Ka disa muaj që po përfliten dy kërkesa, njëra e palës greke dhe tjetra e palës maqedonase për devijimin e dy lumenjve që kanë zanafillën në këto dy shtete, në favor të projekteve të tyre rajonale. Lajmi ka ngjallur një lloj shqetësimi në opinionin publik, sidomos ai që ka të bëjë me lumin e Radikës në Maqedoni, i cili ka një rëndësi jetike për Dibrën, por dhe për regjimin e ujërave të Drinit të Zi i cili përfundon në Shqipëri.
Dje, disa aktivistë të shoqërisë civile protestuan në Tiranë rreth kësaj situate dhe kërkojnë anulimin e projekteve. Disa prej tyre nën shkëlqimin e protestave për armët kimike, dukeshin edhe më të vendosur.
Por, çfarë është në të vërtetë kjo histori?
Sa i përket Vjosës, nuk ka ndonjë hap konkret për ndonjë projekt nga pala greke, por nuk përjashtohet mundësia që të ekzistojë ndonjë projekt ide. Duke e njohur mirë regjimin e ujërave të atij lumi, dhe sasinë e ujit që hyn nga Greqia në Shqipëri, mund të thuhet pa frikë se ka shumë pak shanse që ujërat e Vjosës që nis nga Greqia, të shërbejnë për ndonjë projekt serioz. Në raport me ujërat që merr Vjosa nga Tri Urat deri në Vlorë, sasia e ujit që kalon nga Konica në Tre Urat, është më pak se një e dhjeta dhe nuk më duket se do t’ia vlente ndonjë projekt me atë përrua që hyn nga Greqia në Shqipëri.
Sidoqoftë, kjo është çështje teknike. Çështja politike që detyron Greqinë dhe Shqipërinë të merren vesh në këtë rast, ka të bëj me legjislacionin ndërkombëtar për përdorimin e ujërave të cilën të dy shtetet e njohin dhe e zbatojnë.
Me lumin e Radikës ka hapa konkret. Maqedonia ka një projekt ide konkrete për të devijuar atë në favor të ndërtimit të një hidrocentrali dhe për t’i ndryshuar derdhjen duke e çuar në Vardar. Edhe pse është projekt ide dhe jo në formën e ndonjë vendimi qeverie, ai është shqetësues, pasi bie ndesh me marrëveshjen dy paleshe Shqipëri- Jugosllavi të vitit 1966 mbi përdorimin e ujërave të përbashkët, marrëveshje që Maqedonia e njeh, pasi ka marrë përsipër detyrimet e ish -Jugosllavisë për pjesën e saj kur është shpallur shtet i pavarur. Ajo është po ashtu e kushtëzuar nga legjislacioni evropian dhe ai ndërkombëtar për këtë çështje, si dhe nga marrëveshjet shumëpalëshe që janë lidhur mes shteteve të rajonit për liqenet e Prespës dhe Ohrit.
Pra, në një farë mënyre në të dy rastet kemi një zhurmë për projekt ide të cilat bien ndesh me ligje ndërkombëtare dhe dypalëshe dhe e drejta është në anën tonë.
Por, të kthehemi dhe një herë tek protesta e djeshme.
Duke qenë se të gjitha palët në vend bien dakord që legjislacioni kombëtar, marrëveshjet dypalëshe, si dhe legjislacioni ndërkombëtar e ndalon këto projekt ide, e vetmja arsye për të protestuar është nëse kemi një marrëveshje të fshehtë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke dhe maqedone për t’i toleruar këto projektime. Në një farë mënyre, do t’ia vlente të protestohej, nëse do ishim në pozitat e mungesës së thellë të transparencës që ka shoqëruar marrëveshjen për ujërat detare me Greqinë, të cilën Basha dhe Berisha e firmosën një ditë pra nisjes së fushatës elektorale më 2009 për të siguruar ndikimin e Athinës mbi pakicën greke në Shqipëri në favor të tyre dhe mbështetje për të dorëzur kërkesën për marrjen e statusit që nuk e kemi marrë ende.
Situata nuk është e ngjashme, biles është e kundërt. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Energjetikes, Damian Gjiknuri, kane koordinuar qëndrimet e tyre për ketë çeshtje dhe janë qartazi kundër. Bushati ka takuar edhe faktorin shqiptar në Maqedoni, duke u shprehur se Shqipëria nuk do të jap pëlqimin e saj për këtë çështje dhe do mbrohet përmes të drejtës ndërkombëtare. Për Greqinë nuk ka ndonjë kërkesë konkrete, por qëndrimi vlen njësoj.
Në këto kushte protestat janë paksa të nxituara dhe duket se i mban gjallë vlaga e protestave të disa muajve më parë, kundër një çështje vërtet të ndjeshme. Në kushtet kur qeveria shqiptare, dhe politika shqiptare në Maqedoni, nuk i pranon këto projekt ide, protesta në Tiranë nuk ka shumë sens, biles dhe sikur të jetë në mbështetje të vendimeve të qeverisë shqiptare. Është tjetër gjë protesta në Maqedoni, pasi ata e kanë problem me qeverinë e tyre. Ata janë në punë të vet. Protesta në Tiranë mund të bëhet në mbështetje të tyre kundër qeverisë maqedonase, por jo si një protestë që i kërkon llogari Tiranës. Duke nxituar të vënë shishen në radhën e qumështit për çdo protestë, disa aktivistë duket se bëjnë nxemje për një protestë për një zhvillim ku qeveria e tyre është në anën e protestuesve. Ky është paradoks dhe një shpërdorim i madh i të drejtës për protestë, të cilën mezi e rifituam nga liria që solli 23 qershori. Tre vjet më parë më 21 janar, Lulzim Basha dhe Sali Berisha vranë jo vetëm katër qytetarë, por dhe guximin për të protestuar. Meqë 23 qershori e riktheu guximin, është mirë mos ta shpërdorojnë.
Kam frike se dicka fshihet mbas ketyre levizjeve.
Berisha mburret se ka lene toke te minuar
http://goo.gl/EIXmVj
Disa verejtje mbi shkrimin e z.Baze.
Se shqiptaret kane te drejte ne lidhje me kete ceshtje,kjo eshte e kuptueshme nga te gjithe,dhe prandaj edhe shpjegimet e analistit tone jane te teperta.
Verejtja e pare,eshte se,perkunder premtimit te bujshem per transparence te Rames,jemi ne nje terr informativ sa i perket ceshtjes.Ky terr nxin edhe me shume nga prononcimi i nje deputeti te opozites ca kohe me pare ne media,pikerisht per kete ceshtje,dhe qe pati reagimin e vet negativ nga mazhoranca.
Verejtja e dyte,ka te beje me “shitjen e detit” nga mazhoranca e kaluar.Eshte bere shume zhurme per kete.Ceshtja eshte e tille sa shume njerez jane te intimiduar per te arsyetuar mbi ate marreveshjen,sa e pranojne si te vertete “aktin tradhetar te shitjes se detit”.Gjithsesi,veretja ime,ka te beje me fshehjen e nje fakti shume interesant dhe intrigues;kjo ka te beje me qendrimin e LSI-se dhe Ilir Metes.E para force politike qe kundershtoi marreveshjen me Greqine atebote ishte LSI-ja.I pari lider politik qe e kundershoti ishte Ilir Meta.Kjo,ne pranvere te 2009,dmth, para zgjedhjeve parlamentare.Mirepo,menjehere pas zgjedhjeve,LSI-ja u be mbrojtsja me e flakte e marreveshjes detare.Ilir Meta ,dhe kete e kemi pare dhe degjuar te gjithe,me ze dhe figure,u be avokati kryesor i kesaj marreveshjeje,duke sulmuar hapur denoncuesit e saj,sidomos kol.Myslim Pashajn,te cilin,publikisht e denigroi me cilesime te ububushme,shume te rralla per vete natyren e qete te Metes.Tani lidn pyetja se pse ky ndryshim 360 grade i Metes?!Aleanca me Berishes,nuk besoj se e justifikon qendrimin dukshem te zellshem dhe te mbeshtur ne bindje,sepse kjo binte shume ne sy.Atehere duhet te jete dicka tjeter,qe mund ta dine vetem rrethet e larta te politikes,diplomacise dhe organeve te tjera qe merren me keto ceshtje madhore;tjeter shpjegim nuk ka.
Verejtja e trete,ka te beje me protestuesit.Edhe ne kete rast,si ne ate te armeve kimike.Ne rastin e pare,te rinjte qe dolen ne shesh,ishin te perkatesise se djathte politike;ky eshte fakt i regjistruar;dhe ,pervec tyre ishin edhe ambientalistet e zakonshem alla Sazan Guri,por qe numerohen me gishtat e dores.Pastaj,duke pare se protesta filloi te merrte vrull,te majtet futen ne loje detashmentet e tyre rinore,me Freshista e Mjaftista,te cilet i dhane ate pamje qe dime protestes;por,gjithsesi,me vonese;me nje vonese te turpshme bile. E njejta gje ndodh edhe kete rast;ne shesh shohim te rinj dhe aktiviste qe te gjithe e dime se jane te perkatesise se djathte ,dhe,si gjithmone te zhurmshmin Sazan Guri,ndershmeria e te cilit ka shume hije dyshimi,meqe ka shume indicie se ky tip i cuditshem perdoret nga grupe te ndryshme interesi;nuk ka gje me te ndyre,qe ndershmerine dhe sinqeritetin,me te cilin te identifikojne te tjeret,t’i shfrytezosh per synime okulte.
Sa i perket vrasjeve te protestave me 21 janar,e kam shprehur kohe me pare edhe ne forume te tjera,se pergjegjesi kryesor per “vrasjen” e protestes si institucion,zhvleresimin e saj,eshte qenefi psikopat Edi Rama,i cili shfrytezoi kriminalisht ndjeshmerine popullore ndaj korrupsionit te Ilir Metes,per te organizuar nje demostrate fashiste,te paren demostrate fashiste ne Shqiperi.Tani njerezit para se te dalin ne protesta te tjera kesolloji,pra kunder korruspionit dhe per ceshtje social-ekonomike,do te maten shume here ,se mos organizatoret e saj,kane sajuar ndonje gje si ajo qe sajoi Edi Rama me Sajmir Tahirin me ato 200-300 kriminelet e paguar dhe instruktuar si paramilitare per te pergjakur protesten e asaj dite.
Keto lloj protestash,per te cilat BAze thote se jane rifitim i isntitucionit te protestave,nuk jane te tilla;nuk jane te mirefillta,nga ato qe shqetesojne kasten politike;perkundrazi,pikerisht keto i’u sherbejne atyre.Protestat e mriefillta jane te tjera;dhe ato duket se jane vrare shume nga deformimi qe i beri Rama me 21 janar 2011.
Perse valle njerëzit nuk dalin dhe komentet ti thone me emra dhe mbiemra por fshihe pas lloj pseudonimesh? Une kam kujtuar se keta kohera kaluar me kohen e xhaxhit, por si duket ende frikemi nga konspiracioni.
Nejse.
Shkrimi juar (z. Skypion) ka pershtjelluar shume tema per te cilat une nuk dua te debatoj, pasi nuk i shoh me interes, (ndoshta duhet te debatohen ne ndonje emision tipit Opinion te Fveziu), por dua te debatoj vetem per nje gje dhe ajo ka te beje drejte per se drejti me titullin e shkrimit dhe me protesten ne fjale. Por per te mos u perseritur dy here, une ju lus te lexoni komentin tim te djeshem ne po te njejtin shkrim. Dhe vetem shkurt to shtoja edhe diçka: Protesta aspak nuk eshte nje paradhenie, bile, protesta eshte shumë e vonuar. Shteti Maqedon veç më ka filluar fshehurazi te beje devijimin e Radikes. Kur ju andej ne Shqiperi të zgjoheni nga gjumi letragjik bashke me Kryeminsitrin dhe Ministrat përkatës; dhe derisa ju atje të mireni vesh mes vete se a ishte protesta e djathte apo e majte, se ështe Sazan Guri i diskutueshëm (sipas jush) apo jo, se ashtë kjo protestë paradhënie apo ndoshta shumë e vonuar, RADIKA NUK DO RJEDHË MË NË SHQIPËRI.
Ju rekomandoj të vizitoni ueb faqen http://www.saveriverradika.com dhe të shiqoni fotografinë e lumit Radika e bere me 12 janar 2014 dhe çdo gje do keni të qartë.
Une nuk e njoh kete tipin me keto shkrime te gjata(skypion)dhe as nuk i lexoj komentet e tij nese quhen te tille por lexoj reagimin e komentuesve te tjere ndaj e rekomandoj kete tipin te heqi dore nga budallalleqet.
bardhyl je i qarte, por ki besim se nuk e bejne dot devijimin e radikes.
A u lodhe shume per te shkruar keto budalliqe o skypion.
Skipion : nuk dua ta di êr Berishen e Ramen jane gjalle apo jo , por kur vrasjet kriminale fashisto-komuniste te qytetareve ne bulervard me duar ne xhepa per karriken e bythes se kryemutit te te vendit ti te detyron te te quaj me plote gojen shkerdhate e bythqir i gjakut tend , kjo mendja jote justifikon dhe krimet e E.Hoxhes .
ooooooooooo lepires i qilbet oooo njeri qe gjith jetes tende vec ke lepir sa njeren an ne tjetren!!!
nuk behet fjal per ps ose pd!!! BEHET FJAL PER INTERES KOMBETAR!!! SI MUND TE BESH FILOZOFIRA PER KET CESHTJE??????????????
A E KUPTONI OOO BAZE QE DEVIJIMI I LUMIT TE RADIKES DO SHKATERROJ ATE ZON??? A E KUPTON APO SE KUPTON???
JENI TE SHPIFUR TE GJITH SI PS SI PD!!
PS HARRAM E PAST VOTEN TIME!!! HARRAM!!!
SE JO VETEM QE I BEN GJERAT NE FSHEHTESI POR DERI TANI VETEM KEQ PO SHIKOJ PREJ KETIJ EDI RAMES!!!!!!!!!!!!!
Sot eshte dite perkujtimore e Martin Luther King, Jr. dhe duhet te jete nje dite reflektimi per gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen te kuptojne se si duhet te behen protesta jo si piknik por kur fillohet te shkohet deri ne fund.
Shoh shume trima interneti me n krye kete Skypionin qe ju i nderuari Baze po i jepni hapsire duke lejuar shprehje te tilla per Edi Ramen si QENEFI PSIKOPAT.
Personalisht kam shume rezerva per k/m aktual por ndjehem i fyer si lexues dhe komentues qe Mero Baze lejon kete komentues tejet radikal dhe agersiv te ndyeje dhe provokoje opinionin publik.Te lejohet ky moster te fyeje dhe poshtroje demostraten e 21 janarit bash tani ne trevjetorin e saj eshte non sens per zotin Mero.
E ftoj stafin e kesaj gazete dhe moderatoret ta heqin nga qarkullimi kete koment poshtrues
Faleminderit per mirekuptimin
FUCKSKYPION ESHTE PJESE E GARDES PROPOGANDISTIKE GEBELSIANE TE NAZI-SALIUT TE ARTE
pashe ca qyqare te ak ne proteste… vaj medet
ka ca levizje kontroverse nga ana e nje grupi te ashtuquajur ambientalist. nuk e di , po vete me ngjllin nje neveri keta zuzare e qurrashe per nga qasja e nga shtysat qe kane nga prapa. perveç gurit apo ndonje personazhi qe bashkohet aty ketu, eshte nje mjeker cjap dhe nje tjeter qe me ngjallin neveri. kete e them se per 23 vite shkaterrim, degradim te ekosistemit ne vendin e tyre , keta rrufjane te fshehur na dalin ne skene si nismetare te ruajtjes se pasurive tona kombetare. po meqenese te dy me duket se jane nga tirana, si nuk i pashe nje here te protestojne per lumin erzen qe e kane fare afer. si nuk u prononcuan per prerjet e pemeve prane universitetit. po si eshte e mundur te mos benin qofte edhe nje perpjekje te ndalonin masakren. nen kembet e urave apo diçka tjeter. e pra kur protestat behen sepse kerkohet te vendoset gishti gjetke(tek qeveria) kjo te nervozon dhe nuk ka sesi te mos distancohesh nga aventuriere qe duan vetem te bejne emer, me keq akoma kur jane pilotuar per qellime politike te ndonje force qe sot nuk ndihet rehat aty ku eshte.
Do ti neverise perjete te gjithe fondamentalistet, eko-gomeret dhe idiotet e manipuluar te protesteva te Nentorit-kunder projektit amerikan te demontimit.
Po pashe me surreterit e tyre neper protesta, e kam peshtyre cdo kauze qe perfaqsojne.
Edhe une te neveris ty me gjithe shpirt.
Nga nje protestues
Amen !
Por më interesantja e protestës ishte kur shikoje aty këtu si skuthat ca antarë të thekur të PD si Mesila Doda.Bile na çuditi dhe protagonizmi i Agim Doçit që ka një afeksion të posaçëm me PD.Kontributi i tij i vyer në s’gaboj si këshilltar i A.Imamit është një nga funksionet që ka patur gjatë mbretërimit të PD.
gjithmon i sakt Mero
Dikur kohe me pare ka shetitur nje thashethem. Jugosllavet ne kohen e Titos kishin nje projekt po thuajse te tille per te devijuar Drinin e Zi per te bere nje hidrocentral……….por Enveri i beri nje ultimatum. ….Po devijuat Drinin ,ne shqiptaret do bejme nje hidrocentral ne fushen e Dumrese dhe ujin do ta marim me tunel nga liqeni i Pogradecit….Titua u detyrua te firmoste moratoriumin e famshem te 1966…Diktator..diktator por me TOPE.
— edhe ne kete rast do shfrytezojme vizionin madheshtor te diktatorit te nevojshem -ENVER HOXHES –i ka dhene dinjitet vendit dhe kombit
thelbi i kesaj analiza ka si konkluzjon qe populli shqiptare te protestoje per vrasjet e 21 janarit,dhe pergjegjesit e ketij krimi te dalin perpara drejtesise,po z M ero ashtu eshte,por kush do protestoje??ky popull qe del ne rruge nga disa indivite te fshehur mbas perdes apo mbas parase se piste per te humbur gjurmet dhe protestat qe duhet te zhvillohen per ata qe shkaterruan dhe vrane shqiptaret dhe shqiperine,nuk behet gjella me pleshta z Mero,se ne shqiptaret jemi te gjithe pleshta dhe frikacaker,nuk dime per cfare protestojme,pastaj te dalim dhe te protestojme per gjera te tilla,qe ashtu sic e pohon edhe ti ncitohemi para kohe.
Po ca jane ato lajme pastaj jan firmosur ne 2011 e jan dakort te gjitha qeverit
Ku I marrin keto informacione pa baze
Pse sthote asgje ky shtet ca ka ndodh e ca pritet?
Jo or jo ju skeni rjedhur ju keni pjerdhur
Nuk mendoj se eshte shqetsim.
Liqeni i Ohrit eshte ne kontroll te plote nga Shqiperia.
Panvarsisht projekteve,ne kontrollojme daljen e ujrave ne Struge,duke i shmangur ne rast se pala maqedonse,kerkon ti realizoj e vetme.
Tyneli i Qafe-Thanes eshte nje dalje e shkelqyer per devijimin e rrjedhes se Lumit Drin,mjafton te ulet 1 m,te gjitha ujrat do dalin ne lumin Shkumbin,ku mund te ndertohen te tjera kaskada.Pjesa e liqenit qe i perket Maqedonise,shume shpejt kthehet ne moçal.
Ke kendin,por nuk ke veshrimin
Mero shume mire sqarove lidhur me protesten paradhenei, por mire do ishte qe edhe qeveria te bente nja sqarim paradhenie, perderisa ne Maqedoni shqiptaret kane kohe qe po protestojne. Kjo nuk kerkon para nga buxheti i shtetit.
megjithate protesta per te ruajtur mjedisin dhe protesta per te rrezuar nje qeveri jan si nata me diten z.Baze.
I nderuari Baze! Shqetesimi jot eshte me vend.Kjo lloj proteste me ata lloj njerezish qe ishin atje si p.sh. shoku Sazan,pa le ate koqen me emrin Agim,kane mbrapavi te rreziksheme.Kjo ka lidhje me te gjitha llojet e krumeve qe ndodhin ne vendin tone.Ne se i pe edhe ata Korcaret me foton e drogaxhinjve ne duar.Po ta shikosh me kujdes edhe neper pallate kane filluar te veprojne ne menyra te sterholluara,jo presin ujin duke thene se jane djegur pompat,jo presin dritat,bllokojne rruget e lloj-lloj menyrash per te krijuar pakenaqesi kundrejt qeverise.Mbrapavija e tyre dihet eshte ” familja”sepse duan me cdo kush te mbrojne krimet e tyre.Do ti kujtoja qeverise te jete me e vemendeshme ne ankesat e popullit sepse po funksionon nje organizim mercenaresh ne menyre mafioze.
Zoti Mero Baze nese ty te vjen e nxituar protesta ja ku po ta them se ndoshta mos eshte e vonuar sepse qeveria Maqedone ka filluar punumet per projektin “fushe lukove”.Nese qeveria shqiptare qenka kunder projektit per devijimin e Radikes atehere perse nuk prononcohet qeveria dhe kryeministri dhe ne ketu ne Diber te madhe do te rijme rehat dhe nuk do te protestojme,sepse celsi i gjithe ketij makthi eshte qeveria shqiptare,nese ajo nuk bie dakord per kete projekt atehere shume ne rregull jemi,nuk do te kemi devijim.Qeveria shqiptare duhet urgjentisht te prononcohet .
Tani këtë problem le ta zgjidhë ky SHPELLARI i cili pa kurfar kushtesh u ngut për ta njohur shtetin sllavomaqedonas,sikurse pafije turpi e fali bregdetin ton grekut…
Artikulli nuk me duket i sakte ne pjesen e pere kur behen sqarimet teknike. Vjosa ne hyrje ne territorin tone nuk eshte nje perrua i vogel edhe tani,qe greket kane devijuar ne nje pellg tjeter nje sasi jo te vogel duke ndertuar nje hidrocentral ne afersi te Mecovos. Qysh atehere (rreth 25 vjet me pare) ka pasur edhe projekte te tjera per te marre sasira te tjera nga burimet e Vjoses. Nuk dihet ne se ka ndonje marrveshje qeveritare midis dy vendeve per problemet e ujrave(tokesore) kufitare, nuk eshte thene ndonjehere qe jane trajtuar ne takimet e rendesishme qe jane zhvilluar ne 20 vitete fundit.ndersa per Drinin marrveshja me Jugosllavine eshte bere qe ne 1957 dhe ka funksionuar mire deri ne 1990, por me prishjen e Jugusllavise ka qene e nevojshme qe te kishte nje marrveshje te vecante me Maqedonine ashtu edhe me Kosoven dhe Malin e Zi.Pamvaresisht nga rregullat nderkobetare, problemet zgjidhen vetem ne kuadrin e marrdhenjeve bilaterale per keto ceshtje. Problemi eshte qe ne kete vendin tone te dashur per 23 vjet nuk eshte marre njeri me administrimin e pasurive por vetem me vjedhjen e atyre qe mund te vidheshin me shitjen per interesave kombetare, me koncensione qe nuk japing asnje grosh ne buxhetin e shtetit por vetem per perfitime te pushtetareve.
Po qe kur sheh organizatoret e ketsaj proteste menjehere e merr veshs e ku rreh çekani…. Altin Vemja, me ate zullapin e gjate dhe Zirkonin e famshem gjithnje do bejne ca truthare pas vetes per te shqetesuar opinionin me gjera te pabera dhe te kota. Ai e shkaterroi Sorosin dhe tashti do me shkaterru qeverrine….pfffff…..dava legenash…
Ky Sazan Guri, sa vjen dhe po mer pamjen qe ka nje koqe gomari…
Po deri me 23 qershor ti o njeri, ishe ne grupin e projektuesve qe planifikonin prerjen e pemeve tek parku i liqenit, se u bashkove me Jamserb Mall Te Zi, dhandrin e Berishes…
o mero po si nuk ke turp qe je shperfyteruar ne kete menyre vetem per te mbrojtur edi ramen..sa turp per ty?
Nisur nga ajo se cfare argumenton z. Baze per marveshtjen e Berishes dhe Bashes me Greqine nje dite para zgjedhjeve te 2009 per kufirin detar, me le te kuptoj qe ka pas nje marveshtje te fshehte pasi nuk u be publike. Athere duke pare qe ka te tilla raste dhe ndodhi mes dy shteteve njeri qe aspiron te integrohet ne BE dhe tjetri anetar i BE pse duhet te besoj qe edhe kjo qeveri nuk ka lidhur ndonje marveshtje te fshehte po per rejdhen e lumit Radika me qeverine e Maqedonise. Une si qytetar i thjeshte pse duhet ta besoj? Ka pas ndonje reagim zyrtar nga qeveria Shqipetare? Pasi ne Maqedoni ne mbledhjen e qeverise qe u be javen e kaluar kryeministri i Maqedonise e shprehu qarte vendosmerine e tij reth projektit te Lukoves. Kjo si duket shqetesuese z. Baze? Ndoshta ky shkrimi i tij do te ishte me vend nese Kryeministri i Shiperise do te dilte dhe do ti garantonte te gjithe qytetaret se nuk ka asnje marveshtje te fshehte dhe se Shqiperia do ti mbroj interesat e vet por dhe te shqiptareve ne Maqedoni, sikur e beri per armet kimike. Dhe kjo siguri nuk mund te reflektohet as me dreka ministrash dhe as me thashetheme por me deklarata zyrtare. Deri athere protestat mendoj une jane me shume vend dhe jane te drejta pasi relfketojne ate qe u tha dhe sot ne protesta, pasiguri dhe mos mbeshtjetje nga qeveria per nje shqetesim qe me te drejte ka kapluar qytetaret e Shqiperise dhe te Maqedonise duke lene hije dyshimi se ky projekt do te zbatohet.
Z. Mero Baze.
Është krejtësisht e qartë se dispononi me informata të cunguara.
Po të kishit pasë mundësi të informoheni më për së afërmi, apo të ndiqni rrjedhën e ngajrjeve por edhe të mediave në Maqedoni, dhe mbi të gjitha të kishit takuar ndonjë person me kompetencë nga Dibra e Madhe, me siguri se në shkrimin tuaj do kishit qasje tjetër.
Unë do jem shumë konkret dhe me pak fjalë do ju informoj lidhur me devijimiot e lumit Radika,
Qeveria Shqiptare është SHUMËËËË VONË.
Gjatë gjithë verës së kaluar (2013), në rëzën e Korabit dhe në bjeshkët e Strezimirit, Qeveria Maqedone përmes ndërmarjes publike eneregjetike të Maqedonisë, ELEM dhe kryesit të punëve ndërmarjen ndërtimore Beton nga Shkupi, kanë bërë instalimin e qindra metra apo kilometra tubacione dhe janë derdhë me mijëra metër kub beton dhe në momentin që po shkruajmë, Radikës veç i është marë një sasi uji, e sa është ajo sasi një zot e din, pasi atje nuk munnd të kalohet për shkak të postbllokut policor. Pra, sipas planit oficial të Qeverisë Maqedone, Radikës duhet ti merren 2 deri në 7 m3 ujë në sekondë. Por gjatë këtyre kalkulimeve dhe deklaratave publike të qeveritarëve maqedonas, askush nuk përmend edhe sasinë tjetër prej (minimum ) 5 m3 ujë në sekondë, të cilat siç duket janë pikërsiht këta që janë marrë gjatë stinës së verës dhe po e potencoj, askush nuk e përmend dhe askush nuk çan kokën përveç dibranëve nga Dibra e Madhe. Prandej them se po të kishit pasë mundësi të takoheni me persona në vendngjarje (pra në Dibër të madhe) ju, shkrimin tuaj do e kishit adresuar krejtësisht ndryshe. Nuk më intereson farë a ka apo nuk ka ndonjë marëveshje të fshehtë. Pa marë parasysh a ka apo nuk ka ndonjë marëveshje, Qeveria Shqiptare e ka detyrim moral dhe patriotik, por mbi të gjitha ineteres shtetëror më rëndësi strategjike(po edhe mos qofshin fare Dibra e madhe dhe dibranët), Qeveria Shqiptare duhet urgjentisht të dalë me deklaratë (që të mos përsëritet historia e armëve kimike) të kërkojë zyrtarisht Maqedonisë që të ndalet menjeherë projekti për devijim e lumit Radika dhe të kërkohen garancione bazuar në konventat ndërkombëtare që Radika do të jetë e mbrojtur dhe e pa ndryshuar.
Ah more shoke… S’ na u ndane rreaksionarret. Po tani pushshteti eshte i teni, i teni morrrreeeee. Ay e ka fajin!
Jo vetem qe nxituan te vene shishen ne rradhe por krijuan edhe “‘shoqaten per mbrojtjen e lumenjve” besoj i pate sepse keshtu u prezantuan.Perse nuk u krijua kjo shoqate kur abuzivizvi gerreu shtreterit e lumenjve per lavatricet e zhavorit, apo ndertimet ne brigjet e tyre?E pra ste mbetet vec te mendosh se sa te manipulueshem politikisht jane nje pjese e vogel e shoqerise shqiptare e organizuar ne shoqata ose levizje ambientaliste.
Maqedonia edhe sikur ligje nderkombetare te mos kete,ne iua futim kembet ne nje kepuce NDRYSHE!!!
Ajo le te bllokoje rrjedhjen e ujrave te liqenit te Ohrit nga Radika ne Vardar,NE I KUNDERPERGJIGJEMI ……..ME NDERTIMIN E NJE HIDROCENTRALI GJIGAND NE PRRENJAS,DUKE THITHUR TE GJITHE UJIN E LIQENIT TE OHRIT !!!Ndertimi i ketij hidrocentrali eshte me perfitime te medha dhe mjafton nje TUNEL dhe shpetojme pa shpenzuar per DIGE ASPAK!!!
Le te bejne maqedonasit llogari,se dalin te fituar apo te humbur me ne!!!
Eshte bere nje TENTIM I TILLE PARA 90-tes dhe jugosllavet u hodhen perpjete!!!
Kujdes o SLLAVE,gjaku i serbit!!!
Nuk luani me me Shqiperine,se iku koha e sundimit te MERHUMIT BERISHA!!!
Sinqerisht me cudit disa here Mero!Dhe e di pse?Ta them une.E di qe je transformuar ne nje anti-Berishe te terbuar (te gjithe e dine pse-ne pervec teje) dhe mire bene dhe te siguroj se do kesh dhe ndihmen time.Por te dalesh ne mbrojtje te kesaj qeverie (per fat te keq qe tani te pa pergjegjeshme) per mostransparencen e saj per kete ceshtje teper te rendesishme per vendin.nuk mund ta besoj.Nqs do bejme paralelizmat mes armeve kimike dhe ceshtjes se devijimit te lumit te siguroj Mero qe kjo e dyta eshte shume me e rendesishme se e para per vendin(e di qe e di)dhe kjo me cudit tek ty.Qe kur je bere dhe socialist i terbuar o mero?Ta them kete qe nuk e prisja qe te bashkoheshe me armiqte e Kombit(po,po nje Berishe dhe nje qeveri e papergjegjeshme jane armiq njesoj te kombit)Apo harove se duhej denuar Bogdani se nxori sekretin e qeverise per kete problem.Mero te jesh Shqipetar ne fillim pastaj socialist apo demokrat.
Ke shume te drejt edhe une po bindem pak nga pak Meros I kane dhene ndonje kocke
Tjeter arsye per kete ceshtje ska
Une nuk besoj ne seriozitetin e ketyre eko-gomereve (siç shkruan edhe “fl” me siper). Sepse jane pompuar shume nga shtypi dhe shoqeria, qysh kur organizuan ate protesten kunder armeve kimike. Ju kam komentuar edhe nje here ne te kaluaren z.Baze ne kohen e protestes kunder armeve kimike. Kam qene atje tamam si sehirxhi, sepse te jem I sinqerte edhe sot e kesaj dite nuk dija se me cilen pale te rreshtohesha. Por nje gje e di me siguri se n.q.s pergjigja e Rames do te ishte kunder deshires se protestuesve, ajo proteste nuk do te ishte aspak civile siç u trumpetua me te madhe, sepse shikoja goxha nervozizem, acarim pse jo dhe armiqesi nga disa grupe te veçante protestuesish kunder Rames dhe nderteses se kryeministrise. Pra keto tipa nuk mund te jene protestues civile por thjesht mitingashe. Se te kujt krahu mund te jene keta mitingashe kjo mbetet per tu pare….
Tani ke filluar te jesh dhe kundra protestave shoku Mero?! Cdo proteste paqesore eshte e shendeteshme per shoqerine . Ti mos u shqeteso shume se nuk bie qeveria nga protesta te tilla e sa per kujtese lirine e kemi fituar ne vitet ’90 e jo me 23 qershor.
edi rama ka marre rrugen per france
problemi eshte ,a eshte qeveria ne krye te Detyres,a eshte ajo ne lartesine e Detyres,a ka ajo vullnetin dhe deshiren per te kryer Detyren.kushdo ka te drejte te dyshoje per nje marreveshje te fshehte apo te heshtur,kemi goxha eksperienca 20 vjecare.keshtuqe para se te shqetesohemi per nje proteste paradhenie ,sic thoni ju z.baze,te shqetesohemi per problemin qe te mos vihemi para faktit te kryer.dalja e dy ministrave me nje deklarate te vaket,nuk thote asgje,dhe shton dyshimet.
Shume sakte! Te ben pershtypje dhe nga njera ane thua shyqyr qe protestojne, pak rendesi ka edhe nese kauza nuk eshte e drejte, por, ku ishin keto njerez kur Berisha vriste qytetaret ne mes te sheshit?
Si nuk dolen njehere te protestonin?! I vrane, i prene, i rrahen, ua shane motrat e gjithe me radhe, asnje s’dilte ne proteste ?!
Artikull shkruasi duhet te dije dicka :Dibranet nuk dalin kot ne mexhlis.
Qeveritaret tane aktual kane dhene shenja te qarta qe nuk dine ti bejne disa pune,sidomos ne mbrojtje te te drejtave te shqiptarve.I kemi pare te perdridhen e te tallen ashiqare.Ne protesten e Tiranes ishte inteligjenca dibrane,per te mbrojtur ate cka humb Shqiperia sidomos ne fushen energjitike.Kjo protete dhe te tjera qe do te pasojne jane ne ndihme te qeveritarve,sepse momenti eshte qe ti ndihmojme dhe jo ti behemi servila.
Dolen Docat dhe bijte e tjere te kurvave te PD kunder qeverise nderkohe qe Qeveria eshte ne te njejten gjatesi vale.
Duket si non sens por Jo.
Agim Doci eshte fanatiku nr 1 i Sali Ram Berishes
Agim Doci me Yllken e shesin bythen per 2oo euro ne Diber te Madhe,moren pjese ne nje miting parazgjedhor vitin e kaluar te nje kandidati te pavarur ne Diber te Madhe,ja siguruan muziken nga Shqiperia e..rrepen,,mire kandidatin e pavarur dhe ja mbathen ne Shqiperi,tash te njejten pune bejne edhe me Radiken.
Nderkohe qe ne flasim ne Maqedoni pothuajse kane mbaruar pune.
http://portalb.mk/CategoryContent/RenderSingleContent/16-Komuna/33201-Ministrat-e-BDI-se-rrahin-gjoksin-qeveria-uzurpon-burimet-e-Lumit-Radike-
Z. Mero jam dakort me ty ne shume aspekte, por jo per menyren se si e shikoni ju protesten ne Tirane. Vete komentuat qe Radika ka ndikim te madh ne lumin Drin. Epo lumi Drin furnizon me uje 3 hidrocentrale qe na japin energji elektrike(me Skavicen behen 4 hidrocentrale. Ndaj, te pakten per kete fakt, qytetaret Shqiptare kane te drejte te pretestojne edhe para Qeverise Shqiptare.
Mero, ne rradhe te pare nese protesta qenka paradhenie, artikulli yt eshte mbrojtje superparadhenie per qeverine.
E dyta (kot po ti sqaroj se ti nuk eshte se nuk i di faktet, thjesht ashtu te interesojne)Njerezit nuk dalin ne proteste se qeveria ka marre vendim, por per mos trasparence te qeverise.
E treta Qeveria nuk ka si e kalon ne heshtje kete problem, por te marre persiper detyrimet qe i takojne, qofte per transparencen e fakteve, qofte dhe per deklarata kunder vendimeve te qeverise maqedonase.
E katerta Sic po ta thone shumica e lexuesve, boll me inatin ndaj Berishes qe te eshte kthyer ne “semundje profesionale”. Ai e mbylli kapitullin. Nuk mund tu kerkosh njerezve mos ti kerkojne llogari Rames se nuk i kane kerkuar Berishes.
Nuk i heq dhe as i shtoj asgje komentit te Fredit.
E Mero, je bere si plaku Merre duke dhene keshilla per publikun.
Mos bej sikur qeveria eshte kopeshti, dhe fatosat e thane nje fjale ne mbrojtje te interesave te shqiptareve.
Asnje deklarate e zyrtareve nuk justifikon ne asnje menyre perparimin e Maqwedonasve ne arritjen e qellimit te tyre.
Zyrtaret shqiptare nuk duhet te linin gure pa levizur qe ta ndalnin kete proces, dhe jo te justifikohen si cupelina, jo po protestuam e deckla te tilla..
Ne kete rasdt nuk po punojne fare per interesat e shqiperise
dhe aq me keq merren me denimin e Bogdanit qe e beri faktin publik!!
Kjo eshte dashakeqesi ne dem te Shqiperise
z.Mero,une mendoj se protestat jane konkrete dhe te arsyeshme.Nuk jane protesta te tipit”poshte qeveria”por protesta sensibilizuese qe duan qeverine te levize dhe parandaloje nje gjeme ne ekosistem e me tej.Ka nje shprehje te njohur ne bote,quhet”efekti i flutures” i Edward N.Lorenz qe thote”rrahja e kraheve te nje fluture ne Amazoni mund te shkaktoje uragan ne Florida”,kaq i brishte eshte ekuilibri i ekosistemit!Ndoshta nuk ndihet sot,por pas 20 vjetesh mungesa e nje lumi te tere sjell nje gjeme te madhe per zonat e interesuara,edhe perroit te Vjoses qe thua ti me origjine nga malet e Pindit.Mjaft luftera behen per posedimin e lumenjve,ka rregulla nderkombetare qe ndalojne bllokimin total nga nje shtet ne dem te shtetit fqinj.Kete duhet te beje qeveria dhe duhet te tregoje ca dhembe dreqi e morri,edhe Maqedonia qe eshte shtet pa komb po na tregon dhembet dhe nuk qenkemi ne gjendje ti japim munxet;pse s’thua qe paskemi mbaruar fare?Protestuesit e dine qe adresa e vetme per ti treguar dhembet shteti fqinj te papergjegjshem eshte qeveria,ajo ka ne dore ta menaxhoje situaten dhe duhet ta beje.Qeveria ka ne dore sherbimet inteligjente qe duhet te informojne shume me perpara per tendenca te ketij lloji,jo kur maqedonasit fillojne punimet,por kur ata e kane idene akoma te pangjizur ne mendje,per kete pune paguhen sherbimet e inteligjences,jo per te pergjuar sa here shkon ne banje filan deputet e fistek gazetar.
zoti “beso” ne komentet tuaja shoh qe shkruan bukur dhe me kulture por ne kete rast keni devijuar nga identiteti juaj dhe me lejo te them pse:
Ne gjithe artikullin e Meros nuk shikoj te jete kunder kesaj proteste por jep spjegime te qarta se qeveria dhe protestuesit jane ne nje linje.Edhe me budallai e di qe Edi Rama nuk as interesin me te vogel te beje nje marreveshje te tille.
Si problemi i LHL,i lumit radikes ,i lumit te vjoses ashtu si dhe borxhet e jashtme mbi 67% dhe ndaj biznesit gjysem miliardi dollare jane probleme te mbartura nga qeveria qe shkoi dhe tani “i plas” keto mina me sahat djalli berishe duke nxjerre dhe kamikazet e tij per te rrezuar Ramen pranveren qe vjen sipas gjasave.
Ndoqa per kuriozitet dinamiken e problemit Radikes ne shtypin ballkanas te vitit kaluar kur ishte djalli berishe ne pushtet dhe eshte plotesisht e vertete ajo qe thote komentuesi Badhyl Marku.
Pra qeveria e re se bashku me intelektualet dhe protestuesit jane nje pale e vetme qe do te kudershtojne me cdo mjet dhe cmim kete pike te erret te trasheguar nga berishovici me djallezi.Ndoshta kjo proteste eshte dhe per te amortizuar masakren e 21 janarit 2013 qe eshte tashme ne trevjetorin e saj plotesisht e tradhetuar
Beso !
Besoj se keto rrjeshta do ti mirekuptosh dhe do deshiroja qe dhe “kolegu” juaj Claus duhet te jete zgjuar te na jape kenaqsine me ndonje koment per te cilin kemi nevoje.Tung.
nyc,flm,ne fakt pak rendesi ka si e kam thene,por protestat e ketij tipi mendoj se duhen progresivisht per sensibilizim,natyrisht qe me arsyen e duhur,jo te tipit”lere X6 ne shtepi se te gjej une dashnore”,apo”pjeshket(une mendoj qe me sakte do duhej Kumbullat)ikin me biçiklete”.Por verej qe sidoqofte jemi ne nje linje,pershendetje!
Perhere te vonuar te tera kuptimet e fjales, Mero, ne te tera kuptimet. Perfshire dhe deficiencen e disave ketu. Reshtohesh me arradhen e te vonuarve nder shekuj
Te nderuar miq
Neser eshte data 21 janar 2013 ku u vrane nga regjimi kriminal i SERBerishes 4 qytetare te pafajshem,u plagosen dhjetra,u burgosen qindra dhe u terrorizua nje popull i tere.
Eshte e dhimbeshme se pervec bandes se krimineleve te Berishes & Lulzim Fazllicit fajtore jane dhe banda e mashtruesve Edi Rama &Ilir Meta qe se bashku me banden e dipllomateve hipokrite Arvizu dhe Seqiu po mashtrojne dhe perdhosin ate popull duke toleruar vrasesit reale te 21 janarit.
Mos u merrni te pakten sot me Radiken por thirrini “Rradakes” te nderoni ato qe u vrane nga plumbat e Berishes,frika e Rames nga hipokrizia e Arvizuse dhe nga indiferentizmi i djeshem dhe i sotem i Obames,Kamerunit,Merkelit,Sarkozi/Holland.
Lexoni ju lutem keto rrjeshta te Familjes se Aleks Nikes dhe mbani nje minute heshtje o njerez te mire !
Ti Sali Berisha dhe Lulëzim Basha duhet ta dini mire se Aleks Nika ishte djali i shtëpisë sonë, babai i dy vajzave të mitura, djalë i një nëne që po plas nga dëshpërimi. Ai nuk ishte as i Bamir Topit, as i Ina Ramës, as i Edi Ramës dhe as i puçistëve që ju shpikët për të mbuluar të vërtetën e vrasjes. Ti Sali Berisha nuk mund të na bësh dot karshillëk as me ligje as me politikë dhe as me pseudointelektualë e pseudomirditorë si Frrok Cupi, Mark Marku dhe të tjerë që kanë shit shpirtin e tyre për tu bërë avokatë të atyre që derdhën gjak të pafajshëm në një vend që thonë se synon të hyj në Evropë. Ti Sali Berisha bërë çfarë munde ta poshtërosh vdekjen e tij, duke sjell si armik i tij dhe kur ai ishte duke vdekur. Shkuat në Spital dhe nuk i hodhët as sytë, shpërbleve gardistët që e vranë dhe turpërove një komandant garde që nuk la as gruan e vet të vinte të ndahej me Aleksin që e kishte djalë dajoje. Ti u tregove shpirtzi dhe cinik duke ftuar në mbledhje të qeverisë publikisht Shakirën të vinte të këndonte për mortin e djalit tonë. Këto nuk ti kemi harruar, por dije se nëse vazhdon të pengosh gjykimin dhe hetimin tënd dhe bashkëpunëtorëve të tu në këtë krim ne nuk do ta falim kurrë. Ti Sali Berisha dhe vartësi yt Lulëzim Basha keni seleksionuar në këtë vrasje Aleks Nikaj, si djalë të vetëm që nuk ka kush ti marr hakun. Ne po kërkojmë që drejtësia të veprojë, dhe nuk deinkurajohemi as nga trembja që ti i ke bërë Presidentit të Republikës apo Kryeprokurores. Unë jam ende i tronditur nga deklarata e Presidentit që tha se ky krim nuk duhet të kishte ndodhur, a thua se kjo është çështje morale dhe jo ligjore. Në të vërtetë detyra e tij është të reagoj duke mbrojtur Kushtetutën dhe lirinë e qytetareve për të demonstruar , duke çuar para drejtësisë fajtorët, dhe zbardhjen e krimit. Ti Sali Berisha dhe vartësi yt Lulzim Basha po shpikni lloj konfliktesh me Presidentin , kryeprokuroren dhe institucione të tjera me qëllim që të keni një alibi për vonesën e së vërtetës. Lulëzim Basha ka shpëtuar një herë nga drejtësia duke sajuar sherre të tilla dhe duke shtyrë afatet e hetimit. Por gabon se mund të shpëtoj gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Masakra e 21 Janarit është vepër kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është paksa dyshues fakti që ai nuk ju besua Prokurorisë së krimeve të rënda, megjithë respektin që kam për grupin e prokurorëve që po heton. Ju nuk mund ta mbyllni këtë histori pa na treguar vrasësin dhe shkakun e vrasjes. Ti Sali Berisha dekonspirove veten që je i përfshirë i gjithë në këtë krim, pasi fillimisht hodhe versionin që kishe përgatit paraprakisht që viktimat i vrau opozita. Pastaj tentove të mashtroje me mjekët e Spitalit Ushtarak. Kur të gjitha alibitë të ranë, thirre në ndihmë miqtë e tu politikë në Perëndim dhe u shpjegoje se kishe qëndruar 5 orë i rrethuar dhe se vrasjet ishin legjitime. Fal Zotit miqtë e tu në Perëndim që ti përdor në ekrane të blera në Tiranë i sfumoi deklarata e përgjegjshme e presidentit francez Sarkozi i cili e bëri të qartë se Perëndimi nuk toleron asnjë vrasje qytetari që proteston në Evropë. Ty Sali Berisha të mbeti turpi i përpjekjeve të dështuara për të prodhuar nje legjitimitet ndërkombëtar për vrasjen e Aleksit dhe tri qytetarëve të tjerë shqiptarë. Ti Sali Berisha ke boll miq në Turqi dhe sidomos në politikën turke. U ke dhënë gjysmat e pasurisë së shqiptarëve, përfshi Telekomin dhe bankat. Shpresoj mos të jesh duke e përdorur këtë miqësi për të penguar ardhjen provës për djalin tonë nga Turqia. Është mirë ta ulsh drejtësinë të bëj punën e saj edhe pse boll e ke penguar dhe me kaq sa ke bërë.Tani përveç anës tragjike që ka vrasja e katër qytetareve, ana barbare e kësaj historie, është se ata që urdhëruan vrasjet kanë urdhëruar dhe fshehjen e armëve, fshehjen e filmimeve dhe fshehjen e autorëve që hapën zjarr mbi qytetarët. Dhe këtu rrethi ngushtohet tek dy njerëz, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Në fund kisha disa fjalë dhe për opozitën dhe liderin e saj Edi Rama. Të gjithë e dimë se kur një qeveri vret popullin e vet, asaj i mbaron kontrata me qytetarët dhe i dorezohet drejtësisë. Në rastin konkret qeveria refuzoi ta bëj këtë dhe opozita nuk arriti ti imponoj qoftë dhe me forcë.
Mero mos u vijas, merr mend prej Bardhyl Markut ketu e te gjereve e mos ngri tymsen we qeveria shqiptare ka tjon JO!
Ta thote publikisht rama qe:
1. s’ka: PO te fshehte si per LHL e as bisedime per marreveshje
2. greqerit e serbo- maQedonet nuk kane bere asnji drakulak sa do te vogel (ne lidhje me kete ceshtjen e ujrave) dhe a ka rrezik ta bejne fshehtas meqe haptas nuk e lejon legjislacioni
Per ne si qytetare kjo ka rendesi, jo kjo analizma jote qe kalon flur/ fare tangent tek interesi yne kombetar ne qafe te qeveritareve taneShpellarisht- Piktoresk sharlatane (te sprovum)!!
Shkurt:
Mua me duket teper roze si e paraqet ti…qofsha i gabuar e do te kerkoj ndjese.
Ama, po qe ti i gabuar, do jete e rende ytja mbas kesaj tymses… Gjthesi vjen ere kjo qe je mavijos;
uroj te mos arrish ne mavri, mik!
Nuk eshte per tu habitur qe prapa ketij pseudonimi te jete cuca e disidentit se djathit te kacurrsit jamgjarper malltezit.Nuk e besoja kur lexoja komentet e saj para ca kohesh me tmerrsisht shume gabime gjuhesore dhe mendime pa lidhje.I vune kontroll disa kohe dhe pushoi komentet por paska dale nga kafazi i Lirise se ka filluat ti krruhet..
Mero ke filluar te behesh i merzicshem me cdo artikull ne mbrojtje te qeverise,dhe duku ju lepire dhe kur nuk ka asgje qe te lepish.Dhe kur permend 21 janarin,duhet ta lidhesh dhe me Ilir Meten,se e shikoj qe e paske harruar,dhe nuk e kuptoj pse.Se ke qen ti nje nga kritikuesit me te medhenje te ketij hajduti dhe tani me heshtjen tende tregon qe dhe ti je shitur si te gjithe gazetaret dhe opinjonistet te Ilir Meta
Ti marresh uje Radikes do te thote ti lesh ne te thate dibranet eMaqedonise.
Duhet protestuar per keto zgjatje duarsh te palo maqedonasve. Protesta asht me vend o Mero djali. Protesta nuk eshte as paradhanje as mbas dhanje si e quani Ju. Ne ate proteste pjesa dermuese e protestuesve ishin dibrane. Pavaresisht fytyrave te Mesilave (qe eshte dibrane), Docerve e Gureve qe gjenden “ku lef qen e ku del tym”. Prandaj z. Mero ajo proteste jo vetem qe eshte e drejte dhe e ligjeshme po duhet perkrahur dhe te vazhdoje derisa shulet maqedonas te ta nderpresi ate pune.
Nuk kaloi me shume se 24 ore dhe u vertetuan idete e shtruara ne editorialin e sotem.Pergjigjia e Edirames e sotme i la me gisht ne goje Altingaxhajt dhe Sazan Docet.Ajo qe eshte shqetesuese eshte krisja e pare
PS-LSI sepse duke ne qeveri Ilir Meta dhe te bashkohet me PD per ti kerkuar llogari PS eshte ose idiotizem ose Ilir Meta i kane shkelur syrin per fillimin e operacjonit “ngjala lalzit” dhe fillimi i skenarit Egjyptit.Nga ana tjeter tablloja plotesohet me bomben e vene nga Kuliqi ne Menez.Kaq shume gjera po ndodhin qe kur ju “ul ne gjunje” Arvizu burrit shtetit Berishe ne prag te masakres bulevardit ?
Ngjarja e atentatit Vlores eshte ne nje skenar ne nje sikronizim te plote me skenarin e grushtit shtetit te 14 shtatorit 1998.Kjo shihet me sy te lire nga dyshimet e të huajve për implikimin e Sali Berishës në eleminimin e liderit të Dhjetorit
Faksi në anglisht, PD e dinte vrasjen e Azem Hajdarit?
Gjatë vapës sfilitëse të javës së parë të shtatorit klima politike në Tiranë u bë edhe më e tensionuar. Qyteti i ngjante një qendre gjeratoreje të krizës së madhe dhe gjeopolitikisht gjithëpërfshirëse të konfliktit të Kosovës që ishte duke ndodhur. Thashethemnaja e fundit mbi një përpjekje të mundshme nga besnikët e Sali Berishës për të rrëzuar qeverinë kishin krijuar një atmosferë elektrizuese në kryeqytet.
Forcat e sigurisë ishin vënë në gjendje alarmi të shkallës më të lartë dhe patrullonin si policë të maskuar rrugët sapo fillonte të errësohej, ndërsa shumëkush priste me ankth se çoç do të ndodhte.
Dhe nuk do të prisnin gjatë.
Në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, një nga figurat më të shquara të opozitës, 35 vjeçari Azem Hajdari, një nga politikanët më popullorë të Shqipërisë u qëllua për vdekje ndërsa po dilte nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë.
Ai u qëllua nga njerëz të armatosur në një veturë të parkuar mu përpara godinës së PD-së. U vra gjithashtu edhe një truproje e tij. Hajdari, përfaqësuesi më i zjarrtë i të djathtës shqiptare, kishte udhëhequr studentët e Tiranës në demonstratat antikomuniste më 1990.
Ashtu si edhe Berisha, ai ishte me origjinë nga rrethi verior i Tropojës dhe kishte qenë një nga kandidatët për udhëheqës të demokratëve më 1991, por një marifet i sajuar nga amerikanët, në vend të tij nxori Berishën në krye.
Hajdari, i përshkruar nga një vëzhgues i huaj si “i ri, rrondokop dhe poterexhi i pagdhendur”, e dinte që ishte duke jetuar një kohë të dhuruar, pasi u kishte mbijetuar një sërë atentatesh, duke përfshirë dhe përpjekjen për vrasjen e tij në parlament në shtatorin e mëparshëm.
Nuk ishte i mundur asnjë hetim i skenës së krimit pasi, menjëherë pas vrasjes, trupat e Hajdarit dhe truprojës së tij u transportuan në spital pa u ekzaminuar.
As autopsi zyrtare apo ndonjë ekzaminim nuk iu bë trupit të Hajdarit dhe hetuesit nuk qenë në gjendje të siguronin ndonjë nga sendet personale të tij në kohën e vrasjes.
Rrobat e tij të përgjakura dhe dokumentet vetjake, si dhe telefoni celular ishin zhdukur para se policia të mbërrinte në skenën e ngjarjes. Është bërë e ditur se Hajdari ka marrë telefonatën e fundit, e cila bëri që ai të dilte nga zyra e tij në rrugë, pak minuta para vrasjes.
Telefoni i tij celular nuk u gjet kurrë. Një element imponues që flet për dijeninë paraprake të vrasjes së tij është një deklaratë për shtyp në një anglishte shumë të mirë që shpërndau selia e Partisë Demokratike brenda 20 minutash pasi kishte ndodhur vrasja.
Sipas një vëzhguesi, një njoftim zyrtar i PD-së për vdekjen e Hajdarit mbërriti në zyrën e OSBE-së në Tiranë me anë të faksit një orë pas vdekjes së tij. Faksi jo vetëm që ishte shkruar shumë mirë, por ai ishte gjithashtu shumë i hollësishëm, duke akuzuar njerëz konkretë për rolin e tyre në vrasje.
Faksi dukej tej mase i ujdisur për një ngjarje të një nate të shtune. Fakset e PD-së gjatë orarit të punës shumë rrallë mund të krahasoheshin me këtë për nga qartësia dhe saktësia, ndaj dhe një numër njerëzish kanë spekuluar duke thënë se faksi mund të jetë përgatitur qysh më parë. Por, se për çfarë qëllimi, askush nuk ishte i sigurt për këtë.
Me përhapjen e lajmit të vrasjes, tronditja që pësoi vendi u shndërrua në ankth. Para së gjithash, shumëkush mendoi se çfarë kapitali politik do të fitonte Berisha nga vdekja e një njeriu, të cilin shumica e njerëzve besonin se ai personalisht e kishte neveri, por që tani bëhej më shumë se i vlefshëm si një martir ‘i sakrifikuar për demokraci’.
Turmat u mblodhë gjatë natës në selinë e PD-së ku në mëngjes herët u mbajt nxitimthi një konferencë shtypi. Atje, përballë turmave që shtoheshin e shtoheshin, me një pamje prej meiti, Sali Berisha fajësoi kryeministrin Fatos Nano për vrasjen e Hajdarit dhe e paralajmëroi atë të jepte dorëheqjen brenda 24 orëve, përndryshe ai do të përballej me ‘pasoja katastrofike’. Shtypi opozitar u përgjigj me shpejtësi duke i rënduar dyshimet për vrasjen e Hajdarit mbi shpatullat e kryeministrit.
Titujt e të përditshmes pro-PD Albania me piskamën ‘Azem Hajdarin e vrau Fatos Nanoja!’ i hidhnin më shumë benzinë zjarrit. Nga ana tjetër, mbështetësit e qeverisë ishin të bindur se Berisha vetë e kishte sajuar vdekjen e Hajdarit me synimin për të krijuar një martir që pastaj të fitonte mbështetje në popull në përpjekjen e tij për t’u rikthyer në pushtet me anë të një revolte popullore.
Në një intervistë televizive në orët e para të së njëjtës ditë Nanoja, dukshëm i shqetësuar u kishte bërë thirrje shqiptarëve që të mos lejonin kundërshtarët e tij të merrnin pushtetin me forcë.
Berisha me siguri ishte i implikuar në ngjarjet e 12 shtatorit nëpërmjet njërit prej tre njerëzve që më vonë u dyshuan për vrasjen e Hajdarit: Jaho Salihit (Mulosmani), një shef policie, gjithashtu nga Tropoja (vendi i origjinës së Hajdarit).
Në maj të vitit 2001, Salihi pranoi në gjyq se e kishte vrarë Azem Hajdarin. Megjithatë, vetëm dy muaj më vonë ai tha në gjyq se, pavarësisht se kishte marrë pjesë në vrasje, Azemi u qëllua nga Fatmir Haklaj, i cili ishte jo vetëm shef i policisë së Tropojës, por edhe kreu i bandave kriminale të qytetit. Hajdari ishte ngatërruar keqas në tregtinë plot dyshime të shitjes së armëve UÇK-së, e cila e kishte bazën në Tropojë. Ky ishte një biznes mjaft fitimprurës që hapi shumë gjakmarrje si pasojë e konkurrencës së egër midis tregtarëve të armëve.
Kishte a s’kishte dorë Berisha në vdekjen e Hajdarit, drejtpërdrejtë apo tërthorazi është një ndër akuzat që ende kanë mbetur të paprovuara. Po kjo mund të thuhet dhe për akuzat e anasjellta të PD-së kundër Fatos Nanos.
Sulmi i parë ndaj kryeministrisë në 13 shtator 1998 i turmave të zemëruara për vrasjen e Azem Hajdarit. Rikthimi në 14 shtator, pushtimi i selisë së qeverisë, ministrisë së Drejtësisë dhe Televizionit Shtetëror. Arratisja e Nanos në Maqedoni dhe rënia e Tiranës nën kontrollin e bandave.
Pse lejohen sharje dhe fjale te ndyra? Kritike po, por brenda nje niveli te lejueshem nga edukata dhe respekti per lexuesit. Nje verejtje: gazeta Tema, por jo vetem ajo, duhet te tregojne me shume kujdes ndaj perdorimesh gramatikore te parregullta. Shembull nga artikulli i mesiperm: ka të bëj (…të bëjë), hapa konkret (konkretë), Shqipëria do të jap (…të japë)etj.