VIDEO/ PD: Qeveria po ç’organizon policinë, qytetarët po vuajnë pasojat

17 Janar 2014, 13:32Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se po c’organizon Policinë e Shtetit në një kohë kur krimi po organizohet me shpejtësi. Ndërsa reagoi në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura ditët e fundit, deputeti demokrat Genti Strazimiri tha se qytetarët po vuajnë arbitraritetin e gjobave apo idiotësinë e policëve civile që ruajnë semaforët, ndjejnë cdo ditë e me tepër faktin që ndërkohë që kjo qeveri po ç’organizon Policinë e Shtetit, krimi po organizohet me shpejtësi marramendëse duke përgjakur çdo cep të vendit. “Fakti që krimi nuk kalon nëpër semaforet që ministri i ruan me policë të veshur dhe te zhveshur, nuk mund te jete justifikim. Fakti që mediat qeveritare e fshehin, nuk e bën të paqenë!”, tha Strazimiri duke shtuar se ky është çmimi që shoqëria po paguan për shpartallimin e Policisë së Shtetit me largimet e paligjshme të profesionisteve dhe zëvendësimin e tyre me numëruesit dhe financuesit e PS.

“Një përplasje bandash, sipas policisë me motivin e hakmarrjes, ka ndodhur dje në mes të ditës, në një aks rrugor me fluks të lartë qarkullimi, që ka sjellë si pasojë:  2 të vrarë e dy të plagosur. Një nga të plagosurit është një kalimtar i rastit, të cilin fati i keq e coi në atë moment në zonën e luftës. Vrasja është një ngjarje tipike mafioze, e mirëorganizuar, qartësisht e mirëpërgatitur dhe koordinuar nga një grup i strukturuar. Ndërkohë dje, publikisht ministri i brendshëm, pyetjeve ne lidhje me ngjarjen me te fundit, iu përgjigj me “nuk e di”, “nuk mund ta parashikonim”, “nuk na kishin informuar””, tha për mediat deputeti demokrat.

“Që vrasësit nuk kanë patur detyrimin të njoftojnë policinë dhe ministrin e saj për “pritën e mirëpërgatitur” dhe pasojat e saj, këtë e kupton çdo njeri normal, përveç ministrit të Brendshëm. Që strukturat përkatëse të Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, kanë detyrimin ligjor të njoftojnë policinë në momentin që vendosin të japin leje, veçanërisht për persona të dënuar për vrasje, këtë e thotë qartë ligji dhe është procedure standard jashtë të cilës nuk mund te dilet”, shtoi Strazimiri.

Deputeti demokrat tha se “ministri dje minimalisht duhej të kishte njoftuar se personat përgjegjës në Policinë e Shtetit, ne Drejtorinë përkatëse te Burgut apo në të dyja bashkë kanë zënë vendin e lënë bosh nga viktima, në Burgun që i dha “lejen” tragjike. Po ministri këtë nuk e bëri, e anashkaloi me një heshtje fajtore, duke luajtur rolin e “idiotit të dobishëm”.

22 komente në “VIDEO/ PD: Qeveria po ç’organizon policinë, qytetarët po vuajnë pasojat”

  1. smert says:

    Nuk ka fare pune policia ne kete mes.Kush ka vrare do te vritet.Edhe Saliu ka vrare…..

    1. sh q i p says:

      genti me floke kaçurrel ben çben dhe del ndonjehere ne skene. siò duket producenti new vicidol i jep ndonje rol . po ky gomar ishte e gomar mbeti. po nese ristua kur flet e di edhe vete qe ashtu ja do puna, ky gentua beson si te verteta ato qe i thote doktori. po me i mefshte se gjen ne p.d. ky dhe ai pionier bogdani. keta thone te vdesim pa le te rroje partia. po mire mor gent kaqoli; si eshte e mundur qe sa here ti dhe primitivet dilni ne opozite shtohen tritolet, kallashet e vrasjet?. po ne e dime mor pervers qe kjo ka qene strategjia e vetme dhe filozofia e mbjelljes se terrorit nga shefi yt dhe banda ku ben pjese. vazhdo fol, jargavisu si palaço se doktori do te vleresoj. vazhdoni beni deklarata se keshtu jemi edhe me te vendosur per tju urryer si qenie te peshtira qe jeni. te me falin lexuesit , po nuk ka se si te mos dalesh nga vetja kur krimineli te thote kapeni kriminelin.

  2. 21 JANARI THIK PISTOLET says:

    doli srazimuti i sales pu jazek te qoft kopil

  3. xhikja says:

    Eh ci ka bo sali terrori ktyne t’partis deliquenteve,me ate foton nudo te bosit te demokratise reale shqiptare E.R,
    kan fillu te gjith me kopju “Modelin” e boleve te tij ne foto –
    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahahahahahaahahahahahahaahhaha
    aha -hahahahhahahahaahahahahahahaha

  4. Danjel says:

    Ja ate mjalte qe ju ofruat shqipetareve nen qeverisjen tuaj vrastare.

  5. Vlonjati 12 says:

    Ky rrugac deputet vetem me kete fjalor di te flas.
    Fatkeqsi qe bicimises te tille jane deputete, “perfaqesues te popullit”.

  6. Bubureci i Kolorados says:

    Këta idiotë, që e bënë vëndin bordello, tani na dalin e kërkojnë llogari…Mirë e kanë, gjersa nuk u kërkon njëri llogari për shkatërrimin e këtij vëndi, nga banda e tyre qeverisëse…

  7. Mark says:

    Ike ore i degjeneruar se na lodhet me keto dalje. Nuk e shifni se ku e keni katandisur policin dhe tani beni derr derr…hajdut dhe tradhetar.

  8. xhim kerry says:

    Shume krime te koheve te fundit kane ngelur pa autor. Ne kete situate mosndeshkimi te gjithe njerezit e prirur per te kryer krime do te nxitonin per te perfituar.
    Ne muajin e fundit ka pasur aq shume vjedhje te dhunshme te mbetura pa autor sa njerezve u duket budallek te punosh per te fituar lek, kur mund te vesh te grabitesh pa te hyre gjemb ne kembe.
    Rroft Rilindja!
    Rrofte miqesia Shqiptaro -Turke!
    Rrofte operacioni bilc Digj dhjamin dhe jo naften

  9. esen says:

    Kur do te heq dore Shqiperia nga sundimi i partive? Kujt i plasi se cfare mendon PD-ja? Partite jane per t’u organizuar ne konkurrimin ne fushatat zgjedhore. Me mbarimin e zgjedhjeve mbaron edhe funksioni publik i partive. Shteti organizon institucionet e tij dhe ato jane qe duhet te kryejne detyrat e funksionet tyre. Partite nuk kane funksione shteteterore, ato jane organizatat vullnetare politike, por jo shteterore. Vetem ne Shqiperi luftohet ende me parti dhe zedhenese te partise.

    Dikur kishim nje parti qe ishte mbi cdo gje, sundonte cdo institucion te shtetit ne favor te dikatures se partise dhe te dikatatorit. Tani kemi disa parti qe e imitojne partine meme! Cfare ndryshimi ka ky model nga modeli stalinist i partise se Enverit?

  10. Veli mullaraj says:

    Cfar pasojash po vuajme ne qytetaret? Se kalojme ne trotuar rehat si njerez? Si nuk ju bjen turp qe flet ne emer te qytetareve. ISHALLA VAZHDON keshtu

  11. arjan-20-nentor 2013 says:

    keta kane nje prerje dhe jne gjuhe

  12. . says:

    **************************************************************************************

    …. Ky koke “loqia” eshte bere karnaval-vegel qe po e perdor familja krimit ne Shqiperi …. e kriminelit Sali Bisha.

    **************************************************************************************

  13. Fresh says:

    Deputet karagjoz mban co fjalime ironike duke pozuar si gango.

  14. Fresh says:

    Deputet karagjoz mban ca fjalime ironike duke pozuar si gango.

  15. "BALASHI" says:

    Je shume i ri per te shitur veten kaq shpejt. Hiq dore. Eshte me mire per ty. Mendo e vepro vet e jo i kurdisur…

  16. era says:

    Ky kokezbathuri plloçe dhe asfalt e ka dhe nga brenda kapllaqen.

  17. mira10 says:

    Me këtë gjuhë që përdor PD, do të mbetet parti pa asnjë anëtar.

  18. xeni says:

    Flet ky flet se e urdheron ESPINOZA..

  19. bullet in the head says:

    Kush nga shpata ron nga shpata vdes. Keta palaco jane bere si tellall, do u bien veshet te kaloj ky vit te c’montohen gjithe tentakulat qe kane akoma ne shtet. Po qe dhe krimi ben c’montime por z.kokebole duhen fakte te pa-evokushme per tu deklaruar.

  20. Hik mer kokkari saliut .Ti s’je me u vu me pastru halet e tirons e jo me bo poltike . ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuu qelbanik
    qen rrugace

  21. O strazikeq po ju dukeni qarte qe zdoni shtet te foret po pa dhimbje ska vendosje rendi dhe dhimjen po e ndjejne te paprekshmit se populli do qetsine dhe rregullin.Po keta analiste qe po bejne emisjone pa fund per gjobat e policise si nuk ben nje te vetem per gjobat marramendse te korrotrecave qe ishte bere cdo polic me nje karrotrec.Shteti behet me rregulla vetem prishsve te rregullit si pelqejne keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje