Bashkim Latollari, i dy shuar si autor i masakrës në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku ekzekutoi dy çifte bashkëshortësh, është shtruar në spital e burgut me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Dosja e Latollarit është transferuar nga Korça drejt Tiranës pasi në bazë të ligjit janë Krimet e Rënda, kompetente, për shqyrtimin e dosjes së tij.
Ndryshe nga sa kishte vendosur Gjykata e Korçës, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin për katër vrasje, Krimet e Rënda kanë firmosur një tjetër masë sigurie, atë të shtrimit të detyruar në spital psikiatrik për një afat 2 javor. Brenda këtij afati, ekspertë psikiatër të Mjekësisë Ligjore, pritet të përcaktojnë gjendjen mendore të të dyshuarit për vrasjen e katërfishtë.
Brenda kësaj periudhe, prokuroria gjithashtu duhet të sjellë provat e krimit dhe nëse nuk arrin në kohë, duhet të kërkojë shtyrje afati për hetimin që të mos rrezikojë lirimin e të dyshuarit për 4 vrasjet.
“I dyshuari shfaqi në sallën e gjyqit shenja paqëndrueshmërie mendore. Ndaj për këtë shkak u vendos të shtrohet në spital psikiatrik, derisa ekspertët të përcaktojnë gjendjen e tij mendore”, tha një burim për “GSH”.
Prokuroria do t’i drejtohet me kërkesë institutit të Mjekësisë Ligjore, që të caktojë një ekspert psikiatër. Ky i fundit pasi të intervistojë të dyshuarin do të paraqesë konkluzionin pranë prokurorisë duke ‘vulosur’ në këtë mënyrë fatin e Latollarit, nëse do të vendoset në psikiatri, apo të kyçet në qeli, me shumë gjasë përjetësisht.
Pasi vrasin e kryejne te tilla krime, keta kriminele hiqen sikur kane probleme mendore. Jepuni denimin e duhur per krimin qe kane kryer. http://darsiani.jimdo.com/reportazhe-reportages-documentaries/
E mo se vetem 4 vet vrau.
Nuk ja kaloi Sales i cili vetem me nji dor vrau kater.
Se me perpara ka pas vra me shum
Ene ky mori shembullin e sal 21 janarit.
dhe shani per traditen e kanunit kur ligji e trajton vrasesin sa me mir.
sikur nje mize me shkal te denon shteti apo te leshon pas 5 vitesh burg…
keto jan ligjet europiane, sa me shum te vrasish per vdekje, per krimet
te dergojn ne psikiatri per sherim, e pastaj leshohesh si i lire JO i rrezikshem.
bravos shqiperis pederraste dhe popullit barracaak.
Eshte nje lajm i gabuar se Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur kete mase per te dyshuarin Mirjan Cota i cili akuzohet per vrasjen me thike te babait te tij ne rrethin e librazhdit dhe jo per Bashkim Latollarin. I pandehuri Bashkim Latollari eshte ne procedim nga Prokuroria e Korces dhe ceshtja nuk ka ardhur per kompetence te Gjykata e Krimeve te Renda.
Mire kan bere qe e kan shtruar ne psikiatri, dhe kur te jet sheruar ta mbyllin ne burge dhe te hedhin celsat ne lum , te paguaj per ate qe ka bere ,
Ke tahiri ke tahiri- po kercen Krimi.rama luan tallava grabitsit me maska bejne Sevda.jane pjekur tash kriminelat e mdhenj dhe te vegjel.