Kina ekzekuton një person, mbajti 6 gra si skllave seksi

21 Janar 2014, 18:19Lifestyle TEMA

Kina ka ekzekutuar një person që mbante gjashtë gra si skllave seksi, madje kishte detyruar tre prej tyre që të vrisnin dy nga femrat që mbaheshin peng së bashku.

Sipas BBC, Li Hao, 36 vjeç, u dënua me vdekje në vitin 2012 me akuzën e vrasjes, përdhunimit, prostitucionit dhe heqjes së lirisë.

Ai kishte ndërtuar një burg në një bodrum ku i mbante gratë derisa njëra prej tyre u arratis në vitin 2011 dhe e raportoi.

Policia thotë se Li donte të bënte para duke i detyruar gratë që të prostituonin.

Ai i kishte mbajtur gratë peng për 21 muaj.

Li i përdhunonte vazhdimisht gratë, nga mosha 16 deri 23 vjeç dhe i detyronte që të performonin përpara kamerës dhe pamjet transmetoheshin në internet.

Li, që ishte i martuar në momentin e arrestimit, punonte në njësinë vendore.

2 komente në “Kina ekzekuton një person, mbajti 6 gra si skllave seksi”

  1. dajt says:

    Hajde lajm google translate hajdeee Ee Tema Tema jo

  2. kun fu mao says:

    YyyyyyYYYyyyYYYYyyyYYYYYYYYYyyyyyyyycion cian xhu !
    kurvar ne birruc ciau hun ciaaaaa ,maskara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje