Reforma territoriale/ Rama: I njohim opozitës të drejtën e vetos (VIDEO)

22 Janar 2014, 10:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama pranon kushtin e vendosur nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës në lidhje me të drejtën e vetos së pakicës parlamentare në komisionin e posaçëm të Kuvendit për realizimin e reformës administrative-territoriale.

Ndërsa ftoi opozitën që të bëhet pjesë e një prej reformave historike, Rama garantoi se ajo do të ketë të gjithë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e saj.

Në kushtet e sotme të Shqipërisë kjo është kryereformë, sepse këtë herë kush vendos ta nis këtë reformë ka edhe votat e shumicës për ta kaluar në Parlament. Por votat janë arsyeja e fundit për të besuar që këtë herë politika shqiptare nuk mund të jetë pengesa e papërgjegjshme për zhvillimin normal të vendit. Ne duam që kjo reformë ta udhëheqë Kuvendi i Shqipërisë me një komision të posaçëm parlamentar dhe jo vetëm e dëshirojmë pjesëmarrjen e opozitës, por kemi gadishmërinë që në bazën e praktikës së mirëtë deritanishme të komisioneve bipartizane të reformës zgjedhore t`i njohim opozitës të drejtën e bashkëkryesimit dhe të drejtat që garantojnë barazinë, përfshirë edhe veton, që është njohur në praktikën e komisioneve parlamentare. Qeveria do të luajë rolin mbështetës për të siguruar që të gjithë aspektet e këtij procesi të mbulohen plotësisht”, tha Rama.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë nënshkrimit të projektit të asistencës teknike STAR që do të mbështesë reformën administrative-territoriale.

Sipas kryeministrit synimi i qeverisë është që kjo reformë të realizohet përmes transparencës dhe gjithëpërfshirjes dhe të garantojë përfundimin me sukses të saj.

Ne jemi të hapur dhe do të mbështesim çdo ide, çdo kontribut nga të gjithë dhe në çdo nivel”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë theksoi se “reforma territoriale administrative është historike, pasi pas kaq shumë vitesh të humbura do t’i përgjigjemi ndryshimeve demografike që kanë ndodhur për afro çerek shekulli në vendin tonë”.

Sipas tij, kjo reformë hedh themelet e një platforme të re të zhvillimit kombëtar dhe rajonal, duke siguruar shërbime më cilësore komunitare.

Rama u shpreh se reforma transformon shtetin në të dyja nivelet e tij në përputhje me ndryshimet që kanë ndodhur në territor.

Është një reformë që bien dakord të gjithë në parim. Të gjithë thonë se duhet, madje duhet patjetër. Nuk është dëgjuar asnjëherë një zë i vetëm që të thotë se kjo reformë nuk duhet. Por po ashtu si për cdo reform tjetër, kjo reformë nuk është nisur kurrë si duhet dhe nuk është bitisur asnjëherë, sepse si në asnjë reform tjetër sado me cene, apo farsa, politika shqiptare nuk ka qenë më e ndarë, më e pavendosur dhe më dështake”, u shpreh Rama.

Në vijim ai i drejtoi një apel opozitës që të lërë jashtë luftës së saj politike apo axhendës politike kundër qeverisë reformën territoriale, të cilën e cilësoi me interest ë madh publik, kombëtar dhe komunitar.

Kjo reformë nuk ka lidhje me asnjë interes partiak. Për ne kjo reformë është instrument modernizimi për vendin dhe shtysë e fortë për zhvillimin e integruar të tij. Përmes saj do të ngremë një cilësi të re për racionalizimin e burimeve të shtetit, burimeve njerëzore dhe pasurore, të cilat nuk kemi luksin t’i shpërdorojmë”, tha Rama.

Sipas tij, kjo është një reformë për ngritjen e një cilësie të re të projektit tonë kombëtar të Shqipërisë europiane. “Është një reformë për racionalizmin e burimeve njerëzore dhe financiare të shtetit shqiptar, në funksion të rritjes së cilësisë të qeverisjes kombëtare dhe të qeverisjes vendore dhe të uljes së shpërdorimit, pa asnjë arsye dhe pa asnjë kuptim të këtyre burime njerëzore dhe financiare, që një vend si i yni nuk e ka luksin t’i shpërdorojë. Për shfrytëzimin racional të burimeve natyrore të vendit, për mbrojtjen e tokës, të ujërave të pijshëm, të pyjeve, të lumenjve, të plazheve, si dhe patjetër për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Për modernizmin e sistemeve të furnizimit të familjeve me ujë për konsum njerëzor dhe për vaditje, në të gjithë hapësirën rurale. Për modernizmin e shërbimeve të transportit dhe të pastrimit dhe sigurisht për rritjen cilësore të shërbimeve në shëndetësi, në arsim, në bujqësi. Për modernizmin e shërbimeve të përditshme për qytetarët, në zonat urbane dhe rurale dhe për garantimin e një shërbimi të besueshëm dhe të qëndrueshëm të punësimit dhe të ndihmës ekonomike.  Për lehtësimin e investimeve private, pa dyshim vendase apo të huaja. Në fund të fundit për vetë lehtësimin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, ky është një proces modernizmi që e bën Shqipërinë më të gatshme që të ketë akses në fondet strukturore dhe e bën ndërveprimin në BE më të lehtë, në një proces integrimi që do të zgjasë pak a shumë një dekadë.

13 komente në “Reforma territoriale/ Rama: I njohim opozitës të drejtën e vetos (VIDEO)”

  1. art says:

    po cveto i jep atyre more, kjo pune do behet si ajo loja: Cfare uji i ke dhene gomarit?

  2. martinPh says:

    Veto ne komisjon,por kur te vije puna ne parlament per ato qe nuk eshte rene dakort vendosin kartonat.Bravo ,Rama zgjidhje e zgjuar.Eshte nje pune qe duhet bere edhe duke bere ca leshime.

  3. Po nji buqet lulesh nuk ja dhuruat gOpozites ?!

    Si mundet me qen kaq te ashper kunder bandes familjes vicidolit ,

    amrikut te shpallur te Shqiptareve qe ju keni dhe pyfytresine ta nderoni

    me emrin opozite ?!

    Eshte opozite nji grupim terrrosit ,nji bang kriminale ,qe pasi vodhi ,vrau ,plackiti thesare e buxhete shteti e i pervetesoj ,

    qe tradhetoj vendin ,(kushtetuta e percakton qarte atin e tradhetise se tille teritoriale si -TRADHETI NDAJ ATDHEUT) quhet kjo vertet opozite ?!

    Ne asnji vend te botes nji “opozite” e tille nuk punon per destabilizimin e vendit te vet , nuk i sherben interesve te armiqve te venbdit ,

    ne asnji vend te botes opozita vepron si nji faktor destabilizimi

    dhe ushtron hapur terror e ben thirrje hapur para tv-ve per permbysje te shtetit me force !!!!!!!!!!!

    Nji opozite te tille mundet ta quani vetem ju z.Rama qe me sa duket

    ose jeni qorra e nuk shifni se me cilet keni te beni ,ose edhe ju jeni

    nji pjes e lojes antishqiptare qe luhet ne kurrizin dhe jeten e shqiptareve .

    Deri kur z. Rama do vazhdoni te beni idiotin e naivin sekur s’kuptoni e talleni me kte popull ?

    Deri kur do rrespektoni nji klan antishqiptare duke e pare ate si opozite dhe u bere INDIREKT vegla e tij ne pushtet ?!!!!!!!!!!!!!!

    z.Rama ky popull sjua ka borxh juve poltikanve te ktij vendi ,qe te talleni

    me jeten e tij , ktij populli eshte duke i humbur cdo durim me ju

    poltikan te paafte dhe sherbetor te interesave te poltikes nderkombetare antishqiptare ,qe jane duke e cuar kte popull gjithmon e me shume ne shkaterrim ne deshperim te gjithanshem .

    Nji pyetje kisha un zoti Kryeminister :

    Jeni ju te pergjeggjshem perball detyres dhe ktij shteti ,ktij populli qe ju besoj voten ??????????????????????????????????????????????

  4. Oketo says:

    Reformoni ne rradhe te pare sistemin e kalbur te gjyqesorit,mbaroni pune me kete pastaj merruni me territorin.O Ediiiiiii !

    1. Argita_B says:

      Gjyqesori eshte çeshtje tjeter, ndersa teritori nje tjeter, keshtu qe nuk kane pse te lidhen bashke, mund te behen te dyja reformat ne paralel.

  5. Bubureci i patates says:

    Zoti Rama, si shumë po i llaston këta të PD-së. Nuk marrin vesh nga kjo anë këta…Kështu, është e sigurt që Reforma do të dështojë, ose do të bëhet sipas oreksit dhe interesave të tyre…

  6. Bubureci i patates says:

    Zoti Rama, si shumë po i llaston këta të PD-së. Nuk marrin vesh nga kjo anë këta…Kështu, është e sigurt që Reforma do të dështojë, ose do të bëhet sipas oreksit dhe interesave të tyre…Mos edhe kjo, është “këshillë” E TJETËRKUJT…???

    1. Agronomi says:

      O Buburrec nuk ke men me dhan men.
      Kur qent te turren me te hanger;… hudhe noi kocke ne drejtim tjeter qe ti mash sa ma larg e te fitojsh kohe sa t’marresh ciften.
      Kjo asht filosofia. U harrova; qent nuk hane buburreca…

  7. Tomorri says:

    Tani kjo eshte thike me dy presa sepse te mos i thoshe opzite nuk na i pranojne te jashtmit,ti themi opozite e verteta eshte se ata jane te gjithe kreminele dhe terroriste.
    Atehere çfar duhet bere?
    Pikerishte kete duhet te beje politika e shumices parlamentare me ne krye k/ministrin duke vendosur tolerance zero me ata qe ka perballe se ndryshje pastaj kemi te drejte te themi se ku ishje ,asgjkundi dhe çfar bere asgje.
    Qe te beshe kryeminisrin ne keto kushte shume te veshtira siç eshte shqiperia duhet te jeshe pak nga te gjitha,dhe keto per mendimin tim Edi Rama i ka.
    Reforma ne DREJTESI e para dhe ajo teritorjale e dyta por me te nejten perkushtim dhe pergjegjesi atehere shqiperia mbase fillon te buzeqeshe pak.PERPARA.

  8. Lotta says:

    PS-ja e llaston PD-ne, sepse edhe ajo eshte felliqur keq gjate ketyre 23 vjeteve. Koha nuk punon per zhvillimin e Shqiperise, koha punon per tradhetaret, hajdutet dhe mafiozet ne Shqiperi.

  9. shtetari says:

    lere pd te merret me reformen sumore dhe shkerdhatore…me krytar lul sumlliun hollandezin fluturues me pras mbas vetes.

  10. Fidel says:

    …cfare verejtejsh do te beje PD, ka tre tipe verejtjesh 2 nga te cilat jane ne funksion te pushtetit te njerit kamp,ose 1) verejtje qe favorizojne pushtetin aktual lokal qe PD e ka ne shumice,2) verejtje qe favorizojne kampin qeveritar qe ka pushtetin qendror gje te cilen PD as qe e shkon neper mend, dhe 3) verejtje parimore konstruktive, te cilat si zor ti beje PD.Ne te tre rastet PD del e humbur me gjithe konsensusin qe mund te jape RAMA, per arsyen e thjesht qe numrat ne terren tregojne qe koalicion PS LSI, do ta shkele me kembe Lulzim Bashen, pa llogaritur ndonje truk propagandistik paraelektoral i tipit dosje e 21 janarit

  11. Dritan Shkaba says:

    Kështu i do mushka drutë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje