VIDEO/ Rama: Koha e tallavasë ka mbaruar, lehtësira për hapjen e vendeve të reja të punës

17 Janar 2014, 13:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të shlyer borxhet që ka ndaj biznesit apo sipërmarrjeve por nuk dha një afat kohor. Në një bashkëbisedim me biznesin, Rama premtoi vendosjen në një stad të ri të marrëdhënieve mes Qeverisë dhe biznesit apo mes këtij të fundit dhe administratës shtetërore, vecanërisht asaj doganore dhe tatimore. Ndërsa pranoi defektet që ekzistojnë në funksionimin e administratës, Rama tha se ky është një process që do të kërkojë kohën e tij për përmirësimin e raporteve.

“Një nga arritjet më të mëdha të 100 ditëve tona është që sipërmarrjes i ka ardhur goja, që sot sipërmarrësit mund të thonë fjalën e tyre pa pasur frikën se të nesërmen i shfaqen tatimorët dhe i vendosin gjobën marramendëse.  Por ne nuk mund të ndahemi nga e shkuara, e cila me praktikat që ka përdorur, na është kthyer si ato minat që na plasin në cdo hap tonin. Duhet të kemi parasysh pengesat që na janë vënë dhe hap pas hapi dhe po i ndeshim dita ditës në rrugën tonë për shkak të vendim marrjeve të gabuara të së shkuarës. Do të ishim jashtë realitetit në rast se do të mendonim se ne jemi të pagabueshëm, por ju garantoj se do të përmirësojmë cdo shërbim që administrate është e detyruar ti ofrojë qytetarëve shqiptarë dhe sipërmarrësve. Kemi një administratë të paedukuar, që i qëndron përballë qytetarit në tërësi, si të ishte në të drejtën për ti fol tjetrit, a thua se tjetri e ka me borxh që jo vetëm të mos marrë shërbimin që i takon, por të dëgjojë dhe përjetojë sjellje të pahijshme”, u shpreh Rama.

Në vijim ai bëri të ditur ngritjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, i cili do të trajtojë  të gjitha problemet që ka biznesi dhe propozimet e tij.

“ Ky këshill do ti trajtojë problematikat me biznesin dhe më pas nismat do të kalojnë në Qeveri. Kemi hapur një portal, ku biznesi do të mund të shprehë të gjitha problematikat që ka me administratën, vecanërisht përsa i takon asaj doganore dhe tatimore. Do të ngremë në një nivel të ri sjelljen dhe qasjen e administratës tatimore dhe doganore, por njëkohësisht  ky portal do të shërbejë edhe për të luftuar informalitetin”, theksoi Rama.

Detyimet ndaj biznesit

Borxhet që shteti i ka biznesit nuk janë mbledhur për 1 muaj dhe as për 1 vit, ndaj dhe ato nuk mund të shlyhen për 1 muaj dhe as për 1  vit. i gjithë procesi i shlyerjes së borxheve do të jetë transparent dhe i monitoruar qartësisht, në mënyrë që askush të mos mendojë se do të ketë një shlyerje selective, qoftë kjo edhe politike. Kush ka shpenzuar dhe kujt i detyrohemi do të marrë atë që i takon”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

Në vijim ai kërkoi nga biznesi që të respektojë ligjet e këtij vendi dhe ti japë fund informalitetit apo punimit me 2 apo 3 bilance.

“Kur flasim për informalitet, ai është mes nesh. Ato dy apo 3 bilancet nuk i bëjnë ufot, por bizneset. Ato problemet e mëdha që ndeshen mes asaj që cfarë i tregoni bankave apo shtetit, krijohen vetiu. Ne duhet të jemi sëbashku që koha e tallavasë me financat, qoftë nga qeveria qoftë nga biznesi ka mbaruar.  Tek ne do të gjeni partnerin e shumëdëshiruar prej vitesh, por ne përfaqësojmë shtetin që të mos lejojmë tallavane me bilancet apo deklarimet”, u shpreh Rama.

Lehtësira për vendet e reja të punës

Kryeministri premtoi mbështetjen dhe lehtësira për cdo biznes apo sipërmarrje që do të krijojë vende të lira të punës.

Programi dhe projekti ynë për punësimin dhe stimulimin e gjithë aktiviteteve që sjellin punësim dhe investime të mëtejshme mbetet prioritet për Qeverinë. Ne kemi bërë një marrëveshje me FMN dhe jemi në një program të ri që është shprehje e vullnetit tonë për të kthyer ekonominë dhe financat e vendit në binarët e një stabiliteti të qëndrueshëm makroekonomik, por edhe në një model të ri zhvillimi ekonomik. Në kushtet kur kjo marrëveshje u diskutua, Qeveria ishte e detyruar të respektonte pikë për pikë angazhimin publik të marrjes përsipër të borxheve që deri dje as nuk regjistroheshin si pjesë e borxhit të përgjithshëm publik, për shlyerjen e tyre, dhe për të rregulluar ato cka la pasojë keqqeverisja e shkuar. E kemi diskutuar fare hapur me partnerët tanë, kemi disa synime mjaft të qarta, që ne të lehtësojmë sa të jetë e mundur cdo aktivitet që krijon vende të reja pune, duke nisur nga aktivitetet fasone”, theksoi Rama.

Sipas tij, brenda pranverës Qeveria do të paraqesë një pakteë të posacme për fasonerinë, që nga njëra anë do të lehtësojë ata që janë në këtë aktivitet dhe në anën tjetër do të lejtësojë thitthjen e investimeve të reja.

“Me Qeverinë italiane, përmes Ambasadës apo përmes dhomave italiane të tregëtisë kemi nisur një proces komunikimi intensive, që të vijnë në Shqipëri investime të tjera, duke nisur nga fasonët.  Unë jam besimplotë, që në bashkëpunim me fasonët dhe në bashkërendim me Këshillin Ekonomik Kombëtar do të kemi gati këtë paketë”, tha Rama.

Ndërtimet

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Brenda dy viteve do të përgatitet drafti i Planit të përgjithshëm Kombëtar,  përmes të cilit do të synohet një përmirësim në cilësi për ndërtimet që kryhen në këtë vend.

Koha e bumit të ndërtimeve në Shqipëri dhe ndërtimi si një nga burimet kryesore të rritjes ekonomike ka kaluar. Por kemi hyrë në një fazë tjetër, ku kemi nevojë jo vetëm për të formalizuar sektorin, por edhe për ndërtime me cilësi të re. Nga 2020 në hapësirën e BE nuk do të pranohet më asnjë ndërtim që nuk e prodhon energjinë vetë. Në Austri 1 në 4 ndërtime që bëhen e prodhojnë energjinë vetë, duke mos marrë energji nga jashtë. Kjo do të thotë që ne jemi shumë larg cilësisë së ndërtimit të pranuara sot nga standardet e BE.  Brenda dy viteve ne do të kemi draftin e parë të planit të përgjithshëm kombëtar. Kjo nuk do të thotë se në Shqipëri deri atëherë nuk do të ndërtohet asgjë, sikundër nuk do të thotë se gjithcka do e bëjmë nga e para. Në Shqipëri ka plane në shumë fusha, por të gjitha këto plane kërkojnë një analizë dhe një integrim”, theksoi Rama.

Turizmi

Turizmi ishte një tjetër pikë për të cilën Kryeministri u shpreh se ka nevojë për ndërhyrje të forta, vecanërisht përsa i takon informalitetit në hoteleri.  Ndërsa vlerësoi bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe faktin që vendi përfshihet ndër 4 destinacionet e para që duhet të vizitohen përgjatë 2014, Rama garantoi se Qeveria do të ndërhyjë dhe do të mbajë premtimet që ka bërë në fushën e turizmit përgjatë një mandate 4 vjecar.

“Shqipëria u cilësua si një nga pikat më prestigjoze të referimit në aspektin e turizmit nga Neë York Times, e cila e përfshin të 4 ndër 54 destinacionet. Bukuritë e saj janë qëkurse zoti apo natyra bekuan zonën ku kemi Shqipërinë. Por nuk mund të fsheh që prishja e ndërtimeve në bregun e Jonit ishte arsyeja që u tërhoq vëmendjen ndaj Shqipërisë. Ne kemi dëmtuar sa kemi mundur pasurinë natyrore në Shqipëri dhe për këtë duhet të ndjehemi fajtorë”, tha Rama.

Në lidhje me aplikimin e TVSH për Turizmin, Kreu i Qeverisë tha se ajo ishte një ndër pikat e diskutuara me FMN dhe Bankën Botërore, por vuri theksin në informalitetin e lartë që ekziston në këtë sector.

Sektori i hotelerisë ka një informalitet shumë të lartë dhe në këtë drejtim ka shumë punë për të bërë. Paralelisht me këtë ne duhet të biem në një mendje që sektori i hotelerisë ka nevojë për formalizim. Në një hotel punon një njeri e gjysëm, pra punonjësit e formalizuar në sektorin e turizmit po të marrim numrin e hoteleve, do të ishin 15 % më shumë. Ne do të punojmë që ta formalizojmë këtë sektor, në mënyrë që stimuli për Qeverinë për ta lehtësuar këtë sektor do të jetë edhe më i madh. Në bashkëpunim me ju do të ndërtohet një plan në formalizimin e punonjësve të hotelerisë”, theksoi Rama.

Koncensionet

I pyetur në lidhje me qëndrimet që do të mbajë Qeveria ndaj koncensioneve, Kryeministri theksoi se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes janë anuluar jo pak procedura, ndërsa shumë të tjera po shihen me vëmendje.

S’jemi kundër koncensioneve si praktikë, por jemi kundër kthimin të kësaj praktike në një praktikë korruptive, arbitrare që cënon rëndë konkurencën. Anulimi i praktikave të papërshtatme për shkak të abuzimit me konkurencën apo me ligjin, nuk bëhet me një të rënë të lapsit. Cdo koncension kërkon analizë dhe vendimmarrje të bazuar në ligj. Do të nisim nga ato koncensisone që janë ktheyr në problem, sikundër është ai i pullës fiskale, i cili nuk ka sjellë asnjë ndryshim cilësor në shërbim, përmirësim teknologjik, që ta quajmë të arsyeshëm. Pasoja është që i merr arkës së shtetit nga xhepat e biznesit një sasi parash që është tërësisht e paarsyeshme duke rënduar biznesin, buxhetin e shtetit dhe nuk sjell asnjë përmirësim në asnjë aspekt. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke përfunduar studimin dhe shumë shpejt ne do të japim propozimin tonë për Parlamentin për të shpëtuar biznesin nga ky monopol dhe për të shpëtuar shpatullat e shtetit nga një barrë e tillë”, theksoi Rama.

Ndryshimi i imazhit për sipërmarrësin

Kryeministri Rama në bashkëbisedimin me biznesin vuri theksin në ndryshimin e imazhit për sipërmarrësit dhe marrjen e atyre më të suksesshmëve si shembuj për brezat e rinj.

“Do i japim fund përcarjes politike brenda komunitetit të biznesit dhe ne dëshirojmë shumë që të japim maksimumin që figura e sipërmarrësit të zërë vendin që i takon në shoqëri.  Figurën që është krijuar sot për sipërmarrësit duhet ta zëvendësojmë me atë realen. Sipërmarrësi nuk është as përfaqësues i interesave të errëta, as mishërim i gjërave të dyshimta apo të pamoralshme dhe aq më pak që është një kriminel që thith gjakun e  popullit. Sipërmarrësi është gjeneratori i zhvillimit, punësimit dhe mirëqënies dhe si i tillë duhet ta vendosim në vendin që i takon. Ne na duhet figura e sipërmarrësit për t’iu thënë të rinjve se sic tërhiqen nga figurat e muzikës, gazetarisë, politikës, sportit, duhet të tërhiqen edhe nga sukseset e sipërmarrjes”, u shpreh Rama.

Energjia

Jemi të angazhuar që investimet në fushën e energjisë solare të rriten. Nga ana tjetër ne jemi tërësisht të varur nga energjia që prodhohet nga uji dhe jemi në një kurth të madh, kurthi i koncensioneve të dhëna me kushte diskriminuese për shtetin dhe në kushtet kur na mungojnë fuqitë e nevojshme për eksportet e energjisë. Rrezikojmë të jemi në një situatë që të kemi mbiprodhim të energjisë, por skemi fuqi ta eksportojmë. Rritja e fuqisë eksportuese është shumë e domosdoshme, vecanërisht linja me italinë që po punojmë intensivisht.

17 komente në “VIDEO/ Rama: Koha e tallavasë ka mbaruar, lehtësira për hapjen e vendeve të reja të punës”

  1. elinor says:

    Ja, foli ne ky tironsi babadenbaba, bashkekatunari i asaj tjetres qe “eshte mikpritese por nuk i do jabanxhinjte”! Tangarllek tipik “tironsish”, fjale shume e pune pak ose aspak!

    1. Wendy-B says:

      @elinor
      hahahahaha
      More shkodran rri urte, se nuk te jep vize bukuroshja jone tironce. Lale…
      Shkumbin e siper vorbsja do krijoje zyra emigracioni, prandaj leni “idhtesinat e ironite ” , me ne tironcit , se mikprites jena , po jabanxhite nuk i dum.
      (bej shaka lal )

      1. Shqiptari i Italise says:

        PerPARA kemi pasur festimet Made In Tropoja ?

        TANI DUAM VETEM PUNE DHE ASGJE ME TEPER SE VETEM ME PUNE BEHET NJE SHTET DHE JO ME TALLAVA!

    2. qytetari says:

      Edi Rama nuk eshte tirons,nga ana e te jatit ai eshte durrsak.

    3. deni says:

      si me saliun si me ty njesoj esht !!! vazhdo vazhdo me fjalim e pa ber gje!! pergjigjen ta japim ne zgjedhje lokale ? njeri mos mironjehet dhe i pa fe!! ka pas te drejt sala po se kemi besu!! pler

      1. uan says:

        edi rama po e ben punen or shteti nuk behet per 4 muaj moj idiote, se ju nuk mushni fare, zgjedhjet lokale do na sigurojne edhe njeher se luli duhet te ik menjehere nga ai post qw mban, spo ben asgje se i ineterson vetem partia

  2. roland says:

    kurse nga e ema eshte jevg

  3. Gezimi says:

    Edi, ktheji fjalet ne vepra, mos i le vetem lloqe. Kete kerkon populli, pune rend,se te tjerat vine vetvetiu.

  4. pash gucia says:

    Po drejtoret qe po emerohen a ke dijeni zoti Rama se si po emerohen,eshte vertet tallava,njesoj si ne kohen e salehut, pa aresim, me diploma fallco dhe pa patur lidhje me pozicionin e punes.deputetetqe ke ngarkuar po bejne biznes me duket.takimet me njerezit i bejne rralle,nuk hapin telefoninetj.

    1. pellazg 100% says:

      Bëj ndonjë verifikim z. Rama, si është zhvilluar konkurimi dhe përzgjedhjet në Drejtorinë e Përgjithëshme të Tatimeve.
      Pastaj hajde flasim për tallava.

  5. xhebar says:

    Per punsimet z rama si ke punet mire. Me duket se po ta fut Meta,se i punsoi njerzit e tije,nderkohe qe ne socialistet qe e kemi votuar qe nga 91 PS-ne rrimme rrugeve pa paune,si psh rasti im edhe pse me ekonomik te larte ketu e 30 vjet edhe pse jam larguar nga puna nga PD-ja si socialist,edhe pse te kam derguar 11 letra ti sbehesh i gjalle.Me duket se shume shpejt ato 1 milion shuplaka do te kthehen mbapsh me duket.

  6. Olsi says:

    Rama- A keni honger noj here halve?
    Biznesmenet: Poooo
    Rama: Hallve me shume sheqer amo?
    Biznesment:Jooo
    Rama: Njashtu pra osht Rilindja si hallva me shume sheqer.
    Ti ngresh biznesit taksen 50% dhe ti kerkosh mbeshtetje,te marresh borxh 1.4 miliarde per te shlyer borxhin e biznesit dhe ti thuash biznesit se borxhi do te shlyhet pas 1,2 apo 3 vjetesh,ti tregosh biznesit se kush munde te zhvillohet e kush munde te pengohet,si munde te zhvillohet e si munde te groposet me fjale te tjera ti tregosh se ti je Zeusi tani mbi bizneset e tyre do te thote me fjale te tjera qe hidhuni tek mister 20%. Ky njeri ka ne mendjen e tij idene fikse se biznesi ka paguar 15% ryshfet ne administraten e kaluar dhe per te kunderten nuk ka “bir kurve” qe i mbush mendjen.Shqetsimi I tij nuk eshte ti krijoj klime biznesit per pune por te kontrolloj biznesin dhe ta bej ate te punoj per interest e tij.

    1. MALIN says:

      Per sa i perket ceshtjes se detyrimeve te shtetit ndaj bizneseve, shteti duhet qe ti shlyeje sa me shpejt qe te jete e mundur.Ka per mendimin tim nje problem keto detyrime jane te vertetuara si te tilla ,apo thjesht eshte pretendim i bizneseve,punet e kryera nga ata jane perfunduar dhe komform kontrates. Se egziston mundesia qe te kete te drejte OLSI qe thote qe kane paguar 15% ne dore dhe sic dihet kjo shume nuk hiqet nga fitimet e tyre por nga cilesia dhe sasia e punes.Dhe perfundimi dihet borxhin qe mer qeveria e paguajne tatimpaguesit shqiptare,dhe pjesa me e renduar e skemes se tatimeve ne Shqiperi jane konsumatoret se bizneset tatim fitimin e kane shume te ulet.Pra qeveria shqiptare duhet ta shikoje me kujdes kete problem se borxhi qe po mer per kete detyrim nuk eshte i vogel.

  7. ibrahim says:

    eni kush keshe tallavan gabeli rama.

  8. Genci says:

    Edi ose ron ne boten e cudirave,ose eshte dhe vete prijes i emerimeve me idiote qe kemi pare deri me sot.
    Emerime,ose me mire te themi riemerime, sepse te punesuarit neper bashkira apo ata qe ishin ne ndjekje penale nga KLSH, riemerohen ne detyra drejtoresh.
    Mos harro Edo se vertet Saliu te la nje liber te trashe me gabime, por ti ate liber po e ploteson pa mbushur nje vit ne qeverisje.
    Ti do te ikesh nga pushteti shume dhe shume i turperuar,sepse vertet ato 1 milion shuplakat e Saliut, per ty do te behen 2 milion.
    Hunda nuk te lejon te shikosh gabimet e tua.

  9. Foto yll Edi ok por ata te dy provincialet Ahmetaj i Hermesit pak gay por ska gale me 20 milion dollare te vjedhur nga Alb-Telekomi,dhe ish hekurkthysi Nasip Nasipi i 150 mije eurove per leje cfrytezimi sot 70 mije tender i hapur per gjygjetar ne rrethe.Tallavaja dhe cmenduria vazhdon.

  10. laura says:

    ore kush e ka koncesionin e pullave fiskale gime bjondi apo samir mane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje