Kodheli: Armët kimike, Presidenti do informohej në kohën e duhur

17 Janar 2014, 09:46Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shprehet se dosja ‘Imami’ është në duar të prokurorisë dhe do të jetë Gjykata ajo që do të thotë fjalën e saj. Pas vizitës së kryer në Greqi, Kodheli shprehet optimiste për zgjidhjen qoftë të çështjes së toponimeve, ashtu edhe atë detare. Në ‘Tonight Ilva Tare’, Kodheli foli për sfidat me të cilat përballet ushtria shqiptare dhe Ministria që ajo drejton, por dhe për padinë e ngritur ndaj paraardhësit të saj Arben Imami. E pyetur në lidhje me armët kimike, Kodheli shprehet se Presidenti do të informohej në kohën e duhur, pasi ai nuk mund të informohet për gjithcka.

Zonë e vështirë Lezha, nga ku dolët deputete?

Lezha është një qark i vështirë, por jo i pamundur. Zona të vështira për shkak të varfërisë, shpresoj shumë të ndryshojnë shumë gjëra në këtë qark, që e ardhmja e qarkut të Lezhës të jetë e të rinjve.

Si e pritët marrjen e detyrës në krye të MM?
Ishte emocionuese, sfidë dhe shenjë besimi dhe respekti ndaj asaj që që unë përfaqësoj.

Sapo jeni kthyer nga Greqia në një vizitë të nivelit të lartë?
Vizita ime ishte në përgjigje të ftesës pozitive të homologut tim grek.Vizita konsistonte kryesisht në problemet që dy Ministritë tona të Mbrojtjes kanë, probleme të sigurisë, probleme të mbrojtjes. Shqipëria ëhstë anëtar i NATO-s, si i tillë ka një rol të rëndësishëm që nga siguria për rajonin e më gjerë. Shqipëria ka 35 studentë të rinj që studiojnë në akademitë ushtarake në Athinë, ka pritur dhe dy oficerë grekë, ka bashkëpunim intensiv lidhur me trajnimet, shkëmbimet e informacionit. Greqia dhe Italia bëjnë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë. Pra ky ishte fokusi kryesor i bisedimeve gjatë vizitës sime atje.Takimi im i parë ishte me kryeministrin Samaras, për fatin tonë të mirë Greqia është në krye të Presidencës së BE, kërkova mbështetjen për marrjen e statusit kandidat. Çështjen e toponimeve e ngrita gjatë takimit me Presidentin Papulias, mendoj që shumë shpejt do marrë zgjidhje. Ka një komision të riformatuar që do ulet të draftojë marrëveshjen. Emigrantët shqiptarë mendoj se duhet të jenë të qetë, i siguroj që qeveria shqiptare do bëjë gjithçka që jo vetëm do tu mundësohet një qëndrim i qetë, por dhe një lëvizje e qetë. Në fillim të shkurtit Bushati do të udhëtojë drejt Greqisë dhe mendoj se do ketë zgjidhje. U përmend dhe çështja e detit, ka një vendim të gjykatës Kushtetuese, janë të gjitha mekanizmat për ti dhënë zgjidhje dhe kësaj çështje. Hapat cilësore janë ata që duhet ta çojnë këtë marrëdhënie në një produkt të prekshmëm. Kjo s’do jetë pengesë që Shqipëria të fokusohet në problemet që ka sot, kryesisht statusi, ku Greqia do jetë aty në mbështetje.

Varrezat greke, çfarë duan autoritetet greke?
Duan të identifikohen varret e ushtarëve të rënë, në cilindo skalion të luftës që mund të kenë qenë. Po punohet fort në këtë drejtim dhe është një nga çështjet që do marrë shpejt zgjidhje. Shtetit shqiptar është firmëtar i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përmes tyre do gjejë rrugën e duhur për të zgjidhur këto probleme.

Si do sillen grekët me ne në qershor?
Ata kanë siguruar për mbështjen që do ti japin Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat. Kjo është shumë e rëndësishme, që në fakt Shqipëria e ka merituar të paktën në dhjetor. Greqia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, kanë detyrimin historik të bashkëjetojnë, të mirëkuptohen, të punojnë dhe luftojnë në funksion të sigurisë së vendeve të tyre, rajonit e më gjerë.

Me Kosovën çfarë bashkëpunimi keni në fushën e mbrojtjes, ka lobim për anëtarësimin në NATO të Kosovës?
Ka lobim natyrisht. Ka shumë arsye politike dhe gjepolitike që hyjnë në këtë proçes. Shqipëria është mbështetëse me eksepriencën e saj, diplomacinë që ndihmon në këtë drejtim, partnerët tanë SHBA janë mbëshetës të këtij proçesi. Ka disa faza që Kosova duhet të kalojë, më së pari do ti mundësohet të jetë pjesë në disa agjenci rajonale që do jenë hapat e parë drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO, që gjithsesi një ditë ajo do ndodhë.

Rikthyet gjeneralët e shkarkuar?
Gjeneralët që ju përmendët në opinionin e gjykatave janë liruar me pa të drejtë. Gjeneral Major Zaimi dhe Lleshi janë emëruar këshilltarë.

Si i keni marrëdhëniet me komandantin e Forcave të Armatosura?
Të shkëlqyera. Gjërat shkojnë institucionalisht ashtu siç duhet të shkojnë.

Pse nuk informuat Presidentin Nishani për armët kimike?
Diskutimet kanë qenë më së shumti teknike, konfidenciale. Në punën time të përditshme kam të bëj me dokumente të deklasifikuara. Presidenti informhet, por jo domosdoshmërisht dhe specifikisht për çdo çështje. Do informohej në momentin e duhur.
Çfarë angazhimi u kërkua nga ushtria shqiptare ë rast të përgjigjes pozitive?
Duhet të merrnin përsipër sigurinë e vendit ku do të shkatërroheshin.

Pse lejuat atë panik në popull, pse zgjodhët heshtjen?
Ishte moment i vështirë, na u kërkua në bisedime që të ruanim një konfidencialitet të caktuar dhe mendoj se bëmë më të mirën. Nuk do marrim kosto, por mendoj se ne duhet të tregojmë se Shqipëria ka nderin të jetë pjesë e një operacioni të rëndësishëm që do ta bënte botën dhe në mënyrë të veçantë rajonin më të sigurtë.

Akuzat e ngritura ndaj Imamit, duhet të bëheshin nga ju?
Drejtuesi i institucionit është përgjegjës për çdo gjë që ndodh në institucion. Rasti ka dalë nga auditimi dhe inspektimi që nuk është bërë në vite në MM. Kanë disa sektorë që kanë 8 vjet pa u audituar dhe me ligj e kanë çdo vit dhe kjo ka rritur zullumin. Ne kemi bërë detyrën dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Shqipëria duhet të dalë nga harta e vendeve më të korruptuara në botë. Prokuroria dhe gjykatat do thonë fjalën e saj, gjithsekush duhet të bëjë detyrën e vet, ne bëmë tonën. Kur të dalin rezultatet atëherë do tu them si ka punuar Prokuroria për këtë rast.

Sa të rënda janë shkeljet?

Shqipëria që prej 2009 është anëtar i NATO-s, por kjo nuk mjafton. Duhet që ushtria shqiptare të modernizohet dhe kjo smund të bëhej vetëm duke shitur pronat. Ushtria shqiptare smund të quhet e modernizuar vetëm se ka ulur numrin e saj dhe ka nxjerrë njerëz në rezervë. Ushtria ka marrë disa para me të cilat duhej të modernizonte ushtrinë. Në ushtrinë shqiptare ka një batalion këmbësorie që duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s dhe nuk është bërë asgjë fare. Disponojmë ca kallashë që janë jashtë çdo standardi, ndërkohë që vlera për ta bërë këtë gjë është 1/10 që janë përdorur komplet në një destinacion tjetër. Ne kemi gënjyer aleatët tanë se skemi para, por i kemi gënjyer për ti bërë furçë qeverisë që iku. Kemi 2 mln euro borxh të papaguara akoma për trajnimin e pilotëve, plus kemi dhe ca borxhe të tjera, plot 15 mln euro.

Imamin e keni akuzuar në fund vetëm për dhënie reklamash të një televizioni?
Auditimet vazhdojnë.

Çfarë do të bëhet me SHIU-n?
Do jetë një shërbim në ristrukturim, në nevojë për të ndryshuar bazën ligjore dhe për tu vënë në shërbim të forcave tona të armatosura.

Më lejoni të ndalem pak tek MEICO, çfarë po ndodh me demontimin, ka kontrata?
Të gjitha agjencitë e MM duhet të kalojnë në një skanim jo domosdoshmërisht radikal, por të bëhet një analizë e drejtë në funksion të të ardhurave të Minsitrisë, shtetit por në mënyrë të vecantë në funksion të largimit të atyre lëndëve. Ne kemi tre ndërmarrje që demontojnë, të cilat janë të specializuara të merren me demontimin e armëve, proçes që ka mbërritur pothuajse në fund të trajektores së tij. Demontimi ska lidhje me kontratimin, ne shpërbëjmë të gjitha materialet e rrezikshme dhe të panevojshme që trashëguam.

Pritet reformë në ushtri?
Jemi duke punuar intensivisht. Nga 10.000 që janë sot duhet të shkojnë në 8 850 në fund të 2015.

Do kërkoni pronat, SHQUP-in psh?
Ne do bëjmë një analizë të plotë, më pas do vendosim.

 

22 komente në “Kodheli: Armët kimike, Presidenti do informohej në kohën e duhur”

  1. kaurri says:

    Pinok, mos rrêj, pinok.

    1. endriii says:

      saliu eshte ai qe e ka hunden e madhe po ta shofesh me vemendje!!ju keni mashtruar per8 vjet dhe rrini e thoni per te tjeret!! kjo po ben nje pune te shkelqyer

      1. i___ says:

        si i bie sipas llogjikes tende meqe ka mashtruar saliu, nuk kemi te drejte ne te tjeret te themi qe po mashtrojne dhe keta se nuk kane arritur akoma normen e saliut?
        une me sa di nga ligjet presidenti eshte komandanti i forcave te armatosura dhe kesaj tipes nuk i doli koha ta informonte??

      2. ALpini says:

        Mimit & Edit ju ngeli dopio 6 ne dore dhe ju dhjeros pllani .
        Do e lajme ronin ne kohen e duhur apo jo ngeli dhe kjo surratlesbike mund te thote cte doje por ne kemi mendjen tone qe na thote se jeni qeveria me kurve qe ka ky vend.Nga shkalla e intelligjences jeni kategoria e Nard Ndokes qe ka thene -gjerat pozitive jane me te mira se gjerat negative-

  2. Darsiani says:

    Presidenti, nese mos gabohem eshte kryekomandanti i forcave te armatosura dhe per çeshtjen e armeve kimike besoj se ai duhej te ishte ne dijeni moj zonje ministre mbrojtjeje. Por thuaj se per arsye politike, duke e ditur se vjen nga e djathta, ju nuk e informuat ate…dhe ky eshte shteti dhe qeveria shqiptare, qe nuk e ka akoma ate kulturen e rrespektimit te intitucioneve shteterore. http://darsiani.jimdo.com/reportazhe-reportages-documentaries/

    1. Pilo Lala says:

      Presidenti eshte Komandant i Usgtrise ne lufte, ndersa operacioni armeve kimike ka te beje me Kompetencat e Ministrise Mbrojtjes, nuk ka lidhje me te.
      Mimi Kodheli eshte e forte, dhe eshte kandidate per K/Minister e para femer ne kete post.
      Bravo Edi!

    2. keno says:

      po presidenti sduhet te mbaj anen e asnje anepolitike mesa di un !! dhe si president duhet te dali te flasi ne emer te tij jo politik !! vetem ne shqiperi presidenti eshte politik!!dhe per me teper perkrah politik te piset sic eshte ajo e PD !!!

  3. Çerri skizofren says:

    Po kur ngeli siguria dhe konfidencialiteti i informacioneve ne doren tende moj Mimi, u shofte ky dynjollik e mos bofte mo hajer.

  4. TASO says:

    NUK ka mirsjellje dhe kulture per te gjithe ata qe ka vene SHPELLARI,per fat te keqe kryekomandanti jone eshte i semure,ne asnje vende te botes nuk vihet nje i semure per te realizuar tekat e te çmendurve qe futen popullin SHQIPTARE NE LUFTE CIVILE.DHE morali i keq ityre duket kur jane ne opozite paraqiten si qengja dhe kerkojne respektimin e istitucjonit te zgjedhur vetem nga keta te çmendur klinik,kur jane ne pozite bejne bullin, sharlatanin, kriminelin duke vrare dhe popullin ne mes te dites.Mjafte te shikoshe si sillen ushtria e policia ne UKRAINE ,TAILANDE ETJ,NUK SHIKOJME TE QELLOHET ME ARME ZJERI,si vepruan te çmendurit psiqik te qeverise SHPELLARE te nje viti me pare.

    1. ibrahim says:

      taso.me te semur se ty kund nuk paska.vetem ne ta kalofte psikopati kokepalari rama.pes gra nk e duruan o taso,femin ja faturoi babait,gruan e semuri psiqikishte.kushe eshte ketu me i semuri pra taso del se ti po ja kalon.

  5. patrioti says:

    A e di mimi qe me nje VKM te gushtit ushthtrise i kane hequr ushqimin batalioni special iken ne pune me buke me vete.turp per nje ushtri te NATO’s.

  6. komunisti says:

    MIMI I KE PASTRUAR BANJON SHEFIT????
    PRESIDENTI DUHET TA DINTE I PARI E PASTAJ PASTRUSJA

  7. DRAPRI says:

    Z.MINISTRE ME PROBLEMIN E ARMEVE KIMIKE JU DESHTUATSE SHEFI JOTE DONTETA MBANTEVETEM PERVETE SI ARRITJE DHEJOTASHTRONTEATESI DETYRIMQE RRJDHE NGA ANGAZHIMET QE KENI ME ORGANIZMAT NDERKOMBETARE DUKEQENE PJESTARE NESHUMEORGANIZMATE TYRE.KESHTU U SHPREHE MINISTERJA E JASHTEMEE ITALIS DHEI THAPOPULLIT NUK KENI PSEPROTESTONI.DHE PO I PASTROJNE ARMET KIMIKE NE KALABRI DUKE PERFITUAR DHE KOSTOT PER PASTRIMIN ETYRE,JU SE BETENKETE MEOPOZITEN E ME PARLAMENTIN DHENDAJ DESHTUAT.DHE JU MUNDENNJE SAZAN DHE NJE ALTIN QE ZOTIT FALE NGA ATA DJEMETE MENCUR QEQENEATY DHE PERZUNSALIUN DHE LULKEN SE PATET PER TA MARRE DHE SI QEVERI DACKENQE AS 20 VJET NUK ESHLYANIT DOT?
    DRAPRI

  8. ada says:

    Taso me vjen keq per nivelin tend te informacioneve, por ka patur Amerika president ne karrige me rrota Franklin D. Roosevelt dhe ka qene nje president qe i beri Amerikanet te gjenin serish besimin ne vetvehte. Reagan kishte alzheimer.
    Nuk te ben shendeti, fiziku apo gjatesia njeri te madh, por mendja dhe shpirti.

  9. Olsi says:

    Qe rama eshte nje dictator I tmerrshem me te tijet shikojeni ne menyren e komunikimit te ministrave dhe deputeteve me publikun.Nuk ka asgje origjinale ne theniet e Eminese, vetem receta te diktuara nga zyra e Rames.keto nuk jane qeveritar por thjeshte kukulla. Tani qe ju hoqi dhe mandatin e deputetit gjejeni vete se cfare jane.

  10. Danjel says:

    Bravo Mrik dridhe flamurin, besoj se e din se Gjon Marka Gjoni desh ta shpallte mirditen kryqytet, tregoj botes mbare se mireditesit jane ne radhe te pare punetore…por vjedhjen e kan zanat.

  11. era says:

    Ne fakt ti Darsian ke te drejte lidhur me presidentin por nqs ai do te ishte vertet i tille. Presidenti eshte i gjithe popullit, ndersa Jari eshte vetem nje sekretar i sales.
    Sa per Mimine, ti leje pordhet, te themi te shkuara te haruara dhe kaq.

  12. kapterri says:

    kjo eshte dhe bosh profesionalisht (…mire qe sperdridhet me cdo italian qe kalon neper sistemin TIMS – si puna e atij qe i ka vene televizionin ne dispozicion sot)!

    oj mrike, do te thuash dokumente te klasifikuara e jo te deklasifikuara….
    oj mrike, komandant i forcave te armatosura eshte presidenti…
    oj mrike, konfidencialitetin per armet s’e ruajte hic se te gjithe e moren vesh punen e mjekesit…
    oj mrike, s’ka institucione qe s’jane audituar 8 vjet rresht! mund te jene audituar keq po ky eshte tjeter diskutim…
    oj mrike, gjykata flet nese keshtu gjykon prokuroria, ndersa ti s’ke asnje te drejte te hapesh halen pasi flet kushdo nga keto te dyja. kujt i thua ti qe do komentosh punen e prokurorise moj bibe e rrahur?
    oj mrike, ne parlament deklarove 10 milion euro borxh e jo 15…

  13. Mirela says:

    Per sa i perket armeve kimike, qe ta kuptoje edhe kjo zonja edhe te gjithe lexuesit, mund te beni krahasimin e politikave dhe me pas gjeni kush ka te drejte:
    Ne te njejten kohe propozimi ju be disa ministrave, te jashtem, midis te cileve atij shqiptar dhe belg.
    Ministri i jashtem belg njoftoi kryeministrin dhe parlamentin e vendit!.
    Ai shqiptar vetem kryeministrin… Mbase edhe zonjen Kodheli….
    Pra, gjeni dhe gjykoni ju kush veproi drejt……
    Ne rast se dakortohen ceshtjet ne princip fillojne te diskutohen ceshtje teknike….
    Personalisht nuk isha kunder neutralizimit…. Por nuk isha pro menyres se si menaxhohej situata….

  14. REZART says:

    Presidenti do informohej me kohe…O Mimi,i gjati mendonte te merte ,,bajrakun,, e suksesit vetem per vehte e i doli pordhe.Ska edhe si i del ndryshe njejte si 300 mije punesime,hjekje taksash,tatime falas,mjekim falas…Kisha besim se do beni dic por dita e mire shihet ne mengjes, e mengjesi juaj po shihet.Mjer mileti, mjer vatani.Lum populli qe ju kemi.Perpara e Rilidje,mere njerin e bjeri tjetrit.Dy pamje te njejtes pordhe.

  15. "BALASHI" says:

    Ne asnje menyre nuk duhet zonja ministre te vazhdoje loja e vendosjes se vartave te tjera me ushtare grek ne teritorin tone. E njoh mire luften italo-greke 1940-1941 te zhvilluar ne nje vend pa zot pas ikjes se turpshme te mbretit nje vit me pare. Sa per dijeni greket punojne me plane afatgjata, qe e nesermja te flse per ta e jo per ne, per te verteten. Po ju kujtoj se komandantet greke te asaj lufte, zedhensit e tyre mburreshin kur deklaronin: “Te gjithe ushtaret e vrare dhe te plagosur rende e qe nuk mund te ktheheshin ne front, i transportojme brenda dites ne greqi. Per kete na ndihmon edhe distanca e afert nga fronti ne greqi!”. Keshtu kane deklaruar atehere per te treguar edhe forcen e nje ushrie te organizuar. Ku ta dinin ata, qe pas 73 vjetesh do dilnin ca palo shoviniste per te kerkuar ate qe nuk ekziston. Radhen e pare bene skandal me eshtrat e te pareve te fshatit Kosine. Kurre mos u marrte statusi i vendit kandidat. Mos lejoni budallalleqet qe beri saliu per nje karrke, qe greaia te fliste mire. Se mos lejoi vetem kete. Kini parasysh leshimet per deti, per censusin kombetar sipas deshires se tyre per te rritur artficialisht minoritetin grek etj qe saliu i pernbushi me zell ato 6 pika te paketes Micotaqis e qe nuk eshte vendi ti zberthej ketu.

  16. TASO says:

    ADA e thone vete analistet AMERIKAN QE ROOSEVELT UTREGUA SHUME I DOBET NE KONFRONTE TE STALINIT NE JALTE,i dha mundesi STALINIT te merte ne krahun lindore me shume nga çduhej,truri eshte mire ne nje trupe te shendeçem,se ne te kundert i degradohen dhe qelizat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje