Një operacion antidrogë i ndërmarrë në orët e vona të natës ka rezultuar me sekuestrimin e 1.2 ton lënde narkotike të llojit cannabis sativa. Kjo është ndër sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestruara nga policia. Lënda narkotike u gjet në Radhimë dhe kishte si destinacion Italinë. Sipas policisë, droga e llojit cannabis sativa u kap në një furgon tip ëolsvagen, i cili po e transportonte në një gomone e cila ndodhej 200 metra në det.
Transportuesit e drogës kanë braktisur furgonin dhe janë larguar duke i shpëtuar policisë. Gjithashtu edhe trafikantët të cilët ishin duke pritur drogën kanë mundur të largohen me gomone drejt shtetit grek.
Ndërkohë nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Vlorës është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike ndërkohë që punohet për identifikimin e autorëve të trafikimit.
Ndërkohë një tjetër operacion policor i ndërmarrë në portin e Durrësit ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej 23 kg lëndë narkotike, e cila ishte fshehur në sediljen e pasme të një automjeti. Policia tha se droga e llojit cannabis ishte e ndarë në 26 pako dhe kishte si destinacion po Italinë.
jam shumshume kurjoz te di kjo droga e sekuestruar ku shkon?
Destinacion Italine,nuk e lexove?! ?
Hidhet ne treg me ane te njesiteve te kontrolluara nga qeveria. Te ardhurat qe perfitohen perdoren per nevoja te ndryshme, kryesisht pagesat e ndihmes sociale.
Vertet!! Jam shume kurioz te di se cfare behet me sasine e sekuestruar…
Policia duhet te beje transparence me gjendjen e magazines ?
e riperpunojne CUNAT dhe pastaj e fusin prape ne qarkullim se nuk hidhet buka!
Deri tani me lajmet e Ministrise, duhet te jene mbledhur ca Kv droge…ne cilen magazine e fusin aman..ku perfundon ajo???..