Haxhinasto: “Rruga e Kombit” do jepet me koncesion

24 Janar 2014, 08:55Politika TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ka deklaruar se Rruga e Kombit do të jepet me koncesion.

“E kemi në plan ta japim me koncesion, jemi në fazë vlerësimi, besoj që deri nga fundi i pranverës të përmbyllim këtë fazë përgatitje për ta tenderuar. Do jetë një mënyrë për të plotësuar disa nga punimet e pabëra, urat, skarpatet, etj”, u shpreh ministri.

Numri një i Transporteve foli dhe për gjendjen e sigurisë në rrugë, ku njoftoi se të premten Kryeministri Rama prezanton paketën e plotë me rreth 70 masa ligjore dhe rregullatore me qëllim që rrugët e Shqipërisë të jenë cilësore, të sigurta dhe jo të rrezikshme.

“Një veprim shumë i drejtë është të përfundojnë këto rrugë që janë të hapura dhe të realizohen në standardet e duhura, të jenë sa më sigurta dhe të ofrojnë shërbime cilësore edhe për sektorin e transportit. Edhe rrugë të reja do ketë këtë vit, jemi në fazën e tenderimit të një projekti të rëndësishëm Qukës-Qafë Plloqë, Rruga e Arbrit. Besoj se do përfundojnë brenda 2014. Kjo situatë ka nevojë për një reformë të tërë, mes të cilave siguria rrugore”, nënvizoi Haxhinasto.

Ai deklaroi se nuk do të ketë rritje të biletës së urbanëve, pasi nëse do të rritet çmimi i biletës, duhet të ndodhin shumë gjëra që të ketë shërbim më të mirë për qytetarët.

Për sa i përket sistemit hekurudhor, Haxhinasto është shprehur se është ndër objektivat madhorë të qeverisë.

“Është sektor që padrejtësisht është lënë në rënie të lirë, investimet kanë qenë minimale, potenciali dhe nevoja e tij ra pas falimentimit të disa industrive por ka ardhur koha për ta rivlerësuar. Së pari ka kosto të lirë për qytetarët. Është shumë e rëndësishme që portet tona dhe zonat industriale të vendit të kenë lidhje hekurudhore. Së treti, lidhjet hekurudhore me fqinjët, s’duhet të harrohet korridori 8. Në planet tona është studimi i lidhjes me Maqedoninë dhe realizimi sa më shpejt”.

19 komente në “Haxhinasto: “Rruga e Kombit” do jepet me koncesion”

  1. sara says:

    haha pasi e paguam rrugen e kombit qimet e kokes, se na u desh te merreshim edhe me babezine e Bashes dhe gjithe drejtoreve te rrugeve, tani do vazhdojme te paguajme tarife tek koncensionaret… shume ide interesante per te vjedhur njerezit. Jo rastesisht do kete hyre edhe ne Anglisht shprehja “high way robbery” per te pershkruar vjedhjet e sofistikuara, me gjoja kosto te justifikuara… nuk e di nese do mbaroje ndonjehehe ky tmerr ne Shqiperi…

    1. Hysa says:

      Po me mire ta paguajne ata qe e perdorin sesa ta paguajme te gjithe nga buxheti i shtetit. Ajo rruge kerkon 30-40 milion dollare cdo vit per t’u mirembajtur

      1. sara says:

        po ata qe e perdorin e kane paguar njehere ate rruge e do vazhdojne ta paguanje permes taksave qe paguajne per perdorim makine. rruget jane pasuri publike te ndertuara me taksat e te gjitheve e nga te cilet te gjithe duhet te perfitojne direkt ose indirekt. ceshtja shtrohet si menaxhohen taksat e atyre qe zoterojne makina sikunder si menaxhohen taksat tona ne pergjithesi.

      2. elton says:

        do ja japin edhe kete zamir manes e sigurt

      3. KULUFI says:

        Koncesinoari do te veje nje tra ashtu si ne dogane dhe pas pagese do ngreje traun per te kaluar.

        A nuk do te ishte mire qe kete tra ta ngrinte shteti,dhe parate te futeshin ne arken e tij.
        Pse duhet te bejme edhe nje tjeter pasanik me parate tona?

        Duke qene ne dore te shtetit,edhe cmimi i vendosur do te jete me i vogel se i koncesionarit dhe normalisht me i perballueshem nga ne kalimtaret.

    2. Argita_B says:

      Kesaj i thone te privatizosh fitimet dhe te nacionalizosh apo shteterosh humbjet!!
      Kjo eshte praktike qe ndodh shpesh dhe ne perendim, kur pasi jane paguar shpenzimet e autostradave u jepen me koncesion grupeve multinacionale!
      Kur nje kompani private ka mundesine per te mbledhur para per te mbuluar shpenzimet, fiton para dhe per aksioneret e saj per tu paguar dividendet mbi fitimet do te thote se populli do paguaje me shtrenjte nje sherbim nese do te ishte shteti qe e administronte. Ose nese paguante te njeten tarif sa te koncesionari privat, fitimet do te derdheshin ne arken e shtetit.
      Ketu kemi te bejme me anen perverse te kapitalizmit i cili na serviret si sistemi me i mire per njeriun.

      1. Hysa says:

        Ti ke shume te drejte. Per mendimin tim, rruga me e mire do ishte ta mbante shteti dhe ta bente me pagese ne menyre qe kostot e mirembajtjes t’i paguajne ata qe e perdorin.

        @ Saren

        Ne arsyetimin tend mungon kompenenti I kostos se mirembajtjes. Rrugen e paguam te gjithe kur u ndertua, por koston e mirembajtjes jane shume te larta dhe prandaj eshte mire t’i paguajne vetem ata qe e perdorin. Ne rastin e pare barra do ishte vetem e qytatareve shqiptare, ne te dytin do shperndahej edhe te ata te huaj qe perdorin rrugen. Jam dakort ama qe s’ka pse jepet me koncesion kur vete shteti mund te krijoje nje shoqeri qe mbledh tarifen e rruges dhe ben mirembajtjen e saj

        1. sara says:

          me lejo ta perseris Hyse: kostot e mirembajtjes se rrugeve paguhen permes taksave per makinat. cdo makine paguan taksa vjetore. ku shkojne ato taksa? pse nuk ka transparence per taksen e makines? sigurisht nuk shkojne tek sistemi shendetesor (per te kuruar semundjet me origjine ndotjen). te pakten duhet te shkojne per rruget.

          1. Hysa says:

            Taksa e qarkullimit nuk eshte llogaritur dhe nuk mjafton per te mirembajtur nje sistem autostradash si ato qe ne po perpiqemi te ndertojem. Nese ti mendon se rruga me e mire eshte te rritet jashtezakonisht taksa e qarkullimit atehere ky eshte problem yt. Une mendoj qe taksa e qarkullimit te mos rritet te perdoret per rruge te tjera ndersa mirembajtja per kete rruge qe eshte ndertuar per qellim tregtie nderkombetare duhet te perballohet nga ata qe e perdorin qe sic thashe ne shumice nuk jane fare qytetare shqiptare. Diskutimi im eshte ne princip dhe do vlente edhe sikur taksa qarkullimit te mjaftonte per mirembajtjen e kesaj rruge. Ne ate rast une do thoja qe taksa e qarkullimit te ulej ose leket te shkonin per shkolla e spitale dhe rruga te mirembahej me leket e perdoruesve direkt te saj. Te njejten gje ben shumica e vendeve per rruge te ngjashme

    3. tarrasi says:

      sara ke te drejte.Ta japin me koncesion 99 vjet po te duan,por me pagese.
      Ta shesin te drejten e perdorimit 1 miliard euro.Edhe ura ne turqi qe lidh europen me azine eshte dhene me koncesion ,por qe ky koncesion u shit per 1 miliard dollare per 50 vjet.Se keshtu i bie qe shtepine e re qe ndertova tja jap dikujt qe se njoh ,dhe jo qe nuk i mar qera por duhet ta paguaj qe ma ajros.Shteti duhet ta shese te drejten e perdorimit te rruges.

    4. ilmi koci says:

      e moret vesh me te fundit. kryeministri denoncoi bashkine se nuk funksionon qendra e kontrollit te trafikut dhe sigurise.
      ja sa para jane harxhuar nga basha dhe si u rrenua puna
      http://dielli.al/lajme.php?id=35703&k=71

  2. BESIANA GUSHI says:

    MINISTER BOSH DHE I RREZIKSHEM

    Degjova me shume vemendje bashkebisedimin e mbremshem te Ilva Tares me Haxhinaston.
    Ajo qe me vuri ne alarm ishin idete e tij investuese, paçka se “nuk mbante mend as edhe nje nga 100 investimet per rruget qe sipas tij i dijne te tjeret – ata te rrugeve!”.
    Sipas kesaj pjelle te LSI-se qeveria do investoje:
    – Ne rrugen e Arberit – per maqedonet
    – Ne rrugen e Kombit per te perfunduar shtate urat e mbetura – per Kosovaret
    – Ne portin e Shengjinit – me i madhi ne Mesdhe – per t’ja dhene Ramush Harudinajt
    – Ne hekurudhen e re qe lidh Kosoven me rrjetin tone
    – Ne Korridorin e 8-te qe lidh te tjeret me ne
    – Ne hekurudhen e braktisur qe lidh Podgoricen me ne. etj.
    Te gjitha me parate tona, me borxhe qe po paguajme e do te paguajme perjete dhe jo per ne po per kosovaret, maqedonet, malazezte miqte e ketij ministri te boshllekut shqiptar masakrues..

    1. Argita_B says:

      Nese ndertohet porti i Shengjinit kjo mund te behet me taksat e shqiptareve po nuk eshte e vetmja menyre, pasi mund te jepet dhe me koncesion, e njeta gje mund te behet dhe me projektet e tjera, pra keto investime behen per te ndertuar nje infrastrukture bashkekohore keshtu qe eshte pak shpejt per tu gjykuar per projektet ne fjale.
      Duhen te pakten pare studimet e fizibilitetit, kostot, menyra e financimit dhe perspektiva qe i sjellin ekonomise shqiptare keto projekte.
      Haxhinasto mund te jete si thua ti, nuk e njoh po le te gjykojme me fakte dhe jo me hamendje pasi gjykimi ka shume mundesi te jete i gabuar.

      1. BESIANA GUSHI says:

        Para se te flasesh shiko rregjistrimin e intervistes e gjen tek Oranews !
        Une e pashe dhe duke e njohur pak a shume materjen ne fjale, shume me mire se Haxhinasto e cilido tjeter, u perqendrova vetem ne pikat me kryesore te intervistes se tij.
        Ke nje emer shume domethenes!
        Ai nuk foli fare per futjen massive te sistemit te kualitetit ISO9000 siç eshte me ligj I future gati ne te gjitha demokracite perendimore.
        Mungesa e ketyre metodave modern te manaxhimit te investimeve dhe jo vetem, mund te evitonte tere punimet shkel e sko, hajdutlleqet, poshtersite, shperdorimet qe jane bere me fondet publike.
        Eshte interesante te ndjekim edhe te tjere ministra te Edi Rames ne intervista, pse jo edhe tere deputetet qe I dhame voten. Keshtu I njohim sa vlejne dhe sa jane te afte te drejtojne Shqiperine si nje shtet modern te afte te siguroje begati per popullin dhe integrim ne BE.

  3. ikandeja says:

    Po pse me koncesion? thjesht per te menaxhuar fitimet nje firme private, tani qe investimi eshte bere me parate e taksapaguesve? Nuk mund te vihet nje takse kufiri ne Morine per qytetaret e huaj qe perbejne dhe pjesen me te madhe te perdoruesve? Po kush ju jep mend more, gjithmone me te paaftit dhe militantet do mbledhi qeveria..

  4. urt says:

    Le te ndertojne nje rruge treni ekspres ose tram,Tirane -Durres ne distance te shkurter,pa i dale nga Vora por mes kodrave,Shijak,Durres.

  5. Vladimir says:

    Ne te gjithe boten autostradat jane me pagese, jemi te vonuar qe edhe Tirane Durres edhe te gjitha segmentet e tjera autostradale te kthehen me pagese: Me taksat tona duhen mirembajtur rruget nacinale e pa i zevendesuar ato si dhe rruget rajonale. Parimi “Kush e perdor ta paguaj” eshte shuma racional per autostradat.
    Edhe autostrada te tjera te pandertuara, por me potenciale te medha ekonomike siç eshte rasti i Autostrades Rrogozhine-Tirane (Kombinat), duhen tenderuar. Jam i bindur qe ka kompani private, te cilat duke pare trafikun masiv ne kete aks qe shkurton distancen e Jugut me Tiranen gati 40 km, do te marrin persiper ta ndertojne me koncesion me fondet e veta.
    Nje sugjerim miqesor per zotin Rama. Problemi i infrastruktures eshte per sot nder me madhoret. Ja vlen qe te organizohet nje Konference Kombetare, me specialiste jo vetem nga vendi yne por edhe nga fqinjet tane me te cilet kemi interesa te perbashketa ne kete sektor.

  6. Mira says:

    Po per cfare koncesioni mirembajtjeje behet fjale kur rruga e serbit, me fal,e kombit, akoma paska edhe shtate ura per tu ndertuar! Po Berishes e Bashes nuk do ju kerkohet ndonjehere llogari per abuzimet me ndertimin e asaj rruge para se te harxhohen para te tjera per te?

  7. Karamahmud Pashe Bushati says:

    Ia vlene te hulumtohet se si funkcionon mirembajtja e autostradave famoze te miqve tone italian, italianet jane te vetmit kojshi qe kemi, nga te cilet mund te mesojme shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje