Presidenti i Jemenit vendos të falë tre marinarët shqiptarë

24 Janar 2014, 08:41Politika TEMA

“Të mbyllet çështja ndaj tre shqiptarëve në Jemen”.

Ky ka qenë vendimi i Presidentit të Republikës së Jemenit, Abd Rabbuh Mansur Hadi, në një dekret të përpiluar në 5 janar të këtij viti.

Presidenti i vendit ku aktualisht ndodhen të burgosur tre shqiptarë, ka kërkuar që çështja e anijes së bashku me ngarkesën e saj të mbyllet.

Më tej, në dokumentin zyrtar përcaktohet qartë që anija të kthehet në Irak, duke i kërkuar këtij vendi që të marrë përsipër angazhimin ligjor për të mos përsëritur më veprime të tilla.

GSH ka mundur që të marrë këtë dekret, ku konkretisht citohet: “Rreth shqyrtimit të përmbajtjes së memos së paraqitur në lidhje me lirimin e ngarkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut, e ngarkuar në anijen moldave (EOS), si dhe uljen e dënimit për dy nga anëtarët e ekuipazhit… Në bazë të kësaj, lëshohet udhëzimi për mbylljen e çështjes së anijes së bashku me ngarkesën e saj, që anija të kthehet në Irak duke marrë angazhimin ligjor nga pala irakiane për mospërsëritjen e një veprimi të tillë, duke e konsideruar atë si të papajtueshëm me metodat, rregullat dhe ligjet që rregullojnë transportin ndërkombëtar”.

Por, edhe pas këtij dekreti, dy prej shqiptarëve ndodhen në burgun e Mukallës, ndërsa mekaniku i anijes ka dalë i lirë nga gjykata.

Konkretisht në burgun e Jemenit ndodhet kapiteni i anijes, Arif Bakillari dhe oficeri i parë, Mihal Cangonji, ndërsa prej disa kohësh ka mundur që të dalë i lirë mekaniku Nezir Shahaj.

Tre shqiptarët u akuzuan për trafik armësh, ndërkohë që nga shteti shqiptar nuk ka asnjë reagim zyrtar për këtë çështje. Ngarkesa me armë ishte blerë në portin e Tivarit dhe udhëtimi i saj i parë ka qenë drejt Greqisë, më pas ka ndaluar në portin Berinçe në Turqi, pastaj në Aleksandri të Egjiptit dhe në fund ka ndaluar në Jemen.

3 komente në “Presidenti i Jemenit vendos të falë tre marinarët shqiptarë”

  1. dajt says:

    Mjaft qe u kujtu jemeniti se te ishte per shtetaret tane…

  2. Kosovar says:

    Kjo tregon se sa i fuqishem eshte krimi i organizuar shqiptare. Tre kriminele te tille duheshte te varen ne litar, tolerance zero ndaj krimit!

    1. Hysa says:

      Ik o gomar! Ata te shkrete jane marinare qe po transportonin nje ngarkese te aprovuar nga NATO, kurse t’i I thua kriminele. Informou njehere para se te kepusesh brockulla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje