Reforma Territoriale/ Çuçi: Sjell realitet të ri, duhet ndërhyrë edhe në Kodin Zgjedhor

23 Janar 2014, 10:09Politika TEMA

Reforma e re territoriale do të çojë në mënyrë të pashmangshme në reformimin e Kodit Zgjedhor.

Kjo është pohuar nga ministri i Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor Bled Çuçi, sipas të cilit ndryshimet që do të ndodhin pas miratimit të reformës territoriale do të sjellin një realitet të ri edhe përsa i takon orgqanizimit zgjedhor.

Drafti i Qeverisë për reformën territoriale parashikon përgjysmimin e numrit të komunave që janë sot ekzistente në vend, ndërsa këto komuna në disa raste do të bashkohen me Bashkitë dhe në raste të tjera do të bashkohen mes tyre.

Ministri Çuçi e konsideron reformën territoriale si një domosdoshmëri për shkak të ndryshimeve të mëdha demografike që kanë ndodhur në vite.

Në këtë kuadër Çuçi shprehet se një rikonceptim administrativ do të zgjidhte polarizimin e skajshëm të krijuar në komunitete, sikundër komuniteteve do t’i ofrohen shërbime më cilësore.

“Përmes instrumentave ligjorë do të garantohet që Komunat që do shkrihen në Bashkitë e mëdha të kenë përfaqësim në këshillat e rinj si dhe t’u garantohen sa më afër shërbimet e domosdoshme”, sqaron Çuçi.

Reforma territoriale konsiderohet një ndër reformat më të mëdha që po ndërmerren në Shqipëri dhe disa qeveri europiane dhe SHBA kanë shprehur mbështetjen në lidhje me këtë proces.

Një ditë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja ‘Star’ mes qeverisë shqiptare dhe donatorëve për mbështetjen teknike në këtë proces.

Ndërkohë në aspektin politik, megjithëse të gjitha partitë e konsiderojnë këtë reformë si mjaft të rëndësishme dhe domosdoshmëri, ende nuk ka një konsensus mes palëve.

Opozita kushtëzoi procesin me të drejtën e vetos, gjë që iu njoh nga Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste, përsa i takon vendimmarrjes në Komisionin e posaçëm Parlamentar të Reformës Territoriale që pritet të ngrihet nga Kuvendi.

Komisioni do të kjetë një afat minimal 3 mujor, por nuk përjashtohet mundësia e zgjatjes së mandatit të tij në rast se brenda kësaj periudhe do të ketë cështje që do të mbeten pezull.

Ndërkohë një tjetër kusht i opozitës ka të bëjë me vendimmarrjen konsensuale në të gjitha hapat e procesit. Në këtë pikë, opozita kërkon rikthimin e besimit mes palëve duke akuzuar Qeverinë se ka shkelur konsensusin në dy raste: për Nëpunësin Civil dhe mbështetjen ndaj institucioneve të pavaruara.

12 komente në “Reforma Territoriale/ Çuçi: Sjell realitet të ri, duhet ndërhyrë edhe në Kodin Zgjedhor”

  1. kanalim says:

    bejeni publike kete draft, nese ka, ta kryrim dhe ne, bagetia, populli i thjeshte.

    1. Ylli says:

      Po experto..haha po mire tani nese Rama ijep veton Bashes..ca ka Baasha?

      1. lini says:

        Bravo qeverise bravo, ishte mese e nevojshme si reform dhe me ate qe beri qe i dha veton bashes trregon se eshte per te mirewn e vendit dhe jo per interesa personale sic do e perdori dhe basha.

        1. marsid says:

          Ja pra kto jane veprat e jo projektet e saliut per 300 milard rrenje ullin e per qumesht me tubacione nga greqia, kto jane reforma qe prekin qytetarin e sa me shum si keto duhen.

          1. Rraklli says:

            Vazhdoni e beni punen sic keni premtuar pa luli e saliu rremuje jane nga trute

      2. gozhda says:

        Eshte tejet e nevojshme te kryhet kjo reforme.
        Vendoset kontroll mbi territorin.
        Nuk do mund te abuzojne me kyekomunare te cilet jane kthyer ne koka te korrupsionit.

      3. gjyshi says:

        Nje reforme e tille eshte domosdoshme.Qeveria e re po vepron ne te mire te vendit pasi nga kjo ato qe perfitojne te paret jemi ne.Opozites i jane plotesuar te gjitha kushtet,absurditet nese opozita nuk ulet bashke me qeverine.Gjithsesi reforma do dhe duhet te kryhet.

    2. shoku taras says:

      Reforma administrativo-territoriale duhej kryer me kohe.Tanime qe u nenshkrua marrveshja “STAR”,reforma do te kryhet.Bravo qeverise se re e ne vecanti ministrit Çuçi.

    3. gertjan says:

      Mbi kete reforme eshte folur shpesh mirpo asnjehere nuk u trajtua me seriozitet kjo ceshtje.Duket qe kjo qeveri e ka seriozisht,opozita duhet te dakordesoje kete nisme per faktin se kjo eshte ne interes te popullit.

  2. heerta says:

    Eshte mese e nevojshme kjo reform, jane miliona lek te shqipetareve qe harxhohen kot me rroga te panevojshme kshuqe duhet ndryshuar se sben.

    1. Flog says:

      Beni me te miren se per te gjitha keto keni marre mandat nga populli. Ju lumte qe keni vullnet, por ne fund te fundit, beni ate qe keni projekt, per kete ju votuam dhe nje here po e perseris

  3. arsen says:

    Tirana ka 11 Njesi Bashkiake.
    Pervec Gjendjes Civile dhe Asistences Sociale…
    A E DI NJERI TE ME THOTE SE ME CFARE TJETER MEREN?
    Ne nje kohe kur keta duhet te meren me pusetat e vjedhura ne Njesite e tyre. Me kanalet e zena dhe rrugicat me balte. Me kontrollin e dyqaneve dhe zenien e hapsirave publike me lloj-lloj aktivitetesh etj etj e vargu s’mbaron
    PER CFARE DUHET TERE KETO ADMINISTRATA KUR SKANE ASGJE NE DORE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje