Astrit Gjepali, kreu i një prej bandave më të rrezikshme të Durrësit në vitin 1997, “Banda e Gjepalit”, është ekzekutuar gjatë një atentati mafioz.
Gjepali është ekzekutuar mesditën e sotme në Rrogozhinë, ndërsa kthehej në burg pas përfundimit të lejes. Mësohet se nga të shtënat është vrarë dhe një tjetër emër i njohur i krimit, Halil Fici.
Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Bishti i Zhurrit në Rrogozhinë, ku persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonte Astrit Gjepali, i cili po kthehej në burgun e Peqinit, pasi kishte përfunduar lejen 5 ditore, raporton Ora News.
Atentatorët nga automjeti i tyre në 100 metra largësi kanë qëlluar në drejtim të mjetit të Gjepalit, dhe me breshëri plumbash fillimisht i kanë shpuar gomat mjetit, i cili është spostuar në një kanal dhe pastaj janë afruar në drejtim të mjetit, duke qëlluar nga afër.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Astrit Gjepali, së bashku me Halil Ficin, ndërsa ka mbetur i plagosur një person i tretë që gjendej në pjesën e pasme të mjetit, dhe një kalimtar që gjendej rastësisht në vendngjarje, pasi aksi rrugor në të cilën ndodhi atentati është mjaft i populluar.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe forcat RENEA, të cilat kanë nisur kërkimet për kapjen e autorëve.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burime policore thonë se objekt i atentatit ka qenë Gjepali, autor i te paktën 5 vrasjeve, mes te cilave dhe ajo e një punonjësi policie në shërbim. Gjepali ishte dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Durrësit për krimet e vitit ’97.
“Më datë 16 janar 2014, rreth orës 13.15’ në Bishtin e Zhurit Kavajë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë gjetur vdekjen shtetasit Halit Fici, 54 vjeç, Astrit Gjepali, 45 vjeç, si dhe janë plagosur me armë zjarri Ilir. S dhe Mariglen.B, respektivisht 23 vjeç, të cilët kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në Spitalin e qytetit të Durrësit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë Kavajë, u formua grupi hetimor i përbërë nga Ekspert të Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, përfaqësues nga Prokuroria dhe drejtues të Policisë së Tiranës.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur përgjatë momenteve të udhëtimit me automjet nga ku viktimat janë qëlluar me armë zjarri.
Gjatë ecurisë së hetimit dyshohet se paraprakisht kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrje.
Aktualisht nga strukturat e policisë po hetojnë intensivisht mbi identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, ka bërë të ditur Policia e Tiranës.
Astrit Gjepali njihet si kreu i një prej bandave më të rrezikshme të Durrësit në vitin 1997, “Banda e Gjepalit”. Pjesëtarët e kësaj bande akuzohen për serialin e përgjakshëm të vrasjes së pesë personave brenda 24-orëve, ndodhur në qershor 1997 në Durrës për katër rrëmbime personi dhe grabitje të shumta.
Halil Fici sakaq, i njohur si një nga drejtuesit e bandës së Ben Çamit, ishte dënuar për trafik e shpërndarje narkotikësh.
Drejtoria e Burgjeve: Leja ishte i ligjshme
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën të ditur, se i dënuari Astrit Skënder Gjepali, i datëlindjes 08.12.1969, i martuar, vendlindja dhe banimi Durrës, vuante dënimin prej 25 vitesh heqje lirie.
Gjepali ishte sistemuar në IEVP Peqin, siguri e zakonshme, me vendim gjykate të dhënë në vitin 2001, dënuar në bazë të nenit 78, 278 dhe 230 të Kodit Penal. Atij i kishin mbetur rreth edhe 6 vjet e 2 muaj dënim për të kryer.
Duke filluar që nga viti 2012, këtij të dënuari i janë dhënë leje shpërblyese konform të gjitha rregullave, bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë në lidhje me procedurën e dhënies së lejeve ndaj personave të burgosur.
Leja shpërblyese aktuale e të dënuarit Gjepali ka nisur më datë 09.01.2014, ora 13:30 dhe përfundonte sot, datë 16.01.2014, ora 13:30, pra gjithsej 7 ditë leje.
bravo,…. sepse ke ky lajmi me poshte PD po ankohej se nuk kishte shum krime.
pse beheni budallenj, kjo eshte skema me e mire per te heq qafe kriminelet. bravo tahiri cun me mend
hanin buken kote,ky paska qene me 5 krime mbi veten perse duhet te jetonte,ata te tjeret qe kane 16 vjet qe jane vrare prej ketij ishte mire,mir iu be,nuk duhet patur meshire per keta tipa kriminele,fundja fare gjaku me gjak lahet.hasmin vrane edhe ata te tjeret.
Komenti me idiot dhe me sahanlepires per pushtetin. Kur skeni ca thoni gjeni nje justifikim, shume mire sepse u vra nje kriminel. Problemi eshte se ky ka vra 5 vete, dhe kur i jepet leje nje personi kaq te rrezikshem gjeja minimale eshte te kete me vete nje patrulle te forte policie. Lerini justifikimet dhe shikoni qe edhe me cunin e babit, Sajmir Tahirin nuk ka permiresim rendi, po vriten me thika e me arme…
Fajin e ka Ilir Kryemadhi e Monika Meta.
Ece aty mire puna. Edhe pak na duhet dhe kemi per tu quajtur “vendi ne lufte civile”
Sa mire keshtu.Krimineli ishte me leje.A thua se ishte ushtar,dhe jo bandit dhe vrases.Kush e siguron drejtorin e burgut se ky njeri nuk vrau dike kur ishte me leje?Keto gomarlleqe vetem ne Shqiperi i degjojme.Thame se shpetuam nga gomarlleqet e pushtetit te atij psikopatit,por dhe keta te rinjte po na zhgenjejne.
Me kesoj leje ti leshojne te gjithe ata qe duhet te ishin denuar me vdekje dhe te na lirojne birucat se po hane buken e shtetit kot.
Ka vrare pese veta brenda 24 oreve perfshire ketu nje punonjes policie i jepet leje per pushime se ishte pak i lodhur dhe i merzitur ne burg ?
Keto drejtuesit e lsi neper burgje jane te medhenj, te papare fare.
Fute ne burg drejtorin e burgut te Peqinit o Tahiri qe i jep leje nje personi qe nuk ka bere as gjysmen e denimit, apo ta shkul veshin Meta dhe nuk e fut dot????
Dy jane kalimtare dhe indirekt per veprim ose mos veprim i ka vrare drejtori i burgut te Peqinit qe ka marre leket per lejen e dhene dhe ja ka cuar Metes,
Rilindje do luftojme korrupsionin,
1000 mije euro per te futur nje celular ne nje burg te sigurise se mesme, imagjinoni sa euro jane dhene per te marre pushime nga nje burg i sigurise se larte.
Te ngelshin ne fyt ngjalat o Rama ta gezosh tani Meten me drejtorine e burgjeve,
Po pse jane futur ne burg ata. Per tu marre parat. Jo me leje, jo amnisti, jo edhe nje here gjygji.
Per tu marre parate, se ashtu i kane bere parat.
Nje i qe ben me djerse, e di si dalin parat, te del bytha nga vendi, prandaj dhe nuk bejne veprime, qe te fusin ne burg, durojne edhe ofendimet edhe kur i shkel me kembe.
Trimi duron me shume dhe hap rruge. Edhe Nastradini thoshte:” Do te mbarosh pune =duro, nuk do me mbarosh pune= mos duro.”
Shume mire e ke thene
Duro duro po na iken jeta pershalesh … sa jete ke ti?
po mire, mos duro, dhe nuk ke per te mbaruar asnje pune. Te pakten kur te nevrikosesh thyej pjata, mos u ngatro me njerzit. Po deshe me u ngateru me njerzit, ngaterohu me njerzit e shtepise, se vetem ata te falin. Kaq
mire e ke plako sa te jete Meta ska shpetim ai vend,i ka lidh keq te dy palet e politikes.
NJE PLEHRE ME PAK
Gjepali tha: “Nuk do të të vrasim, se boll kemi vrarë sot”
TIRANE – Sipas aktakuzës së lexuar nga prokurori në sallën e gjyqit në maj 2003, viktimat e serialit të vrasjeve kanë qenë persona të thjeshtë. Ata nuk kanë pranuar t’u japin makinat personave të akuzuar për vrasjet, të cilët kryenin rrëmbime të dhunshme automjetesh. Natën e pesë vrasjeve, siç citohet në dosjen e Prokurorisë, Astrit Gjepali i ka thënë njërit prej të dëmtuarve “Nuk do të të vrasim, se boll kemi vrarë sot”. Veç vrasjeve të bëra në Durrës, Prokuroria i ka faturuar Gjepalit edhe një ekzekutim të ndodhur në Zvicër. Ylli Majaci është ekzekutuar rreth orës 19:40 më 23 mars 1993 në Zyrih. Prokurorët e kanë cilësuar grupin e drejtuar nga Gjepali, ku bënte pjesë edhe Bashkim Haxhia, si “tmerrin” e zonës së Shijakut. “Kryerja e vrasjeve fillimisht në Durrës e më pas në fshatrat përreth në një kohë të shkurtër dhe pa arsye vërteton se Gjepali ka pasur si synim krijimin e terrorit në rrethin e Durrësit”, janë shprehur prokurorët. Një prej viktimave të grupit të Gjepalit ishte Luan Plaku. Ai po udhëtonte me makinë së bashku me një mikun e tij, të quajtur Altin Çuka. Rreth orës 16:00, Astrit Gjepali dhe Naim Qerimi i kërkuan makinën. Kur Luan Plaku nuk e dorëzoi mjetin, ata e kanë vrarë. Pasi kanë rrëmbyer disa makina, të akuzuarit kanë shkuar për t’u hedhur karburant. Kanë mbushur makinat dhe kanë vrarë punonjësit që u kërkonin paratë e naftës. Efektivi i policisë është vrarë më vonë, pasi Gjepali e kishte thirrur për t’i thënë se “i kishte inat policët”, thuhet në dosjen e akuzës.
Nuk eshte atentati mafioz. Mafioze jane ata gjykates qe nuk japin demin te perjetshem nje krimineli qe ka vrare per motive banale shume persona dhe pas disa vitesh e nxjerrin me leje nga burgu.
Ashtu sic pershkruhet ketu kjo ndodhi nuk I ploteson kushtet per tu regjistruar si ngjarje kriminale.Per kete arsye me urdher te hiresise se tij Tahiris kjo jo vetem nuk do te regjistrohet si ngjarje kriminale ne statistikat e MPB por do te ndeshkohen edhe ata qe kane dhene urdher per dergimin e forcave RENEA atje.Keta te fundit jane mbeturina te Policise se vjeter dhe kjo eshte nje arsye me shume per reformimin e metejshem te policies.
Eshte rasti qe hiresia Tahiris tu kujtoj te gjitheve qe ngjarje kriminale eshte vetem ajo qe me urdher te ministrit percaktohet si e tille, p.sh.zbulimi I nje bombe te vendosur nga Garda kur eshte vendosur nga Policia e Shtetit.
Bravo çuna
Sajmir Tahiri
Mire leje,por shteti tu garantoje edhe nga 1 moldave se e meritojne…….cunat
Bravo drejtori i burgut nuk ka bere leke me Gjipalin por me hasmin e tij, atje i ka marre leket, yyyyyyyyyyyyyyyyy pushta jepni doreheqjet o ndyrsira se sjeni per ate pune, nje kriminel me nje mal krim del jashte burgu yyyyyyyyyyyy pushta zoti ju lente sakat
Fajin e ka Saliu !!!
Nje hale me pak. Gjynah per ato fatzunjte e tjere (kalimtare) qe u ndodhen aty per pune te vet. Ai krimineli (astrit) vafte ne ferr se paska marre jete njerzish. Asnje keqardhje per keto mostra vrases.
I kane dhene leje vetem qe te behet i mundur atentati.
Prokuroria duhet te hetoje afer njerezve qe kane lidhje me ministrin e drejtesise.
Pikerisht.Drejtori,apo policat e burgut nuk ka marre leke nga viktima,por nga ata qe e kan vrare,dhe kjo nuk esht hera e pare.
Jan policet e burgut qe lajmerojn te demtuarit(karshi pageses) se gjahu i tyre ka marre leje.Kjo esht menyra me e lehte per te eleminuar dike.
Shum dakord me qytetarin.nuk ka njeri qe punon ne shtet nga lsi dhe sjep perqindje ke shefat.pastaj eshte MONIKA qe ben bilancin e fundit dhe shikon kush ka punuar mire.cudi se keto i di gjysma e shqiptarve dhe prap i japin vote kesaj fare te keqe.vetem min e drejtesis sduet ti kishte dhene hajdutve te pa ngopur meta-mona.
e ke gabim mor shoq. votat i merr thesi me miell.
tradhetia kombetare kush i dha 18 deputete deshtimite te qeverise berisha like kadaifite dhe tani po deshtime me kete qeveri me panaritine qe na uli flamurine me koke poshte dhe thote do kete permbytje te tjera shkodra si keshtu moreme funde me kete pabesi like kadaifin me video qe te zhduke po ja preke interesat mjere shqiperia thjuje qe ju be sebepe ky antishqiptare njesoi si imami
Ver ndonje pike a presje, Zhani, se na more frymen duke lexuar
E CFARE TE KEQE KA KETU NE KETE MES…???
2 KRIMINELA ME PAK NE RRUGE….U LODHEM DUKE I MBAJTUR ME BUKE NGA TAKSAT TONA, KETA PARAZITA EDHE KRIMINELA, JAN SHTUAR PAK SI TEPER.
E VETMJA GJE QE U PRISH KETU ESHTE RENDI…ASGJE ME SHUME.
Ju qe komentoni dhe ofendoni jeni me legenat.Si ju vjen mir per nje person te vrar te pafajshem.Elem Gjepalin.Po per Lil Fici si keni kurajo t thoni q mir ja kan bo.Kur se njifni.Ate e njef gjith Durrsi e nqs ka burr none tme dali e tme thot kujt i ka bo keq ne jet tvet Lilja.O legena menoni mir kur shkruni se dhe fjalet vrasin.Po Liri ca faji ka.Apo se jan te dy kunetrit te nje krimineli ath mir ja kan bo dheatyne.Pat len jeten e gjat kalamojve e jemi te gjith afer tyre,nuses e nanes se Liles.
Edi Rama duhet ti thote popullit qe reformat muk i ben dot sepse eshte i lidhur duar dhe kembe nga organizata Kriminale LSI me Kapo Ilir Rexhep Kryemadhi.Urgjent zgjedhje te parakoheshme me bandite hajdute kriminele qe kane ne dore shtetin nuk ka REFORMA RININDJE POR VETEM AGONI.
i pergezoi forcate speciale qe kane bere kete vrasje po te njejtene gje te bejne keto forca spe=ciale dhe me armiqte e beture te shqiperis politikanete qe po shkatrojne kete vende se nje iku olldashu nje supere kriminel dhe antishqiptare
ne radhe te pare ai kriminel nuk duhet te ishte me gjalle por duhet te denohet gjykatesi qe e denon ate me 25 vjet ku ka kryer kaq shume vrasje pastaj dhe ata qwe japin leje kriminelave
N/kol. Alpini respekte je i sakte ne konkluzione, kursi qe ke bere me BND-ne gjermane te ka zhvilluar shume intelektin.
Sa per vrasjen e Astrit Gjepalit duhet pergezuar Edi Rama, qe me ne fund u be burre dhe ia lau “borxhin”: te ndjerit Gjepali. Ne vjeshten e vitit 2010 ky Gjepali me yshtjen e nje vartesi te zj. jizefina Topalli(Cobaj) aktualisht deputet “rilondas”me ndihmen e nipit te nje ishh Prokurori te pergjithshem(shok biruce)ka qene gati per 100 mije Euro t’i bente atentat Ed Rames(disa hollesi per atentatin e planifikuar i di edhe Erion Veliaj qe nga 24 Janari i vitit 2011. Si shperblim nese atentati do dilte me sukses zonjush Armanda do ta paiste edhe me pasaporte shqiptare biometrike te fallsifikuar te prodhuar nag sistemi.
BRAVO Edo! Pas kesaj te sotmes do e njohin qente te zone. Respekte nga brenda dites u shnderrove nga pederas ne burre shteti! Pale po me sebepin per te takuar Dakon per ujesjellsin i bere sfide kriminelit te ndjere duke vizituar edhe Durresin diten me diell. Edhe njehere respekte!
nje komshi imi, per aksident eshte denuar e nuk i dhane leje per te pare femite per vit te ri. ketij per pese vrasje i paskan dhene nga 5jet burg per secilin, plus e dergokan me leje se stresohet ne burg. qeveri leshi, njesoj si te paret,hajduter ata, kusar keta, futja popullit deri ne rreze.
E kane nxjerre per ta vrare.Keshtu behet me superkriminelet kur nuk ka denim me vdekje.
Sesi mund ti jepet leje nje personi qe ka vrare pese veta, midis e cileve dhe nje polic, vetem ministri Tahiri mund ta di….le qe ai eshte i zene me gjobat e makinave….
Ne radhe te pare ai kriminel nuk ka treguar se kush e detyroj apo e shtyu athere te vriste 6 njerez ne nje nate. Pra ata qe e kane shtyre athere te vriste te pafajshem e zhduken tani qe te mos e hape gojen per gjithmone sepse ata qe shtyne keta kriminela te bejen vrasje ne njerez te pafajshem jane ose nga serbi ose nga greku dhe kane poste shume te larta ne politiken shqiptare dhe nuk pjerdhin as lsi e as ps as pd e as ram e tahir e sale.
ata qe e vrane i lumte dora
Dora ju lumt atij që vrau kët Kriminel edhe Drejtorit të burgut i lumt qe e beri te mundur se ky vetem tatimpagusve u kishte kushtuar shum qe ta mbanim ne Burg,më pelqen kjo mënyr e likudimit te Kriiminelve.
eee sa te thella jane keto pune hasmit e ketij nuk i ka zen vendi pa u hakmarre sa kane korruptu drejtorin e burgut i kan then jepi leje nai nxirr ne prit i kan dhen edhe nai lek edhe drejtori ka pranu si ka mundsi qe vrasesit kan ditur orarin kur po levizte kane qen shume te informuar po mire ja kan bo sot nuk te fal njeri 1 gje te vogel jo te fali vrasje po ato njerez qe vrau ky i kishte bo mushka
Edhe para nje muaji, me te njejten skeme u ekzekutua nje kriminel tjeter.
Sot u hoqen qafe dy te tjere. Keto struktura po bejne nje pune te paster. Bravo cuna…
Drejtorit te burgut te Peqinit nuk ka per t’i hyre kurre gjemb ne kembe, sepse eshte i LSI!!!!!
Asnje nuk diskuton per gjykate. 5 vtasje dhe denohesh me 25 vjet burg. 5 vjet per nje vrasje. Kudo ne bote do ishte denuar me burgim te perjetshem.
Me 5 vrasje mbi supe dhe 25 vjet burg….. hajde ropte me gjith gjykata…. sido qe te jete drejtesia vonon por nuk harron…
Nje pleher me pak
Te burgosurit duhet te renqethen,kur drejtoria e burgut u thote qe,kemi vendosur te te japim disa dite leje,ose te kene haruar deren hapur….Edhe te ceshtja e Drenoves,mund te kishte ngarkesa leshimi per t’i hequr qafe nepermjet larjes se hesapeve,mirpo te arratisurit e kuptuan c’mund t’u ndodhte e u dorezuan perseri ne burg si koeficient sigurie per te ruajtur koken.
rama po qe burre bej qeveri me pd dhe vazhdo endrren qe kishe : zhdukjen nga skena politike te kancerit te Shqiperise META & CO. behu njehere burre se shqiptaret do ta vlersojne.
5 vrasje I rendonin ne sup zoterise, dhe drejtori I burgut firmos lejen per te!!!! Te vesh duart ne koke. Mire ja u bejne o SHQIPTARE.
A e di kush se perse i eshte dhene leja Gjipalit? Po tjetri Halil Fici ne burg ka qene dhe i eshte dhene leje se bashku me Gjipalin?
Drejtori i burgut eshte i ri apo i mbetur nga pushteti i PD.
Gjepali shoko ka 3 a me shum vjet qe merr leje.Nuk ishte hera pare qe dilta nga burgu.Edhe per ver kishte mor leje na 7 dit.Hajde mere vesh si funksionon ne Shqiperi drejtesia.Ndersa Lilja ska qen nej her mrena nburg.Lejeni ca thon gazetat.Lilja si ka bo kujt keq ne jet te vet.Ai qe vrau mori hak e hallall ja boft zoti po hyni ne hasm se vrau nje person te pafajshem e plagosi nje tjeter te dy kuneter te Gjepalit.
Saliu e ka fajin, shoke!
Kur shteti punon keshtu edhe ngjarjet do te kene kete natyre.Mos u cuditni.Sot kremineli i burgosur eshte me i lire dhe me i prevelegjuar se sa I LIRI.e ,POPULLI KETE NUK E DURON DOT .i LUMTE DORA ATIJ QE SHTIU SIC E DON NDERI DHE E DREJTA.Te vrasesh 5 shtetas dhe te besh denohesh me 25 vjet burg.!!!!! nuk dime sA DUHET TE JETE NUMURI I VRASJEVE QE TE PAKTEN TE DENOHESH ME BURGIM TE PERJETESHEM.pOR JO VETEM KAQ.te jepet edhe leje pese ditore te besh qef ne familje…Kesaj i thone mos duro o i duruar dhe i duruari nuk duroi…Ketu me fajtor eshte shteti me ligjet e tij.Mbajini kreminelet ne burgje speciale dhe sherbehuni se duhen per ngjarje te tilla.S’ka gje qe populli punon dhe kreminelet hane me vite buke qyl.Ka nevoje per ta thelluar mire lopaten e ligjit.Kete e ka per detyre shteti.Shteti do te behet kur te behet mire drejtesia ,e cila po luan me fatet e popullit.
Nje mut me pak ky hale terrorizoi durrsin ne 97,MOS HARROJME NJE GJE KETA ISHIN KONTIGJENT I DEMOKRATEVE QE I PERDORNIN SI DONIN,po mire eshte hakmarrja e individit.Nuk duhet pare si njeri po duhet pare si kriminel ordiner,a e dini qe ASTRITI na ishte bere dhe besimtar, e mu falte 5 here ne dite i thoshin se keshtu hiqte gjynofet,rracae mutit..
ATE RREMUJE TITIT JA KERKOJE KURVA AZEM HAJDARI PER TE PERBYSUR QEVERINE E NANOS,,
shume mire qe eshte vrare i denuari, te vdesin te gjithe, persa i perket tjetrit, as per ate sme vjen keq. ca donte ai me te burgosurin, nje gje e ka patur, po qysh e, populli thote, me trego me ke rri te tregoj kush je ti. po qysh e, kshu eshteee
jooooo nuk eshte e thene TITI e meritonte por te tjeret e hangren kot sepse e kishin kunat dhe dajes se kalamajve nuk ke ci bon.
qysh eeeee? ca thoj ti eee? jo re jo?
Edhe ti bo pjes tek 1 mln qelbesirat me duket.Te shifja i her ty ca do i boje dajes te kalamojve.yyyytt turp te vij
pamerak rrini teqet satekeni rilindjen mos keni frik per asgje vetem terroj partia dhe xhaxhi edvin saper rend eqetsi kemi sajmir mut tahirin qepovret njerz cdo dit nje dit dojapin llogari ameligj ame kanun sitivje
Para se te komentoni mendoni per nje cast sikur te ishit ju ai viktima e pafajshme apo nje i aferme i juaj pastaj thoni bravo shtetit qe i nxorri per ti vrare,
Ceshte ky gjyqtar ?! ka bere 5 vrasje dhe krimineli denohet me 25 vjet burg -………!!!!! ja keto bejne qe ka vrasje ne rritje ….. nuk te vjen keq se shpejt a vone ky do te ishte fundi i kriminelit .
Shok i ngusht i kriminelit.
5 vrasje dhe ishte me 5 dite leje per te dale nga burgu..I denuar per 5 vrasje dhe i ndeshkuar 25 vjet heqje lirie..5 vjet per vrasje…
Ne c’vend te botes i jepet nje vrasesi serial 5 dite leje te dali nga burgu..Ore si lini jashte me leje ata qe kane bere akte kriminale ?!?!
It defeats the purpose of calling it JAIL..
Vetem ne Albanistan..
Demokraci e perparuar ne shqiperi!!!! Vret 5 vete dhe i jepet leje…..wau e habiteshme apo ishte leja e vdekjes..drejtori burgut e ka firmos dhe ekzekutimin e tije, nejse nje supe e kursyer nga taksat e Ilir Metes.
I bie qe jo vetem te kete marre ulje deminimi per vrasje me shumice, por i kane dhene dhe leje per xiro se medemek cun i mire..
O vella je i madh, e krahasove me shitjet me shumice, se aty te ulin cmimin, dhe ne si shqiptar duam edhe te mire edhe te lire.
Me ke bere me qesh me lot, pavarsisht kesaj ngjarje.
Por keqe me vjen per jo mekataret, se mbi ta as edhe krimineli esnaf, qe e ka zanat vrasjen, nuk qellon. Po keta jane plenaxhinj. A i ke pa plenaxhinjte, jo vetem qe kerkojne ne kazanet e plehrave, po i zbrazin qeset dhe i derdhin sa andej kendej, e behet nje mish mash dhe shkon era qindra metra larg.
Duhet te jepen me shum leje ,dhe mundesisht te dalin 3-4 se bashku
Mire ai qe ka vra 5 njerez,po te tjeret cfaj kishin…..sa per dijeni Lil Fici as ka qen ne burg e as esht mor me pislliqe….fatkeqesia e tij me e madhe ishte se qelloi kunat me ate monstren….
Hajde sa mire. 5 vrasje dhe vetem 25 vjet burg (Denim i dhene ne kohen e Nanos). Dmth nga 5 vjet per cdo vrasje. Dhe sikur kjo te mos mjaftoje, drejtori i burgut i jep dhe leje per te dale.
Ah moj Ripjellje moj Ripjellje!
U vra se ishte vetem 5$ dite leje nga R£|¥n♡¥a &[email protected]#I%¡♡♡♡♡£ ¥$:::::$
Drejtohem Gazetes Tema.Ne rradh te par duhet te veni emrin e gazetarit qe ka ber ket shkrim.E keni shum gabim.Me vjen me te vertet keq qe po nxirrni sikur Halil Fici paska qen kriminel.Nuk e di ku e keni marr ket lajm po turp tju vij.Ai kishte vetem ”fajin” se ishte kunati i Astrit-it po ashtu si dhe i plagosuri tjeter.Asgje me teper.Nuk eshte denuar asnjeher per krime ashtu sic shkruani ju.Prandaj ju keshilloj te modifikoni krimin dhe mos ta nxirrni sikur edhe Lilja e meritonte te hante koqen e plumbit se iku kot i shkreti.
Me respekt Durrsaku
Mir tu behet te pastrohet nje her e mir vendi se ka shum akoma te hajn koken e njeri tjetrit
Dursak , une kam frike te ri me kunatin po eshte kriminel i shmangem.
Ke te drejt vlla..edhe un si ty e mendoj.Un as me vellain sdo rrija nqs e di se eshte kriminel.Por nuk mund ta fajesoj nje person per zgjedhjen perosnale dhe as nuk mund te me vij mir ,si i vjen disave ketu , qe u vraa nje i pafajshem,cun flori vetem se kishte kunatin kriminel.
respekte nga durrsaku
po pse i dhan lej kjo esht pyetja..fare e thjesht per ta eleminuar e per ta hequr qafe nje kriminel qe duehet te ishte denuar me vdekje nga gjykata ja erdhi dita dhe emori denimin qe i takonte …te ken kujdes kriminelet e tjer kur tju thon ikni me lej ne shtepi se i pret denimi me vdekje qe ju takon.
Pushka top kujt e vrau ! Duhet të paguajë plagosjen e të pafajshmit, ama ! Ky mos ishte malok ?
Shume mire ja kan ber. A mendoni sa familje ka len me lot ne sy ky shker*at dhe sa femije ka len jetim! Ju lumt ajo dore dhe ishalla ja keni zbraz karikatorin ne goje.