Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë për të mërkurën e ardhshme vendimin për ngritjen e Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale. Shtyrja e vendimit për ngritjen e komisionit për reformën territoriale u bë pasi Partia Demokratike kërkoi kohë për tu njohur fillimisht me draftin.
Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar se tashmë ndodhet në Kuvend kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale që sipas tij do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga PS-ja dhe një nga PD-ja.
Por Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka u shpreh se opozita nuk është në dijeni të dokumentit dhe përmbajtjes së tij, ndërsa ka kontestuar formën e ndjekur deri më tani nga mazhoranca. “Nuk e kemi marrë dokumentin për ngritjen e Komisionit për Reformën Territoriale. Ne duam reformë, por nuk është forma e duhur ajo që është ndjekur deri tani. Grupi i punës duhet të ishte ngritur me të dyja palët, pasi ne kemi rezervat tona, nuk mund ta propozojë vetëm Partia Socialiste. PS është një parti që nuk respekton marrëveshjet, ashtu siç ndodhi edhe me statusin e Nëpunësit Civil”, tha Paloka.
Sesioni i ri parlamentar hap punimet ditën e hënë, më 20 janar ndërsa në këtë sesion dy nga sfidat e rëndësishme do të jenë reforma territoriale dhe ajo në drejtësi.
Duhet me patjeter qe te dyja palet te bien dakord e te ngrihet komisioni i posaçem me qellim kryerjen e reformes territoriale.Perderisa kjo eshte ne interes te vendit e gjithkush ka dakortesuar kryerjen e kesaj reforme atehere ka ardhur ora qe te dy palet te veprojne konkretisht.
Mbi reformen territoriale eshte folur shume edhe kur opozita e sotme qeveriste vendin,mirpo asnjehere nuk u mor ndonje hap konkret.Tani qe qeveria e sotme po ndermerr nismen per kryerjen e reformes opozita duhet te bashkepunoje.Fundja nje reforme e tille eshte ne interes te vendit.
Ngrini kartonat kunder o Palok dhe je ne rregull, kaq dini te beni ju.
Injoranca juaj e coi shtetin ne kete pike.
Ju jeni nje tufe te paaftesh, qe mbajtet kriminelet dhe hajdutet, dhe i bete njerezit me te nderuar te vendit.
Turp tu vije per sa dem i keni bere kombit ne keto 23 vjet.
Opozita le te lere justifikimet e kota.Kjo reforme duhet ndermarre medoemos.Ne saje te kryerjes se reformes do mundesoheshin nje sere benefitesh,kontroll mbi territorin,asgjesimin e korrupsionit qe ka kapluar kryekomunaret pasi do kemi reduktim te komunave,etj.
aekuptoni qe esht vetem tallje keto qe gjoja ben rilindja po crilindje more vetem tallje saper korrupsjonin duhet arrestuar ilir meten qe esht me filmim duke vjedhur efali sala gabim beri tani te veproj drejtsia meqe sajmir mut tahiri nuke priton temerret meketo pune te flliqta