Reforma Territoriale/ Dështon konsensusi, reagojnë Ruçi dhe Meta (VIDEO)

22 Janar 2014, 19:40Politika TEMA

Dështon konsensusi mes pozitës dhe opozitës në Konferencën e Kryetarëve, ku pritej të vendosej për ngritjen e komisionit bipartizan për Reformën Territoriale.

Opozita kërkoi një ditë më parë të drejtën e vetos në komision, si dhe garanci nga Qeveria dhe mazhoranca për respektimin e konsensusit. Shkak për kushtin e dytë të opozitës, sipas kreut demokrat Lulzim Basha, ka të bëjë fakti se mazhoranca e re parlamentare nuk respektoi zbatimin për ligjin e Nëpunësit Civil, i miratuar në mënyrë konsensuale nga Parlamenti që kishte shumicë Partinë Demokratike.

Gramoz Ruçi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, shprehu në një konferencë për mediat angazhimin dhe vullnetin e mazhorancës për një vendimmarrje konsensuale përsa i takon realizimit të Reformës Territoriale.

Ruçi tha se mazhoranca ka vullnetin e mirë që në këtë process krahas partive parlamentare, të dëgjohen edhe propozimet e subjekteve që s’janë të përfaqësuara në Kuvend, shoqatat apo komunitetet.

Ndërsa sqaroi p/vendimin e propozuar nga Partia Socialiste për ngritjen e Komisionit bipartizan për Reformën Territoriale, Ruçi tha se në këtë komision pozita dhe opozita do të përfaqësohen nga një numër i njëjtë anëtarësh, sikundër drejtimi i komisionit do të bëhet nga dy bashkëkryetarë, një deputet nga PD dhe tjetri nga PS.

Sipas propozimit të PS-së, vendimmarrja në komision nuk do të bëhet me mazhorancë, por me shumicën e të gjithë anëtarëve të komisionit.

Në këtë kuadër, kreu i deputetëve socialistë kërkoi nga opozita që të bëhet pjesë e procesit dhe të japë konsensusin e saj për një reform, që nuk ka qëllime politike apo partiake, por është një domosdoshmëri.

Ruçi tha se pavarësisht se mazhoranca ka të gjithë vullnetin për të realizuar një reformë administrative- territoriale gjithëpërfshirëse, ende nuk ka një përgjigje nga opozita.

Ruçi tha se arsyetimet e opozitës ishin politike, dhe me asnjë nga 10 pikat e projektvendimit nuk kontestoi asnjërën.

“Ky komision nuk parashikon vetëm mazhorancë. Ne jemi këtu që opozita të jetë e pranishme dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet demokratike parlamentare që opozita të jetë pjesë e këtij zhvillimi. Mbetet për t’u parë qëndrimi në ditët që vijnë i opozitës, para seancës, pas seancës dhe gjatë seancës në ditët që vijnë”, tha ai.

Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu keqardhjen për mos arritjen e konsensusit mes pozitës dhe opozitës për Reformën Territoriale, ndërsa i cilësoi pretendimet e opozitës jot ë lidhura me p/vendimin e propozuar për ngritjen e komisionit, por si politike.

“Është për të ardhur keq që edhe pas kaq ditësh nuk u arrit konsensusi, jo për përmbajtjen e projektvedimit as mosdakordësinë për reformën administrative-territoriale, por për arsye të tjera të karakterit politik. Përshëndes angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, që ndajnë të njëjtën bindje se nuk mund të ofrohen shërbime për qytetarët me këtë organizim që ka pushteti vendor. Vendi sot ka të njëjtën ndarje adminsitrativo-territoriale sikur 22 vite më parë. Ndërkohë që lëvizjet demografike kanë qenë të jashtëzakonshme dhe nuk reflektohet në strukturëne sotme. Shumica e njësive vendore nuk ofrojnë shërbime, por edhe ato që ofrojnë i bëjnë jo në cilësinë e duhur”, u shpreh Meta.

Sipas tij, mazhoranca parlamentare ka të gjithë vullnetin e duhur politik që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse dhe opozita të reflektojë.

Në këtë kuadër, kreu i Kuvendit kërkoi nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare që të rishohin qëndrimin e tij ndaj një procesi që i shërben qytetarëve.

“Ne kemi të vgjithë kohën dhe vullnetin që të presim opozitën në realizimin e kësaj reforme”, tha Meta.

23 komente në “Reforma Territoriale/ Dështon konsensusi, reagojnë Ruçi dhe Meta (VIDEO)”

  1. arsen says:

    A nuk shikoni se po bejne si kurva?
    Ne mes te mexhlisit u thuhet qe ”keni te drejtebìn e vetos” ..keta kriminele nuk duan.
    Cdo gje duan ta kthejne ne konflikt.
    Degjojne akoma ate gjyshin e rrjedhur qe nuk po llogarit me asgje vec ta bej gjak e tym si ne 1997
    Kerkojne te na fusin ne sherr me Maqedonine me zorr
    Mjere ata budallenj qe ju shkojne nga pas.

    1. Iliri says:

      Te beje cte doje se kjo seshte opozita, por grup kriminal

    2. lushnjari lushnjari says:

      Jane Anti-kombetar!Keto fjale i pershtaten opozites me kete qendrim te mbajtur!

      1. gertjan says:

        Opozite leshi me pak fjale,e keqqeverisi vendin per 8 vite e tani nuk pranon konsensus me qeverine e sotme per nje ceshtje kombetare qe prek te gjithe popullin shqiptar.Yt ndyresira.

    3. buffon says:

      Turp per opoziten,qeveria e beri te sajen.Reforma administrativo-territoriale eshte e domosdoshme.Ajo duhet te kryhet me patjeter nga kjo qeveri.

    4. shoku taras says:

      Gjithsesi reforma duhet te kryhet edhe pse opozita vazhdon akoma duke ngritur alibi.Bravo qeverise e cila duket se e ka seriozisht dhe do ta kryeje kete reforme territoriale.

    5. Liri a vdekje says:

      PD nuk und te pranojn dallaverat e ish bllokmenave te edvin kristac rams.
      RRNOFT SALI BERISHA
      http://goo.gl/Qz50BE

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE BERISHA ESHTE TERRORIST DHE JO OPOZITAR ME VLERA DEMOKRATIKE. says:

    Thikak Berishiane po pengojne shqiptaret per tu integruar, opozit me kriminale nuk kam pare ne historine e shqiptareve.

  3. Flogerti says:

    Epo kesaj opozite vetem ti japesh pushtetin thote po.. haahahaha ate se merr dot dhe nja 12 vjet se ka pune per te bere ne shqiperi tani

  4. Velva says:

    Saliu eshte bllokues ore shoke. Ai se sheh dot vendin te beje para. eshte psikopat. Beni gjene e duhur ju, vijoni punen. Suksese

  5. ilir says:

    Zoti arsen,keto jan orvetje per te bere pluhur sa te jet e mundur se po e shohin se cka po i pret,po ngushtohet rrethi.

  6. SHPIRAGU says:

    Meqenese Rama ua la dopjegjashten ne dore,duke u plotesuar kerkesen e bere nga LULZIM BASHA ,per te patur te rejten e votes,tani nuk kane nga tja mbajne e po merren se mire opjogjashten e muarem ,po duam ehe dopjo pesen. Po TI more IDRIS,SI QENDRON NE ATE GRUP PARLAMENTAR,qe vetem demokratiknuk mund te quhet. Le,le pa ishe edhe ne krah te vrasesit te 21 janarit. Kaq e embel qenka ajo e shkrete karrike,sa te mohoshe edhe gjakun e te reneve ne mes te sheshit e ne mes te dites me duare ne xhepa? Pa Fatmir Natos ( MEDIU) nuk i ben pershtypje se ai vrau 26 e dava per 4 qe nuk i uken gje hic….. MOS PRISNI T’U JAPIN KONSESUS ATA QE BEJNE THIRRJE PER KRYENGRITJE.PO te kishte mazhorancen tuaj Sali BEJ Verdhoma,jo vetem qe nuk do t’u pyeste ,po kishte rrezik te thoshte : dilni pak perjashta parlamentit se do marrim nje vendim te rendesishem,ose rrini e degjoni,pa per ne nuk ka re ndesi jeni apo nuk jeni ne parlament. E kete e benin kur nuk kishin mazhorancen tuaj,po i mbante Ilir Meta me patericen e tij.

  7. Islam says:

    Reforma territoriale eshte bere gati te http://www.shtetiweb.org
    Keto jane vetem filma

  8. kanalim says:

    per fat te keq kete arsyen e bojkotit “per pordhe”, pa ndonje arsye objektive, e shpiku Rama, djali i kopilit te Zogut, per mbretin e kam fjalen, ka nje shkrim interesant per kete te fundit…. kerkojeni ne internet dhe lexojeni vete….. nejse populli thote qe cfare te mbjellesh do te korresh…. kot kjo me i dhene rames te kuptoje qe shume nga kete sjellje te opozites se sotme i shpiku rama me opoziten e djeshme… mjeri populli dhe fuck partite, all of them. ketu, kam nje mendje me ramen, nuk ka shtet….. prsh zyra e berishes, nga ato qe kemi pare ne internet, ka nje kosto te llahtarshme per nje page publike, qofte edhe kryeministri….. vetem ai kompjuteri Apple qe ka kushton 3000 euro…. por te njejtin kompjuter ka dhe rama…. rama nderrron nga nje kostum ne dite…. berisha thote qe nje kostum i rames ben 10000 euro… por une po pjesetoj me 10 dhe po them 1000 euro * 365 dite te vitit = i ka zili dhe bill gates. meta, thone qe nuk ka lexu asnje liber ne jeten e vet, nuk ka cfare i duhet kompjuteri se nuk di ta perdore…. per meten ka shkrime te papara ne internet … kerkojeni me “qoshja e baba likes”… dhe portokallia do te jete estrade amatore… me te qeshurat qe do keni… po mua cme ha qe harxhoj kohen time ….me thene te drejten…kohe se kam sa te duash… pa pune jam … pa pune kam qene…

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Keni ngateruar rradhen e reformave !
    Filloni me reformen ne Drejtesi,do shikoni sa me zell do e presin reformen Administrative.

  10. LION says:

    REFORMA NE BASHKEPUNIM ME TERRORISTET E PEDES THONI ME MIR

    jo Reforma e Teritorit.

    ME TERRORISTAT NE PARLAMENT GJITHCKA ESHTE E

    DESTINUAR TE DESHTOJ !!!

    TERRORISTET KONSISTOJNE NE SHKATERRIM

  11. Analisti Politolog Qim Nurellari says:

    Po flet Krylopa.

    Ju lutem mbani qetesi.

  12. lili says:

    Po pse shqiptaret u munduan me va dhane nje mazhoranse te plot kur ju nuk doni me perdor per réformat qe presim?
    Apo eshte prape loja’konflikt’ si show per te na lane ne mut e ju te vjidheni sa te doni?..
    Mjaft me,keni votat per te vepruar edhe pa pelqimin e opozites,veproni,

  13. baci says:

    Doket sikur Saliu jua ka bo nonat te gjithe ketyre haleve ,po te mos kishte qene ai ne 92 ,s’do kishte ngelur shtylle e pa zene me ju kerma te varur deri ne origjine ,kuqalashe te perdale ,me gjithe Salen

  14. fshatari says:

    Shumica ka besimin e popullit dhe duhet ta beje e vetme reformen administrative…pa plehrat

  15. emigranti says:

    PD nuk eshte pati e popullit por nje parti private e Saliut

  16. Bubureci i patates says:

    Lajm, do të ishte, të arrihej konsensus…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje