Albpetrol prish koncesionin e Phoenix, e dha Berisha javën e fundit në pushtet

17 Janar 2014, 19:01Politika TEMA

Shoqëria Albpetrol sh.a ka vendosur mbylljen e marrëveshjes hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Amonicë” me shoqërinë Phoenix Petroleum sh.a.

Marrëveshja hidrokarbure me shoqërinë Phoenix Petroleum sh.a ishte vendosur me VKM më datë 16 gusht 2013.

Mbyllja e marrëveshjes nga ana e Albpetrol sh.a është kryer pasi gjatë aktivitetit të saj, kompania Phoenix Petroleum sh.a. ka akumuluar detyrime te shumta ndaj Albpetrol sh.a.

Në këto borxhe përfshihet edhe pagesa që duhet të bëhet për llogari të fond pagesës për kompensim mujor në lidhje me 171 punëtorë të pushuar nga puna.

“Gjithashtu nga verifikimi në terren rezulton se:

Phoenix Petroleum sh.a kryen operacionet e shitjes së produkteve hidrokarbure ne kundërshtim me marrëveshjen dhe pa një Pikë të miratuar për matjen e sasive që shiten.

Phoenix Petroleum sh.a ka shituar në mënyrë të jashtëligjshme një sasi nafte, e cila i ishte lënë në ruajtje nga Albpetrol sh.a në momentin e dorëzimit.

Phoenix Petroleum sh.a ka mbyllur selinë e kompanisë pa njoftuar paraprakisht Albpetrol sh.a. Pas insistimit të Albpetrol, Phoenix Petroleum sh.a ka deklaruar si seli të kompanisë zyrat e Konsullatës së Nderit të Republikës së Islandës në Tiranë.

Për më tepër, operacionet në vendburimin e Amonicës drejtohen zoti Aleksandër Zenelaj, i cili ka qenë Drejtor i Marrëveshjeve Hidrokarbure në Albpetrol sh.a. në periudhën kur është negociuar marrëveshja me Phoenix Petroleum sh.a. Zenelaj është gjithashtu një ndër personat kryesorë në procedurën e dorëzimit të vendburimit. Ne te dyja këto procedura janë konstatuar shkelje të shumta duke lënë vend për dyshime të bazuara se Phoenix Petroleum ka ushtruar ndikim të jashtëligjshme në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe me pas gjatë dorëzimit të vendburimeve.

Në bazë të marrëveshjes Phoenix Petroleum sh.a. ka 120 ditë kohë për të përgatitur dorëzimin e vendburimit të Amonicës së bashku me gjithë asetet, puset, mjetet, pajisjet dhe infrastrukturën tjetër që ekzistojnë në Zonën e Kontratës ose të vendosura në rajon rreth ose pranë Zonës së Kontratës, dhe që i kanë kaluar Phoenix Petroleum sh.a. nëpërmjet Instrumentit të Transferimit dhe Procedurës së Marrjes në Dorëzim sipas Anekseve E dhe F të Marrëveshjes.

Mbyllja e Marrëveshjes Hidrokarbure nuk do ta lehtësojë Phoenix Petroleum sh.a. nga çdo angazhim i paplotësuar ose detyrime të tjera nën këtë Marrëveshje, duke përfshirë pa kufizim pagesat e detyrimeve monetare për angazhimet e punës të paplotësuara, riparimet sipërfaqësore, përmirësimet e mjedisit dhe braktisjen,” thuhet në njoftim zyrtar.

7 komente në “Albpetrol prish koncesionin e Phoenix, e dha Berisha javën e fundit në pushtet”

  1. XHEVATI says:

    Bravo Damjan !
    Keshtu e duan te gjithe mashtruesit nderkombetare dhe plehrat shqiptare me ne krye QOFTELAGUN.
    Mos e zente sabahun ishalla!

  2. odeta malaj says:

    kete koncesion e dha berisha ne fund te gushtit kur po ikte. Kane marre kej te madh njerezit per ate pune. Fred murati do jete bere per te vrare veten se duhet te ktheje leket. Hallall albpetrol, por riktheni ne pune edhe naftetaret e hequr nga Phoenix ne Vlore!

  3. A T Z says:

    Eeeeeeee more ku e katandiset pasurine me te madhe te Shqiperise ta kordinojne disa sharlatane.

  4. andrea says:

    Fillim i pritur! Po per kompanite e tjera qe gjithashtu po grabisin Naften Shqiptare a ka ndonje reagim investigativ prej Medias?
    Cilat jane arsyet qe po kerkohet te behet, ne mungese te institucioneve te shtetit, investigimi ne kompanite si me poshte? :
    – Per zonen naftembajtese te Ballsh-Drenove, nder me te pasurat e vendit, grabit kompania e Albana Vokshit, nje nder krahet kryesor te Oktapodit SRB,
    – Per zonen naftembajtese te Visokes, grabit kompania e ish-keshilltarit juridik te Oktapodit SRB, G.Kastrati.
    Pra per Zonat naftembajtese, Oktapodi SRB ka vepruar me shume dinakeri. Te gjorit! Nuk I dilnin abuzimet e dhe honoraret e “ligjeshme” nga shitjet e pasurive te Shtetit dhe Popullit shqiptar, por u orvat te siguronte pasuri te patundeshme, teper-teper potenciale sic eshte Nafta, per t’ia lene peshqesh Gites dhe Zenit, kur te largohej nga kjo bote.

  5. Patrioti says:

    Po per parate e naftes qe ka vjedhur dhe shitur ?. A jane te shqiptareve keto para ?. Nese po, a duhet ti merren kesaj kompanie hajdute dhe ti kthehen arkes se shtetit ?. Vetem po u veprua keshtu, atehere do shpresojme se shteti i se drejtes do filloje te funksionoje, se perndryshe…….?!.

  6. Mali says:

    Z.Damjan! te urojme nga zemra per punen qe po ben,mos i ler hajdutet te qete,e ti detyrosh te kthejne te gjitha cfar kane grabitur deri tashti. Do te shokohesh per vjedhjen qe kane bere,per nje fare kohe shume te shkurter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje