Devijimi i Radikës/ Basha: Zemëratës së qytetarëve, Rama i përgjigjet me cicërima (VIDEO)

22 Janar 2014, 19:08Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi Kryeministrit Edi Rama që të bëjë transparente çdo marrëveshje në lidhje me të ashtëquajturin projekt për lumin e Radikës. Basha ishte i pranishëm në kremtimin e 23 vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Dibër, ku kërkoi nga Kryeministri që krahas respektimit të kuadrit ligjor kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, të dëgjojë edhe zërin e çdo qytetari të krahinës së Dibrës, këtej e andej kufirit.

“Transparenca pamundëson ose e bën të vështirë korrupsionin, pamundëson ose e bën të vështirë klientelizmin, sepse transparenca është parakusht i llogaridhënies përpara qytetarëve shqiptarë. Ndaj edhe cicërimat e tij të zbehura janë gjithmonë e më shumë jo një shkak për të qetësuar, por një shkak për t’u zemëruar siç është edhe zemërata e drejtë popullore për heshtjen dhe mungesën e transparencës në raport me të ashtuquajturën projekt për lumin e “Radikës”. Nga Dibra por edhe nga sheshet e Tiranës zemëratës së ligjshme të qytetarëve i është përgjigjur vetëm me cicërima. Cicërimave dhe mohimeve ua pimë lëngun me rastin e “Armëve Kimike” dhe ai e mori mësimin, ndaj t’i thërrasi mendjes sa nuk është vonë duam transparencë dhe llogaridhënie të plotë për këtë projekt. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare qëndrojnë të vendosur në krah të interesave të qytetarëve dibranë këtej dhe andej kufirit”, tha Basha.

Duke iu referuar përkeqësimit drastik të rendit dhe të sigurisë në vend, zoti Basha e ka cilësuar të turpshëm qëndrimin e ministrit, i cili konsideron ngjarjet kriminale si larje hesapesh.

“Ditë për ditë e natë për natë, ministri krekoset nga një televizion në televizionin tjetër, ndërkohë që jeta e çdo shqiptari është më në rrezik se kurrë më parë. Vrasje mafioze, tritol në qendër të qyteteve, grabitje me maska, sulme brenda në komisariat, rritje drastike të numrit të vjedhjeve, krimeve kundër pronës, ky është bilanci i rendit sot dhe për turp përgjigjja e vetme që marrim është larje hesapesh e vetëgjyqësi, a thua se jemi kthyer në kohën e kanunit të “Lekë Dukagjinit”. Po pse e kemi Policinë e Shtetit atëherë, që të sillet vetëm si një bandë gjobëvënësish e telekomanduar!? Por ky stan këtë bylmet ka”, tha kryetari i PD.

Në prag të nisjes së analizës dhe zgjedhjeve në PD, zoti Basha ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se analiza në këtë parti nuk do të jetë arenë për të shfrytëzuar mëritë personale.

“Analiza bëhet për të reflektuar , për të ndryshuar, për të përmirësuar. Sa më e saktë dhe e përgjegjshme të jetë analiza aq më drejtë dhe më mirë do të përqafojmë motivet e reja të ringritjes. Të mësojmë të dëgjojmë anëtarësinë, të mësojmë të dëgjojmë qytetarët dhe publikun , si premisë për të parë drejt  dhe larg, të dëgjuarit është një virtyt i demokracisë së re shqiptare që ne duhet ta shndërrojmë në kulturë dhe në normë brenda shtëpisë tonë të madhe dhe pastaj të demokracisë së re gjithëpërfshirëse që është koncepti ynë i ri dhe oferta jonë e re përpara shqiptarëve në çdo fushë të jetës”, tha Basha.

15 komente në “Devijimi i Radikës/ Basha: Zemëratës së qytetarëve, Rama i përgjigjet me cicërima (VIDEO)”

  1. franz kafka says:

    vetem deti mund te falet pa transparence kurse lumi kurr

    1. Ilo says:

      Seriozisht e ka ky palla mo? Ore se je budalla apo ben vet? Dolen dy qeveri e thane sdo behet gje, ky i joni doli e tha qarte qe JO, NE SPRANOJME GJERA TE TILLA! Tani nese ata duan te prekin, ka ligje nderkombetare per kete pune, ja kaq e thjesht eshte. Boll more se le nam.

      1. Ylli says:

        Hahahaha po nga Luli qe firmosi marreveshjen e detit vallahi se prisja! More zoteri RAMA THA SKA SHANSE! Tani ca te bej une, te besoj ate burrin qe ndaloi plehra nga italia, detin greqise, armet e sirise dhe se fundmi lumin maqedonise apo ty kelysh te saliqenit?

    2. Lola says:

      Ca do luli dembel? po ik ore loqe andej.. se na hape barkun

  2. eli says:

    Bravo luli je njesh,,,,,ata qe votuan socialisten
    kan per te mbetur shume te zhgenjyer.

  3. KOMBI SHQIPETAR says:

    a thua se po na mbush mendjen ore gjel pabisht qe jo vetem e ke zerin e ngjirur por sa dite po kalojne po te humbet fare.po silleni me te gjitha menyrat qe ta stabilizoni shoqrin tone por dhe vete eshikoni qe dhe ato vatra paudhesish qe po beni nuk ju pijne me uje .per cfare duhet e besojme per kete grope te zeze qe le ti pas bashke me baben tend antishqipetar dhe ne budallenjt tu vijme nga mbrapa qe te marim mbi supe bemat e tua dhe te atij serbit dhe ju te jetoni mbi miliarda dhe te perplasni gotat mbi gjakun dhe diersen tone .po akoma nuk e ke mare mesazhin ti se ku duhet ta kesh vendin dhe ku duhet te ishe me gjithe ato krime qe te rendojne mbi supe.aty duhet te jete dikush tjeter qe te mendoj tamam per ne dhe jo te na beje thirje te tilla qe te mbrojme bythen tende dhe gjithe atyre kriminelave qe ke rreth vetes

  4. ilir says:

    ik o lulush hajduti qe vodhet tere shqiperine

  5. do dali cdo gje says:

    Zonjusha ELI paske ngel e zhgenjyer ?????????? Here tjeter do ta fusin me embel e me bukure se ate meritoni ju ndyresirat qe beni si te zgjuar por ne te vertet jeni ca pederaste e kurva qe evetem llapni se nuk din gje tjeter .Me respekt ai qe jua ka futur gjithmon socialisti specialist ose po keni dyshime pyesni gjnin femerore te fiseve tuaj o kaqola

  6. tulipan says:

    bravo luli , bjeri , dhe egersohu pak me qaf kuqat ,
    uahhhhhh , ky luli edhe kur nxehet eshte prap i bukur dhe shume seksi. Po na i ngre moralin , qe perdhosi saliu.

  7. ilir says:

    Ooo moj Eli,kujt ja thithe mbreme,Sales apo Lulit.

  8. ardian says:

    ketij i thone lul ciljeta dhe e meriton ky smerlap.

  9. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE BERISHA ESHTE TERRORIST DHE JO OPOZITAR ME VLERA DEMOKRATIKE. says:

    Nuk e shikoj te arsyeshem te komentoj per kete llum opozitar, Berisha i thot Bashes thuaj sic them une, pra Basha perserite fjalet e Berishes ne lidhje me cicerimat qe permendi.

  10. Naftetari says:

    Zemerates qytetare kujte qytetari qytetari Basha qe shiti ter deti tani na del partiot per nje ceshtje qe sekziston po na mbushin mendjen me Zazon se i kishin blere dhe kollare te kuqe po shko kullot qenin o Sazo se e le pa dale pastaj dil ne proteste.

  11. tulipan says:

    qafe kuqa ,
    lulit ja prishi mendjen ajo bukoroshja greke ministria e jashtme greke , se po te kishin çuar ndonje burre greket Lulka jone nuk e firmoste kurre shitjen e detit , edhe se luli nuk eshte se i ka inat burrat , po kjo grekja kishte diçka te veçante qe edhe luli nuk e shpjegon dote .
    THONE eshte pune ALKIMIE ? lULIT I PELQEJNE vetem burrat e shqiperise sepse kane bese , e nuk te trathetojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje