Radika dhe siguria kombëtare/ Nishani diskuton me kryediplomatin Bushati

22 Janar 2014, 18:12Politika TEMA

Çështja e lumit Radika përfshin edhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Top Channel ka mësuar se shqetësimi i opinionit publik për idenë e shtetit maqedonas për devijimin e lumit, është diskutuar mes tij dhe shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati në takimin e parë që prej mediatizimit të kësaj çështje, që ky i fundit ka zhvilluar me kreun e shtetit.

Ndërsa është bërë tashme i ditur qëndrimi zyrtar i Tiranës, se marrëveshjet ndërkombëtare dhe dypalëshe me shtetet fqinje janë udhërrëfyese për zgjidhjen e problematikës së ujërave ndërkufitare, çështja ka rikthyer vëmendjen tek një strategji e re e Sigurisë Kombëtare.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se mes kreut të shtetit, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe ministrit të Jashtëm është folur për nevojën e një dokumenti të ri të Sigurisë Kombëtare.

Çështja është ngritur disa herë si shqetësuese edhe nga ekspertët vendas të kësaj fushe, pasi dokumenti i Sigurisë Kombëtare daton në 2004 dhe nuk reflekton me realitet e reja në vend dhe rajon.

Burimet bëjnë me dije se mes Nishanit dhe Bushatit gjithashtu është prekur edhe çështja që lidh drejtpërdrejt dy institucionet, ajo e emërimit dhe lirimit nga detyra të ambasadoreve, ku Ministria e Jashtme propozon dhe presidenti dekreton.

Ky takim i dy krerëve të institucioneve vjen në një moment kur janë një sërë vendesh, ku priten emërime të reja të përfaqësuesve tanë në ambasada dhe po ashtu emra të tjerë që janë në detyrë, por që në disa raste nuk përmbushin kriteret.

Se cilat janë qëndrimet e palëve mbi emërimet e reja nuk është bërë ende e ditur, ndërsa në të shkuarën në këtë drejtim nuk kanë munguar ngërçet institucionale, pas rasteve të bllokimit të propozimeve të mazhorancës së djathtë nga ish-kreu i shtetit.

Statusi i vendit kandidat dhe mundësia e kryesimit të OSBE nga Shqipëria mësohet se kanë qenë gjithashtu pjesë e bisedës mes Presidentit dhe ministrit të Jashtëm.

5 komente në “Radika dhe siguria kombëtare/ Nishani diskuton me kryediplomatin Bushati”

  1. SALI KRIMINELI says:

    Po ky sakati ku ishte kur u shite deti?

    1. Ali Aliaj says:

      Z. Nishani eshte e vetmja figure politike qe ka mbetur ne Shtetin shqiptar.
      Do e kuptoni shqiptare, po do jet vone.
      http://goo.gl/KBKlno

  2. Analisti Politolog Qim Nurellari says:

    Loli dhe Toli u takuan. Bene nje dore muhabet dhe u shperndane.

  3. eleΥΘeriskepsi (1) says:

    Kush ju pyet ju z.President i nje shteti ballkanik?!
    Per njerezit (jo) naiv …por edhe per te semuret patollogjik qe do fillojn te shajn.Komentet fyese ti drejtojn ne adresat e duhura te cilat jepen ne shkrimin e meposhtem.

    -“Zemëra blu e Evropës rreh në Ballkan ” ,-thote Ulrich Aichelman observator i RiverWatchi .Lumi Aoos (Vjosa) është një lumë 270 km i gjatë që fillon në Malet e Pindos në Greqi dhe përfundon në Adriatik. 80 % e lumenjve në Ballkan jane në gjendje shumë të mirë . Por tani këta lumenj jane ne rrezik per shkak te më shumë se 570 digave dhe centraleve hidroelektrike te planifikuara ne rajonin e ballkanit me financim ndërkombëtar nga Deutsche Bank , Banka Botërore, Banka Evropiane :)),lobi i ujit vë dorën kohen e fundit në tregun e energjisë duke prekur zona te virgjera ne ballkan ne emer te “energjis se gjelber dhe gjoja mbrojtjes se mjedisit, nderkohe, që janë te ndaluara në Evropë ..

    Vazhdon shkrimi…
    -“Në Tiranë dikush e kupton shumë shpejt se mbrojtja e mjedisit nuk është prioritet i qeverisë shqiptare . Ministrja e Energjisë dhe Industrisë së vendit , edhe pse u përpoq me muajt e parë të mandatit për të nxjerrë në pah çështjen e mbrojtjes së mjedisit pranon se çështja e mjaftueshmërisë së energjisë elektrike është më e rëndësishme për vendin .
    Shqipëria importon 35-40 % të energjisë elektrike si rrjedhoj përdorimi i hidrocentraleve është rruga e vetme . Kjo është edhe arsyeja pse kompania e energjisë elektrike e shtetit FYROM do të ndërtojë dy diga hidrocentralesh në vend në mes të parkut kombëtar .
    Parku 73,000 hektarësh ekologjike në Mavrovë gjendet në kufirin Shqipëri-Kosovë është një nga parqet më të rëndësishme kombëtare te Evropis etj etj..

    Nga Philip BETHGE
    Spiegel

  4. Fajin e ka hitleri.. says:

    Qa me thane?
    Ky Ditmiri ba me dale i mire korit Sul Bushatin , Ne shkoder e njofin mire….Eshte e veshtire me u ba ai vend, sipas meje arsyeja eshte se jeni mbrapa (500 vite turku)+(50vite xhaxhi me keto qe Jane sot) +(23 vite keto qe Jane sot por pa xhaxhin se se vdiq thjesht nga mosha )=573 vite mbrapa….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje