Është vënë sërish në qendër të furtunës presidenti rus, Vladimir Putin, pas deklaratave se homoseksualët janë të mirëpritur në Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi, por ata duhet t’i lënë të qetë fëmijët.
Pas reagimeve të shumta ndaj kësaj deklarate, Putin ka theksuar se ai nuk paragjykon askënd, madje ka shtuar se ka edhe miq homoseksualë.
Ai tha se ka miqësi me Elton John, të cilin e quajti të jashtëzakonshëm.
Në një intervistë televizive, presidenti e shmangu pyetjen nëse homoseksualët lindin të tillë apo bëhen.
“Nëse voni mendimin tim, do u thosha se nuk më bëhet vonë për orientimin seksual të një njeriu,” tha ai.
Lojërat Olimpike në Sochi nisin më 7 shkurt dhe kushtojnë mbi 30 miliardë sterlina, duke u bërë lojërat olimpike më të shtrenjta në histori.