Ja si përdoreshin paratë tona për të financuar denigrimin e Ramës

24 Janar 2014, 19:27Editorial TEMA

Podesta Group, një firmë lobimi që punonte për qeverinë e mëparshme në Shqipëri, ka futur disa lajme negative në mediat amerikane në lidhje me liderin socialist, Edi Rama, në prag të zgjedhjeve parlamentare

Nga Besar Likmeta, BIRN

 

Qeveria e Sali Berishës ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për një fushatë diskreditimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, të drejtuar kundër kundërshtarit politik, Edi Rama, e luajtur në duart e republikanëve amerikanë dhe që çoi në thirrje për një hetim të FBI kundër presidentit amerikan, Barack Obama.

Dokumentet e siguruara nga Balkan Insight sipas FARA, Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, tregojnë se Podesta, e angazhuar nga qeveria e Berishës për më shumë se dy vjet, duket se qëndron pas tre shkrimeve negative kundër Ramës.

Podesta Group, e punësuar nga qeveria e Berishës për 60 mijë dollarë në muaj, konsiderohet një nga firmat më të fuqishme lobuese në Uashington.

Artikujt u publikuan në një faqe interneti konservatore në SHBA, të quajtur “Daily Caller”, mes 29 majit dhe 18 qershorit, përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, që u fituan bindshëm nga koalicioni i qendrës së majtë i Ramës.

Aleanca për Shqipërinë Europiane, e drejtuar nga socialistët, fitoi 84 vende në parlamentin me 140 deputetë, në total 57.7 përqind e votës kombëtare.

“Daily Caller” e akuzonte Ramën se kishte financuar në mënyrë të paligjshme Partinë Demokratike të Obamës, përmes një biznesmeni shqiptaro- amerikan, në mënyrë që të siguronte një mundësi për të bërë një foto me Obamën më 8 tetor 2012.

Akti Federal për Fushatat Zgjedhore, FEC, i ndalon shtetasit e huaj që të kontribuojnë ose të shpenzojnë para në zgjedhjet në SHBA, direkt ose indirekt.

Media pro- qeveritare dhe Partia Demokratike e Sali Berishës i riprodhuan lajmet e publikuara nga “Daily Caller” gjatë fushatës, duke pretenduar se FBI po hetonte Ramën.

Edhe pse fushata u mbyll me një letër nga një kongresmen republikan, që kërkonte hetim nga FBI dhe Komisioni Federal i Zgjedhjeve, FEC, asnjë prej këtyre pretendimeve nuk u provua, madje as nuk pati një hetim.

 

Shmangia e ligjeve amerikane

“Daily Caller” pretendonte se Rama ka shkelur kufizimet që u vihen të huajve për financimin e kandidatëve në zgjedhjet amerikane, duke bërë donacione përmes një biznesmeni nga Nju Xhersi, Bilal Shehu.

Ai pati bërë disa donacione të konsiderueshme për Komitetin Kombëtar Demokrat, DNC, dhe për fushatën e Obamës përpara se Rama të takohej me presidentin amerikan në vitin 2012.

Të dhënat e FEC tregojnë se Shehu dhe gruaja e tij, Aida, kanë kontribuar me rreth 80 mijë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA mes 28 gushtit dhe 26 tetorit 2012.

Në shkrim tregohej se 38.300 dollarë kanë shkuar direkt për Shërbimet Korporative të DNC, fuqia fondmbledhëse pas Partisë Demokratike, ndërkoha që pjesa tjetër u shpërnda mes fondeve të fushatës së Obamës dhe kapitujve të ndryshëm shtetërorë.

Një foto që Shehu postoi në Facebook me Obamën, tregonte atë duke marrë pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e Obamës në San Françisko më 8 tetor 2012.

Një tjetër foto e hedhur në rrjet tregonte Shehun duke takuar Ramën në po atë ditë.

Shehu, pronar i “Eliot and Kleri LLC”, një shërbim limuzinash në Nju Xhersi, nuk iu përgjigj një kërkese të Balkan Insight për të komentuar.

Edhe pse kontributet e tij për fushatën e Obamës ishin domethënëse për një donator të vetëm, ato duken brenda mundësive financiare të Shehut.

Të dhënat e siguruara nga Bergen Country tregojnë se ai ka një shtëpi që e ka blerë në vitin 2010 për 922 mijë dollarë.

Edhe pse Rama e takoi presidentin Obama, ai ka mohuar që ka paguar për të siguruar një mundësi për foto, duke i quajtur akuzat si fyese.

“Edhe pse foto është realizuar gjatë një takimi në San Françisko, Edi Rama nuk ka marrë pjesë në ndonjë mbledhje fondesh,” tha Endri Fuga, zëdhënës i Ramës.

 

Podesta në veprim

Të dhënat e FARA tregojnë se ndërkohë që “Daily Caller” publikonte këto artikuj, Podesta kishte kontakte intensive me themeluesin e faqes, Tucker Carlson dhe me reporterin që i shkruante, Patrick Howley.

Podesta i telefonoi Carlson më 24 maj, ditën kur Rama postoi fotografinë me Obamën në Facebook.

Telefonata u pasua nga emaile me Carlson dhe Howley më 28 maj, kur faqja në internet publikoi artikullin e parë me akuza.

Më 6 qershor, kur Howley publikoi një shkrim pasues për këtë çështje, ai mori shtatë emaile të tjera nga Podesta.

Howley publikoi edhe një shkrim të tretë dhe të fundit për këtë çështje më 18 qershor, duke cituar kongresmenin republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, që i kishte dërguar një letër FBI dhe FEC, duke u kërkuar që të hetojnë Ramën si pjesë e një komploti për të shkelur ligjet elektorale amerikane.

Edhe pse Rohrabacher i bëri thirrje FEC të hetojë Ramën, ai kurrë nuk depozitoi një ankesë zyrtare, duke ngritur dyshime për vlefshmërinë e akuzave dhe konfliktin e interesit.

“Kam pyetur në lidhje me një ankesë nga Dana Rohrabacher kundër Bilal Shehut, por nuk mund të konfirmoj që ne kemi marrë një të tillë,” tha Julia Queen, një zëdhënëse e FEC.

Të dhënat e FARA tregojnë se përfaqësuesit e Podestës u takuan me Rohrabacher më 13 qershor, pasuar kjo nga emaile dhe telefonata me dy anëtarë të stafit një ditë më vonë.

Në vitin 2009, Rohrabacher mori një kontribut për fushatën nga PLM Group, tashmë e shpërbërë, që ishte një sipërmarrje mes Podesta dhe Livingston Group.

Në vitin 2012, ai mori një donacion prej 5 mijë dollarësh nga PAC, një komitet veprimtarie politike shqiptaro- amerikan, i drejtuar nga gruaja e ish- kongresmenit republikan, Joe DioGuardi.

Sipas Qendrës për Politika të Përgjegjshme me qendër në SHBA, Rohrabacher ka marrë 22.500 nga shqiptaro- amerikanët PAC nga viti 1998 deri në 2012.

Themeluesi i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane, DioGuardi kishte lidhje të ngushta me Berishën kur ai ishte president i Shqipërisë në vitet 1992- 1997.

PAC është krahu politik për mbledhjen e fondeve i Ligës Civile.

Një ditë përpara se të publikonte artikullin e fundit për Ramën, më 17 qershor, Howley mori një email final nga Podesta.

I pyetur nga Balkan Insight për kontaktet me firmën e lobimit, Howley refuzoi të komentonte.

I pyetur nëse kishin planifikuar një seri shkrimesh armiqësore ndaj Ramës në “Daily Caller”, John Anderson i Podestës refuzoi që të komentojë.

“Përveç asaj që është bërë publike në dokumentacionin në FARA dhe LD, nuk komentojmë për klientë specifikë,” tha ai në një deklaratë.

Të dhënat e FARA tregojnë se të gjitha partitë kryesore në Shqipëri kanë firma të njohura lobimi në SHBA, që angazhohen për mbulim mediatik.

Përveç Podesta Group ata kanë përdorur edhe Blue Star Strategies, Dutko International, BKSH& Associates dhe Rasky Baerlain Strategic Communications.

Firma që punon për Partinë Socialiste të Ramës, Rasky Baerlain, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike në Shqipëri.

Ndryshe nga firmat e tjera të paguara për të përfaqësuar partitë shqiptare, qeveria e mëparshme në Shqipëri paguante për shërbimet e Podestës duke përdorur paratë e taksapaguesve.

51 komente në “Ja si përdoreshin paratë tona për të financuar denigrimin e Ramës”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE BERISHA ESHTE TERRORIST DHE JO OPOZITAR ME VLERA DEMOKRATIKE. says:

    Partia e Berishes eshe vetem krim, eshte turp kur i thone parti demokratike.

      1. Frank says:

        Plaku Sali Dogsborough(dogsboru) i trustit te lulelakrave & canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecare. Po ti referohemi nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′

        KONGRESMENI FRANK WOLF
        Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

        VOA
        Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

        GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
        është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

        Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
        -Ne rrugen e kombit
        -Ne krematoriumin e Gerdecit
        -Albetrolin
        Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane. Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët. Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.
        Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi
        “O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”

        1. Sokrati says:

          Figura e Edi Rames nuk mund te shkoj me posht se e ka çuar vete i zoti.

          1. kelmendasi says:

            i C’nderuar Sokrat
            Edhe shqiperia nuk mund te shkoje me poshte se e ka cuar devili berishe per 22 vjet dhe shqiptaret nuk kane c’te humbasin pasi jane kthyer emigrante ne vendin e tyre me perjashtim te 5 perqind te tyre qe bejne qejf si ne bordellot e Klani te fejziut dhe frangajt qe jane qehallaret e berishes.
            Jane dhe dy qehallare te tjere ne Amerike qe jan shume me te ndyre se dyshja e Klanit pasi eshte nje dyshe e klanit serbo malezez tw viteve 90′ kur e prune sipas direktivave te beogradit berishen ne pushtet duke e xhaferrdevizuar dhe nazistifikuar ate vend
            Me poshte ke ca ngaterrime zorresh dhe te vjella qe nje gazete on line kritika del nga amerika.Shikoni fjalorin dhe idete qe jane identike me Skypionin apo Sokratin e Malsise Madhe

            O Edvin tritoli, shembja e ndërtesës është vetëvrasje për ty (a Mero Bazen dëgjon)
            Postuar më: 14-12-2013 | Ora: 10:52:07 gazeta kritika
            shkruesi ,lexuesi dhe komentuesi vetem nje person Fran Shkreli only

            Ti sot re bashkë me ndërtesën e Vlorës o qyqar, hodhe veten në erë bashkë me të, o taleban i shkretë. Nga çdo anë ta kapësh e ta zesh problemin, ti sot vulose kolapsin tënd përfundimtarë o trap. Kështu ndodh kur katandisesh të dëgjosh keshillat me urrejtje skizofrenike të Mero Bazes e Mustafa Nanos. Ah qyqari ti që të zuri nata jashtë për një “lopë” (ndërtesë).

            Pikë së pari,
            ti shkele ligjin (pse o idjot s’morre më parë një vendim gjykate), do paguash dëmin (herët a vonë) me lekë nga xhepi yt, ose do përfundosh në burg, ose pronarët do të rregullojnë sipas Kanunit.

            Së dyti,
            ti dhunove pronën e shefit të opozitës (nëse është e vërtetë), e kupton çdo të thotë kjo o koqe! Eshtë aksioni i parë i këtij tipi në Europë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

            Së treti,
            ti tmerrove/largove përfundimisht investiorët e huaj nga Shqipëria, të cilët aksionin me tritol të qeverisë qëndrore (dhe injorimin e pushtetit lokal) kundër pronës private do e shohin si rikthim të bolshevizmit në Europë.

            Së katërti,
            ti sot deklarove Luftën Civile në vend. Aksioni yt bën muuu që synon pronat private të “malokëve” (veriorëve) në jug të vendit.

            Së pesti,
            ti sot u kujtove shqiptarëve Millosheviçin, se çfarë ndodh kur një ortodoks sundon shqiptarët. Ti sot ndeze konfliktin fetar në vend. Urrejtja jote kundër popullsisë jo-ortodokse është alla-serbo/greke, si e ortodoksëve të tjerë ekstremistë në Ballkan.

            Së gjashti,
            ti sot i the lamtumirë statusit të Shqipërisë në BE. Perëndimi tani do kërkoj më parë kokën tënde “në tepsi” si kusht për të firmosur statusin tonë.

            Së shtati, ti sot ktheve Berishën në pushtet, herët jo vonë.
            O Edvin, gomar ti gomar kush t’vuni, sot a nesër valon druni…

            Frank Shkreli ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i Amerikës”, zoti Shkreli ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës”. Ju kujtojmë që në këtë periudhë, duhej punuar në kushtet e Luftës së Ftohtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1994 ka qenë zëvendës drejtor i Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, divizion ku përfshihej edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Nga viti 1994 deri në vitin 2003, zoti Shkreli ka qenë drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, divizion nga i cili, përveç gjuhëve të ndryshme evropiane, varej, veç të tjerash edhe seksioni shqip i kësaj radioje. Frank Shkreli ishte pjesë e delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me ç’rast u hap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetësh dhe morën pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e atij viti. Ai ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e delegacioneve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Pas daljes në pension nga detyra qeveritare, pas 30-vjetësh, z. Frank Shkreli shërben si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan një organizatë jo-qeveritare që punon për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në trojet shqiptare në Ballkan, e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.
            NUK JANE VETEM PODESTAT POR DHE SERBISHTFOLESIT BIBERAJ DHE FRANKESHTAIN SHKRELAT ALIAS SKYPIONAT DHE SOKRATET QE PO I KIJNE NONEN ATIJ VENDI.

        2. Balbalbod says:

          Frank kushdo qofsh je I sakte per granof

      2. @Socrat says:

        Debil I Solicit!

      3. tasi says:

        Ore!!bole ç’prove ehte kjo?? na trego çfar shkruhet e jo adresa: o! koke bosh!!!

        1. Brusko says:

          Skypion —

          Po lexoja komentin tend dhe nuk kisha ndermend te replikoja ,po kur lexova paragrafin e parafundit ,u ngacmova dhe po ti shkruaj dy rrjeshta.Si gjithmon deri nga mesi ose fundi shkruan te pergjitheshme dhe pa lidhje.

          Ne paragrafin e parafundit shkruan :” …Perveç idioteve trushpelare te ketij forumi ,te gjithe e dine ,se nuk lobon kush badihava (badiava ,ne turqisht shkruhet -bedava- shenimi im ) aq me pak nje politikan si Blair, i cili merre shuma marramendes (me kontrate padyshim ) per konsultat e tij dhe te ekipit te vet,ne shume vende te botes nga Azia Qendrore e deri ne Ameriken Latine ,e tashme se fundi edhe Afrike .”

          Une qe jam nje anetare i ketij forumi nuk besoje se jame idiot e trushplare me shume nga ty dhe ta vertetoje:
          E para nuk tha ndonjehere Rama se T. Blair do punoje “badiava” po do shperblehej dhe u zbardhe kontrata duke kaluar ne Parlament.
          Si mendon ti se me mire te paguash per te ndihmuar dhe treguar se si qeveriset ,apo te paguash parate e taksapaguesve per te denigruar kundershtarin ?
          Besoje se idiot e trushplare je ti qe mbron te dyten qe beri Berisha.
          Kur me ofendon nje idiot qe eshte shume me posht se niveli im nuk me ben pershtypje dhe nuk ofendohem,po ne se me ofendon nje me nivel sa une ose me larte se une ( nje njeri me kete nivel nuk e bene ),po prap do mendohesha se ketu ka diçka !
          Faleminderit qe e lexon ,po nuk replikon.

          1. Robert says:

            Brusko !
            Me kot lodhesh me kete Skypionin ta sqarosh sepse qellimi kryesor i tij eshte te shperqendroje komentuesit nga kryeartikulli i rradhes dhe ja ka arritur qellimit sepse gjysma e komenteve te sotem i dedikohet Skypionit.Ky fakt tregon se eshte Mero Baze qe po e shfrytezon kete suflerin e Sali Qenishes sepse edhe i rrit numrin e komenteve por dhe duke ja publikuar komentet tregon se sa talebane jane fansat e vrasesit Berishoviq.
            Por kryesorja eshte skandali me Podestat te cilet parate e gjakut qe Fatos Skeja u coji ne Peshkopi vellezerve te Hekuran Dedes i moren ata per te lare nga duart e Berishes gjakun e 21 Janarit.
            Respekte Brusko por nuk ke pse merresh me ujrat qe i kane plasur Dasares .

      4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE BERISHA ESHTE TERRORIST DHE JO OPOZITAR ME VLERA DEMOKRATIKE. says:

        Sokrati, ti ke mbetur injorant sepse je krypur me propoganden e Berishes. Berisha nuk ta vrau motren, vellain ose familjen per politike, por vrau 4 shqiptar per politike, prandaj mos na trego neve Ramen e qytetarise. Ajo vegla qe ka ne dore, eshte per te shkatrru kafshet Berishianet. Pastaj eshte shumica e shqiptareve qe votuan Ramen. Pra, kujt i plas qe zoterise sate nuk na i pelqeka Rama me ate vegel ne photo? Je pakice dhe si opozitar i lodhur mund te respektosh shumicen e shqiptareve qe e votuan Ramen.

    1. Skypion says:

      Eshte nje taktike e njohur tashme,qe Edi Rama,po ndjek ne keto kohe gafash dhe gabimesh te ububushme,si ne politike ashtu edhe ekonomi.Duke dashur te fshehe deshtimet e tij spektakolare dhe marrezite e paskaj ne administrimin e puneve te shtetit,per cka eshte pergjegesi kryesor,ky sojsez mashtrues,perkunder asaj cka thoshte vete me pare si akuza ndaj kundershtarit,po ben pikerisht te njejten gje,dmth,po organizon fushaten e palavdishme ,po ben “opoziten e opozites”.Dhe ne kete beteje burracakesh,media e tij,analistet,gazetaret,opinionistet e tij dhe prane pushtetit,vetem me kete pune po merren tere kohes,a thua se po qeveris ende Berisha!
      Si do qe te jene te verteta e te pavertetat e Podesta-s,keto nuk mund te fshehin lobimin “falas” qe ky mashtrues diten per diell,na thote se po i ben Tony Blair,duke abuzuar poshtersisht me ndjeshmerine pozitive te shqiptareve ndaj kesaj figure te rendesishme,madje do thosha qendrore, ne historine e afert te shqiptareve ne ballkan.
      Nderkohe qe shkrimet,artikujt,editorialet perplot akuza ndaj Blair-it,ne shtypin britanik nuk kane te sosur,dhe vazhdojne edhe sot qe flasim,Edi Rama me kopene e tij mediatike,duke e ndjere sesa diskretituese eshte kjo,mundohet ta fshehe,ta kaloje ne heshtje kete,duke i’u rikthyer akuzave kunder kundershtarit.
      Pervec idioteve trushpelare te ketij forumi,te gjithe e dine,se nuk lobon kush badihava,aq me pak nje politikan si Blair,i cili merre shuma marramendese(me kontrata padyshim) per konsultat e tij dhe te ekipit te vet,ne shume vende te botes,nga Azia Qendrore e deri ne Ameriken Latine,e tashme se fundi edhe Afrike.
      Kjo konsulence,qe paguhet kaq shume kudo ku shitet,ketu ne Shqiperi ,sipas mashtruesit psikopat Rama,na u jepkesh falas !!!…

      1. ardian says:

        skypiono si dole me vaktin e mengjesit sot e mole lopen apo jo e kape normen hajde a ekap edhe neve te tjereve nga njehere,lere ekonomine ore mavi-pink ku mer ere ti cdo te thote ekonomi i sdi te lidhesh breket e tua hajde mendje hajde,sipas ideollogjise tuaj ishim pas gjermanise neve si komb per ekonomi apo jo thirri mendjes or TAJJJJJJJJJ….

      2. artantani says:

        @skypjon nuk kam ca te komentoj me ty .je nje cop kar aqozi i sales .

      3. shqiptari says:

        skypion. nje pyetje, kur analizon dicka, mbron apo do te thuash te verteten

    2. Ymeri says:

      E keni ju PS-ne, partine e KGB-se, te UDB-se e te dreqit te mallkuar. Te pagezuar fillimisht nga Dushani, Milladini, Svetozari. Vetem vazhdoni me mendesine lindore, armiken tone shekullore. Pervec kesaj keni edhe legenin MB engjell mbrojtes.

    3. arsen says:

      Sipas teje nuk e kan pas dit amerikanet kete?

    4. hak-laj says:

      Sic po shkojne punet varrimi fizik i Berishes do jete i afert pas pushkatimit te tij me vote ne 23 qershor 2013 por do te kete koston e vet pasi shume kamikaze te tij te tipit Skypion jane hedhur ne ofensive te cmendur.Nga ana tjeter terroristat e gardes se tij personale me Kulicet,Brecanet dhe pinjollet e Gazidedeve qe cuditerisht jane akoma ne pushtet ne Shik me ne krye kriminelin Visho Ajazi po terrorizojne me shperthime te perditeshme me telekomande opinionin shqiptar dhe nderkombetar.Por krimineli Berishe te mos harroje se ka bere genocid mbi qindra familje shqiptare ku vecohet kanibalizmi mbi fisin e Haklajve ku i ka vene tritol varreve,i ka rrafshuar shtepite me buldozer dhe i ka terrorizuar si fis nga foshnjat ne bark te nenes deri te pleqte ne prag te vdekjes.Prandaj bejini gati nekrollogjine e Berishes se ka per te lare hak ose me sakte HAK-LAJ.
      Ne kete kuader po ribotojme ca vargje te perpunuara nga virtuozi i Temes Kole Tivari qe ka bere me rastin e varrosjes se mundeshme te
      kryeqelbesires berish.

      Amanet mor Skypionhale
      Me ma ba nji vorr te gjane
      Afer vorrit due me m’lane
      Nje shirit e nje pal gershan

      Me me sjell dhe nji foltore
      10 her n’dite me leh si Gore
      Ka me leh prap ky soj horrit
      Ka me i cue t’vdekunit prej vorrit
      Ka me i tremb,kan me marr vrapin
      -Kush na e solli ketu zullapin
      Edhe n’vorr me na ca Trapin

      Amanet prape Skypionhale
      Mblidh maloket e Tiranes
      Mbas 6 muajsh kur te vdes
      T’ma ruejn vorrin me kujdes
      Me ta thane pa ti ra anes
      Me ma ruejt prej Edvin Rames

      Po kam frike se ai Pinjoll
      Ma con vorrin ne Vicidoll
      Nuk e din ai soj vandalit
      Sa kam vuejt me ardh prej malit…

      1. -homeri- says:

        –kola eshte virtuoz dhe i mrekullushem , vargjet e tij jane me te goditura se editorialet e Meros — i urojme KOLES lumturi

    5. Lisander says:

      Kontaktet nuk jane prove por hamendesim. Fjala vjen nese do kontrollonim tel e ketij gazetari i cili poston ne BIRNA kryesisht artikuj kundra se djathtes dhe hesht sa here ka ndonje skandal majtas aty mund te gjenim kontakte me politikane apo gazetare te majte ne Shqiperi. Mbase do te gjenim dhe tabulate me Tom Doshin, njeriun qe e poshteroi gazetarin ne fjale dy here. Nje here kur e dhunoi publikisht ne hotel Sheraton dhe heren e dyte kur e deyroi ta hante turpin me buke dhe te terhiqte padine. Nje njeri qe nuk ka moral dhe guxim te denoncoje dhunuesin e tij fizik nuk mund te kete integritetin e duhur per te bere prokurorin e te tjereve.

  2. USA 4 ALBANIA says:

    Ka edhe me,

    gjithshka per Podesta:

    http://goo.gl/SeJpdp

  3. andi says:

    Podesta eshte nje Hajdut i Popullit Shqiptare, eshte nje firme qe ne vitet 90 ka punu edhe per Milosheviqin, edhe per Sali Kriminelin. Mafja Boterore eshte ne Amerike, ku shfrytzon ligjet Demokratike per te mbulu pislleqet e Diktatoreve ne vende te ndryshme te Botes. Te gjitha paret duhet ti vihen ne ngarkim Sali Hajnit.

    1. favelas bidonvil says:

      te lumte.

  4. Uarda says:

    Bravo Mero! Qellimi i gazetes TemA ky eshte! Asnje njeri te mos guxoje te na shaje Edin! E kemi xhan, e kemi shpirt! Sidomos kur kercen dhe i bie defit!
    Lluku babashta Mero!

    1. ARUSHA says:

      lluku lluku boboshta more uarda maskara

    2. sara says:

      e ke mor vesh gabim oj cike. qellimi eshte qe ata qe kane dy pare tru dhe e mbeshtesin akoma Berishen te kuptojne se cfare lloj kafshe eshte. ata qe nuk kane tru pastaj, do vazhdojne te flasin per lluku babashta, krejt si puna jote.

      1. Ymeri says:

        Ja ku e keni psikopatin, saty e keni edhe mire ua ben qe nuk ua var u trajton si kafshe, ..

  5. shqipja says:

    kush do vendin eshte democrat e te vazhdoje per nje opozite te forte , te tjeret qe ndjekin berishen o jane bashkepunetore te serbit ose jane zhytur thelle ne vjedhje ,zgjidhni e merni o pjese langaraqe e PD qe po talleni me popullin

  6. olsi says:

    Po pse e ngacmoni kete problem se vjen ere e keqe. Amerikanet I marrin shtruar keto pune dhe ceshtja eshte ne verifikim. Rama munde te dale pa lagur por ai shtetasi amerikan I ka punet pisk, Ne Amerike nuk ka Spartak Braho qe ti rregulloj taksat ne mes te nates. Nje person qe dhuron nje shume aq te madhe parash per fushate elektorale duhet te kete te ardhura mbi 1 million dollare ne vit.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Muli do shpall “Qytetare Nderi” ne Kukes,Podesten .

  8. Argi says:

    CDO DITE E NJEJTA GJE ,U ZBULUA KY KORUPSION KUSH U DENUA ????

  9. Billy says:

    Edhe Uarda , harixheshke je si babai yt Sali Berisha, qe nuk le njeri pa sha me nane e moter e pa ja ba biografine…

  10. Titi says:

    Bravo Mero se e ke goditur si gjithmone. Sa per dijeni Bilal Shehu bisnesmeni yne shqipetar ne New Jersy eshte nje djal Tirone, vellai i futbollistit te shquar Ylli Shehu, punetor, familjar, i ndershem dhe me nje familje te shkelqyer. Eshte person qe nuk meret me politike por eshte shume mikeprites per te gjithe shqipetaret qe vizitojne Ameriken dhe jam i sigurte qe Edin e ka pritur si mik e jo ashtu sic e interpretoje Vicidolisti Berisha.
    Ne Edin e kemi patur shume fytyre te pare sepse te lagja jone kalonte cdo dite rruges per ne Akademine e Shkencave, moshatar pak a shume me ne eshte dhe jemi krenar qe nje djale Tirone po udheheq vendin i cili ka 23 vjet qe nuk ngre koke. Edi suksese se e ke filluar shume mbare. Cunat e Pallateve Agimi

  11. ARUSHA says:

    poshte podesta dhe qente qe i sherben kjo mafie amerikane podesta

  12. lili says:

    Cfare idiota! Me mi pas dhane as gjysme ,va kish siguruar ma shume intervista e ne média ma cilesore!ah ah,

  13. redi says:

    Te na ikishe thene per fushate keto gjera dhe jo te prisje nga do anonte peshorja, pastaj te beje analiza

  14. Bubureci i patates says:

    Aman @Uarda, mos shajmë Salën tënd, se ishte “ëngjëlll”…YYYsht, farë e keqe…!!!

  15. VINS says:

    Pershendetje MERO! Po ato fotot nudo te Rames shpifje jane apo jane fotot e tua e Berishianet i dhane si te Rames?

  16. Bubureci i patates says:

    Rroftë Amerika…

  17. kulmi i mashktrimit arriti kur thane qe rama donte te sillte armet kimike ne shqiperi.
    kulmi i kulmete kur e klonuar dhe e nxoren ne fjalim ku e pranoi qe kishte marrveshje me usa per kete qeshtje.

  18. durresi says:

    te ehem te drejten z. baze tani kemi shpetuar,ne por edhe ti i di te gjitha cfar benin kunder teje por tani mundesh te shprehesh lirishtm je i garantuar,,,,,je gazetari numer nje ne shqiperi

  19. patrioti says:

    baze dhe rama jane vrases killera bile edhe politika qe behet eshte pilitike tritoli
    panik ne popull i cili qe ka filluar te iki nga shqiperia se nuk duron dot keta kafshet dhe kanibalet komunist rus e serb
    e pat 48 persona u kapen ne angli dhe deklaruan se ikin nga regjimi fashisto stalinist i psikopatit edvin krimi

  20. patrioti says:

    bile erjon veliaj pederasti qe heq vetullat cdo dite te nxjerr mallin e zymbylit
    keta qe ikin nga urrejtja per komunistet po i rregjistron si punesime te socilisteve
    haaaaaa gallat e cfare gallate

  21. Zemani says:

    Uarda, o moj çupëz e zemanit
    Ti po lë kokrrën e namit
    Uarda, moj “çupëza ime”
    Sa di ti, di bitha ime.

    1. Sokrati says:

      Zeman te kemi mbajtur per çun te bukur!
      Bithen tate e ka mesu ki miku im
      Ndaj pjerdh e dhjet kollaj
      te jane liru burgjite

  22. irma says:

    Idioti më trushpëlarë je ti Skorpions, ki kujdes me fjalorin! Po kur na qenke kaq i ditur dhe i zoti, pse nuk e ke marrë ndonjëherë sfidën t’i dalësh për zot vendit. Jo të thuash broçkulla përditë! Është kush është Edi Rama, e ka treguar koha, ka mbështetje popullore!

  23. UFC- Team says:

    Tre-cereket e mediave ne Shqiperi jane pro-Rame, e nuk i mjafton por duan 100% si ne kohe te Enverit. Kur ankohet dhe Rama nga mediat qe nuk bejne tjeter vecse llustrojne budallalleqet e tij mundohen nate-dite ta paraqesin si politikan po e po , por edhe si …piktor te talentuar kur dihet nga shoket e tij te shkolles se e ka marre shkollen ” ME SHQELMA BYTHEVE”.

    1. DW says:

      Ti punon per UFC?

      Cfare ben, shpelan palestren nga vjellat, apo mbledh rrobat e palara te lojtareve?

      1. Ymeri says:

        Edhe njeqind per qind nuk u mjaftojne, jeni ashtu si keni qene prej kohesh: Zagar, me ne krye kete zagarucin e vogel Meruci. Ndersa te parin e keni psycho, ja cfare rrace jeni.

  24. Pastori says:

    Verini tritolin agjentit te UDB-se salit
    prijani koken krye masonit shqiptar atij e gjatit piktorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje