerez jashtetoksor me rregullat e PPSHse,edhe atehere njerzit paguanin gjoba, kush flinte ne lulishte shoferet per shkelje rregullore,nuk ka shtet pa ligje o SHQIPTAR,doni vetem te mblidhni lek dhe ligje dhe shtet nuk doni, kjo esht demokracia,pse kur dilni jashte shtetit rrini si majmun dhe gjobat i paguani me vrap dhe nuk kundershtoni,apo mendoni se ne SHQIPRI çdo njeri ben si i do bytha dhe shkel rregulloren e qarkullimit si i do trapi,beuni njerez se lat nam,e kerkoni fain tek ministri thua se ky i fundit leket i fut ne xhep,popull hileqar nga i pari tek i fundit.

  19. xhemal says:

    perpara tahiri,kemi disa jave nuk po na degjojne veshet aksidente.le te lehin zagaret e pd.

  20. O Xhemol katunari aksidentet i bojne ata rob qe kone emrin si ty se i fusin nja 2 dopjo e kur hypin ne biciklete nuk vejne rrypin e sigurimit 80 leksh e bine nga ura e Lanes e i gjejne te vdek si ate shokun tat te celules prdje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje