Pesë deputetë, mes të cilëve edhe Taulant Balla i PS-së kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë ligjore, që mbanë datën 30 dhjetor 2013, përmes së cilës kërkojnë të ndryshojnë mënyrën e shpërndarjes së fondeve për partitë politike.
Projektligji mban titullin “Për një shtesë në ligjin “Për partitë politike”.
Firmëtarët e nismës janë deputetët Nard Ndoka që është kreu i demokristranëve, Taulant Balla që vjen nga rradhët e socialistëve, Vangjel Dule që drejton Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Petrit Vasili, njëkohësisht zv/kryeatar i LSi, Fatmir Mediu që është në krye të republikanëve dhe deputeti çam Dashamir Tahiri.
Sipas propozuesve, drafti synon t’u krijojë më shumë favore partive të vogla, të cilat nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë mandat deputeti në zgjedhje, por që kanë marrë një përqindje të caktuar votash të vlefshme, duke iu krijuar mundësinë për të përfituar një shumë nga buxheti i shtetit.
Amendimi i ligjit ul numrin e nevojshëm të votave që i duhen një partie të vogël për të marrë fonde nga buxheti i shtetit.
Ndihma financiare e parashikuar në buxhet në vitet jozgjedhore, si rregull, nuk mund të jetë më e vogël se ndihma e parashikuar në vitin paraardhës. Ky fond ndahet sipas rregullave të mëposhtme:
a) 70 %, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në kodin zgjedhor;
b) 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare;
c)10 % sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi.
Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 % dhe u ndahet partive parlamentare.
Masa konkrete e fondit publik, që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore, në përputhje me këtë ligj, përcaktohet me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nisma pritet të kalojë pa debate, pasi përfaqësimi i gjithë spektrit politik veç PD, garanton kompromisin në miratimin e projekt-ligjit.
po jo mor zoterinj,kjo eshte vjedhje e hapur,partite jane subjekte private dhe nuk mund te subvencionohen nga taksapaguesit per aktivitetin e tyre.
Vetem ne shqiperi ndodhin cudira,mjafte e plackitet kete popull akoma do mbani partite me parat e popullit.Ne kohen e xhaxhit se paku vetem nje ishte po tani jane bere 120 ku ne krye jane batakcinjt do i quaja te gjithe persa kohe marrin para nga populli ,duhet te hiqet me ligje parlamenti urgjent te vendose te ndaloje kete vjedhje nuk u ngopen partit,pskan patur barkun e madh,NRIHU O POPULL SE NUK IA KE PARE HAJRIN PARTISE E PARTIVE QE JANE KRIJUAR,KETO PARA LE TE SHKOJNE PER SPITALE E ARSIM,MJAFTE POLITIKANEVE ME DY A TRE ROGA,ZGJOHU RAMA KEMI BESIM ,MOS I FINANCO ME SE NA PINE GJAKUN,PO SI NUK KANE TURP A JANE NJEREZ APO KAFSHE?