Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve diskuton për komisionin

22 Janar 2014, 09:58Politika TEMA

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet pasditen e sotme për të diskutuar mbi ngritjen e komisionit bipartizan për Reformën territorial-administrative.

Qeveria ka hartuar një draft dhe ka nisur diskutimet me grupet e interest, por opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ka kërkuar konsensus.

Një ditë më parë përfaqësuesit e partive opozitare u shprehën se pa një konsensus nuk mund të ketë reformë territoriale , pasi sipas tyre cdo ndryshim do të kërkojë ndërhyrjen edhe në Kodin Zgjedhor, për shkak të përgjysmimit të numrit të komunave.

Në mbledhjen e pasdites nuk do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pasi sipas kreut demokrat Lulzim Basha, veprimet e deritanishme të Qeverisë dhe hartimi i draftit është bërë jo në mënyrë konsensuale.

Në anën tjetër përfaqësuesit e PS-së kanë shprehur gadishmërinë për të dëgjuar propozimet e opozitës, e cila sipas të gjitha gjasave kërkon është edhe p/ligji mbi të cilën do të bazohet reforma territoriale të hartohet nga komisioni parlamentar bipartizan, i cili do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, përfaqësues të PD dhe PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje