Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës deklaron se niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë. Muižnieks shpreh shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve të keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën dhe kërkon që zyrtarëve të zbatimit të ligjit që kanë kryer akte të paligjshme gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.
“Niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë dhe minon besimin e publikut tek drejtësia dhe sundimi iligjit në Shqipëri. Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t’u siguruar që të gjitha rastet e korrupsionit në gjyqësor të hetohen në mënyrë efektive dhe të ndiqen penalisht“, ka thënë Nils Muižnieks, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, pas publikimit sot të raportit në vijim të vizitës së tij në Shqipëri më 23 – 27 shtator 2013.
Komisioneri rekomandon depolitizimin në funksionimin e gjyqësorit, duke filluar me forcimin e pavarësisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë e cila siguron integritetin e gjyqësorit shqiptar.
“Anëtarët e këtij këshilli duhet të votohen me shumicë të cilësuar në parlament dhe duhet të ushtrojnë një ndikim më vendimtar në emërimin, promovimin dhe procedimin disiplinor të gjyqtarëve, duke përfshirë edhe ata të Gjykatës së Lartë. Çdo ndërhyrje politike e pavend në funksionimin e gjyqësorit duhet të shmanget. Kjo nënkupton edhe heqjen e përfshirjes së Ministrit të Drejtësisë në procedimet disiplinore të gjyqtarëve“.
Komisioneri ka ftuar autoritetet që të ndërmarrin masat e duhura legjislative, të cilat do të mundësonin votimin dhe miratimin me shumicë të cilësuar në Parlament të Prokurorit të Përgjithshëm, të emëruar nga Presidenti i Republikës.
Ritmi shumë i ngadaltë me të cilin Shqipëria ekzekuton vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht ato që lidhen me moszbatimin e vendimeve të gjykatave të brendshme apo të vendimeve administrative, është një faktor shtesë i cili dobëson shumë sundimin e ligjit në vend.
“Të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykata duhet të zbatohen menjëherë, plotësisht dhe në mënyrë të efektshme. Në veçanti, autoritetet duhet të trajtojnë problemin e vazhdueshëm të tejzgjatjes së proceseve gjyqësore dhe duhet të krijojnë një mjet të brendshëm efektiv në këtë drejtim.”
Problemi i kahershëm i keqtrajtimit dhe i pandëshkueshmërisë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga oficerët e zbatimit të ligjit, duke përfshirë ato që lidhen me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011 në Tiranë, vazhdojnë të jetë një shqetësim serioz .
“Jam shumë i shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve të keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën. Është e nevojshme që të gjitha këto raste, së bashku me aktet e raportuara të paligjshme të kryera nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Që procesi të jetë i besueshëm dhe të ndihmojë në restaurimin e besimit të publikut ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, është e rëndësishme të vendosen dënime të përshtatshme parandaluese për çdo zyrtar të zbatimit të ligjit të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.”
Së fundi, Komisioneri rekomandon përmirësimin e aksesit të personave të ndaluar/arrestuar, duke përfshirë të miturit, në një avokat dhe mjek, duke u siguruar që psikologët janë gjithmonë të pranishëm gjatë procedimeve penale që përfshijnë të mitur. Ai gjithashtu kritikon përdorimin e tepruar të pritjes së vendimit në paraburgim ose gjatë gjykimit, duke rekomanduar përdorimin e kësaj mase vetëm si mjeti i fundit, duke i dhënë prioritet alternativave te tjera ndaj burgimit.
“Nderhyrjet politike rendojne sistemin gjyqesor” – qenka lodhur shume per kete fjali (“mendim filozofik”)qe shqipetaret dhe KE jane ne dijeni qe prej kohesh. http://darsiani.jimdo.com/historia-histoire-history/
Ky Sistem Gjyqsor do PERMBYSUR dhe RIFORMUAR, me keta Bastarde Gjyqtar Korrupsioni Gjakmarrja Gllaberimi i Prones Private do te jete Ceshtje e Dites
Mua me vjen cudi se si nje fshatar primitiv por i djallezuar si ish kryeministri ta kape filmin te kjo puna e reformimit!
I dukej vone reformimi per nje vit gogolit!Me shkollen e plepave dilje gjykates per gjashte muaj se demek duheshin gjyqtare te rinj qe ti hidhnin kembet sipas daulles tropojane.Ky i sotmi nqse nuk ve dore shpejt (jo me plepa ishallah) le te vije verdalle duke prishur ndertesa se godinen e drejtesise nuk ka per ta ndrequr kurre.
E ka per Zhulsin e Kamzes…KJo puna e tij ishte skandal fare…
Mero sa mend ke ti nuk kane gjithe gazetaret bashke. Po me cudit fakti qe i bie rrotull e rrotull dhe nuk e ve piken mbi “i” SE KUSH E MBAN PENG DREJTESINE.
T’a kane thene dhe disa komentues afersisht te njejten gje.
Po nuk e bere TI dhe te tjeret te te vijne pas, nuk ka kush e ben tjeter.
Ti ke hyre ne histori Por qe historia te te vije pas( jo si pijanecit NANO apo zorzopeve te tjere) duhet t’a cosh deri ne fund.
Populli shqiptar ka inerci. Ti dhe gazeta Tema ishit tharmi i revoltes. Kur eshte fjala per vepra madhore, duhet perseri ky tharm.
Ti je Lab Trim. Jep nje dore.. per DREJTESINE.
Perdite po shohim nderhyrje ne drejtesi. E nis Rama e pastaj si me bilbil leshohen Tahiri, Velia, Brace e pastaj ministri i Drejtesise Naco i LSI qe eshte modeli i drejtesise si dje ne pushtet dhe sot ne pushtet.
Ore @SOKRATI, po të kishim ndërhyrje në Drejtësi nga Qeveria e sotme, duhej që deri tani, të paktën gjysma e ish pushtetarëve të PD-së me në krye Sali shpellarin, të ishin në burg…Për arsye se nuk ndërhyn siç duhet kjo mazhorancë, (ndërhyrje në kuptimin e reformave dhe jo siç e ka bërë deri tani, “fara” juaj e keqe) prandaj e kini nxjerrë juve llapën një pëllëmbë…
Zoti Komisioner, keta gjera ne kemi kohe qe po i ngreme dhe ketu ne komentet tona, por ju siguroj se kane rene dhe vazhdojne te bien ne vesh te shurdher. Perdite i bejme thirrje autoriteteve perkatse, kapini dhe arrestojini perbindeshat qe vazhdojne te na buzeqeshin plot hipokrizi neper ekrane! Gjate rasteve te fundit te dy arrestimeve, menduam se filloi te flase ligji, por ishim gabuar rende. Deri kur do vazhdojme keshtu? Nevoitet nje nderhyrje nga Institucionet prestigjioze europiane, e te na vene ne binare, se neve, sic eshte thene me kohe, nuk dime te bejme shtet!