Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se mirëpret rikthimin në këtë parti të gjithkujt që e ndjen veten opozitar nga mënyra sesi po qeverisë Rama-Meta. i pyetur në emisionin ‘Opinion’ nëse kjo ftesë është e vlefshme edhe për Prec Zogajn apo Spartak Ngjelën, Basha u përgjigj se vlen për cilindo, përfshi edhe pë rata që kanë votuar të majtën tradicionalisht por që sot e ndjejnë veten të zhgënjyer nga kjo mënyrë qeverisjeje. “Partia Demokratike dhe opozita e kupton, e konstaton dhe e mbështet këtë ndjenjë të revoltës popullore. Sa i përket aksionit opozitar të PD, ajo është shumë planësh. Unë kam folur për një ndjenjë revolte të qytetarëve shqiptarë. Për hir të çmimeve që po rriten, të pasigurisë të vendeve të punës që kanë, për hir të pamundësisë të vendeve të punës që u janë premtuar 300 mijë”, tha Basha. Kreu demokrat paralajmëroi ndërmarrjen e hapave për ndryshimet statutore dhe strukturore organizative të partisë më të madhe opozitare. i ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha foli mbi nismat që do të ndërmarrë opozita kundër qeverisë.
Z.Basha Duket një kohë e mjaftueshme që edhe ju të jepni llogari si e keni drejtuar opozitën. Ende nuk keni një përgjigje përse keni humbur zgjedhjet?
Mund t’ju them se njoftimi i procesit të analizës nga ana ime, i cili ka nisur dhe i ndërprerë si shkak i kremtimit të përvjetorit të PD-së në rrethe do të vazhdojë dhe për këtë unë kam përcaktuar kornizën e parimeve dhe besoj se, kam formuluar edhe disa prej arsyeve të një analize të thellë, e cila do të nisë nga qendra deri në bazë. Korniza është objektiviteti dhe përgjegjshmëria, e cila do të thotë se do të ketë një analizë pa harakir, pa disfatizëm, pa asnjë sy apo gojë të mbyllur. Do të jetë një analizë pa gjueti shtrigash. Korniza e përcaktuar është asgjë pa u thënë, por asgjë që nuk vlen. Brenda kësaj kornize kanë filluar të përvijojnë edhe konturet e analizës, e cila nuk ka të bëjë me një shkak e as me shkaqet e një natyre. Në këtë kuptim rezultatet e analizës nuk mund të jenë as konstruktive as të drejta dhe as frymëzuese për ringrirtjen e PD nëse nuk kuptohet gama e plotë e shkaqeve të rezultatit të 23 qershorit. Por mund të themi se, janë dy lloje shkaqesh, brenda nesh dhe jashtë nesh. Për të nisur brenda nesh, kanë të bëjnë me konsumin objektiv qeverisës në dy mandatet 8-vjeçare. Ka të bëjë me faktin se, mandati i parë ishte një mandat bumi dhe mandati i dytë pati një rënie të prekshme, pavarësisht jo rënie në recesion. Ka të bëjë edhe me evidentimin në segmente dhe hallka të ndryshme të pushtetit, të paaftësisë apo të një zbehje të përgjegjësisë karakteristike, në raport me detyrat e ngarkuara çka ka rezultuar në krijimin e një shkëputje midis këtyre hallkave të pushtetit dhe njerëzve të thjeshtë. Nuk duhet të harrojmë se do të ishte e padrejtë ta linim në këtë pjesë të analizës dhe të mos ngulemi në dy shkaqe të qarta jashtë nesh që kanë të bëjnë me mashtrimet elektorale, premtimet e bujshme elektorale të Ramës si dhe fenomenin e shitblerjes së votës, e cila u evidentua qartësisht në zgjedhjet e 23 qershorit dhe që përbën dhe vazhdon të përbëjë një shqetësim jo vetëm për PD, por një rrezik të jashtëzakonshëm për demokracinë në vend.
Nëse ju Lulzim Basha, që nga fillimi i 2005 kur shkoni në një moment reflektimi, a i keni vënë një emër humbjes tuaj?
Kjo që kërkoni ju nuk ka vlerë analitike dhe nuk i vlen as procesit të analizës, reflektimit të PD e as shoqërisë shqiptare. Ajo që vlen të kuptosh është se nuk ka një shkak të vetëm. Por është ky kompleksitet që nga njëra anë janë përgjegjësitë tona, por duhen parë drejtpërdrejt në sy edhe këto që kanë ndodhur me mashtrimin e shqiptarëve dje dhe me fenomenin e shitblerjes së votës.
-Ju a i keni kërkuar falje shqiptarëve për përgjegjësitë e të shkuarës, a keni mbajtur përgjegjësitë tuaja për mënyrën se si keni administruar vendin?
Kemi nisur këtë proces dhe do ta përfundojmë, do të mbajmë përgjegjësi të plotë për atë që na takon ne. Por ka shumë rëndësi të bëjmë një krahasim apo t’i kthehemi një krahasimi, ‘97 ishte një tjetër skenar, ishte një shembje tektonike, e cila erdhi si rezultat i miksimit të Piramidave me një lëvizje të armatosur antishtet me elementë të kryengritjes së armatosur. 2005 ishte një tjetër proces. Kishte problematikën e një qeverisjeje, e cila u largua, pasi ishte bërë, tregohej me gisht për ngritjen në sistem të korrupsionit dhe kapjes së shtetit dhe bllokimit të perspektivës së shqiptarëve. Opozita e 2013 është një gjë tjetër. Padyshim që ne duhet dhe do të analizojmë pikë së pari, se cilat janë shkaqet që shqiptarët që na votuan në 2005 apo 2009 nuk na votuan në 2013, por nuk duhet të harrojmë se kjo qeveri që lamë pas, kjo forcë politike ndahet me një rekord tjetër me shqiptarët, me një vend që u fut në NATO, që iu hoqën vizat, që njohu transformime të mëdha ekonomike dhe shoqërore në këto 8 vite. Padyshim kemi dalë në opozitë, kemi humbur dhe do të duhet të analizojmë.
-Keni humbur thellë…
Kemi humbur thellë dhe do të analizojmë shkaqet e humbjes. Ne dalim në këtë proces si një forcë politike, e cila ka dalë nga një humbje, por nuk dalim si një forcë e turpëruar.
-Asnjë forcë nuk del e turpëruar nga një garë e ndershme…
Po flasim për krahasimet dhe unë ju krahasova fillimet. Në këtë ka rëndësi që procesi i analizës të jetë konkret.
-Arrezikon që ky proces të përfundojë në atë fjalën e urtë popullore as mish as peshk?
Absolutisht jo. Personat, të cilët kanë patur përgjegjësi në menaxhimin e pushtetit, kanë patur detyra dhe mandate që nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e tyre, do të përballen, do të japin llogari përpara anëtarëve të PD. Personat e tjerë, të cilët nuk kanë patur mundësi të përmbushin detyrën e tyre do t’ju duhet të hapin krahun për më të aftët dhe më të përkushtuarit. Procesi nuk do të shndërrohet në gjueti shtrigash.
-Ju duhet të bëni një opozitë me të njëjtin ekip, i cili ka marrë rezultatin më të ulët në historinë e PD në këto 22 vjet dhe pothuaj nuk ka njerëz të rinj?
Nuk është e vërtetë. Pikë së pari, doja të thoja një konstatim që klasa politike nuk improvizohet. Për mua, harmonizimi midis përvojës pozitive të drejtuesve në kohë të PD dhe energjisë që sjellin prurjet e reja është rruga përpara. Kush ka punuar mirë, kush rrëzon respekt nuk ka pse të gjykohet nga mosha. Nga ana tjetër, jam i vetëdijshëm që një brez i ri po vjen me një kulturë të re, me një vizion të ri për jetën dhe për politikën dhe këtij brezi të ri, PD dhe unë si kryetar i PD, i kemi hapur dyert. Është synimi im që energjinë e këtij brezi të ri ta përthithim në PD dhe ta bëjmë pjesë të strategjisë së luftës opozitare sot dhe alternativës tonë nesër. Për këtë, po merren të gjitha masat si në nivel anëtarësimi dhe në nivelin e strategjisë opozitare, duke përfshirë edhe riaktivizimin e Komitetit të Orientimit të Politikave dhe instrumente të tjera që do të bëjnë të mundur përthithjen e kësaj energjie. E rëndësishme është se, në këto 4 muaj pas qeverisjes së re, rreth PD-së ka një entuziazëm, pikërisht nga ky grup të rinjsh e të rejash të përfaqësojë sfidat.
-A ka emra të rinj?
Ka shumë raste. Opozita nis në momentin kur kundërshtari merr detyrën. Sikundër kundërshtari, ka 4 muaj që ka nisur detyrën edhe opozita ka po kaq muaj që ka nisur detyrat e saj. Do të kishim dashur padyshim të nisnim menjëherë procesin e analizës, por opozita është gjendur në një axhendë të diktuar të zotit Rama, arbitrariteti të skajshëm, arrogance paligjshmërie përballë të cilës është vendosur një luftë e fortë opozitare. E kemi bërë këtë në aulën e Parlamentit, në sheshe të protestave popullore, në konsultime me grupet e interesit. Duhet ta bënim, ishte detyra jonë.
-Në kalkulimet tuaja kur mendoni se PD do të ketë një ekip të ri drejtues?
Unë jam kryetar i ri i PD, por unë veproj në respekt të plotë ndaj kohës dhe ndaj të ardhmes, ndaj traditës dhe ndaj novatores, është një vlerë e PD-së. Nëpërmjet procesit të hapjes, i cili ka nisur tashmë…
-PD e hapur ka qenë gjithmonë?
Jo jo. Në qendër. Është tjetër gjë të shohësh flukse të mëdha të rinjsh të japin kontributin e tyre në çdo nivel. Ky është një lajm, i cili përgënjeshtron çdo pretendim se PD ka një problem kohor me procesin e ripërtëritjes.
-E keni kryer opozitën duke tentur t’i thoni shqiptarëve se kanë votuar gabim?
Asnjëherë nuk e kemi thënë këtë. Asnjëherë nuk më keni dëgjuar të them, se shqiptarët kanë votuar gabim. Unë jam kryetari i PD dhe në ditën kur kam shpallur platformën për zgjedhjet në parti, kam thënë fare qartë se, nuk janë shqiptarët ata që kanë votuar gabim, sepse vota e shqiptarit për ne nuk gjykohet, por respektohet.
-Keni krijuar përshtypjen se janë mashtruar nga premtimet e Ramës?
Më 23 qershor kanë funksionuar dy plane krahas përgjegjësive tona, krahas konsumit tonë, mashtrimi dhe shitblerja e votës. Kur flasim për mashtrimet e qytetarëve nuk themi se ata janë fajtorë. Besimi është diçka normale tek njerëzit. Nëse ai u tha që do të keni legalizime falas, njerëzit kanë menduar se ky do na e bëjë. Erdhi ky e u tha shqiptarëve, që shëndetësia do të jetë falas, njerëzit pse të mos e besonin. Për 8 vite, Rama u thoshte shqiptarëve se borxhi, shqiptarët e foshnjat po paguajnë, erdhi dhe i ra me top. Nuk është faji i njerëzve që i besuan. Fajin e kanë mashtruesit. Mashtruesit duhet t’i japin llogari shqiptarëve. Nuk është siç thotë zoti Rama, se ne po i akuzojmë se nuk mbajtën premtimet 4 muaj, pasi kanë marrë pushtetin, ne i akuzojmë se i braktisën premtimet. Nuk kanë kërkuar as ndjesinë më të vogël dhe vazhdojnë ta trajtojnë shqiptarin si budalla.
-A është korrekte që 4 muaj pasi keni ikur nga pushteti ju të flisni për revolta popullore dhe protesta?
Unë kam folur për atë që ndjehet dhe preket tek qytetarët. Që ka të bëjë me rritjen e çmimeve, rritjen e akcizave me rritjen e kostos së jetesës, me pasigurinë më të madhe, mungesën e perspektivës. Është e prekshme se po shkakton dita-ditës jo një ndjenjë dëshpërimi, por dhe revolte…
-Do ta nxirrni në rrugë zoti Basha?
Partia Demokratike dhe opozita e kupton, e konstaton dhe e mbështet këtë ndjenjë të revoltës popullore. Sa i përket aksionit opozitar të PD, ajo është shumë planësh. Unë kam folur për një ndjenjë revolte të qytetarëve shqiptarë. Për hir të çmimeve që po rriten, të pasigurisë të vendeve të punës që kanë, për hir të pamundësisë të vendeve të punës që u janë premtuar 300 mijë.
-Kur do të kemi një ekip drejtues që quhet ekipi i zotit Basha. Keni një datë të përafërt?
Në procesin që sapo kemi nisur, deri në mes të shkurtit do të përfundojë procesi i evidentimit të fushatës së anëtarësisë në PD që do të ndiqen nga një proces deri në mes apo fund të marsit i zgjedhjeve lokale dhe që do të udhëheqë drejt kuvendit kombëtar.
-Kur do të jetë ky kuvend?
Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, pra në fund të marsit maksimumi.
-I bie të fillojë diku rreth muajit prill?
Fundi i marsit apo prillit.
Ky kuvend do të ketë ndryshime vetëm në drejtuesit e partisë apo edhe strukturë? Që do të thotë do të jetë i njëjti, apo do të kemi një ndryshim strukture?
Çdo ndryshim strukture duhet t’i paraprihet me ndryshim statuti.
-Ju mendoni që duhet të ketë ndryshim strukture?
Unë jam i hapur dhe i vendosur që, duke përthithur mendimin e anëtarësisë së gjerë, por edhe forumeve më të larta drejtuese të mos përjashtohet asnjë mundësi, duke përfshirë edhe riorganizimin e PD.
-Zoti Basha keni ju besim tek drejtësia aktuale?
Sigurisht që kemi besim.
-I qendroni çdo vendimi që kjo drejtësi do të japë?
I kemi qendruar, i qendrojmë dhe natyrisht që do t’i qendrojmë.
-Dhe nuk do të reagoni politikisht nëse do të ketë ndëshkime ndaj njerëzve tuaj?
Por nuk jemi ne ata që kemi reaguar politikisht ndaj vendimeve të drejtësisë. Për këtë ju siguroj. Sa herë që drejtësia ka marrë vendime e veta, ne jemi i bindur zërit të drejtësisë. Janë ata që sa herë që nuk u konveniojnë vendimet e gjykatave ose anatemojnë gjykatat siç ishte rasti i Gjykatës Kushtetuese, një akt i paprecedent dhe kjo nuk ka mbetur pa lënë gjurmë, as tek partnerët tanë ndërkombëtarë. Ushtrojnë presion deri tek telefonatat apo mesazhet personale gjyqtarëve. Ky është fundi.
-Kush u ka bërë telefonata dhe sms gjyqtarëve?
Informacionet disponohen dhe këtu nuk jemi për të bërë thashetheme.
-Kjo është një akzuë shumë e rëndë?
Kjo është një akuzë shumë e rëndë dhe është një fakt shumë i rëndë.
-Cili përfaqësues i mazhorancës?
Më i larti. Presionet ndaj gjykatave dhe sulmi ndaj gjykatave është një fakt dhe një arkiv i kundërshtarit tonë për të ardhur keq. Nuk do të gjeni në Partinë Demokratike në asnjë moment të saj të ketë sulmuar vendimet e gjykatave. Vendimet e gjykatave janë respektuar nga Partia Demokratike, vendimet e gjykatave janë anatemuar nga Partia Socialiste.
-Jeni i bindur për këtë deklaratë?
I qëndroj plotësisht çdo gjëje që thashë në raport me këtë. Fakti është që ky Kryeministër edhe publikisht e fakton veten e tij mbi ligjin, mbi gjykatat. Çfarë tha avokatja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese kur e pyeti një nga gjyqtarët se a mundet Kryeministri të ndryshojë Kushtetutën me vendim të Këshillit të Ministrave? Tha po, Kryeministri mund ta ndryshojë Kushtetutën me një VKM dhe ky është një skandal. Pra përfaqësuesi i mazhorancës gjatë seancës publike deklaroi se edhe Kushtetuta e vendit mund të ndryshohet me VKM. Synimi ynë këtu nuk është thjeshtë të denonocojmë por edhe të shikojmë efektet dhe pasojat të një papërgjegjshmërie ekstreme të mazhorancës në raport me ligjin. PD është për shtetin ligjor, është për zbatimin e ligjit dhe është për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.
-Jeni shprehur që PD është e hapur edhe për ata që rikthehen. Cilin keni parasysh në këtë deklaratë?
Të gjithë ata, të cilët ndër vite kanë pasur momentet e tyre të kontributit, të qenësishëm për kauzën e PD, që është kauzë e lirisë.
-Përfshin në këtë listë edhe emra si Preç Zogaj, Spartak Ngjela etj?
Kushdo që veten e vet, është një derë e hapur me një filtër të madh. Të jesh jo thjeshtë opozitar, sepse me shkaqet e shumta që po bën kjo mazhorancë po kthen në opozitarë edhe njerëz që kanë votuar jetë e mot për të majtën dhe për Partinë Socialiste dhe që kanë gjithë respektin tim për këtë, por që nuk e gjejnë veten në mashtrimet që kjo qeveri po u bën sot.
-Zoti Basha, kjo derë është e hapur vetëm për individë apo edhe për struktura politike që mund të duan të rikthehen. A është e hapur për zotin Bamir Topi dhe për strukturat e tij, për zotin Kreshnik Spahiu dhe për strukturat e tij…
Kjo derë është e hapur për të gjitha shtresat dhe shtresimet., grupet dhe individët që janë gati që me Partinë Demokratike dhe në PD të sendërtojnë një aksion të madh opozitar, qëllimi i së cilës është t’u ofrojë shqiptarëve një demokraci të re gjithpërfshirëse si një stad të avancuar të demokracisë, të panjohur deri tani në vend ku në thelb të qendrojnë vlerat e konsultimit, transparencës dhe llogaridhënies me qytetarët shqiptarë, jo njehërë në katër vjet kur u merr votën dhe pas katër muajsh i mashtron me premtimet por në mënyrë të përhershme.
-A keni ju raporte normale me të gjithë drejtuesit e tjerë të lartë të Partisë Demokratike?
Kam raporte normale me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, me të gjithë kolegët, me të gjithë anëtarët e Grupit Parlamentar, sikundër procesi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike dhe procesi që i paraprin atyre më ka dhënë mundësinë të vendos ura bashkëpunimi, kontakti më të gjerë me anëtarësinë e Partisë Demokratike nga qendra në bazë.
-A rrezikon që zgjedhjet e ardhshme të çojnë në një çarje të Partisë Demokratike?
Nuk mund të ketë çarje, sa kohë që ka një garë të ndershme. Dhe unë jam i vendosur të garantoj një garë të ndershme. Një hapje të madhe të rëndësishme, të re, ku ta gjejnë veten të gjithë ata grupime , të gjithë ato shtresa, të gjithë ata individë, të gjithë ata qytetarë, që besojnë tek vlerat e lirisë që janë themeli dhe identiteti i PD. Kam përcaktuar parimin e demokracisë së re gjithpërfshirëse, që është një parim i paprovuar, i pakonsumuar në realitetin 23 vjeçar shqiptar që parashikon konsultimin, transparencën dhe llogaridhënien me qytetarin shqiptar në mënyrë të përhershme. Këto janë vendimet që kam marrë në këtë katër mujor timin si kryetar i PD. Janë një numër risish por jam i sigurtë që risitë më të mëdha unë i kam përpara.
-A ishit ju i informuar mbi çështjen e armëve kimike?
Nuk ka patur asnjë diskutim midis meje si kryetar i PD dhe i opozitës shqiptare me asnjë instancat shtetrore shqiptare dhe ndërkombëtare. Qendrimi i mbajtur nga opozita shumëfishoi energjinë e protestës.
-A mendoni se çështja e armëve kimike cënon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo. Por nuk mendoj se kalon pa lënë gjurmë sa i përket imazhit të ëprgjegjësitë dhe seriozitetit që përfaqësuesit e lartë të qeverisë shqiptare, në këtë rast Kryeministri Edi Rama ka treguar në raport me aleatin tonë dhe me instancat më të larta zyrtare të këtij vendi dhe në këtë kuptim pa dyshim është një njollë e padëshiruar. Është treguar mungesë e theksuar serioziteti dhe përgjegjësie, pra është cënuar një standard i vendosur dhe imbajtur gjatë gjithë kohës që vendin e ka qeverisur Partia Demokratike.
-Përse është krijuar një përshtypje në qendrimet tuaja politike PD dhe ju personalkisht bëni një diferencim midis zotit Rama dhe zotit Meta?
Të dy janë pjesë e një mazhorance, kur ne flasim për problemet që kjo mazhorancë ka krijuar për qytetarin shqiptar nuk ka asnjë dallim midis njërit dhe tjetrit, mazhoranca është një dhe faji është i kësaj mazhorance. Natyrisht nuk mund të pretendohet që nuk kemi të bëjmë me dy forca të ndryshme politike. Evidentimi i Kryeministrit Rama ka pikërisht të bëjë me faktin që ai kryeson forcën më të madhe politike në koalicvion por nuk egzoneron në asnjë rast, në asnjë çështje përgjegjësdinë e bashkëndarë në mënyrë të plotë me bashkëkryetarin e mazhorancës dhe partnerin junior në koalcion që është Ilir Meta. Thelbi i çështjes është ky, kjo mazhorancë ka faktuar që është kthyer në një burim problemesh të njëpasnjëshme efektet e së cilës sot po i ndjejnë shqiptarët. Kjo mazhorancë është përgjegjëse për këtë bërje me shpejtësi të shtetit ligjor.
-Do ta refuzonit një ftesë të Metës për t’u kthyer?
Nuk mund të bëhet asnjë diversion me Partinë Demokratike dhe me opozitën shqiptare ata janë një mazhorancë dhe janë bashkëpërgjegjës për të gjitha qendrimet asnjë iluzion nuk mund të ketë se ata nuk janë bashkëpërgjegjës.
-A ndjeni përgjegjësi për humbjen e statusit të vendit kandidat?
PD në raport me statusin i bëri detyrat e saj pa u ndalur. Disa vite më parë nuk e morëm, sepse opozita e atëhershme e bllokoi. i bllokoi me ndërgjegje të pastër. PD dha një kontribut më shumë në raport me statusin, duke organizuar zgjedhjet, të cilat u vlerësuan nga SHBA dhe BE dhe duke realizuar një rotacion shembullor statusi në këto kushte ishte matematikisht i sigurtë.
-Pse dështoi sipas jush?
Ajo që i mbetej kësaj mazhorance ishte që dorë më dorë me opozitën të bënte punën e saj për të bindur të gjitha vendet e saj, se Shqipëria ishte gati. Statusi nuk iu dha Ramës dhe Metës, pikërisht sepse Europa evidentoi në një hark fare të shkurtër kohor, jo vetëm mungesë gatishmërie për të hedhur hapin e fundit, por u angazhua hedhshëm në tritol-politikën nëpërmjet goditjeve ndaj Kushtetutës ndaj ligjit, të drejtave qytetare, ndaj konsensusit si vlerë dhe duke ndërmarrë në këtë mënyrë një fushatë të paprecedentë anti status. Një porosi i dhanë, vijimësi dhe stabilitet në administratën publike. Ai ndërmori një fushatë të hedhshme spastrrimesh, e cila vazhdon edhe sot, ndonëse Gjykata Kushtetuese i ka ndaluar. Këto veprime jo vetëm që nuk ngjallën asnjë frymëzim, por u kthyen në një mal të pakapërcyeshëm. Aroma e barutit antikushtetues dhe antiligjor e kësaj qeverie nuk mund të mos përcillej përmes vëzhguesve të BE në këtë vend dhe të kthehej në një mal të pakapërcyeshëm në Bruksel. Pra, statusi nuk u mor, sepse statusi në fund të fundit do ta marri qeveria, iu mohua qeverisë dhe iu dha 6 muaj kohë për të reflektuar. Shenjat e para nuk janë pozitive. Në vend që të reflektonte tani Rama drejton gishtin gjetkë dhe jo tek shkaqet e vërteta të humbjes së statusit. Në efekt rritja galopante e krimit për shkak të politizimit të Policisë së Shtetit, i cili sot e kësaj dite ka sjellë një përkeqësim dramatik, institucionet e BE në kontakt me institucionet e specializuara të shtetit shqiptar kanë shprehur shqetësimin për përkeqësimin dramatik të bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe si rezultat kemi rënie të sihurisë publike.
-A ka racizëm ndaj shqiptarëve në këtë proces?
Teza se statusin e pengojnë ekstremistët është shfajësim nga përgjegjësitë që kjo mazhorancë nuk ia njeh vetes. Ekstremistët nuk kanë mundur kurrë të influencojnë në vendimmarrjet e BE-së veçanërisht në vendimmarrjet e zgjerimit. Statusin e bllokoi Edi Rama me pretekstin e Fierit. Nuk e bllokoi asnjë albanofob. Problemi është se Rama nuk jep garanci drejt të ardhmes, por po shkojmë prap drejt humbjes së statusit.
-Diplomatë të rëndësishëm danezë në lidhje me refuzimin e statusit janë ankesat e bëra për gjyqet e zotit Meta. A ka ndikuar kjo dosje në vendimin për statusin?
Ju duhet t’ia kishit bërë dhe ia bëtë Edi Ramës. Ai me pafytyrësinë më të madhe të gënjeu ty dhe gënjeu të gjithë shqiptarët. Këtu tha absolutisht jo, nuk ka ndikuar. i njëjti Edi Rama me zë dhe figurë tek emisioni i një kolegu tuaj në një stacion televiziv, kur u pyet a ekziston mundësia që dosja e Ilir Metës që ju keni çuar në këto vende dhe vendimi i gjyqësorit që nuk ishte i drejtë në këtë rast, ka ndikuar për statusin? Rama tha se nuk e përjashtoj të ketë ndikuar.
Marrë me shkrutime nga emisoni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu
Shtet ne tranzicion, qeveri ne tranzicion, opozite ne tranzicion…popull ne skamje…http://darsiani.jimdo.com/rrethi-i-matit-le-district-de-mat-district-of-mat/
Se pari Basha eshte I emeruar,sepse eshte zgjedhur jashte regullave statutore, se dyti Ngjela e Zogaj ne 22 vite kane hyre e dale sahere qe ju ofrohen favore nga kundershtaret e Pd-se, prandaj le te rine aty ku jane,dhe nuk perbejne problem per hapjen e PD-se se e pyet Lulen miku I tyre Fevzo.
pastaj dhe fjala mirepres tregon se ai na kenkerka pronar I Pd-se pra nuk ka haberin e demokracise
Nuk behet stan me lepuj!
Ky u be si Nard Ndoka ne 2004 qe mblodhi te gjithe deputetet qe iknin nga te tjeret, dhe krijoi nje grup Parlamentar.
sa te forta ka me kete smerlap kne i bon thirrje ngjeles dhe precit nga ana tjeter nxjerr sterkomth jozin e pashukut,ky po qe ka ideollogji dava plerash…
Pse,
Nuk u ngope me selamin o Lule?!
http://goo.gl/GPnYRp
Sa te mbashe ne dore epruveten e shures se SHPELLARIT mos prit te afrohet njeri.
Si përfundim, ky “tulipan hollandez”, që nuk e di se në çfarë guzhine është gatuar, nuk tha asgjë dhe nuk ju përgjigj konkretisht asnjë pyetjeje. Thjesht arsyetoi dhe foli si Grigja dhe kishte cipë e sy e faqe të fliste për mashtrim (?!), blerje votash (?!), vitin -97…etj, duke kujtuar se shqiptarët hanë bar!
Qe nje parti politike te humbasi ne zgjedhje, qofte edhe duke patur kontrollin e plote te strukturave shteterore duke perfshire edhe ate te drejtesise si ne rastn e PD-se, kjo mund te jete normale ne nje vend si Shqiperia. Por, qe nje parti apo “kryetari” i saj te mos kuptojne akoma edhe sot e kesaj dite arsyet e kesaj humbje te rende, atehere me te vertete keta jane a-normal dhe te rrezikshem. Me sa duket kan nevoje urgjende per psikiater, sepse ndryshe rrezikojne jo vetem vetveten, jo vetem egzistencen e tyre si opozite, por edhe ecjen perpara te shoqerise me reforma demokratike te verteta per tu larguar nga ajo mizerje barbare qe na rrethon ne cdo aspekt te jetes.
Po si mundet që sa herë flet ky hermafrodit politik të mos pranojë qoftë dhe një gabim të vockël të PD?
Nga Basha ne “Opinion” kuptohet se analiza e humbjes se zgjedhjeve ka humbur rrugen. Populli thote :Nuk behet stan me lepuj:pra nuk ka nevoje ndonje parti me per Zogaj e Ngjele. Mos funksionim partie dhe aleance me LSI, ja kete te thote Basha e jo te nanurise per “blerje vote”. Ka qene katastrofale per PD vdekja e Sokol Olldashit, e kjo shihet shume qarte.
ne nje prononcim te dites se djeshme ky basha u bente thirrje strukturave perkatese te afronin e te hapeshin dyert per kedo. bile sqaronte se duhen afruar edhe lidhja e gruas ,forumi rinor e ç’te gjejne ne rruge. ky eshte teper i ri dhe nuk besoj te kete degjuar ndonje here per pluralizmin e ramiz alise. po duket se B1 ja ka shpjeguar. pra ky palo kryetar sugjeron tamam filozofine ku te gjitha satelitet e partise meme te bashkohen per te permbysur qeverine sa me shpejt e mundur. po çe do mavria nuk ka bashkime profesjonale apo organizate veteranesh. po ngaterrohesh shume o lule, e bere çorap fare.
Mirepriti z Basha pazar lopesh eshte!
uaaaaaa lulushka sa mikprites qenka bere….!!!! i fton se nuk e ka me zor t’i vrase pastaj po dalin kunder.(i fryn ne vesh kerma)
BASHA- O cuna,qe kini mbetur ketu ne shtepine tone,se djemte e medhenj u ndane,me hir apo me pahir u ndane. Ju e shikoni qe zjarri po shuhet e shtepia po behet akull,ndaj dilni perjashta e mblidhni ca bujashka,ferra cte gjeni e bjerini brenda ,mbase e mbajne pak zjarrin.
Si ce shikoni,ka filluar dimer i madh ,e thone se me i madh do te jet i ketyre 23 vjeteve te undit. He cuna,PERPARA PER BUJASHKA E FERRA !
Oooooo MILIT! Degjoni e mbani vesh,se po nuk degjuat fajin e kini vet. Te mblidhemi te sheshi ” Skenderbeu i II ” e te Festojme se bashku pasi shoku jon , SPARTAK NGJELA , u shkri. PO,PO U SHKRI SE KISHTE DISA VJET QE ISHTE i NGRIRE NGA SALIU. Aferim i qote Bashes! O milet,degjoni e mbani vesh,ju flet LUL BASHA : Kjo thirrje vlen per te shkrire edhe Filip Cakullin. Po per MERO BAZEN nuk flas dot,pasi s’ka ardhur urdheri nga “Skenderbeu i II” O POPULL,A ME DEGJUAT ESHTE SHKRIR……………….
*****************************************************************************************
….. Ja Ceta-PD e Dragobise si eshte katandisur …. askush nuk i afrohet …. eshte mbushur me maloke, provinciale, buce, cica, me njerez te droges, korrupsionit dhe mbeturina ….
…. E ardhmja e kasaj Cete-PD eshte shkaterrimi perfundimtar.
******************************************************************************************
Me vjen keq per kete Lulin.
Ku eshte bere si ai qe, per nje vic e u zu nata jashte.
Ka gelltur corben e prishur te Saliut me rrugen e kombit dhe me ngjarjet e 21 Janarit, dhe tani ka vetem diare.
Per Zogajn s´kam ndonje simpati se ai s´ka shtylle kurrizore, por per Ngjelen me sa kam vene re eshte perballur me Salen dhe tani me Edin per ate qe ai e quan te drejte sipas gjykimit te tij, keshtu qe gjykoj qe
s´ka nevoje per ftesen tuaj.
Ju nuk jeni kryetar i PD por i emeruar , biles nen presion.
Ai qe donte te ishte kryetar me vote e penguat duke i futur gure nen rrota gjate zgjedhjeve , dhe me vone duke i hequr alkoolin e frenave gjate udhetimit.
Ka shume fanatike qe besojne verberisht tek PD, por PD eshte bere si PPSH e Enver Hoxhes ku here pas here pastrohet. Here me shkarkime e here me C4.
Populli thote mos i shih gunen por punen.
PD ka pasur shume njerez te mire ne rradhet e saja por fatkesesiht s´ka mbetur pothuaj asnje sepse shoku ish-sekretar ne vend qe tu hapte deren mper tu futur brenda, u ka hapur dritaren dhe i ka fluturuar jashte, ca si horra bulevardi e ca si skizofrene.
Ishte per te vene duart ne koke kur shikoje shterpesine e mendimit tuaj dje ne OPINION. Dukeshe sikur ishe pllake gramafoni. Nje ritem monoton e pa nerv e bosht.
Fatkeqesi per PD , por do te vije dita qe dhe atje te dalin mbi uje dhe te miret, por me pare duhet zhdukur yndyra e prishur qe ka zene frymen PD-se.
BLENDI KACURRELSI NUK I BERI PYETJE PER VJEDHJEN NE RRUGEN E KOMBIT,NUK I BERI PYETJE PER 21 JANARIN ,PERGJEGJSIA ETIJE,NUK I BERI PYETJE PER FALJEN E DETIT GREQIS,NUK I BERI PYETJE SI E NDJEN VETEN ME VJEDHJEN NE TAVOLIN TE VOTAVE PER KRYEBASHKIAK.SI NUK I BERI NJE PYETJE SE SA I KAMBAJTUR PREMTIMET PAS KAQ KOHESH SI KRYEBASHKIAK?.PO SKE FAJ TI FAJIN EKA EDI RAMA DHE EKIPI QE NA CANE KOKEN MEVJEDHJET DHE SHKELJET NE QEVERISJE E PD DHE SPO BEJNE ASNJE REFORME,MADJE DHE REFORMEN NE DREJTESI DO TAPERFUNDOJNE NE MAJ,A KA ME TURP PER KETE MAXHORANCE QE NDENJI 8 VJET NE OPOZITE DHE 3 MUAJ PAS 23 QERSHORIT DUKEU KSEHASUR ME FITOREN PA BER4E AS DHE DYSHE PUNE NEDREJTIME TEREFORMAVE.KERKONI TE DENOHEN MJEKET E SPITALIT USHTARAK DHE SBEJNE AS DHE NJEFJALE PER DENIMIN E VRASESVE TE 21 JANARIT.TE JEPET PERSHTYPJA KANEFRIKE PER TEBERE REFORMA OSE JEMI TEPA ZOTE?
@Tani-Deutschland, shumë e goditur: “Dukeshe sikur ishe pllakë gramofoni”
**************************************************************************************
…. Ky gjatovine faqe-torve i Peshkopise, kerkon ushtare “mish per top” qe te luftojne per Ali Bishen, per t’i nxjerre ne rruge per destabilizim te situates ne Shqiperi ….. vetem e vetem per te shpetuar “arrestimin ” e tyre.
**************************************************************************************
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
… Ky lezhiani ZOGAJ nje spiun i Sigurimt Shtetit me dosje.
Edhe dosja e Sali Bishes “penicilina” eshte grisur nga vete Ai ne 1994-tren. me ane te ish-ministrit te brendeshem i PD-se ne ate kohe.
Sali Bisha nuk arriti te zhdukte dot dhe dosjen e vjerrit tij (babai i Lirise) nje ish spiun i UDBS-se.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
I lexove komentet o Luli? Turp per ty. Çdo post nuk e ke merituar, por ta kane falur dhe te kane levizur shpejt se kudo ku ke qene ke bere nga nje krim…