Noka: Braho tek tatimet, jo si kryetar i Komisionit të Sigurisë. Paloka: Qeveri komike

23 Janar 2014, 10:51Politika TEMA

Partia Demokratike reagon në lidhje me deklarimet e bëra nga deputeti Spartak Braho, sipas të cilit prania në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve lidhet me faktin se ai është Kryetar i Komisionit të Sigurisë.

Për PD-në, pamjet filmike të transmetuara një ditë më parë tregojnë se “jemi para një krimi të rëndë, një korrupsioni galopant, përmes një skeme të mirëorganizuar, ku përfshihen njerëzit e besuar të Ramës dhe Metës”.

Në këtë kuadër, PD shpjegon se faktin sepse mazhoranca refuzoi ngritjen e komisionit hetimor të propozuar nga opozita, duke e zmadhuar edhe më shumë paligjshmërinë e tyre.

Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Flamur Noka, hedh poshtë pretendimet e deputetit Braho dhe justifikimet e tij për pamjet filmike që e implikojnë në skandalin e të dhënave tatimore.

Si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, iu bëj me dije, se për asnjë moment, nuk kemi pasur në axhendën tonë, apo në shqetësimet tona, çështje që kanë të bëjnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, apo me serverat e saj. Justifikimi i z. Braho, për praninë e tij në korridoret e këtij institucioni së bashku me kreun e grupit të ndërhyrjes së paligjshme, nën shoqërinë e drejtoreshës, është jo vetëm i dobët, por dhe krejt i pavërtetë”, theksoi Noka.

Sipas tij, nëse deputeti Braho do të ishte atje i pranishëm për cështjet e sigurisë, si nënkryetar i komisionit parlamentar, minimalisht duhej të kisha dijeni.

“Alibitë dhe justifikimet nuk e fshehin dot atë cfarë ka ndodhur me serverin e Drejtorisë së Tatimeve ku ruhen të dhënat personale të biznesit dhe qytetarëve të vendit. Manipulimi i të dhënave tatimore, ndërhyrja në sistemin e gjobave të biznesit, është bërë me bekimin dhe kujdesin e vecantë të krerëve të mazhorancës Rama-Meta. Dyshja Rama-Meta ka ndërhyrë në të dhënat konfidenciale e të mbrojtura me ligj për të bërë të mundur që bizneset të reduktojnë, ose zerojnë gjobat, me kusht që paratë t’i derdhin në xhepat e tyre”, tha Noka.

Ndërkohë Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, e konsideroi veprimin dhe më pas justifikimin në kuadër të veprimeve komike të Qeverisë Rama-Meta, të cilat janë tragjike për shqiptarët.

Gjithashtu Paloka, duke komentuar mungesën e konsensusit për reformën territoriale, u shpreh se opozita nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me një mazhorancë që nuk respekton konsensusin dhe marrëveshjet.

“Kemi përballë një qeveri komike, e cila nuk respekton asnjë marrëveshje apo ligj konsensual. Ne nuk kemi asnjë garanci që këta zotërinj do të respektojnë vendimet e Komisionit për Reformën Territoriale, pasi Kryeministri, që për fat të keq është edhe piktor, mund të çohet natën dhe të vizatojë një hartë dhe të thotë kjo është ndarja e re territoriale”, theksoi Paloka.

Sipas tij, kjo reformë shumë e rëndësishme ka lidhje me atë zgjedhore, që do të thotë se mazhoranca e re është e prirur për të fituar zgjedhjet jo me votat e qytetarëve, por nga hartat territoriale.

11 komente në “Noka: Braho tek tatimet, jo si kryetar i Komisionit të Sigurisë. Paloka: Qeveri komike”

  1. qeveri komike qe te vendos gjoba ne mungese per mospasje syzesh optike. dhe kujtojne qe do e kene popullin me vete keta humorista.

    1. Genti says:

      Ore nuk e kuptoj se ku qendron skandali ketu. Kam pershtypjen se skandali vjen me vone..
      Edhe drejtoria e tatimeve edhe ai cuni i Berishes ne konferencen e shtypit thane se te dhenat nuk mund te fshihen pasi ekziston Backup-i. Atehere perse u djek kaq shume se cfare mund te kete lexuar ky grup Auditi?????? Mos kujtoni se tatimet qe kane paguar Sandri, Bashkimi, Manja etj duhet te mbyllen si dosjet e komunizmit?
      E verteta duhet te dali ne shesh kujt i djek ta mbaje.
      TE DHENAT JANE TE SIGURTA PER SA KOHE RIKUPEROHEN NGA BACKUP. NESE ESHTE DIKUSH QE ESHTE I INTERESUAR TE FSHIHEN TE DHENAT E TATIMEVE TE MEPARSHME KJO NUK ESHTE QEVERIA POR QERADHENESI I BERISHES & CO

      1. beni says:

        Kjo eshte ajo tymnaje qe do te dhe perhap Berisha,fshejen e te vertetave…Ata kane frike nga vjedhjet qe kane bere dhe ndjellin vrete ndaj atyre qe kane mesuar vjedhjet e tyre.Zamir Mane sipas nje drejtori qe ka ne zyrat e tij nga parate e mbledhura te CEz-it 1.6 million euro i ka transferuar jashte shqiperise per llogari te nje politikane…..Vec kesaj Z.Mane ka hapur dhe mbyllur firma brenda dites.Kte e deshmojne drejtoret e tij ne biseda familjare..kete e kam te degjuar nga njrezit qe kane ne zyren e tij.Duhen vene pas hekurave te gjithe….!

  2. veterani says:

    Shum komike zoteri po akuzoni te zotet e shtepise se prishen shtepine e vete,te nxjerin syte me duart e tyre kto nuk i ha me njeri prandaj jeni nje opozite komike se po shenderroheni per te ardhur keq.Zhdukja e te dhenave ju ka interesuar juve te pe de.

  3. sky says:

    Me aq sa kuptoj une nuk behet fjal per zhdukje te te dhenave pasi te shoqerise tone jane OK cdo gje. Sec i djek no njonit qe mund te ket deklaruar dhe si kan paguar…kesaj cfar i behet?!!!

  4. era says:

    Pak per tu cuditur. I zoti i shtepise nuk ka nevoje te vjedhe ate qe i takon atij- te dhenat.
    Nqs Meta dhe Rama kane bashkepunim per kete gje si -thote muli- perse TV New 24 qe eshte i Metes do e nxirte si lajm. Mos ndoshta per t’ja futur Likja Rames?

  5. futja kot says:

    regjistrimi tek NEW 24 per tatimet u dha ne nje kjohe te shpejte per te shuar jehonen dhe si kunderpergjigje dhe terheqje vemendjen e opinionit nga emisioni “ALAREM” i Ora NEWS per SHIK-UN.

  6. Futja KOT says:

    Ligji i vendos gjerat dhe ligji Nr.9920, datë 19.5.2008 PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, thote :
    Neni 24
    Dhënia e informacionit tatimor nga administrata tatimore
    Informacioni tatimor për tatimpaguesin, i administruar nga administrata tatimore, u ofrohet pa pagesë autoriteteve të përcaktuara në këtë nen, pas depozitimit të kërkesës me shkrim dhe kur verifikohen rrethanat e mëposhtme:
    a) gjyqtarit, nëse është në gjykim ose në hetim të një çështjeje civile, të lidhur me një tatimpagues, për pjesën që u takon marrëdhënieve të tij me administratën tatimore;
    b) gjyqtarit apo prokurorit, nëse është në gjykim ose në hetim të një çështjeje penale, të lidhur me një tatimpagues, për pjesën që u takon marrëdhënieve të tij me administratën tatimore;
    c) Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm për rastet, kur kërkesa e bërë është në funksion të kontrollit të kryer nga ky institucion ndaj administratës tatimore, në funksion të hartimit të rekomandimeve të veta;
    ç) autoritetit të ngjashëm të huaj, me të cilin Kuvendi ka ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare dhe informacioni kërkohet në kuadër të ekzekutimit të marrëveshjes;
    d) autoritetit homolog të huaj ose autoriteteve vendase, me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dy ose shumëpalëshe, me objekt shkëmbimin e informacionit;
    dh) institucioneve të pavarura, të krijuara me ligj; e) çdo autoriteti tjetër, sipas parashikimit të bërë me ligj të veçantë.
    Neni 25
    Konfidencialiteti
    1. Nëpunësit dhe punonjësit e administratës tatimore, qendrore, dhe vendore, ruajnë konfidencialitetin e të dhënave tatimore dhe financiare të tatimpaguesit, që i kanë siguruar gjatë kryerjes së detyrës. Kjo pikë nuk zbatohet për detyrimet tatimore, për të cilat kanë filluar procedurat e mbledhjes me forcë. 2. Detyrimi për ruajtjen e konfidencialitetit vazhdon edhe pasi nëpunësi apo punonjësi nuk është më i punësuar pranë administratës tatimore. 3. Informacioni i lidhur me tatimpaguesin përdoret brenda administratës tatimore, vetëm në masën e kërkuar për administrimin e tatimeve. 4. Kushti i ruajtjes së konfidencialitetit përfundon në rastet kur tatimpaguesi heq dorë, me shkrim, nga e drejta e tij për ruajtjen e konfidencialitetit dhe për aq sa është e lejuar në deklarimin e bërë nga tatimpaguesi. 5. Shkëmbimi i informacionit, i bërë në ekzekutim të marrëveshjeve të lidhura nga administrata tatimore, bëhet me kushtin e ruajtjes së konfidencialitetit për institucionet dhe individët, që marrin dijeni për të dhënat tatimore.
    Neni 31
    E drejta për konfidencialitetin e të dhënave
    1. Çdo tatimpagues ka të drejtën e konfidencialitetit për të dhënat e veta tatimore e financiare, të administruara nga administrata tatimore. 2. E dhënë tatimore dhe financiare është çdo informacion, i cili merret nga administrata tatimore, gjatë ushtrimit të funksioneve, tek tatimpaguesi ose palët e treta.
    KY ESHTE PROBLEMI

  7. ibrahim says:

    Futja kot-por kuj i thua ore kokepalarve,hajnave me ze dhe pa ze e figure.hajni dhe krim i paster ne gjermani as dy minuta nuk do te qendronin ne pushtet.

  8. . says:

    ************************************************************************************

    …… Ju dogji pse keni vjedhur dhe bere zullume qe do ju mbaj mend “historia Shqiperise”.
    23 vjet vetem vodhet, shkaterruat, dogjet dhe asgje nuk ndertuat (vec ca rruge qe mbylleshin pas 1-2 kilometrash te pa mbaruara) duke future miliona ne xhepa.

    ************************************************************************************

  9. timo says:

    Ajo që pamë s’ishte gje tjetër veç ca hyrje dalje ,ca njgjitje zbritje nëpër shkallë dhe ca kalime nëpër koridore. Se ku qëndronte skandali në atë që pamë nuk e di. Kurse në deklaratën që bëri Braho(në është ashu si deklaron)aty po, vjen erë e keqe e një skandali me përmasa të frikshme. Të presim hetimet e prokurorisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje