PS i ofron postin e ambasadorit, Milo refuzon

18 Janar 2014, 10:19Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokreacia Sociale Paskal Milo, nuk e ka pranuar postin e ambasadorit të ofruar nga ministri i Jashtëm, si shpreheje e zbatimit të marrëveshjes parazgjedhore me PS-në.

I kontaktuar nga gazeta “Panorama” Milo ka pranuar se ka pasur një ofertë nga Partia Socialiste për të përfaqësuar vendin tonë në një përfaqësi diplomatike , por nuk është pranuar prej tij.

Që prej krijimit të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, në deklaratat e tij, kreu i PDS-së ka kërkuar vetëm zbatimin e marrëveshjes  parazgjedhore sipas termave, ku palët kanë rënë dakort dhe jo post për Paskal Milon.

14 komente në “PS i ofron postin e ambasadorit, Milo refuzon”

  1. pinoku says:

    Rama dhe Meta kane nje synim te qarte. Asgjesimin e partive te vogla.
    E dine shume mire se pa vende pune keto parti do te vishken e perfundimisht do te dalin nga harta politike ne favor te tyre, perderisa behet fjale per elektorat te majte.Kur ben nje mareveshje dhe nuk e respekon ate tregon se nuk mund te jesh njeri i besushem dhe aq me shume te jesh nje kryeminister qe do ngjallesh besim e fryme udheheqesi te populli.

    1. nik says:

      Mos duhet ta bejme president Milon? Sa vota ka marre partia e tij ne zgjedhje?

  2. Titi says:

    Duan ta heqin qafe Milon se u ben karshillek me dinjitetin dhe inteligjencen qe ka.

  3. vlora says:

    nje kryer partie s’mund te jete ambasador non sens.

  4. plaku dhe deti says:

    ky qendrim i milos tregon koerence dhe seriozitet. njerzit me kontribute nuk genjehen me koska …
    duhen trajtuar si partner dhe duhet te bashkqeverisin

  5. arsen says:

    Po kjo PDS a PSd se nuk e di mire.. Cil ka Sekretar ? Po N/Kryetar cil ka?
    Ik o Milo!
    Te ka ardh edhe koha e pensionit.

  6. 2.000.000 SHQIPTARE says:

    @ titi, ke shume te drejte!

    edi rama po ben polotiken e skuthit; ilir metes.

  7. kemishtja says:

    jo mor jo ….votat e popullit ,nuk jan eper tu siguruar ti dhe fare e fisi ty

    1. like kokmadhi says:

      jo mole kemishte …
      kush te pyet ty
      duhet te pyesesh ata qe votojne per milon …

  8. Didi says:

    Paska harru Bushati premtimet e shefit te tij qe thoshte se s’do te kete me familljare ne te njejtin institucion. Goca e Milos eshte ne ambasade. Babe e bije ne ambasada. A nuk kujton kjo historine e veshit te Cekajve. Nese ja ka ofruar kete ministri i jashtem ka bere gabim. Pavaresisht se Milo s’ka pranuar. Helbete ai do te jete minister e s’ka tjeter. Milo ka nje problem tjeter. Ka mbushur moshen e pensionit. Jemi tallur me Ceken. Asgje s’paska ndryshuar me rilindjen. Hajt te na rroje rilindja.

  9. Plaku Tirones says:

    Paskali asnjehere nuk ka patur peshe domethenese ne politiken shqiptare, Por eshte njeri me integritet dhe smund te trajtohet si cilimi.

  10. lesh me tresh says:

    paskali te mbahet fort. edi rama nuk mund te tallet me votat e njerezve. votat e partive te tjera i kane sjelle 10 deputete …

  11. xhoi says:

    Profesor i nderuar dhe i respektuar, personalisht kam respekt, neqoftese i ka ardh mosha e pensionit le te dali, eksperiencen e tij t’ja japi te rinjeve, ne ambasada te punojne te rinj ata qe e mertiojne, po dhe keta keshtu do vene, do vene femijet e tyre sic vepruan ata te paret, o te mjeret ne, jane gjithe keta te rinj qe baballaret dhe nenat e tyre nuk jane te degjuar, po ce do nuk e kane mikun dhe parane per te punuar, hajt ishalla ndryshon ndonje gje.

  12. ceni says:

    Postin e Ambasadorit ja kane dhene Partise qe drejton Milo(mareveshja eshte parti me parti dhe jo kryetar me kryetar per te gjetur pune kryetari) dhe keshtu Paskali mund te dergoje nje drejtues tjeter te Partise, por keta i kane kthyer gjerat ne personale pra cdo post qe jepet duhet te jete per Kryetarin ne kete rast Paskalin…po me gjithe respektin qe kam per Paskalin ky refuzim me duket personal, sepse keto parti pa elektorat kerkojne poste ministrash per kryetaret ,ja si puna e atij Ngjeles…o ministra o ska kur ne te njejten kohe jane ne moshen e pensionit dhe na tregojne perralla me Mbretin Zog apo Kujtime nga Burgu.Po ikni o gjysher,luani domino ose shkruani ndonje liber kujtimesh, se vendin do ta drejtojne intelektualet e rinj te shkolluar e te kulturuar ne Perendim ne kohen e sotme dhe jo te dale jashte shtetit me “canten me sallam dhe konserva” te kohes te Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje