Nafta, Albpetrol përplaset me Bankers

23 Janar 2014, 16:13Politika TEMA

Një dokument konfidencial i Albpetrol duket hedh dyshime të forta, të cilat implikojnë ‘Bankers Petrolium’ në një tregti të paligjshme karburantesh në tregun vendas.

Por vetë Bankers deklaron se të gjitha këto dyshime janë të pavërteta dhe nuk ka kryer asnjë shkelje siç pretendon Albpetrol. Dokumenti i zotëruar nga Top Channel, i cili konfirmohet zyrtarisht nga Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë dyshon se kompania kanadeze ka shitur në tregun e brendshëm me pakicë, sasi të mëdha karburanti të cilësisë së dobët, që njihet ndryshe me emrin hollues. Ky lloj karburanti përdoret nga kompanitë prodhuese të naftës si lëndë e parë në proceset teknologjike të prodhimit.

Ai injektohet në puse për të holluar naftën bruto që gjendet nëntokë duke e bërë më të lehtë nxjerrjen e saj përmes pompave. Por ekspertët e Albpetrol thonë se shifrat e importeve të deklaruara nga Bankers hedhin dyshime se një pjesë e madhe e holluesit u është shitur konsumatorëve në treg. Ekspertët e Albpetrol kanë arritur në këtë përfundim pas një analizë të kryqëzuar mbi shifrat duke krahasuar sasitë e holluesve të importuar nga Bankers me ato që do i nevojiteshin asaj realisht në procesin e prodhimit sipas llogarive të tyre.

Dokumenti thotë se krahasimi evidenton mospërputhje të mëdha mes shifrave që shkojnë sipas Albpetrol deri në dy herë. Sipas tij, vetëm gjatë periudhës dhjetor 2011-shkurt 2012 Bankers ka importuar mbi 51 mijë e 710 metër kub hollues me shumë se sa sasia e nevojitur për prodhim. Në fund të vitit të kaluar drejtuesit e rinj të Albpetrol kanë kërkuar nga Bankers sqarime për mospërputhjet e mëdha të shifrave. Por siç vëren dokumenti deri më sot kompania kanadeze nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, çka sipas ekspertëve të Albpetrol hedh dyshime se holluesi është shitur në mënyrë të paligjshme në pikat e karburanteve për konsumatorët.

Nisur nga ky dokument i Albpetrol, Top Channel kontaktoi kompaninë kanadeze, e cila i mohon në mënyrë kategorike dyshimet e ngritura. Sipas Bankers, çdo litër e këtyre llojeve produktesh të importuara nga ajo është e aprovuar, audituar dhe dokumentuar nga autoritetet shqiptare dhe është përdorur vetëm për operacionet hidrokarbure të licencuara në vendburimin e Patos-Marinzës. Bankers thotë se rritja e importeve të holluesve lidhet me rritjen e prodhimit të naftës që ka arritur rekordin historik.

Dokumenti me dyshimet e Albpetrol përbën përplasjen e parë mes autoriteteve dhe kompanisë, që është investitori më i madh në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve. Dyshimet, sipas Albpetrol përfshijnë jo vetëm tregtim të paligjshëm karburantesh, por edhe evazioni fiskal dhe fshehje taksash, pasi holluesit kanë qenë të përjashtuar nga akciza dhe TVSH, ndërkohë që në treg janë shitur si karburant i gatshëm për konsum. Bankers vetë nuk ka pranuar asnjë nga këto akuza, por pritet përballja mes palëve për të parë se cila do të jetë zgjidhja e gjithë këtij problemi që ky dokument ka ngritur./TCH

27 komente në “Nafta, Albpetrol përplaset me Bankers”

  1. aaa says:

    shtetezoni nxjerrjen e hidrokarbureve dhe shteti dofitoj me shume se sot zhdukni kompanite e huaja private.

    1. KULUFI says:

      O njerez! A e kuptoni se çfare do te thote 51 mije meter kub karburant te pa deklaruar???

      1 m kub ka 1 mije litra(uje) ose gati 800 litra nafte.

      51.000 X 800 = 40.800.000 litra nafte !!!!!!

      Dyzet miljon litra,o njerez, jane shitur per makinat tona qe po shkojne per lesh nga ky “karburant”.

      Kjo e para. E dyta,vetem nga mos pagesa ne arken e shtetit per kete sasi karburanti te TVSH dhe akcizes,kemi nje shmangje prej rreth 120 lek/liter ose ne vlere totale per gjithe sasine ne shumen:

      40.800.000 litra nafte X 120 lek/liter= afer 5 miliard leke te reja ose 47 miljon dollare.

      Ja ka vlejtur barra qerane,thote populli.

      1. beni says:

        Ore shteti mafioz i Berishes duhet vene pas hekurave dhe ish ministri i finanancave Bode duhet kryqezuar si njeri me i paskrupull….

        1. raimond vlonjati says:

          ca shtet mafjoz , ai ishte shtet budalla fare….i vidhte tjetri miliona dollare dhe ata nuk kuptonin azgje fare.. por pronlemi eshte se keto hajvanlleqe po u vazhdijne edhe keta te sotmit…
          ne vend qe ti vertetojne ne gjyq keto shkelje dhe ta ndjekin fare nga Shqiperia kete kompani te piste kanadeze ..qe po rezuk do shkaktoje ndinje termet ne ate zone atje

      2. Pilo Lala says:

        1 meter kub eshte 1,000 litra uje, po ashtu 1,000 litra karburant, megjithate llogarite e tua kane sense.
        Vjedhja eshte marramendese.

      3. elio says:

        Kulufo, je pak toc ti…kur flet per m3 flet per vellim dhe litri=deciliter eshte njesi vellimi pranda mos e shumezo me 0.8 per ta konvertuar ne kg, eshte thjeshte 1 me 1…edhe kur shkon tek benzina ti nuk blen kile por litra=decilitra…nejse, per kete punen e Bankersit lindin shume dyshime, por Kanadezet administrojne shume mire..dhe letrat, jam i sigurte qe i kane,,

        1. elio says:

          oppps 1 liter =1 decimeter kub

      4. lexuesi says:

        Me shkallen e duhur: 1:1… llogaria vete 6.12 miliarde leke te reja, kthyer ne dollare eshte plot $60 milione.

        Ja u ndertua nje by-pass…

    2. andi says:

      Keto mashtrime jane ba ne bashkepunim me qeverin e Shkelzen Berishen. Shkelzeni ka kene ne Dubai 10 dit me drejtues te asaj firme ne vitin 2011 e me pronare te nje firme qe merrej me karburantet e uje te pishem ne Kukes.

  2. Besian PESHA says:

    GRABITJA/ Kontrolli i KLSH-së ka vërtetuar se, vetëm për 16 muajt e fundit, janë grabitur dhe shpërdoruar shuma marramendëse me koncesionet e bakrit, kromit dhe hidroenergjitikës. AKN-ja e Besjan Peshës dhe ATRAKO kanë bërë vlerësime fiktive. Faktet konkrete

    Kontrolli i Lartë në ditët e para të muajit maj 2012 përfundoi dhe miratoi materialet e auditimit të ushtruar në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, lidhur me zbatimin e procedurave për dhënien e pronës publike me koncesion në fushën e bakrit, kromit dhe hidroenergjetikës për periudhën 01.01.2010 deri më 30.09.2011.

    Gjatë kontrollit të ushtruar nga kontrolli i shtetit në AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) dhe ATRAKO (Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve), u konstatuan shkelje dhe mungesë e theksuar bashkëpunimi i tyre me METE dhe mosfunksionim i tyre sipas kërkesave të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi që rregullojnë këto marrëdhënie. Kjo gjë tregon se drejtuesit e këtyre institucioneve kanë shpërfillur rolin e Ministrisë dhe vetë Ministrit të Ekonomisë. Me sa duket emërimet partiake të të besuarve të LSI-së nuk janë gjë tjetër vetëm se organe paralele me Ministrin.

    Në auditimin e procedurave konkurruese të zbatuara nga punonjësit respektivë përgjegjës në METE, audituesit e KLSH kanë konstatuar një sërë mangësish procedurale, duke filluar nga moskryerja e procedurës së negocimit të kontratave sipas ligjit, mosnënshkrimi i dokumenteve nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe deri në veprime fiktive dhe formale nga Njësia e Hartimit të Dokumenteve. Madje, në procedurat e negocimit, nuk është dokumentuar puna e grupit të negocimit me proces verbal apo dokumente të tjera të miratuara, çka ka sjellë si pasojë mospasqyrimin e saktë të punës së KVO dhe të çdo anëtari të tij, por dhe si janë mbrojtur interesat e shtetit dhe respektuar parimet e partneritetit me koncesionarët. Këto shkelje të konstatuara nga organi më i lartë i kontrollit të shtetit nuk janë gjë tjetër veçse abuzim skandaloz me pasurinë e shqiptarwve, të cilën po e vjedhin disa batakçinj të emëruar nga LSI-ja. Të japësh me koncesion pasurinë e shqiptarwve, djersën dhe gjakun e tyre në vite në mënyrë mafioze dhe pa venë dijeni anëtarët e komisionit, kjo përbënë padyshim, skandalin më të madh se si grabitet pasuria e njw vendi. Organet e Prokurorisë duhet të veprojnë menjëherë dhe se Kryeministri Berisha nuk duhet të tolerojë këta banditë të veshur me pushtet që po rrjepin shqiptarët, pasojat e së cilës do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen nga veprimet e tyre abuzive. Nuk ka dyshim që i pari që duhet të japë llogari për të gjitha këto shkelje Besian Pesha Drejtor i AKBN-së (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) dhe drejtuesit e ATRAKO (Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve). Në disa procedura të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik për dhënien e koncesioneve janë konstatuar vendosje të paargumentuara dhe të tejzgjatura të afateve në kërkesat e vendosura nga Autoriteti Kontraktor (AK) për përfundimin e ndërtimit të objekteve, kjo e konstatuar shpesh në vepra me kapacitet e investim relativisht të vogël. Kjo ka bërë që për HEC-e me fuqi të vogël të instaluar e prodhues të vegjël, ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim e tyre, të planifikohet për një periudhë kohore shumëvjeçare.

    Në zbatimin e kontratave koncesionare të nënshkruara dhe hyrë në fuqi, janë konstatuar dhe evidentuar shkelje dhe mangësi në respektimin e kushteve të kontratës dhe në plotësimin e tyre, mungesë dokumentacioni tekniko- ekonomik të hartuar nga koncesionarët për investimet e kryera dhe mosplotësim të dokumentacionit ligjor që kërkon kontrata koncesionare. Gjithashtu, janë konstatuar raste të fillimit të punimeve pa leje ndërtimi, paraqitje dokumentesh të pa nënshkruar nga mbikëqyrësi i punimeve, kërkesë ligjore kjo e detyrueshme për përgjegjësinë e raportimeve që bëhen në OSHA (Organi Shtetëror i Autorizuar, e cili pas vitit 2006 quhet AK që është METE). Cilësojmë se, nga audituesit e KLSH është kryer auditimi për grup koncesionesh ku përfshihen 86 HEC-e, që përkojnë dhe me monitorimet periodike të kryer nga AKBN, në tremujorin e dytë e tretë të vitit 2011. Në këto auditime është konstatuar se: nga koncesionarët mungon vlerësimi i detyrimit ligjor për të bashkëpunuar me Autoritetin Kontraktor (AK) dhe AKBN (organ i specializuar) dhe me subjektet e tjera të autorizuara nga AK për monitorimin e ecurisë së koncesioneve.

    Në shumë raste, koncesionarët kanë filluar punimet, pa plotësuar dokumentacionin teknik dhe ekonomiko-financiar, gjë që ka sjellë dhe mungesën e një vlerësimi objektiv e të saktë të realizimit të kushteve të kontratës, veçanërisht të investimeve dhe ecurinë financiare të koncesionarit në raport me aktivitetin ekonomik dhe tatimor të kryer për periudhën përkatëse. Madje, AKBN në mjaft raste ka bërë vlerësim subjektiv të vlerës së investimeve të pa mbështetur në dokumente, si situacione, fatura tatimore, faturat e zhdoganimeve, nënkontrata etj., duke sjellë si pasojë vështirësi serioze në vendosjen e penaliteteve për mosplotësim grafiku të investimeve, apo në përballjen me organet e drejtësisë. Gjithashtu, shumica e koncesionarëve, kanë filluar punimet e ndërtimit pa marrë leje ndërtimi, gjë që përveç moszbatimit të kërkesave të ligjit ka sjellë si pasojë dhe mosvendosjen e penaliteteve mbështetur në vlerën e këtyre punimeve, ndërkohë që, mbi këto punime të kryera në kundërshtim me ligjin nuk mund të vendosen e llogariten penalitete, pasi janë të pambështetura në një objekt vlerësimi të ligjshëm.

    ___________________________________________________________

    KLSH: ABUZUESIT PARA DREJTËSISË

    Parregullsitë dhe shkeljet e sipërcituara, si dhe mosllogaritja e penaliteteve si pasojë e moszbatimit të kushteve të kontratave në 73 koncesione, kanë shkaktuar mungesë në të ardhurat nga këto koncesione, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 595,146,011 lekë. Për të gjitha këto kërkohet dhe duhet të japë llogari në lidhje më të gjitha shkeljet dhe abuzimet e shkeljet e gjetura I besuari dhe I emëruari i Metës , Drejtor i Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN-ës) Besian Pesha. Këto shkelje të konstatuar nga organi më i specializuar i kontrollit në vend grabitjen dhe babëzinë që është bërë dhe po bëhet me pasurinë e shqiptarwve të varfër që s’kanë bukë të hanë dhe që ushqehen me lista në dyqane. Ndaj bashkëpunimi në këtë grabitje të pasurisë së shqiptarwve apo shpërdorimi i detyrës le të pranojnë kë të duan këta drejtues përveçse ndëshkimit ligjor, kërkon urgjentisht kthimin e të ardhurave në Arkën e Shtetit dhe prishjen urgjentisht të kontratave me kompanitë që janë dhe vazhdojnë të favorizohen nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN-ës) dhe Besian Pesha
    TE KAPET OICCI(BESIAN PESHA),GJALLE APO VDEKUR

    1. 1 says:

      Mos lini pa vene para drejtesise ju te KLSH edhe njerez te “besuar e shoke femijenie” te shefit tuaj .Ne se keto kontrole kane edhe gishtin e tyre nuk ka asnje koment ,ujku po ben kerdine ju merreni me cakejte…

    2. 1 says:

      Problemi eshte teknikisht i thjeshte ,ketu nuk ka mundet ketu ka nje edhe nje bejne dy ,ne se nuk e bejne dot le te therrasin inxhinieret e vjeter qe Saliu dhe Mediu i hodhen ne mes te kater rrugeve dhe i degdisen neper kurbete.
      Bilance te tilla jane bere ne nje kohe kur nafta dhe gazi nuk kishin as lapsa e leter per te shkruar e jo me sot kur te luan mendja e kokes nga teknika dhe teknologjia e re e perdorur nga Bankers dhe Albpetroli i mbetur apo terminali i Vlores dhe tankerat e kontrolluar nga dogana shqiptare.Ne se Albpetrol nuk eshte ne gjendje te beje kete atehere eshte e kote te mbahet …

  3. Olsi says:

    Bravo Koco, vetem keshtu vendoset drejtesia ne vend. Te gjithe shqiptaret duhet te kuptojne se ne qofte se I pengojne rrugen Koco Kokedhimes I pret I njejti fat ne Gjergjin e ikonave,Mziun dhe tani me keta te naftes. Jepini Kocos cfare kerkon dhe jeni ne rregull ndryshe policet e Tahririt I keni tek dera ose nje llokum dinamiti poshte shasise apo nje vrasje me pagese ju pret. Ta gezojme mafien e re.

    1. Lori says:

      Ky Olsi qenka nje dru i rralle!!!! A e kupton o dru qe pe furnizojme makinat me cdo lloj pislliku dhe po leme leshte tek mekaniket per shkak te ketyre mortjeve qe bejne gunga me karburantin????

    2. ndryshoni mentalitet,dhe respektoni shumicen e popullit says:

      faleminderit berishjan per informacion dhe urimin ta gezofshit mafjen e re,e pranon edhe vete qe edhe ata te tjeret kane qene mafje qe ti ben pjese,bravo shqiptar krenar,keto jane firmat qe solli mafja juaj e vjeter per te gllaberuar popullin shqiptare duke mos paguar taksa dhe duke ta shitur ty mallin tend qe te vjeth,mafjen e re duhet ta respektoshe se e votoi shumica e popullit,nuk mund te dalin ca morracaker te qelbet si ty qe te hedhin dhe te ofendojne vullnetin e shumices se popullit shqiptare se ke mafje duhet te zjedhin,nqs se shumica e popullit voton mafje,apo kriminele,apo diktatore,apo kurvare,apo te ndergjegjshem e ku ta di une cfare tjeter,,ju plerat e shpifura me nje surrat si haleja qe perbeni pakicen duhet ta respektoni shumicen e votuesve te vendit tuaj qe te ndryshoni nga qelpsa ne njerez,keshtu thoshte dhe kryetari i mafjes se vjeter saliu,nuk guxon kurre askush te shtreberoje vullnetin e shumices se popullit shqiptare sepse eshte gjeja me e cmuar e demokracise,perse ju plerat e mafjes se vjeter nuk e respektoni kete shumice tani,a nuk eshte udhezimi i te dashurit tuaj sali respektimi i shumices,dhe ne emer te kesaj shumice ai te pushkatonte kush goxonte ta deformonte,keshtu ju nuk respektoni as ate qe mbeshtesi dhe jo me shumicen e popullit,prandaj dhe do ngelni gjithe jeten QELPSA dhe NDRYRESIRAT E KESAJ SHOQERIE SHQIPTARE.

  4. 1 says:

    Problemi eshte teknikisht i thjeshte ,ketu nuk ka mundet ketu ka nje edhe nje bejne dy ,ne se nuk e bejne dot le te therrasin inxhinieret e vjeter qe Saliu dhe Mediu i hodhen ne mes te kater rrugeve dhe i degdisen neper kurbete.
    Bilance te tilla jane bere ne nje kohe kur nafta dhe gazi nuk kishin as lapsa e leter per te shkruar e jo me sot kur te luan mendja e kokes nga teknika dhe teknologjia e re e perdorur nga Bankers dhe Albpetroli i mbetur apo terminali i Vlores dhe tankerat e kontrolluar nga dogana shqiptare.Ne se Albpetrol nuk eshte ne gjendje te beje kete atehere eshte e kote te mbahet …

  5. mirel says:

    Keto jane krime kombetare dhe jo skandale.
    Nuk behet fjala per historite me femra te Ylli Pangos, por per grabitje ne mes te dites me diell te pasurise, jetes dhe te se ardhmes se shqiptareve, qe me keto vjedhje vazhdon e mbahet peng.

  6. SHQIPERIA NE KTHETRAT E MAFIES NDERKOMBETARE QE LUAJN GJASME ROLIN E INVESTIRORIT SHJPORRINI GJARPRINJT SE PO SHKATERRONI SHQIPERINE

  7. TASO says:

    NE VENEZUEL eshte çmimi me i lire ne BOTE naftes 10 çentez litri si rezultat i shtetzimit te gjthe industrise se naftes qe nga ncjerja deri tek shitja.Dikush munde te thote jane jane ne fuqi komuniste TE SHAVEZIT ,ISHBOLIVARISTI QE VDIQ ,dhe mendoje mendoje keta ne krahasim me politken SHQIPTARE me vjen per te vjelle.

  8. lili says:

    Kontrol ne pikat ku bankers ka shitur per te pa cilesine e naftes se tyre ,
    Jo kot paska rra rufeja n’a te holluese…cka do te thot se dikkush i ka treguar bankersit per kete investigim…

  9. Koco says:

    Po ceshte ky shtet parazit ,i pa afet , i lidhur koke e kembe me mafjen per te vjedhur kete popull e pasurine e tija ,sigurisht me padrinot e konceksjoneve . Po ceshte ky shtet qe nuk eshte ne gjendje te menaxhoje dhe shfrytesoje sektoret me rentabel me fitim te garantuar si Naften , Kromin , Hidrocentralet e Shperndarjen , Alb Telekomin ? ! po cfare djall pune ngelet per te administruar turp per faqe te zeze , kjo gjendje eshte saandaloze e Kriminale .Duhet urgjentisht ku pushtet e pasuria kombetare ti kethehet popullit pa diskutim , cila do qeveri e cila nuk eshte ne gjendje te realizoje keto objektiv , te largohet pa e bere fjalen dy , vetem qeverite anti popullore , ke lidhura me krimin e korupsjonin , kerkojne qe vendi te kethehet ne koloni dhe qytetaret e saj ne skllever dhe te marin aratine ky ish Sali Qen Berisha .

    1. Koqo degjo Alb Telekomin e vodhi Nano,Ahmetaj Rafti e shiti Nano,Hotel Tiranen e vodhe ti vlera reale e tregut 100.000.000 milion ti e rrujte per 5 milion euro,Frigoriferin e Durresit vlera 6.000.000 usd ti e vodhe per 300 usd,vazhdojme Koqo Gazeten Sporti Popullor,Uzinen e Trasformatoreve ne Elbasan,te gjitha makinerite e renda te Fierit,fondet publike te Bashkisa se Tiranes 46%te tyre,Fabriken e birres Tirana +thesarin e Shtetit Ilir Kryemadhi,nen Token mbi token Ujerat Ajrin me Antan po Ilir Floriri.Koqo ti nuk je vetem hajdut pe ti je nje plehre.

  10. *a8888* says:

    spekullimi i radhes…
    pse nuk flisni edhe per meritat e Bankers

  11. futja kot says:

    ku eshte interesi i popullit nga dhenia e koncensioneve ose sa eshte vlera ne leke ose Euro qw ka perfituar shteti???????
    thuhet qe eshte modernizuar nxjerja e naftes, ku eshte interesi i shtetit sa ka perfituar shteti. Nuk them sa ka perfituar kompania se edhe kjo nuk eshte treguar, por populli.
    Toka po shteron si ne nafte dhe ne krom, baker, hekur nikel, sera e selenices etj Cfar po behet nuk po e kuptojme. Kur dco te vihet dore , Firmat pom vine marin, pasurohen dhe ikin ose shesin ne dore tjeter pasuri9te kombetare , Cfar po behet.Shqiperia po varferohet, Cfar do te behet me brezat qe do te vine pas 20 ose 30 vjetesh???
    Ku eshte interesi i shtetit Shqiptar jo privat ?????????

  12. Qytetari says:

    Besian Pesha, plotesisht dakort dhe nuk te heq asnje presje,
    Vetem se ka nje problem teknik qe mbase nuk e ke vene re qe mbas 1 Prillit 2013.
    Nuk kane cfare ti bejne Besianit sepse leket ja ka dhene Metes.

    Prandaj Rama nuk flet dot per korrupsion dhe merret me Mziun e Kamzes qe eshte nje vemje dhe nuk merret me korrupsionin real qe ka ndodhur ne Shqiperi siç eshte Ministria e Ekonomise me gjithe Sh,a qe ka nen vete apo Ministria e Shendetesise qe po vdesin Shqiptare per dite ne spitale dhe qe ka nje abuzim me te madh se M. Ekonomise.

    Si rrjedhoje ka te mbyllur gojen para Saliut dhe ministrave te tij sepse e ka henger te gjatin ne 1 Prill.

    Por e keqja eshte qe nuk pranon as gabimin Rama dhe ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme para se buzneset e LSI te marrin veten nga fushata e fundit.

    Albpetroli para se te merret me Bankers duhet te merret me ish drejtuesit si dhe me Sokol Dervishin dhe Edmond Haxhinastron per privatizimin e Albetrolit.
    E njejta histori eshte edhe me Belle Air para se te merren me kompanine duhet te merren me ish drejtuesit e LSI (leshkon) qe e la te fluturoi kjo kompani por Rama e emeroi me larte (leshkon) ne majen e aviacionit civil.

    Prandaj nuk arrestohen keta hajdute dhe antikombetare pasi leket jane te gjitha te Monika dhe Iliri.

    Ta gezoje Rama Liken tani me ato ngjalat e lalzit qe na tha se edhe skeptiket do me kuptojne me kalimin e kohes.

    Por po del e kunderta qe Rama po kupton skeptiket dhe nuk po kerkon falje sepse ne cdo vjedhje gjigande we eshte bere ne Shqiperi eshte koke e kembe Mona me Liken dhe Rama merret me Mziun dmth fundi kavallit me e thene Shqip.

    Edhe te Bankers nuk ka çben asgje sepse jo me kot Ambasadori Kanadez takoi Liken para dy javesh pasi Likja ka aksionet e veta dhe aty por si duket Kokedhima po kerkon ndonje cope dhe nuk po ja japin.

    Keqardhja me e madhe eshte Mero Baze dhe e gjithe media qe i dine shume mire se cfare luhet dhe nuk reagojne.

    Ju Pershendes

  13. Tek Leshko dmth hajduti i 40 milion eurove ste heq nje presje vella ketu po vdes cdo gje me kryesorja SHPRESA jemi ne udhekryq vetem nje gje e zgjidh o revolte POPULLORE si ne EGJYPT ose protektorat si Kosove me organizaten kriminale Lsi behet vetem rrepublike BANANESH.

  14. beni says:

    I bejme thirrje ministrit gjiknuri te vendosi nderin e neperkembur te shtetit nga qeveria berisha qe i dha me koncesion burimet e naftes ne kucove,te gjitha koncesionet duhen anulluar dhe industria e naftes e tera duhet shtetezuar dhe rafinimi i naftes duhet te behet ne nje rafineri shqiptare,dhe te shitet e tera ne tregun shqiptar.KJO ESHTE POLITIKE PER KOMBIN SHQIPTAR,GJITHCKA TJETER ESHTE VJEDHJE.[shtetezime koncesioni duhen edhe ne industrine e kromit,bakrit,telefonise celulare,telekomit etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje