21 Janari dhe një rrëfim shfajësues i Sokol Olldashit për vete dhe Bashën

20 Janar 2014, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një nga gjërat që kam përjetuar më keq më 21 Janar ishte Sokol Olldashi. E njihja aq mirë sa të mos e besoja kur u shfaq në mbrëmje në ekran të televizionit duke thënë se në makinën që goditi derën e kryeministrisë kishte dinamit dhe se do vriste nëse do të ishte Ministër i Brendshëm. Këtë të dytën e përmendi dhe gjatë fushatës së tij me Lulzim Bashën.

Në një bisedë të gjatë reflektuese me të, pasi ishte thjesht një opozitar i ngeshëm, më tregoi disa detaje bindëse se çfarë kishte ndodhur brenda korridoreve të pushtetit dhe pse e shfajësonte Lulzim Bashën nga gjithë ajo histori. Më tregoi dy detaje pikante lidhur me 21 Janarin, ditën kur ndodhën vrasjet dhe ditën kur prokuroria kërkoi gjashtë oficerët e Gardës për t’i ndaluar dhe për t’i marrë në pyetje. Rrëfimi i tij në fakt nuk donte të më shfajësonte Bashën pse e kishte pikë të dobët, por ilustronin më së miri karakterin e pavendosur të tij dhe pafuqinë për të qenë i vërtetë para Berishës. Mes këtyre rrëfimeve, ai më shpjegoi dhe pozicionin e tij pse e kishte shpikur dinamitin në makinë dhe pse kish thënë se do të vrisja më shumë.

Nuk është se isha dakord me atë që tha, por e besova dhe i thashë se ‘dikur do ta shkruaj këtë, por kur të mos të të prishë punë’. Po e përsëris rrëfimin e tij me fjalët e mia si një tregim. Tani nuk i prish asnjë punë. Fatkeqësisht nuk më la të prisja gjatë..

 

 

Lulzim Basha erdhi në zyrën time. Ishte i trembur nga gjithçka që ndodhte brenda dhe jashtë kryeministrisë. I shikonim ngjarjet të dy në ekran. Ai kishte qenë në kryeministri dhe tani i duhej të përballej me tensionin e dinamikës së ngjarjeve. Kur situata perceptoi dhe u pa se ishin vrarë njerëz, u lidh me Bamir Topin. Ai e ftoi të shkonte në zyrën e tij dhe të bisedonin. Kur u kthye, ishte më i qetë.

-Si shkoi biseda, i thashë.

-Mirë, më tha. Nuk m’u duk negativ. Kur dola, më tha bëni kujdes me letrat se ka ngjarje.

Ndërkohë që po bisedonim, mori në telefon Sali Berisha. Po i thoshte diçka të rëndë lidhur me Topin dhe ngjarjet që kishin rrjedhur. Shkuam bashkë në zyrën e tij. Dukej totalisht i axhituar dhe jashtë kontrollit. U hodh në sulm kundër Bamirit. Luli nuk foli. Nuk dija në i kish treguar që ishte aty, por për ta lehtësuar situatën, shkova në fund të zyrës ku ishte telefoni fiks dhe me autoparlant të hapur fola me badigardin e Bamirit, që e kisha mik qysh kur isha Ministër i Brendshëm.

-Ku është ai, e pyeta.

-Në shpi shefo, më tha, pushon tani.

Berisha më pa i çuditur.

-Me kë po flet, tha.

-Me rojën e Bamirit, i thashë.

I ra tërbimi i improvizuar menjëherë dhe tundi kokën.

-Lere mos na ngatërro tani, tha. Ai ka bërë puçin.

Dhe vuri pak buzën në gaz.

Ishte e qartë që i duhej puçist. E kuptoi dhe Basha këtë dhe i tregoi se ishte tek Bamiri t’i bënte thirrje të ndalte puçin, por ai e paskësh kërcënuar dhe i kish thënë “kujdes me letrat”. Ishte një version emocional, krejt i ndryshëm nga ajo që unë isha dëshmitar pak më parë. Presioni i Berishës për të shpallur Topin puçist bëri të vetën. Basha modifikoi përshtypjet e tij nga takimi me Topin, dhe manovra ime për ta banalizuar situatën, po ashtu nuk funksionoi. Tani duhet të bëheshim gati për të mbrojtur grushtin e shtetit.

Unë vendosa vetë të dal në media. U thashë njerëzve të Gardës, që ishin në korridor, se makina që goditi gardhin, ishte e mbushur me tritol. Më panë pak si të çuditur dhe tundën kokën.

-Më duhet një konfirmim për këtë, u thashë, duke tentuar të tregoja ç’duhet të bënin. I sigurt se në atë moment ata do të më mbështesnin, dola në TV dhe thashë atë që thashë. Në fakt asgjë nuk kishte ndodhur. As lajm për tritol nuk kishte dalë dhe as ndonjë provë nuk ishte siguruar. Në një farë mënyre më lanë vetëm në atë përpjekje që ishte boll justifikuese për dhunën. E vetmja gjë që vendosa të bëj është të mos ua përmendja më. Edhe herë të tjera Ndrea në fakt kishte refuzuar të zbatonte urdhra të paligjshëm, por atë sepse isha i bindur se do ta bënte. Nuk e bëri dhe thellë- thellë më erdhi mirë për këtë pas ngjarjes. Bile nuk jam i sigurt nëse ka qëlluar dhe vetë.

E dyta që thashë lidhur me vrasjet, ishte për t’i dhënë zemër njerëzve. Ajo e gjitha u perceptua si një përleshje ku ne dolëm fitimtarë me viktima nëpër këmbë. Jam përpjekur gjithmonë të jem i paqartë në atë deklaratë, por perceptimi është ashtu siç thua ti, më tha, që unë kam shprehur vendosmërinë për të vrarë. Ajo që më bëri përshtypje, tha, ishte se gjatë fushatës brenda PD-së, kur e thashë këtë gjë, nuk funksionoi. Askush nuk ma përmendi një përparësi. Ngjante në fakt si një garë mes meje dhe Lulit kush ishte më radikal më 21 Janar. E ndjeva nga heshtja që më rrethonte kur e thashë këtë.

Pastaj erdhi momenti i dytë i rrëfimit të tij lidhur me urdhër- arrestin për gjashtë oficerët. Lajmi përflitej dhe Luli erdhi në zyrën time për shkak të miqësisë që unë kisha me Ina Ramën. Ina foli me mua dhe më kërkoi që të bisedoja, të thërriste prokuroria gjashtë oficerë për t’i marrë në pyetje. Ja thashë Lulit në një klimë tërësisht të qetë, pa tensionin e një puçi të ri, dhe ishte dakord. I thashë Inës të dërgonte letrën se gjithçka ishte në rregull.

Pasi uli telefonin me ne, ajo kishte komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit. Ai kishte komunikuar direkt me Berishën dhe i kishte treguar. Berisha mori sërish Lulin dhe i tha se kryepuçistja Ina Rama kërkonte të arrestonte zinxhirin komandues të Gardës.

-Ka hyrë në funksion Plani B, i tha.

Luli ia miratoi paranojën pa guxuar t’i tregojë se kish qenë në parim dakord me atë që po bënte Ina. Kështu u përfshi dhe ajo në listën e komplotit. Pas kësaj, gjithçka e komandonte Berisha, paranojën, skenarin dhe daljen nga kriza.

Ky ishte rrëfimi i tij për pafajësinë e Lulit dhe qëndrimet e tij nën presion. E pyeta pastaj pse u futëm ne gazetarët në listën e puçit të shtetit dhe pse i duheshim Berishës si puçistë.

-Nuk ju zuri kurrë në gojë, tha. Me zell më të madh ju futi Strazimiri. Ai donte të jepte një shenjë që ishte për zgjerimin e rrethit.

-A u përgjuan telefonat tanë, i thashë.

-Besoj që po, por askush nuk e kishte seriozisht me ju, më tha. Qarkullonte vetëm një sms jote me Edi Ramën që thoshe ‘shkoni bëni shurrën tek kryeministria’. Nuk di sa e vërtetë është.

Në fakt ishte e vërtetë dhe ishte një detaj që telefonat ishin përgjuar. Pasi kaloi kulmi i trazirës dhe shumë njerëz u përcollën të plagosur, unë që e ndiqja nga lart skenën, nuk isha i qartë për numrin e të vrarëve. Nuk dija kujt t’i thosha t’u bënte thirrje të tërhiqeshin. I bëra një sms Zogajt dhe Ramës ku në fakt përmendja diçka të tillë me gjysmë humor të zi. Batuta mori shkas nga një miku im, A.K., që hyri në atë moment në lokal ku rrinim dhe më pyeti ç’po ndodh.

-Asgjë, i thashë. Mbaroi, kaq ishte. Tani shko tek dera e kryeministrisë, bëj shurrën, por mos e kalo gardhin, dhe ik. Po e bërë këtë, do të ngrenë në detyrë kur të ndërrojë pushteti.

Humori i zi qarkulloi pak minuta aty rrotull dhe s’jam i sigurt nëse Olldashi e kishte këtë nga thashethemet e atyshme, nga një raportues i Agim Shehut që kishim në krah, apo nga sms. Sidoqoftë nuk ishte diçka me zarar. Dhe dukej që ne nuk ishim në fokus si puçistë. Ishim pjesë e një përpjekje të sforcuar për të ilustruar një ide të çmendur në kokën e Sali Berishës për puç shteti. Dhe ia arriti të na përdorë më shumë duke na falur se sa duke na akuzuar.

82 komente në “21 Janari dhe një rrëfim shfajësues i Sokol Olldashit për vete dhe Bashën”

  1. Astrit P. says:

    Nuk di c’te them, por besoj se koha do tregoje qe Koli gaboi rende ne 21 janar.
    http://goo.gl/U9U3AL

    1. -homeri- says:

      — kete rrefim shfajsues duhet ta bente ne prekurori , dhe me nje leter publike familjareve te viktimave , …. , MERO nuk eshte prifti i kishes qe te rrefehesh… shpresoj qe eshte rrefyer para zotit — ja te tille jane politikanet tane , shpifes dhe trillus per karieren e tyre ….personalisht nuk bej dote dallimin kush ka qene me i poshter per 21 janarin – LULI apo SOKOLI …. por te pakten LULI nuk shpifi si SOKOLI

      1. Pilo Lala says:

        Olldashi eshte nje kriminel i ndyre i perlyer ne 21 Janar, dhe ne gjithe krimet e Berishes.
        Mos harroni vrasjen e Doktor Kastratit te Hasit, i kryqezuar ne kemben e ures nga shoqeruesit e fushates se Olldashit , vellezerit Rexha ne Shijak. Olldashi ju dha alibine qe ata ishin me Olldashin, dhe nuk kane levizur prej tij.
        Zgjidhja me e mire ishte vdekja e tij e turpshme me dashnore ne makine, per te perligjur kurverine e Tezes se tij me Drejtuesit e shtetit Komunist.

        1. Bota RRotullohet says:

          Olldashi iku ashtu sic e meritone.
          Ashtu do te iken dhe Berisha & co.
          Shqipnia do te behet nje dite,.. pa hajduta e kriminela

      2. Skypion says:

        Si fillim me duhet te rithem edhe njehere qe,Sokol Olldashi, ishte nje nder perfaqesuesit me te spiktaur te atij qe analistet e majte e quajne “berishizem”.Ne ne te vertete,Olldashi ishte me i zeshmi mes tyre.Per kete i ftoj te gjithe qe te rikujtojme debatet me te ashpra politike,ku protagonisti kryesor nga PD-ja ishte Sokol Olldashi.Etiketimi “skifter i PD-se” eshte krijuar enkas per Olldashin.Keto qe thote analisti yne,jane ne stilin e tij,dmth,”c’me ka thene ky se i kishte thene ai per ate,e si ishte pergjigjur ai per kete” etj etj kesodore.Pare ne kete aspekt,fjalet e mira dhe superlativat per Olldashin qe, i jane bere fill pas vdekjes dhe vazhdojne gerditshem edhe sot e kesaj dite,vec sa e theksojne me shume “berishistin” e paepur te dikurshem,pikerisht,nepermjet kesaj dikotomie.E leme kete.
        Sot eshte 21 janar 2013.Jemi tre vite pas krimit te 21 janarit 2001.Keshtuqe ia vlen te themi dy fjale.
        Permbledhje shkurt e nje krimi te paralajmeruar:Viti 2010,Dritan Prifti regjistron Meten ne nje afere korruptive;i ben shantazh atij;per kete jep sinjale lart e poshte per kete videoregjistrim;Rama e merr sinjalin,dhe i lutet Priftit ti jape videoregjistrimin;per kete behen takime ne Tirane,Peze e Durres(sipas vete deshmise se Priftit);Prifti pranon lutjet e Rames,dhe i jep kaseten;me te marre kaseten,Edi Rama ne bashkepunimin kriminal te Filip Cakulit,pergatisin skenarin tragjik;keshtu nga TOP-i lajmerohet per nje skandal ne nivelet me te larta te qeverise;transmetohet video;njerezit skandalizohen;media e majte dhe analistet e saj,kryqezojne Ilir Meten si kryehajdutin, dhe me te korruptuarin e qeverise Berisha;jepen spote te shumta televizive ku Ilir Meta paraqitet si djalli i korrupsionit;Rama,media e tij dhe analistet e majte,me artikujt e tyre masakrues ndaj Metes,nxisin turmen te dale ne proteste ndaj ketij zullumi te paprecedente;njerezit e zemeruar dhe mashtruar nga kjo propagande tinzare,dalin ne proteste;dalin,por nuk e dine skenarin ogurzi qe po pergatitej;sepse,nderkohe,Rama me Tahirin,mbledhin anekend vendit 200-300 kriminele,qe Amb.Arvizu i pat quajtur “grupi me axhende tjeter”;i paguajne me para ne dore dhe i instruktojne sesi do te duhej ta pergjaknin protesten,me cdokusht dhe cdocmim,cka e ben protesten e pare fashiste ne vend;synimi final:anarshia;kriminelet e paguar ia arrijne qellimit,duke pergjakur policine e shtetit,dhe duke provokuar me ate makinen qe me shpejtesi te madhe thyen gardhin e Kryeministrise,si ne aktet e pastra terroriste,e kjo per te dhene te kuptohej se behej pikerisht per nje sulm te tille,me qellim provokimin e shumepritur nga Garda e Republikes;Garda reagoi ne te drejten qe Kushtetuta ia jep me pash;pati viktima;qellimi u arrit…
        Kjo eshte shkurt historia kriminale e 21 janarit 2011.Ideatori i saj ishte Edi Rama(ne bashkepunimin kriminal me median dhe gazetaret e analistet qe nxiten turmen kunder Ilir Metes);organizatori i saj ishte Sajmir Tahiri.
        Ne gjithe boten e qyteteruar,edhe ne ate te paqyteteruar;ne gjithe kanunet,kodet,kushtetutat eqe ka njohur dhe njeh njerezimi,qe nga antikiteti e deri me sot – fajtoret e vertete,pergjegjesit kryesore te nje krimi,jane ideatoret dhe organizatoret e tij.Eshte nje e vertete elementare.Keshtuqe,gjithe c’thuhet nga propaganda ramiste,jo vetem qe nuk eshte aspak e vertete,por,eshte dyfish kriminale.Eshte e tille,sepse,mbasi i bene kurban ata qe humben jeten me 21 janar,sot,po i vrasin persedyti me cinizmin e paskaj ndaj tyre.

        1. LORA says:

          Isha e bindur ,qe ne krye te komenteve do te ishte komenti yt.Kushedi sa dite ke qe po e mendon?
          S’ke faj,,,,skenari-A- i vrasjeve nga afer t’u shkermoq qe ne darken e 21 Janarit nga gazetari Artan Hoxha,
          -skenari-B- i thikave me helm dhe stilolapsave e cadrave pistolete te rrezua qe ne 22 janar.
          -skenari-C- i pucit te “horrave dhe lavireve te bulevardit” u rrezua ne 23 janar nga grushti yt i shtetit mbi policine dhe prokurorine,te cilat i fute perfundimisht ne breket e tua te dhjera,,,,,,,,,,
          Ke tre vjet qe pret per te na shpalosur kete skenarin-D-,si me siper.
          Derisa te ngordhesh nuk ke per te dale nga dara jote e skenareve kriminale.
          Sa per Demostraten e 21 Janarit ,ajo ka hyre tashme ne historine tone moderne si dite e shenjteruar e ushtrimit te revoltes legjitime dhe me madheshtore te dy dekadave te fundit,kunder rregjimit kusaro-kriminal me te urryer te historise sone.
          Sado qe ti te dhitesh ne breket e tua ,duke dashur te paraqitesh si turme nje vullnet brilant qytetar,si ai i 21 janarit,,,,,,,je i pashprese.Ky vullnet i shenjteruar qytetaresh shqiptare te kryqezoi ne facebook,me 23 qershor dhe po ky vullnet do te te ngordhe per fare tek “shtete penxheret” ;bash atje ku e ke pasur vendin qe ne 2Prill,kur vrave kater djemte e Shkodres.

        2. sh q i p says:

          jo se dua te bej gjithmone polemikun, po e ndjej se diçka nuk shkon. ne rastin me te keq te mundshem ne si popull treguam se ne 21 janar nuk kemi kellqe. e them kete sepse mjafton tu referohesh vendeve te tjera, qofshin keto edhe arabe,kane nje ngritje te ndergjegjes kombetare qe ne nuk i avitemi as ne minimumin e tyre. 21 janari duhet te kish ndodhur te pakten ne skurt-marsin e 97es. as atehere ne nuk ishim ne lartesine e duhur per ti thene stop padrejtsise. bile per hir te se vertetes mefshtesia arrin kulmin ne 2005 kur zgjedhim gjene me te pa duhur , ideatorin ,strumbullarin e te gjithe fatkeqsise qe pllakosi ne keto ane pas 91it. degjohet shume per hetime gjitheperfshirese. dikush ,ketu ben pjese edhe skypioni yne, hedh tezen se duhen denuar se pari ideatoret e kesaj proteste. po une do bej vetem nje pyetje ; a kishte ne ate moment nje perceptim ne popull mbi ate çka rendom e quajm korrupsion apo tallje me popullin fukara?. sigurisht qe po. e pra edhe nese ka organizatore protestash kjo eshte gjeja me normale qe mund te ndodh. eshte e pa realizueshme , abstrakte te mendosh se pa ideator çdo individ te çohet e te beje proteste. e dyta, 200 apo 300 koke palare thote kokeshplari berisha dhe skypioni yne. permbanin rrezikshmeri e ishin te gjithe te paguar. jo do thosha, ata ishin me te guximshit e mbase edhe me te prekurit nga padrejtesite e oborrtareve te skypionit. fakti qe policia e shtetit nuk gjeti prova qe implikonin keta njerez si persona me rrezikshmeri , eshte prova e qarte se sa komike ishte pjesa pa akte e k.m. moster. te mos harrojme se po flas per policine e breçanit e te kuliçit. e pra nga kjo ana ketej o skypion e qeruam orizin. tani le te dalim pak tek ajo ana e erret e ngjarjes. mund te me thoni pse duhej fshire serveri i k. ministrise, pse duheshin penguar hetusit te benin ekzaminimin e armeve qe ate mbrembje, pse duhej bere sfilata televizive e pede….isteve ku deklaronin se ishte organizuar grusht shteti. po pse duhej deklaruar mbi te gjitha se viktimat jane vrare nga afer, e me pas te korigjohej se kishin tentuar te thyenin kordonin e k. ministrise. po nese ka akoma debile ky vend ku beson se njerezit me çadra apo stilolapsa do permbysnin pushtetin kjo eshte e rende per ne si komb. nuk me interesojne shume olldasherat e basharet, seç ndjeu njeri e si pendohet tjetri. ketu jemi para nje krimi. jo thjesht kundrejt kater viktimave qe populli duhet ti ngreje ne peidestal, po nje tentative te qarte me tipare fashiste te tipit pinoçet, per te ndaluar protestat popullore. ketu ze vend termi fashist o skypion, e jo vend e pa vend siç e perdor shpesh keto kohet e fundit. sadizmi nuk njeh limite edhe kur deklarohej se do vriste edhe shume te tjere nese i afroheshin kryeministrise. do sugjeroja qe bashke me tufat e luleve qe qytetaret mendojne te nderojne te renet e 21 janarit, duhet edhe ndonje shirit a pankarte me shkronja te stermedha ne adrese te qeverise per venijen e drejtesise per keta martire. po gjithashtu shkrime ne adrese te sali ram berishes e lulzim bashes se populli i njeh vrasesit dhe urdheruesit e e vertete te kesaj tragjedie. shpresa se diçka pozitive do te ndodhe nuk duhet fikur kurre. kete e kerkojne familjaret e viktimave, kete e kerkon i gjithe populli i neperkembur nga hileqaret e pushteteve.

          1. Fshatari says:

            shqip- ka shkruajtur shume sakte,,, ’10q’

        3. Malabo says:

          @skypion Një përgjigje shkurt ,”Ne cilin vend demokratik te botës, pamvaresisht provokimeve, shteti gjuan me ‘live bullet’ mbi turmat?”

        4. albi says:

          ti alban nuk je macbeth, por ti je personazhi i miguel de cervantes DON KISHOTI qe lufton me mullinjte e eres

        5. osman rexha says:

          ti qenke i cmendur me kete koment,shteti i mbron qytetaret jo ti vrase me duar ne xhepa!

      3. Belgjike says:

        Po kush te garanton we me te vertete Sokol Olldashi ja ka thene kto fjale Mero Bazes?

      4. ALpini says:

        Te kishte ndodhur ne Amerike 21 janari organizatoret si edi &com do ishin ne Guantanamo duke thy manall zezakesh.
        Ne shtet ligjor duhet te zbatohet ligji dhe pike.
        Ja nje rast shume e shume here me i thjeshte se skenari i 21 janarit ku duhet te hanin gjysen e lekut me dhjetra kokpalare.http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=264984

    2. Hysni Dajaku says:

      21 Janari eshte dite e shenuar ne historine e shqiperise,eshte nje nga ditet e vecnta kur si asnjehere populli shqiptar demostroi kundrsa vjedhies dhe makuterise se pushtetit,asnjehere ne asnje shkrim apo analize kjo dite dhe kjo ngjarje nuk eshte trajtuar ne nje kendveshtrim te tille,e para sepse opozita u tremb mbas ulerimave dhe sokellimave te Berishes per hakmarrje me te madhe nese perseritej !!dhe e dyta sepse u pa nga opinioni si nje perpiekje e opozites per te rrezuar pushtetin!!
      Eshte ngjarje e rrall ne historine e politikesh shqiptare ku urrejtja ndaj shperdorimit te pushtetiti u shfaq me nje force te tille qe hutoi edhe hajdutet po dhe organizatoret!!
      Mbetet nje rast unikal ne histoine e nje kombi ku hajdutet u sollen tamam si kusar te vertet qe mbasi kishin vjedhur prej vitesh “viktimen” popull,kur ky I fundit u protestoi! nuk kursyen plumbat por e vrane,plagosen e masakruan ne menyren me barbare,nje lloj si kriminelet e rrugeve me maska!!
      21 Janari eshte nje ngjarje e shenuar qe duhet tu sherbeje udheheqesve te politikes shqiptare ne vitet qe vijne edhe si busull per te par e kuptuar ndarjen e thelle midis padrejtesise dhe drejtesise midis ndershmerise dhe makuterise midis politikaneve dhe popullit,midis atyre qe u ben krah me kusaret dhe atyre qe u ben pal me popullin,

      21 Janari mbetet unikal pasi vuri ne prove “eliten”tone te pjerdhur qe nga Kadare ,I cili “protestoi”sipas menyres se tij.njelloj si”protestonte” ne diktature e deri te leshbardhi Dritero qe merrte buqeta me lule nga krye Lulja e PD-se, nga Fevzua I Klanit qe me nje terheqje veshi do kthehet ne kundershtar me Saliun duke I shpjeguar “komandant “Edit “se “keshtu e kan keto pune mor burr”, per te bere ndonje pare, do I themi derrit daje”dhe si Tironsa te qytetruar do na ndricojne rrugen drejt Europes !!!e duke vazhduar deri posht nga fundi I shoqerise ku nuk dallohet me peshku nga peshkatari!!
      21Janari duhet te kujtohet nje lloj si ngjarjet e tjera historike pasi jan momente ku vihet ne pesh vlera dhe antivlera,patriotizmi dhe matrapazlleku nje lloj si 7 prilli qe ndau shqiptaret ne pro pushtues dhe ne luftetar te lirise,nje lloj si momenti I shpalljes se pamvaresise,ne pro turq e pro atdhetar!!
      ngjarje te tilla nuk perseriten gjithmon por ndodhin nje here ne kaq kohe si per te ndar e ndergjegjesuar shoqerine e per te par te verteten ne sy se ku jemi e ku duhet te shkojme!!

      21 Janari mban ne vetvete shume vlera pozitive dhe negative qe duhen analizuar!!

      21 Janari eshte hera e pare dhe e fundit ne historine tone kur shqiptareve ju kerkua te protestojne kundra vjedhies dhe ata e ben detyren!jam I sigurte se kjo nuk ka per te ndodhur me kurr!!!

      21 Janari vrau enderren e popullit per drejtesi kundra vjedhies dhe shperdorimit te pushtetit!

      21 Janari frikesoi perjetesisht ata qe kishin menduar se forca e popullit ndeshkon padrejtesine!

      21 Janari eshte fitorja e e vertet e kusareve me pushtet mbi popullin e tyre!

      21 Janari do kujtohet me hidherim nga gjith njerzit e ndershem dhe idealist si dita e “vdekjes” se drejtesise popullore!

      21 Janari do festohet nga gjith hajdutet dhe matrapazet do festohet cdo vit ne fshehtesi nga Sali Berisha dhe gjith soji e sorollopi I tij xhvates!!!

      nese 21 janari do perkujtohet cdo vit me nje tufe lulesh e jo me te ber shembull nje nga nje gjith ata qe u takon te ndeshkohen,ne g.. te semes edhe keta qe fituan!!!

      kan ndodhur kaq shume maskaralleqe ne keto 23 para syve e nen hunden e shqiptareve sa kerkojne nje shpagim qofte e dhe simbolik!!

      kan ndodhur shume padrejtesi ne kurriz te shqiptareve ne keto 23 vite sa nuk kalohen me parrullat fantazme”drejt bashkimit Europian””antar te familjes europiane”,!!!!shqiperia nuk eshte ne Kine edhe do e fusim ne Europe,jasht Europes nuk na ka lene populli por keta pelivan qe na drejtojne qe nje here jan opozite e je here pushtet,nje here fukarenj e nje here pasanik,nje here patriot e nje here tradhetar,nje here te ndershem e nje here kusar!nje here bufa kenete e nje here Rilindas!!

      E kuptohet!qe gjithmon do gjendet nje argument”se eshte vota qe percakton se kush e si do na qeverris”!!!po cila vote!ajo qe hedhim ketu e 23 vjet!per te zgjedhur e hequr Sali Berishen!per te hipur e zbritur Fatos Nanon,apo per te ngulur e shkulur Ilir Meten!!!

      Shqiptaret po vuajne per drejtesi,per ligj qe nuk fillon nga “koka”por nga populli qe ndiqet kemba kembes me gjoba qarkullimi e me faturat e energjise ne dore!e krimi ka marr dhene , sikur kriminelet deri dje kan qene me pushime dhe tani kan filluar nga “puna”!por lideret tane te mbushin mendjen kur e nuk e bejne dot nje pune,harxhojne shume kohe e energji vetem per te gjetur justifikime””te tipit”nuk e denojme!” se behet hero”” po kush qenka ai mut muti qe qenka denuar e na qenka bere hero!!nuk e di kush qe ai bir kurve qe nxorri kete justifikim qe ka zene rrenj ne popull!po nese e kan per rastin e Fatos Nanos,ai nuk u u be Hero,po u be Pijanec,Kumarxhi,u nda nga Gruaja,u kthye ne lolo te Sali Berishes e shofer te Ilir Metes!! e nese keta jan Heronjte e shqiperise Demokratike!!ne paskemi shkuar ne hale te gomarit me kohe e vakt!!I fusni brenda. e le te behen heronj te tille se keshtu lajne gjynahet ndaj popullit te tyre qe nuk I sherbyen nje dite me ndershmeri!!nese nuk doni ti beni heronje te tille nga zilia,futuni vet Brenda ju qe keni pushtetin dhe behuni heronj,me mire te kemi heronj te tille Brenda ne biruca se sa lidere “jo Heronje”qe na rrjepin me “dashuri”apo nuk kan fuqi te vendosin drejtesi!!!

      1. tironci kuq e zi says:

        Hysni Dajaku

        ky shkrimi jot duhet Te vihet ne faqe Te pare Te cdo gazete. Edhe Te ngjitet Te dera e kryeministris edhe ke dera e parlamentit.
        rrespekte

      2. utopia says:

        KOMENTIN E MELARTEM NXIRENI ARTIKULL MË VETE!

        Respekt !!

      3. myrteza says:

        bravo o Hysni keshtu flitet

    3. Dielli mbi KORAB says:

      O Zoti Mero.
      Sali Berisha ka mbijetuar ne politike sepse ka patur rreth vetes shume Sokala Olldasha e Lule Basha.
      Sokol Olldashi iku nga kjo jete duke marre me vete nje mal-DINAMITI me MEKATE.
      Berisha vrau me 21 Janar per te mbrojt ILIR METEN dhe per HAKMARRJE ndaj Edi Rames dhe jo se ishte ne rrezik,por se ishte ne PANIK SKIZOFRENIK

    4. ESBO says:

      Duhet qe 21 Janarin ta bejme diten -festen e hajduteve te jete pushim dhe te protestohet paqesisht ne bulevard kunder hajduteve ne pushtet dite antikorrupsion kuptohet po na e aprovoi shoku Ilir

    5. arber says:

      O Mero po kur i ke ditur te gjitha keto detaje ç’na ke mbushur deri me sot me artikuj per Bashen ?

    6. ALpini says:

      Mero,si mund ti bindesh njerezit qe ai te eshte rrefyer ty?Neser mund te dal e supozojme nje gazetar i djathte apo analist e te thote qe ai me eshte rrefyer dhe ne kete rrefim ka permendur Mero Bazen si njeri qe sajon dhe shpif.

  2. nd-ih-ma says:

    Po Bamka sot nuk flet dot?.Ai eshte me i piste se nje shpellar i pa lare kurre.

    1. LORA says:

      Nga ky pershkrim i z.Baze,ne kampin e brekedhjerit te historise,kuptohet me se qarte se ina,ndrea,lul-hollandezi,sokoli,bamiri,strazimiri,,,,,,kane qene(pas perdes)veglat e dr.mortjes,me diferenca te vogla nga njeri-tjetri,ne krimin e pashembullt te asaj te premte te 21 janarit 2011.
      Me shume peshtirosje,ne kete rrefim, ndjej per dhjaksit bamir topi dhe ina rama.Ne kete aspekt paska qene i qelluar etiketimi “horr dhe lavire bulevardi” per keta mender-shtetare.
      Zoti Baze ,a do ta bente kete reflektim S.Olldashi nese ne 23 qershor do te fitonte ajo banda-parti e tij????????Une kam bindjen se JO.

  3. Tiku says:

    Kush ishte Plani B?

  4. Lisander says:

    Sh prekes rrefimi por edhe me prekes fakti qe ndersa 4 vete kalben nen dhe, aresyeja e evertete e demostrates se 21 janarit eshte sot kryetar parlamenti.

    Per kete duhet te shkruash zotrote, sigurisht nese ta ndjen per ata 4 viktima dhe nuk i sheh si mish per top mjaft te arrihet qellimi.

    1. Gjin says:

      Kerkon akoma te shkruaj Meroja per kete date?

  5. Maxhun Peka says:

    Edi Rama ne bashkpunim me Prokurorine e pergjithshme duhet ta arrestojne Sali berishen pikerisht me 21 janar,ne te kunderten Rama do te fundoset pergjithmone ashtu siq u fundos edhe Berisha.deri dje Rama deklaronte se me te ardhur ne pushtet do te arrestojme te gjithe pergjegjsit,ku eshte tani,cfare po ben?te pakten neser te beje arrestimet.

  6. skenderi says:

    popull qe shko per lesh nuk kom pa ne vene te tjera, ene dhi me qene do ishin menu dy here ,

  7. burreli says:

    Shum gjate po shkon kjo pune.Ndofta pritet ndo nje moment qe sala te dali per gjueti.Por ai fatkeqesisht nuk del per gjueti se eshte ujk i vjeter e ndjen eren me kilometra larg.Ne fakt jan 1001 arsyje per tu denuar ky njeri.Ky kriminel meriton vdekjen por fatkeqesisht nuk ekziston ky ligj.Populli i ka kuptuar dhe per dite hidhet drite per bemat e ketij krimineli.Per mua nje pune te pa llogariteshme ka bere gazeta Tema per te mireinformuar publikun.Per mua denimin e merituar duhet ta marrin ata qe urdheruan dhe pas tyre realizuesit apo zbatuesit e ketij urdheri.

  8. fiili says:

    jo jo, eshte per Shen Valentinon.

  9. gjykata says:

    Mero ne e dime qe i vetmi fajtor eshte Sali Berisha ,
    Por nuk jane te pa faj si Olldashi , edhe luli , Kane bashkpunuar dhe kane mbeshtetur krimin ,
    Prandaj edhe ata jane po aq fajtor sa saliu , nuk munde ti justifikosh.
    Me mire te kishte vrare Olldashin e lulin , per mos sbatim te urdherit , se sa popullin e pa fajshem.

  10. shqiponja says:

    Pse keshtu funksionon shteti?!

  11. Ajet Delaj says:

    DREJTESINE E VENDOS NEPERMJET LIGJIT VETEM SHTETI LIGJOR I SE DREJTES .

    Te nderuar bashkombas.

    21 Janari eshte nje date perkujtimore per viktima te pafajshme te pushtetit ne vazhden e shume datave te tjera qe kane shoqeruar jetet tragjike te shume shqiptareve ne 68 vitet e fundit per te mos thene me gjate.
    Pas cdo krimi makaber e marrje jetesh te pafajshem pergjate 23 viteve te fundit eshte shoqeruar nga opozita e radhes me premtime e perbetime per ti zbardhur krimet e ndeshkuar autoret pasi pergjate diktatures kriminale komuniste nuk kemi guxuar as tju perendim emrat viktimave se xhelateve nuk behet fjale.
    Viktimat e krimit politik e ordiner kane qene te shumta pergjate 23 viteve te fundit e mjaft te pakta ne raport me krimet kane qene zbardhjet dhe ndeshkimet pasi nekomunistet kane preferuar qe terrorin komunist ta zevendesojne me terrorin e rruges e natyrshem ne kete situate kane fshehur edhe duart e tyre te pergjakura.
    Ne forume e media te gjithe ne bejme si eksperte e zbulues te medhenj e shume prej nesh mbajme syze te kuze e blu e ne vartesi te ngjyres se syzeve shikojme edhe krimet e viktimat e pak prej nesh e dime qe krimi ka vetem ngjyren e zeze e pak i referohemi faktit se vetem ligji eshte ai qe ndal doren e krimit pasi hakmarrja primitive pjedh vetem krim te ri.
    Therasim per denimin apo ndeshkimin e njerit apo tjetrit dhe harrojme se shoqerite e civilizuara ku aspirojme te shkojme edhe neve kane ngritur shtet funksional demokratik e institucione te specializuara ne sherbim te jetes, prones e dinjitetit te njeriut e natyrshem edhe qe pecaktojne ndeshkimet per ata qe I thyejne rregullat e shoqerise.
    – Presumimi i pafajsise eshte nje e drejte kushtetuse ne nje shtet demokratik e shoqeri e lire.

    Cka do te thote se hetimi shkon nga veprimtaria kriminale drejt personit dhe jo e kunderta.

    – Shoqeria shqiptare ka zgjedhur nje pushtet me vote te lire qe ka premtuar ne fushate ndeshkimin e krimit e rithemelimin e shtetit. Pushteti duhet te realizoje pritshmerite e popullit nepermjet drejtesise ligjore e jo hakemarrjes primitive qe nuk te shpie askund.

    E para drejtesia nuk vendoset me seleksionim te vraret e mi e te vraret e tu pasi kalojme ne shoqeri tribale megjithse nuk e mohoj se te vraret ne bulevard jane te fresketa e dhembin me fort.

    Nuk eshte hetuar e zbuluar realisht as te vraret e 2 Prillit ne Shkoder te deputeteve Hajdari , Xhindi e Olldashi e po te doni edhe vdekja e Mehmet Shehut.

    Megjithate te qendrojme te 21 Janari meqe po vjen edhe pervjetori i kesaj date. Sipas FBIse 21 Janari eshte mjaft kompleks gje qe eshte e vertete.

    – Ka kater te vrare te pafajshem me duar ne xhepa ne bulevard

    -Ka prishje te provave (shkaterrimin e serverit te Kryeministrise} e moslejim te mbledhjes se provave nga prokuroria Brenda rrethimit te Kreministrise pergjate nates qe pasoje krimin.

    – Ka grusht shteti te pranuar nga ish-Kryeministri pasi ka bllokuar hapur zbatimin e urdher arrestit per zhinxhirin komandues te gardes e moslejimin e prokuroreve Brenda Kryeministrise mbas krimit.

    – Ka plagosjen e komandantit e Gardes brenda Kryeministrise besoj cdonjari e ka shikuar syrin e nxire te z Prendi

    – Dhe ne fund ka edhe nje proteste te dhunshme.

    Qe te dyshuar kryesor per tera keto eshte ish-Kryeministri e Ministri i tije i Brendeshem besoj se nuk e ve kush ne dyshim pasi ata ishin atoritetet kryesore ne Kryeministri pergjate 21 Janarit e ne vazhdim.

    Une do doja te dija gjate 4 muajve te qeverisjes e 6 muajsh te fitores se te majtes e z Rama si kryesues I kualicionit e Kryeminister a jane thirrur ne Prokurorine e Repuplikes zoterinjte Berisha e Basha thjesht per te dhene sqarime rreth kesaj ngjarje madhore e sensitive per shoqerine shqiptare e me ndikim te madh ne humbjen e pushtetit nga njera nane e fitimin e pales tjeter.

    Se dyti a eshte e turpshme per Kryeministrin Rama qe ben memorandum me Kryeprokurorin per te arrestuar ndonje fshatar qe hedh nje tel te paligjshem ne shtyllen e tensionit e nuk therret Kryeprokurorin per bashkepunim per te hetuar ceshtjet madhore qe shqetesojne shoqerine shqiptare me “Gerdecin”, “21 Janarin” “Cacin, Tacin e Nanon” e shume te tjera.

    Une mendoj se nuk duhet harxhuar asnje sekond kohe kunder Berishes Bashes Nanos e kompani asi ata ligjerisht nuk kane asnje fuqi ekzekutive ne Shtetin Shqiptar por i duhet kerkur Kryeministrit Edi Rama qe te beje reforma te thella ne te tera drejtimet pasi shteti shqiptar i ngjan nje thesi te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte dhe thellesisht mendoj se per kete arsye eshte votuar e mandatuar.

    Nese i ka duart e lidhura duhet te dali para shqiptareve e te tregoje sa projektligje ka te bllokuara nga Kryetari i Parlamentit e Komisionet Parlamentare kur dihet se projekt ligjet i inicon Qeveria dhe i aprovon Parlamenti.

    Mbas kesaje te kerkoje zgjedhje te parakoheshme pasi zgjedhjet e parakoheshme nuk jane fundi i botes kur dihet se Italia ne 50 vjet ka realizuar 50 pale zgjedhje dhe eshte fuqia e peste e botes.

    Nese nuk eshte i zoti per asgje apo thjesht eshte loje e Berishes te largohet sa me pare pasi vendi po shkon me shpejtesi te madhe drejt kaosit total nga mosqeverisja pasi Shqipria ka qene ne kaos permanent

    Bota eshte teater njerzit jane aktore mjere ata qe nuk luajne rolin e vete ka thene Shekspiri I madh. Kjo vlen per kombe popuj qeveri e natyrshem edhe per individe qofshin keta e Kryminister i nje vendi.

    AJET DELAJ

    NEW YORK

  12. gaqo-taqo-maqo says:

    Zotni burre.hajde hajde …

  13. 300zcf says:

    Shifni mer njerz se çfar bythqiresh paskena si deputet, ministra, gardista, ….Del deputeti dhe shpif pa pik turpi dhe shkel mbi gjakun e paster te pafajshem te viktimave….dhe esht demokrat!!!qe ju qift bytha atje ku eshte ne bot te botve the atij dhe te tijve!!!
    Popull krimb!

  14. mateo says:

    Keto skena makabre i njeh historia dhe letersia boterore: Shih Shekspirin te Makbethi, shih Enverin c’u beri shokeve te luftes… Kur e sheh se po rrezikon pushtet, diktatori ne potence ben keto te pabera, dmth krime monstruoze.

    1. TARRASI says:

      Ti komentuesi mateo je i lire te kesh mendimin tend por ato shoket e luftes me shume i hengren koken njeri tjetrit dhe Enveri mbante ekulibrin qe te mos vriteshin per nje dite por pak e nga pak.
      Duke pare situaten e perbindeshme sot kur ai vend eshte shperfyteruar dhe po shqyejme si ujqer njeri tjetrin sistemi i tij nuk duhet share aq shume biles te mos ta permendim as per mire as per keq.
      Personalisht nuk kam kaluar mire ne sistemin e Enverit por me shume vleresoj kirurgun Enver Hoxha qe mbajti zap ate popull mesjetar se sa keto banditet e sotem.
      Nje vend i forte dhe nje njeri i forte matet nga koqet dmth cfare ushtria ka.Sot serbet apo greket vetem me gjuetaret e tyre mund ta pushtojne shqiperine per 24 ore kurse ne kohen e atij xhaxhit ai i tha grekut te mbylle gojen se dreken e ha ne Janine dhe darken ne Athine.
      Ti mateo mbylle sqepin berisha sa nje bole enverit ju shkerdheu me qen e me mace dhe ja u ka bere mire se e meritoni.

  15. Tani- Deutschland says:

    Mjere Shqiperia ne doren e kujt ka rene.
    Bande e lidhur nga te gjithe drejtimet.
    Parti gangsterash, media hipokrite.
    Wilde Western!

  16. Delli USA says:

    E gjitha kjo qe tregon nga rrefimi I Sokolit tregon qart se, ndjese past Sokol Olldashi ka qene njeri I pamoralshem dhe vepronte simbas interest politik te pd-es dhe Saliut jo te se vertetes.E gjithe zhurma se medemek humbem nje lider te se ardhsmes eshte nje hicmosgje,ai thjesht ishte nje nga nxenesit me te eger berishist.

  17. ajaxs says:

    sipas shkrimit Lulzim Basha eshte person politik i aresyshem,por nuk kish çfare ti bente Berishes.Ndersa Olldashi,ndjeste paste se nuk duhet folur per te vdekurin, ka qene me i keq se Berisha.

    1. tosi says:

      olldashi e gjeti ate qe meritonte se ishte si bishe ekeqe

  18. Gjirokastriti says:

    Qe te mos lodhemi kot:
    1- Duhet te dali i pafajshem Luli se duhet te kemi nje opozite
    2- Po i vjen rrotull per arestim Saliut
    3- Pas kesaj behemi kanidat per Evrope
    Perfundimi
    Kemi aq shume respekt per gazeten Tema dhe zotin Mero sa nuk ka nevoje ti biem rreth e rrotull Saliu te paguaj per gjithe fatkeqesite e ketij populli dhe te tjeret te vene mend.
    Luli eshte i vogel dhe ben gabime dhe ne qe kemi hequr kaq shume e falim
    Besoj se nuk duhet te lodhen per te rregulluar figuren e Lulit ne ju kuptojme po te pakten
    ARESTONI SALIUN
    flm shpresoj ta vini komentin.

  19. Ajdi says:

    Nga ky shkrim dalin disa gjera.
    E Para, S. Olldashi ishte vec nje ushtar i Berishes, qe vihej ne sherbim duke e kuptuar Berishen edhe pa folur.
    E dyta, Olldashi ka qene ne rrethin e ngushte te Berishes dhe as qe mendohet se do dilte kunder tij.Aq me teper qe ishte pjese e shume veprimeve te dyshimta te Berishes.
    E treta, Basha del ashtu sic perceptohet nga te gjithe, si nje njeri pa bythe.
    E katerta, Berisha si zakonisht nje intrigant e kriminel gjakftohte.

  20. LEDRA says:

    llum mafjozesh dhe nje artikull bombe.Ja ku jemi perseri me gishtin ne goje rrethuar nga mafja lul-sal-ilirkoburja.

  21. Olsi says:

    NDER PER JETE TE RENEVE TE 21 JANARIT!
    Ke gjet nji menyre shume perverse per perdorimin e Sokol Olldashit tani qe eshte ne ate bote o Mero..Meru me te gjallet o derbardhe..perdore paK me teper imagjinaten dhe ke boll cfare te shkruash..Sot me shume se thashethemet neper vrimat e pushtetit te djeshem ,gjaku I te reneve therret..Do te ishte shume interesante per ne 1000000 shpullaret te denim se cfare te thote sot Ilir Meta per ata kokepalaret e 21 janarit? Te dinim pse e shkeli me kembe Rama gjakun e tyre jo vetem duke u bere nga nje memorial ku te gjithe do te vene kemben por edhe per faktin qe shkoi e hengri ngjala ne Lalez? Keto na thuaj ne ke byth o gazetari yne…

  22. Titi says:

    Kur do e fusi Edi Rama Saliun, Lulin, Boden,Rulin, ate perderastin Imami e ate baxhellen Topalli ne burg? Nese nuk do i fuse une nuk e votoj me sikur cte behet. Populli do drejtesi, nuk mund ti shohim dot se si kapardisen palacot e felliqur rrugeve, tu konfiskohet cdo gje, edhe familjareve te tyre, kushurinjve, e soj e sorollop qe na i solli ne Tirane shpellari Vicidolit. EDI RAMA mer situaten ne dore hiq plehrat nga administrata e felliqur qe trashegove, fut cunat e Tirones ne pune, leni historite e ish bulevardit, se po filluam ne me ish historite e tua plako nuk na e del dot. Na fut edhe neve ne pune se kemi bo shkollat e universitetet para 90. Kta cerat e vegjel qe ke mor mbaji, mire i ke si zara te gjithe, edhe ato gocat mbaji ti kemi fal. Po mos na lej dopjo gjashten ne dore.

  23. apo jo says:

    Situata precipitoi.Dihet qe Sala komandon por kjo nuk justifikon asnje qe i sherben atij,jane po aq pergjegjes sa ai,por ju jeni aty pikerisht sepse i sherbeni.

  24. Ajet Delaj says:

    Komentues te nderua shumica juaj kerkoni drejtesi e deklaroni se keni votuar per Edi Ramen ne zgjedhjet e fundit per drejtesi dhe shtet gje qe jam dakort me juve si per voten edhe per motivin. Shoqeite perendimore ne menyre periodike bejne sondazhe ne publik per te vlersuar mbestetjen qe ka pushteti ne publik gje qe ne shqiperi nuk kane asnje vlere pasi shqiptaret si popull i shtypur ne gen nuk kane kurajon te shprehin opinionin e tyre per vijusherine e punes se pushtetit.
    Pra ju kerkoni drejtesi por nuk keni kurajon te dilni ne krah te idhullit tuaj politik duke e mbeshtetur ne premtimet e tije per shtet e drejtesi qe po duket qarte qe as qe e ka vene ujet ne zjarr per ate pune por ju a qe keni guxim te shkruani as emrin tuaj por thirrni qe pas “ferres: te arrestohet e te denohet x apo y.
    Shqiptaret akoma nuk e kuptojne se ka ndryshuar sistemi dhe Kryeministri nuk arreston as nuk liron asnje keqberes apo te pafajshem. Kryeministri ka tagrin per te inicuar iniciativa ligjore ne drejtim te vendosjes se ligjit e reformave te thella ne istitucionet kushtetues. Meqe as keto Kryeministri juaj nuk po i ben une per vete nuk arrij se perse eshte aty. Nese ka ardhur thjesht per te zevendesuar Berishen e gezofshi por besoj se shume me produktive do ishte qe me emer e mbiemer te deklaronit se nuk jeni dakort me vazhdimin e politikes se pandeshkushmerise ne Shqiperi. Megjithate vazhdoni me angazhimet e “revolucionit kulturor kinez” e fleterrufete anonime duke ofenduar njeri tjetrin se e nesermja ka per te qene edhe me e keqe se sot per Shqiperine e shqipret e pse jo edhe per Kombin shqiptar.

  25. martin ny says:

    NEKROLLOGJIA E PA AUTORIZUR E BAJLOZIT BERISHOVIC

    -EPITAFI PER XHENAZEN E VICIDOLIT
    Ne vitet 90′ kur sistemit politik te meparshem i erdhi çasti historik të binte, Sali Berisha e nuhati se ky çast mund të ishte shumë i favorshëm për të arritur si antikomunist atë që nuk kishte mundur apo s’kishte pasur kohë ta arrinte si komunist fanatik. Prandaj, kthimi i tij nga ego-maniak për t’u ngjitur në kastën sunduese komuniste në “prijës” të studentëve të rebeluar ishte në përputhje me karakterin dhe ambiciet e tij për pushtet. Me bekimin dhe artificet e sundimtarëve të kohës ai u bë përkrahës i studentëve të ngritur në protesta. Ky është çasti i fillimit të berishizmit.
    Berishizmi lindi si antikomunizëm dhe mbeti në atë stad edhe sot e kësaj dite. Ai nuk karakterizohet prej kurrfarë idesh, as idealesh, por vetëm prej sjelljesh politike dhe ordinere, që, për 23 vjet, janë frymëzuar nga aleanca e politikës me lumpenin. Në thelb, berishizmi është shfrytëzimi i momentit historik për të arritur dhe mbajtur pushtetin me çdo kusht. Mjetet kryesore për arritjen e pushtetit ishin demagogjia dhe aleanca me këdo që, në mungesë të plotë të skrupujve moral, është i gatshëm të veprojë fshehtas dhe haptazi në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, për ta përjetësuar pushtetin.

    -FALSITETI
    Berishizmi ishte dhe mbetet fals në tre aspekte. Në aspektin e kohës kur lindi ai ishte fals sepse lindi si antikomunizëm kur pa në shtyllë njoftimin për vdekjen e sistemit. Në atë kohë nuk kishte nevojë për kurrfarë heroizmi ngaqë ishte njëlloj sikur të luftoje kundër një ushtrie të vetëdorëzuar. Regjimi komunist, duke e ditur se nuk kishte kurrfarë shpëtimi, kërkoi Eutanazinë e vet, domethënë një fund më të shpejtë dhe me më pak dhimbje për vete dhe drejtuesit e tij. Së dyti, berishizmi ishte fals edhe nga fakti se kush ishin bartësit e tij. Flamurtarët e parë ishin ose individë që kishin bërë dikur lutje për pranim në parti dhe ishin përbetuar për besnikëri ndaj sistemit dhe doktrinës udhëheqëse, ose të lindur dhe të rritur në familje të tilla. Pakënaqësia ndaj sistemit ishte reale dhe e drejtë për cilindo, por marrja e shpatës kundër atij që ndodhej në grahmat e fundit ishte hipokrizi dhe pafytyrësi njëkohësisht. Madje, kur bëhej nga vetë shërbëtorët e sistemit, ishte edhe burracakëri ekstreme. Së treti, berishizmi rezultoi fals edhe në aspektin e objektivave që shpallte se do të arrinte. Ai mund të ketë arritur gjithçka tjetër por jo vendosjen e një shteti demokratik, çfarë ishte edhe kredoja e tij.

    -INDOKRINIMI I TURMAVE
    Berishizmi lindi si populizëm sepse e gjeti të gatshme këtë “armë”. Gjithë çështja ishte ta përdorje pa vonesë dhe pa kurrfarë skrupulli në rrugën drejt pushtetit. Nëse ka një gjë, për të cilën do të kujtohet gjatë berishizmi, kjo është manipulimi dhe keqpërdorimi i turmave në luftën politike, madje edhe kur është vetë në pushtet. E, megjithëse berishizmi shfaqet më qartë dhe më suksesshëm nëpërmjet populizmit, për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo sjellje politike nuk ka gëzuar kurrë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Në zgjedhjet e para pluraliste (1991) kjo lëvizje mori 1/3 e votave. Si lëvizje e re dhe e panjohur, nuk mund të fajësohet, madje kjo sasi votash i duhet njohur si meritë. Në zgjedhjet e parakohshme, të imponuara dhe të dhunshme të vitit 1992 mori gati 2/3 e votave. Ishin vota të imponuara, duke i vënë shqiptarët para alternativës “O votën, o bukën e fëmijëve! O votën, o jetën….”. Ishte koha kur, për hir të ardhjes sa më shpejt në pushtet dhe nën instruksionet ekspertëve të Krimit Politik me përvojë ndërkombëtare, berishizmi paralizonte gjithë prodhimin e vendit nëpërmjet veglave sindikale si dhe bllokonte në Durrës ushqimet e importuara për popullin. Nga ana tjetër, për t’ia bërë popullit jetën të padurueshme dhe për ta detyruar të hidhej në prehrin e tij, Berisha dhe klani që e rrethonte e shndërruan gjithë vendin në kaos dhe pasiguri, duke nxitur krimet dhe përplasjet e turmave me shtetin. Vetëm katër muaj më vonë, në zgjedhjet lokale të korrikut 1992, berishizmi pësoi disfatë, duke marrë 20% më pak vota. Në referendumin e vitit 1994 për Kushtetutën berishizmi mori goditjen tjetër, duke marrë vetëm 1/3 e votave. Duke e ditur pozitën e tij morale dhe politike, Berisha dhe të tijtë dhunuan zgjedhjet e përgjithshme të majit 1996 dhe kjo gjë, së bashku me katastrofën ekonomike të shkaktuar nga firmat piramidale, e çoi vendin në ngjarjet e shkurt-marsit 1997, të cilat e detyruan Berishën të bëjë zgjedhje të parakohshme, nga të cilat mori edhe një disfatë tjetër. Një tjetër disfatë popullore pësoi berishizmi edhe në referendumin e dytë për Kushtetutën, në fund të vitit 1998, kur projekti i kundërshtuar nga PD dhe aleatët e saj, u miratua nga populli shqiptar. Zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti treguan se berishizmi, në daç me dru (kur dhunon vullnetin e popullit), në daç me vota (kur nuk e cenon këtë vullnet) ka ndeshur dhe ndesh në refuzimin e shumicës së shqiptarëve.

    -INSTIKTET KAFSHERORE
    Berishizmi operon me instinktet dhe jo me arsyen. Duke pasur si armë kryesore të vetën populizmin, berishizmi nuk e ndien të nevojshëm arsyetimin. Madje, arsyeja dhe arsyetimi e bezdisin, prandaj dhe iu shmanget atyre vazhdimisht. Berisha do të mbahet mend si një njeri i çakërdisur që vrapon tek turmat, hipën mbi makina për t’i përshëndetur, qesh, ngërdheshet, ulërin, fyen, shpif e kërcënon kundërshtarët, por askush nuk mund ta kujtojë në një studio përballë kundërshtarit ku, me qetësi dhe maturi, argumenton idetë e veta dhe rrëzon ato të kundërshtarit.

    -DOKTOR ADHAMUDHI
    Mbas 23 vitesh në politikë, askush nuk mund të kujtojë një ide shkëlqimtare të Sali Berishës, zbatimi i së cilës do i shërbejë të ardhmes së vendit. Sapo largohet nga detyrat partiake dhe vihet në karrigen e administratorit, Sali Berisha shfaqet si një qeveritar që bën çfarë i del përpara, e fillon një punë dhe e lë përgjysmë, përuron punë të pabëra ose i bën ato së prapthi. Këtu nuk është fjala për tubacione ujërash të zeza apo rrugë katundesh, por për probleme madhore kombëtare si privatizimet, urbanistika, dëmshpërblimi i të persekutuarve, arsimi, mjekësia, sistemi hidroenergjetik dhe ai i kullimit etj. Nëse ka pasur vërtetë ndonjë ideal në protestat e 1990, ai duhet të ketë qenë shteti ligjor. Sot, me kontributin kryesor të berishizmit, shteti ligjor ka mbetur një ëndërr e largët. Në vend të tij ekziston shteti oligarkik, shteti i një pakice, shteti i atij që ka pasuri (të vënë kryesisht në rrugë kriminale), shteti i të fortëve dhe gangsterëve të veshur me kostumin e politikës në bashkëpunim me të ngjashmit e tyre që veprojnë në biznes dhe në rrugë. E drejta në ndërtesën e Drejtësisë është si malli në ankand. Kush ka dhe jep më shumë, e fiton. Të tjerët le të shpresojnë në botën e përtejme.

    -BANAL & HARBUT
    Duke qenë i varfër në ide, berishizmi nuk shfaq as alternativa dhe as e mbështet fitoren tek konkurrimi me kundërshtarin, por tek denigrimi i kundërshtarit, tek shpifjet, fyerjet nga më monstruozet, kërcënimet, denigrimet, rrahjet, burgosjet dhe, më në fund, vrasjen e tij. Të gjitha këto i ka përdorur dhe i përdor sipas nevojave dhe aq sa ia lejojnë rrethanat. Kaq i varfër është në ide saqë gjatë fushatës së fundit zgjedhore nuk bëri gjë tjetër veçse shpejtoi të kopjonte parullat dhe idetë e kundërshtarëve politikë, duke u bërë fare qesharak.

    -ANORMAL
    Sa herë nuk arrin pushtetin, berishizmi tenton të krijojë kaos. Sigurisht që gjendjet kaotike shkaktohen nga veprimet anormale dhe të paligjshme. Të gjithë atyre që e kanë jetuar aktivisht këtë periudhë 23-vjeçare iu kujtohet se çfarë veprimesh kryente Sali Berisha në opozitë gjatë viteve 1991-1992. Po ashtu, nuk mund të mos na kujtohen sulmet dhe djegiet e komisariateve të policisë në Shkoder e Tropojë dhe, pak më vonë, sulmet terroriste ndaj gjithë institucioneve qendrore dhe RTVSH në 1998, dhe pastaj deklarimi në media se “E morëm pushtetin”. Sa kohë është në opozitë nuk e njeh dhe as e përfill ligjin dhe rendin. Kur vjen në pushtet e përdor ligjin si do vetë, duke goditur kundërshtarët politikë dhe duke nxjerrë të pafajshëm bashkëpunëtorët e vet, edhe kur ata kryejnë krime monstruoze, të dukshme dhe me pasoja kombëtare.

    SUPER-KULTI I EGOMANIAKUT
    “Këtu nuk vihet për të pyetur e diskutuar, por vetëm për të miratuar”,- iu thoshte Sali Berisha në Grupin Parlamentar të PD, sipas ish-deputetit të saj, z. Paulin Sterkaj. Përveç disa qejfmbeturve pa dinjitet e personalitet, që u larguan nga PD me turfullima dhe u kthyen të përunjur dhe të vetëposhtëruar, thuajse askush nuk është në gjendje të dallojë ndonjë personalitet apo individualitet të spikatur në radhët e berishistëve. Vlera e secilit prej tyre është sa vlera e një kartoni. Të gjithë janë dakord me kryetarin, të gjithë mendojnë si kryetari, të gjithë miratojnë edhe krimet e kryetarit. Dhe, rrjedhimisht, të gjithë janë përgjegjës, të paktën moralisht, po aq sa kryetari, për të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar popullit e vendit. Si në sundimin e parë (1992-1997) ashtu edhe në të fundit Sali Berisha bëri çmos dhe ia arriti që të fuste në dorë të gjitha pushtetet dhe t’i përdorte si vegla, në shërbim të vet dhe kundër kujtdo që i rrezikon pozitat sunduese. Mirëpo, është interesant fakti se, sapo i grumbulloi në dorën e tij këto pushtete, e humbi pushtetin politik. Thjeshtë dhe vetëm sepse pushtetet e pakufishme i ka përdorur për interesat e veta dhe të kastës që e rrethon dhe jo në shërbim të zhvillimit të vendit.

    -MAKIAZHI & MASKAT
    Në sundimin e parë të tij, RTVSH ishte kthyer në Studio Fotoshopping, d.m.th. në mjet që përdorej për t’i paraqitur popullit shqiptar një Sali Berishë tjetër nga ai i vërteti. Dhe, nga ana tjetër, po kjo medie shërbente edhe si makinë për përbaltjeje e kundërshtarëve të tij politikë. Për turpin e drejtuesve të tyre, edhe gjatë sundimit të dytë berishist, kjo medie, së bashku me disa medie private, të blera nga pushteti, me paratë e shqiptarëve, kreu të njëjtin mision. Por, kishin ndryshuar kohët, pasi në Shqipëri kishte dhe ka edhe media të tjera. Në të dyja kohët, media ia zgjati pushtetin, por nuk mundi ta shpëtonte Kalorësin e Marrëzisë së Pakufishme.

    -TRADHETARI “LIVE”
    Berishizmi para Shqipërisë, do akoma më tepër do pushtetin politik dhe ekonomik. Sa herë që berishizmi është vënë para alternativës: o pushtetin, o interesat e vendit, gjithnjë ka zgjedhur të parin. Kjo ka ndodhur në 1991-1992, në 1996-1998, në 2008 2010 (me Marrëveshjen e Detit) etj.

    -KORRUPSIONI SI OPIUM.
    Marrëdhëniet e tij të korruptuara me popullin, i nisi sapo doli në skenën politike. Për hir të ndjelljes së votuesve, propagandoi dhe nxiti lëvizjen kaotike dhe të pakontrolluar të banorëve, nga një zonë në tjetrën, të shoqëruar me grabitjen e tokave të pronarëve realë dhe me qindra mijëra ndërtime pa leje. Të gjithë këtë katrahurë (vetëm në Shqipëri ka ndodhur) e ka propaganduar si “lëvizje e lirë” dhe ka dalë garant i saj dhe flamurtar i legalizimit, pra i shndërrimit në të ligjshme të asaj që është e paligjshme. Pse? Vetëm për vota që të japin pushtet. Berishizmi ka krijuar modelin dominues të shtetasit të korruptuar. Ka krijuar kontrabandistin e naftës, të femrave, të drogës, të votës, sekserin e administratës, mjekun antihuman dhe gjyqtarin pa moral, deputetin që shitet e blihet si bagëtia etj. E gjithë kjo kategori njerëzish, që mund të përdoren në marifetet politike, janë pasuruar dhe ky pasurim kriminal i tyre i shitet popullit shqiptar si “arritje demokratike”.

    -AMBASADOROBERISHOMANIA
    Do ngelen thelle ne kujtesen e njerzimit akti i paprecedent ne historine e globit qe nje ambasdor si Rajersoni merr pjese ne nje fushate elektorale qe ndoshta mbas 30 vjetesh kur te hapen dokumentet do merren vesh sekretet e ketij veprimi te cuditshem.Nuk mjaftoi kjo por pas 14 shtatorit 1998 pasi Berisha kreu nje superkrim ne vend qe te dergohej ne dyert e gjykates fatkeqesisht u perkedhel nga nje ambasdor dhe prokurore amerikane duke deshmuar brenda mureve te ambasades.

    -“SFIDUESI” I AMERIKES
    Nuk e spjegon asnje shkence qe aplikohet sot faktin qe disa here Berisha ka “sfiduar” superfuqine me te madhe te kohes.
    Pas disa deklaratave ne 1997 te Berishes qe pohoi se pas rrezimit te tij qendronte Usa ndodhen dhe ngjarje te tjera makabre.Supermeni Berish pasi i plasi ne dore dopja-gjashta e Gerdecit akuzoi harbuterisht NEW YORK TIMES-in si leter higjenike qe nuk ka guxuar as Kimi i Korese Veriut dha as Kastrot e Kubes.Vetem eksperti qe erdhi per vrasjen hollivudiane te Kosta Trebickes mund te dije dicka per kete
    version.Kulmi arriti kur Berisha fshiu menderen me analizat profesinale te FBI sepse ne menduam qe Berisha do shkonte ne dyert e gjykates ku ne fakt ndodhi e pabesueshmja qe i liroi si heronj gardistet e 21 janarit.

    -EPILOG
    Nuk kuptohet cfare ka bere me teper Assadi i Sirise nga Sala i Shqiperise? Nese i pari ka perdorur per pak kohe lende kimike ndersa ky yni ka 22 vjet qe ka hedhur bomba neuro-paralizuese.
    Berishajt kane vrare,kane tradhetuar,kane poshtruar dhe perdhosur nje komb te tere dhe ka akoma ka ligjvenes amerikane si Dana Rohrabacher qe e quajti Berishen Heroin qe shpetoi Ameriken sepse mori 210 muxhahidinet e leshit qe me teper ishte nje spot elektoral para votimeve.Nuk mjaftoi kjo por ajo qe ishte e pabesueshme dhe neveritese ishte denocimi publik qe ju be presidentit te nderuar Obama nga Berishajt e Amerikes per korrupsion pasiv ne lidhje me nje fotografi me Edi Ramen.

    DY FJALE PER PRESIDENTIN E NDERUAR OBAMA !
    Duke qene se jam votues dy i here i z.Obama kam te drejten si qytetar ti kerkoj publikisht si perfaqsuesi i vendit me demokratik ne Bote dhe si njeriu me powerfull ne planet te organizoje “funeral home” per nje version shqip te BIN LADENIT TE TROPOJES.
    Kam nderin qe i jam drejtuar dy here familjarisht zotit President ne 24 dhjetor 2010 (para masakres 21 janarit) ku doja ta sensibilizoja qe shqiperia po shkonte ne gremine sic ndodhi me te vertete.
    Heren e dyte ne 25 janar 2012 duke I kerkuar te nderhynte per ndalimin e poshtrimin qe po i behej nga shteti shqiptar viktimave te 21 janarit dhe terrorizimin e familjareve te tyre.
    Sinqerisht nuk kam me besim se shteti amerikan do te nderhyje per denimin e nje krimineli qe dhe vete dipllomacia amerikane me veprimet dhe mos-veprimet ka pergjegjsite e veta.Te pakten nderhyni ti jepnet ndonje azil humanitar dhe largojeni nga ai vend se po qelb jo vetem Shqiperine,Ballkanin,Europen por era e ndyresise e tij ka arritur ne brigjet e Atllantikut.

    1. sh q i p says:

      komplimenti per martin ny. i ke bere nje radioskopi saliut po edhe shqiptareve. shkrime te tilla duhet te zene sa me shume vend nder ne.

      1. Miranda v says:

        Leximi i ketij te gjate te lodhshem ja vlente se tregon se ka akoma njerez qe e duan ate vend.Pak a shume tregohet se bashke me Saliun dhe ai vend pothuaj eshte i vdekur dhe duhet nga Edi Rama te flase per Ringjallje pasi te kete varrosur kermen Berishe.Nuk jam dakort me komentuesin e mesiperm qe i drejtohet Z. Obama pasi sic ndegjova ka filluar nje studim per te zbuluar kush eshte me i rrezikshem Mariajuana apo Mister Alkooli.Lereni te mbaroje studimin e mbase na duhet per Lazaratin se ci ki nonen se u vrane kater qen rrugesh ne 21 janar 2011 ne nje vend me popull te vdekur.

    2. Grenza says:

      Zoteri te gjitha ato qe thoni jane te verteta megjithse nevojitet nje saktesim dhe nje shtese per tu bere perfekt shkrimi juaj. Tendenca per te identifiuar 90ten me berishizmin e ulur vleren e levizjes antikomuniste nuk eshte e sakte pasi 90ta ishte nje front i gjere per liri dhe demokraci pamvarsisht se si u manipulua e tjetersua vete revolucioni nga sigurimi i shtetit pra kolona e peste me Berishen ne krye por nuk mund te lesh jashte poshtersise berishiste ustallaret Ramizin Rucin Sofokliun, Xhelil Gjonin.
      Se dyti nuk thua asnje fjale e nuk jep asnje alternative se si duhet dale nga kjo grope qe eshte Shqiperia pasi nuk mund te thuhet se ra ne grope por ne grope ka qene dhe nuk ka dale prej saje qe me romen, turkun , Pashiqin Titon Enverin, Ramizin , Nanon,Berishen e mos o Zot edhe Ramen ne kete varg geshtenjash.

      1. okulisti says:

        o grenza
        ai revolucjoni i 90′ u manipulua sepse ishe ti qorr dhe tani je bere llapazan.
        ai zoteria i ny i kerkon obames te konsideroje saliun si bin ladenin sepse ju grenzat te hani mutin qe nuk po nxirrni nje avni rustem.tung syze kavanoz

  26. ARUSHA says:

    zoti te rujt MERO BAZE dhe te paste ne sy bashke me familjen ! Ruaju se KAFSHERIA SHQIPTARE ESHTE SHUME E RREZIKESHME DHE E PAMESHIRSHME ;NUK E NJEF LLOGJIKEN DHE MORALIN E CILTERSINE DHE MBI GJITHCKA NUK NJEF VERTETESINE !

  27. Miri says:

    Nuk natregove, ku eshte morali i sokol Olldashit që ka shpifur pa kurfare turpi. Ne vend që te diskutojnë ( të tre Berisha, Olldashi, Bash) se kush dhe pse ka gjuajtur, ato janë shtyrë, se kush do të shpif më shumë. Berisha dihet, ai është kampion.

  28. asik says:

    ja pra e nxore kokene mero djali dhe ti smunde te dalesh shqiptare i perjetsheme po shqiptare alabake qe jane shqiptare per te zhdukure shqiperin e shqiptarete kushe po te detyrone te mbroshe lul bashene qe sic po lexojme ka qene prezente ne vendngjrje dhe ska bere asgje pere te ndaluare krimine po e mbrojti krimine me teroristin olldashi dhe ti del e mbron lulin kushe po te detyrone ta besh kete

  29. arjan-20-nentor 2013 says:

    eshte turpe qe ne krye te parlamentit kemi nje hajdut kriminel qe sote bejne te mirin zgjebarak

  30. futja kot says:

    kur “presidenti” i vendit porosit Ministrin e brendeshem “kujdes me letra
    se ka ngjarje” pra fshini provat- nuk ke cfar pret te funksuonuar shteti ligjor. Pasi te gjitha provat jane fshire. qw nga serveri, nderuan tytat e rameve nuk lan prokurorine te hyj ne kryeminiustri, nuk u zbatuan aurdherat e prokurorise etj etj. krim shteterore
    Keta duhet te vihen para pergjegjesise te gjith.nuk e di se cfar pret me prokurorija.

  31. irma says:

    Ju kujtohet Azem Hajdari në një nga konferencat e PD, përpara Berishës e kompani, kur tha: “Nëse kjo ishte demokracia që patëm ëndërruar dhe për të cilën luftuam, më mirë të mos kishte ardhë kurrë”.

  32. utopia says:

    PYETJE REDAKSISE : çfare do te thote “kujdes me letrat” ??

    Nuk e kuptoj per ç’letra behet fjale.

    Faleminderit paraprakisht.

  33. rovena says:

    Ky artikull nuk te ben nder o Mero. Me vjen parasyve skena, kur mbaje nga krahet Kelen naten e erret te humbjes se Kolit. Dukeshe se vuaje, e realisht e besova se njeriu ne te tilla raste nuk mund te shtiret por qenkam gabuar. Nuk di je mik apo armik i Kolit?! Kam ndjesine se po perpiqesh te fitosh pike edhe me vdekjen e nje miku, duke na bere publike biseda gjoja private mes Jush ne te gjalle te Kolit. Turp vertet! Nga sa ke shkruar besoj se ke qene ne nje gjendje jo normale sepse fantazia jote i nderuar Mero nuk paska kufij. Zoti te falte! Mundohu te mos merresh me njerez qe nuk jane mes nesh dhe qe e kane te pamundur te te japin pergjigje. Merru me te gjallet ke plot nder to me te cilet mund te fitosh pike…

  34. Armando Lika says:

    Ky shkrim nuk i vlen askujt vetem atij qe e ka shkruar. Kujtimet dhe bisedat qe sjell ai ne kete shkrim jane metode e te shkruarit dhe komunikim post mortem. Keshtu shkruante dhe ne lidhje me Azem Hajdarin. “Me tha, i thashe”. Askush nuk mund te vertetoje cfare i thane te vdekurit Meros. Pse nuk u prononcua kur Azemi dhe Sokoli ishin gjalle? Duhet te jesh budalla te mos kuptosh ku i rreh Meros.

  35. Herta says:

    ky shkrim eshte deshmi e paster per tu marre ne pyetje nga prokuroria, ku shprehet qarte se sa paturpesisht luhet me jetet e njerezve si dhe me ndjenjat e tyre ne emer te pushtetit, fatekeqesi per ke nuk e kupton akoma dhe se pse nuk po dalin para drejtesise vrasesit.

  36. Frank Sinatra says:

    ajo qe me duhet te nenvizoj sot, bazuar ne kete shkrim, nuk eshte fakti qe keta njerez genjejne e shpifin, sajojne e dhunojne ndergjegjen e ketij mjere populli, por fakti qe kane guximin dhe haptazi flasin per manipulimin qe kane kerkuar ti bejne opinionit publik per ngjarjet e 21 janarit. Dhe ne dijeni te plote te ketij afkti paskerka qene Mero Baze que diten e pare, live se bashku me Olldashin.
    Nuk besoj se cfare thuhet ne kete interviste te jete per lartesimin e Olldashit. Ajo thjesht eshte nje pershkrim i plote i kalbesise se ketyre njerezve, i mungeses totale te moralit, pergjegjesise se tyre rreth nje ngjarje kaq te rende, nevojes per te nxjerre te verteten etj. Negocimi i gjithe paleve, ne prezence te Meros, eshte i kunderligjshem dhe tregon se sa poshte jane katandisur institucionet e shtetit. Nese keta te fundit do te kishin sado pak influece apo dinjitet, te gjithe te permendurit, Mero perfshire, duhej te pergjigjeshin per pengim te drejtesise dhe manipulim te publikut duke i servirur genjeshtra e shpifje.
    Perpos kesaj, perpjekja per te paraqitur Olldashin si njeri i se ardhmes eshte tragjike. Te gjithe e njohin, edhe Merua vete, se ishte i varur nga krimi, narkotiku, paraja e vjedhur me thase, vesi, mungesa e atdhedashurise, dhuna edhe ajo e bandave te rruges. Pse ishte apo jo shok i Meros, ortak i Salillarit apo tjeterkujt, kjo nuk ia heq veset dhe te keqiat qe i ka bere ai che kolege te ngjashem ketij vendi. Ky gazetar ka marre persiper latrtesimin e llumit te vendit ashtu sic ben perdite edhe me figura te tjera tejet te konsumuara apo problematike.
    Te lumte Mero per deshmine que ke dhene. Por vazhdo te jesh i qete sepse nuk ka Prokurori ky vend te te tregonte se nga ke dale.

  37. Korabi says:

    Mero,dhe ti nuk je pa faj,mbasi edhe ti ke qene ne dijeni te gjithe skenarit Berish-Luli-Koli-Gard.Edhe ti duhesh marre ne hetuesi,se shume gjera i ke fshehur ne ate periudhe dhe sot na del si gjyhnaqare per ti rregulluar imazhin Lulit..C’te ka premtuar Luli,ndonje post ne pushtetin e ardhshem,apo lehtesira fiskale…?

  38. Bubureci i patates says:

    Sokol Olldashi nuk është më në jetë dhe Zoti e faltë aty ku është. Por që një politikan të gënjejë kaq hapur me tritolin, në një moment makabër (4 të vrarë) dhe të deklarojë me një cinizëm që do ta kishte zili edhe Gëbelsi, se do të vriste më shumë…e vetmja gjë që mund të them… e faltë Zoti! Dhe më e bukura është që shumë njerëz sot (militantë të PD-së, ose jo)thonë e besojnë se do të ishte një udhëheqës reformator i PD-së…???!!! Po, mund ta bënte PD-në, më naziste se sa e kishte/ka, Sali Berisha…

  39. I.Troplini says:

    Perkushtimi personal i Mero Bazes per “pastrimin” e figures se te ndjerit Olldashi, te le nje shije te hidhur.
    Sot eshte dita e viktimave te terrorit shteteror.Eshte dita e deshmise okulare se Shqiperia nuk eshte pjese e botes se qyteteruar. Eshte dita ku 4 te pafajshem u pushkatuan ne bulevardin Deshmoret e Kombit.
    Nuk di qe Sokol Olldashi te jete nder ata 4 viktima. Ai, ne zellin e tij per ti sherbyer Kryekucedres, deklaroi se do te kishte vrare edhe me shume sec beri shefi i tij.Duhet te quhesh Mero Baze, per te gjetur “dicka pozitive” ne deklaratat e ketij politikani kaq te “keqkuptuar” nga shqiptaret.
    Shqiperia perjeton 21 Janarin, si nje shtet i deshtuar dhe pa drejtesi ligjore.Eshte nje dite e zeze ne kalendarin e rrenimit te shtetit tone. Nje dite ku nje i tredhur qe luante rolin e Kryeplakut ne ate dite, vendosi te gjakose bulevardin dhe te marre peng nje kalvar drejtues institucionesh, qe nga Presidenti horr e deri tek Kryeprokurorja lavire.
    Sot nuk eshte dita per ta rikujtuar ate ngjarje nga kendveshtrimi i nje Sokol Olldashi.

  40. Bekim Lashi says:

    Pershendetje Mero.
    Me vjen keq te te them por ke humbur shume pike me kete shkrim per mendimin tim. Une jam nga ata qe kur i shoh ketu nga larg pamjet filmike te 11 Janarit te Zi, me mbushen syte me lot e me plas shpirti per ate qe po ndodh ne vendin tim. Kjo eshte edhe nje deshmi qe aty ka humbur kompasi moral ne te gjithe shtresat e shoqerise duke nisur me klasen politike te te dyja palet por edhe te media duke te perfshire edhe ty. Si mund te shkruash kete artikull 3 vjet me vone. Si ke mundur te mos marresh ne telefon Kryeprokuroren 5 min pas kesaj bisede????? Kjo qe ke bere ti eshte mbulim krimi qe ketu ne vendet e zhvilluara ku duam te aderojme, denohet rende. Me rende se edhe vete krimi nganjehere. Mos me thuaj qe ke mbrojtur burimin si gazetar qe je se ky justifikim nuk pi uje te femijet e atyre viktimave qe ti i permend, e as te ne qe e perjetojme shume rende situaten atje. TURP! Tani qe e mendoj me lind pyetja:
    Sa gjera te tjera nuk na ke treguar por i ruan ne skutat e memorjes tende?
    Cili duhet te vdese qe ti te na tregosh fill e per pe, cfare me te vertete ka ndodhur atje keto 23 vjet?
    SHpresoj sinqerisht te nderrosh rruge se ai vend ka nevoje per njerez kurajoze por mbi te gjitha te moralshem, qe perballe te keqes nuk zgjedhin heshtjen por te drejten dhe te moralshmen. Ti per shume gjera ke zgjedhur te dyten por jo per te gjitha e kjo me ben te deshperohem. Te kam mbajtur per njeri te drejte por tani po e kuptoj qe ajo balta qe ti shpesh e denoncon te paska perlyer goxha edhe ty.

    Mjer ai vend e njerezit qe jetojne aty!

  41. Claus says:

    Nje rrefim shfajesues i Sokol Olldashit per vete dhe per Bashen!!!

    Nje titull „intrigues“, perse jo edhe i qellimte, i cili hap shume “muhabete” dhe shtigje per interpretime te ndryshme, ndoshta dhe per rehabilitime.
    Shkurt fjala “shafejesues” per kete dyshe nuk me pelqeu.

    Keto dite me ra ne dore pothuaj ne forme “origjinale” nje kopje e Tastamentit Politik te Adolf Hitler, shkruar ne oret e fundit te tij te dates 29 Prill 1945.
    Ishte nje testament i diktuar nen nje presion te forte psikologjik kur nga ora ne ore parashikohej te binte dhe Berlini se bashku me Kuartierin e Pergjithshem, ne te cilin tashme struktura dhe morali njerezor kishin rene pertoke si asnjehere tjeter, ne ate rreth njerezish ku disiplina dhe rregulli dukej sikur nuk do te thyheshin kurre.

    Diku nga faqja 7-te, ne Testamentin shtese me ra ne sy zhgenjimi dhe tronditja e thelle kur kishte marre vesh se dy “Burra” kishin marre kontakte me forcat Aleate qe ishin ne prag te Berlinit.
    Dezertimet ishin pothuaj ne nje mase teper te ulet, oficere dhe gjenerale luftonin deri ne fund dhe ne fund ose binin ne fushen e betejes ose vrisnin veten.
    Por kontakte direkte me Fuqite Aleate askush nuk kishte guxuar deri me tani, pervec gjeneralit von Paulus qe ishte kapur rob ne Stalingrad dhe Rudolf Hess-it qe ishte hedhur me parashute ne hapesirat britanike diku nga viti 1941.
    Keta dy burra qe kishin guxuar te merrnin kontakt ishin Generalfeldmarschall i Rajhut Hermann Göring dhe Shefi i Pergjithshmem i Trupave SS-e Heinrich Himmler!!!
    Pra dy burra qe mbanin mbi supe nje mal me krime se bashku me shefin e tyre, Adolf Hitler.
    Ata te dy shkarkoheshin tashme nga te gjitha funksionet shteterore dhe partiake, u hiqeshin te gjitha te drejtat dhe gradat e larta qe buronin nga urdherat e viteve te shkuara, shkurt kishin marre denim me vdekje pa u shkruar ne ate testament.

    Bera kete paralele jo per faktin se keta te dy prane Führerit te tyre kane bere genocid dhe luftera pushtuese, jo ne asnje rast, por skenaret jane te ngjashem.

    E shihnin tashme degjenerimin e Führerit te tyre, e shihnin tashme degjenerimin e pushtetit te tyre dhe hajde te mbajme tashme nje dritare hapur nga opozita apo nderlidhesit e tyre.
    Nuk po ze ne goje Lul Bashen se sido qe te kete qene ka qene Min. i Brendshem me te gjitha atributet, por problemin e kam me tere aradhen e gojeve te ndyra qe me hir a me pahir dolen dhe mbrojten me zjarr tere ate kasaphane duke filluar nga Sokol Olldashi e deri tek Ilir Meta me “kokepalaret” protestues.

    Asnje rrethane nuk i shfajeson, qofte te vdekur a te gjalle. Asnje kusht nuk i lehteson. Keta te gjithe ishin pjese e atij krimi te pashembullt ne mes te atij Bulevardi.
    Prandaj e solla ate skenar te vitit 1945.
    Ai i vitit 1945 u dogj dhe u be hi, ata dy “Burra” perfunduan nen efektin e cianurit ne kampe dhe qelite e gjyqeve.

    Nuk mund te kete shfajesim Mero as per Sokol Olldashin dhe as per Lulezim Bashen. Kane qene pjese ne “Quartierin e Pergjthshem” ne ate kulle kryeministrie.
    Njerin e thirri “Gjyqi i Madh” ndersa dy te tjeret gjenden mes nesh pa patur te pakten asnje “kapsule cianuri” ne goje si ata me lart.
    Te pakten ata me lart e mbajten ne nje fare forme pergjegjesine e tyre.
    Po keta?
    Dhe me e “bukura” eshte se ne Ministrine e Brendshme Berisha therritej Hitler!
    Pershendes miqte ne perkujtim te thelle per ata njerez te thjeshte qe u kositen nga plumbat ne mes te dites ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

    1. beso says:

      Claus,pershendetje!Kam lexuar diçka per kete testamentin,madje Hitleri donte te vriste veten ne 5 maj,kur kish vdekur Napoleoni,por ngaqe sovjetiket ishin shume afer kalcelarise u nxitua qe te mos binte ne doren e tyre pikerisht me 1 maj,ne diten perkujtimore qe komunistet e festonin si Dita e punetoreve.Une kisha nje replike dje ne darke ketu,por nuk e di sesi nuk u publikua,sado iu luta moderatorit qe te mos e fshinte.Historia zakonisht shkruhet kur ngjarjet nuk jane me te fresketa,sheshohen gjerat,memorja humb shkelqimin,fillojne alibite,shfajesimet e zot na ruaj,ndonjehere edhe vrasesi serviret si shpetimtar.Por ketu ngjarja eshte shume e fresket,une kam qene nder te paret ne forumin e Shekullit qe hodha repliken mbi vrasesit nga brenda mureve,sepse as sot nuk e dime nese shtiu Garda apo”vullnetaret” e pushtetit.Dhe te mendosh se une isha thjesht nje shikues televizori ndonja 1500 km larg;po ata qe ishin prezente?Vrasja ishte aq e hapur dhe aq e dukshme,e megjithate kush e mban mend serine e manipuluesve nuk besoj se ka harruar kollaj.Manipuluesit ishin kryeministri vete,Basha,Olldashi e gjithe shpura e maskarenjve mediatike,te atyre studjuesve dhe analisteve qe shpjegonin ne ekran levizjen e palltos se nje burri me kapele,kur dinamika fare qarte shpjegonte rrezimin e Ziver Veizit prapa si pasoje e plumbit perballe dhe jo anash.Po te mbledhesh bashke tere maskarenjte e 21 janarit behen shume,jane te gjithe ata jo veç shpifes e maska te krimit por krimi vete.Dhe ja,askush nuk mban pergjegjesi,te gjithe shfajesohen siç pretendon z.Mero qe i eshte shfajesuar Olldashi e kjo nuk do behej publike nqs Olldashi nuk do vritej aq trashe siç u vra ne aksidentin e ashtuquajtur te Shiut naten.Per te gjtiha keto detaje dhe imtesira,perfshi dhe vete”aksidentin”ku sigurisht ambasada me e informuar do i kete te gjitha deshmite para dhe pas kohe,do flitet gjithmone me gjysem te verteta,qe gjithmone ne te mesojme gjysem te vertetat,se keshtu do gabojme gjithmone duke zgjedhur persona qe ne fakt nuk meritojne te zgjidhen e te perfitojne pushtetin qe i zhvat buken e gojes shumices se njerezve qe t’ia jape kesaj pakice ne forme privilegjesh e pasurish perrallore.Per mua 21 janari eshte pasqyra e vertete vjetore ku ne nuk duhet te shohim indekset dhe grafiket e zhvillimit por veç prapaskenen e pushtetit,i cili vret dhe nuk mban pergjegjesi,vret dhe fshihet e maskohet dhe ne fund gjen ndonje dite me diell dhe shfajesohet,sikur te ishte fjala per ndonje gjah me lepuj dhe jo nje masaker qe çoi ne shperberjen e themeleve te demokracise.Ne shesh nuk vrau as Enver Hoxha,pra as diktatura nuk ia lejonte vetes kete poshtersi.Ndersa ne kemi shume per te thene,por nga t’ia fillosh?Te tere e kane nga nje alibi e te tere u shfajesohen Merove ne kafenera e muhabeti mbyllet me aq,me premtimin se ky muhabet do publikohet”kur mos t’u prishi pune”.Claus,data 21 janar eshte turpi i politikes shqiptare,ata duan ta mbyllin,duan qe ta heqin kete date nga kalendari fare,njesoj si Hitleri nxitoi te vriste veten qe sovjetiket mos ta kapnin te gjalle ne diten e festes se punetoreve.Sepse 22 janari duhej te ishte permbusja e kupes,gje qe nuk ndodhi sepse frenat e”karroces” shqiptare i kane nje apo dy ambasadore.Ata vendosen qe palet te terhiqeshin per ta varrosur shtetin pa arkivol,ndersa z.Mero duhej ti kujtonte te ndjerit Olldashi nese e ndjente veten fajtor para Anes se Ziverit dhe femijeve te tjere,qe e paguan 21 janarin me statusin e jetimit.Duhet t’ia kishte bere kete pyetje,se ndryshe kemi lexuar e replikuar kot keto 3 vjet.

  42. Ky rrefim eshte bizantin per nje gazete qe pretendon pavarsine politike. Tragjedi per Z Baze pasi keni publikuar llafalogjine e lokaleve qe keni bere, lexuesit nuk asnje mundesi per te verifikuar te verteten. Ky eshte mekat per te ndjerin Olldashi pasi nuk ka mnundesi te faktoje diqka per kete qeshtje. Me trondites eshte fakti se spe ky rrefim nuk eshte botuar me pare ? ne kohen kur Olldashi ishte gjalle ? shume e shume pyetje tjera lindin mbi integritetin mediatik te lidhur ngushte me aferat ilegale, korruptive, mesjetare, ku ne fakt eshte realiteti i mbeturinave mediatike, politike qe po rrenojne prosperitetin e gjithe Shqiptarve !

    A moj Shqypni !

  43. Bubureci i patates says:

    Nuk mund të ri pa thënë dy fjalë për @Martin ny: Analizë brilante, shkrim që rrallë kam lexuar. Konçiz dhe me një gjuhë të pastër, të saktë e pa gabime (e them këtë të fundit, sepse shumica e komenteve, shkruhen me një gjuhë që të nxjerr sytë kur e lexon). Ok, për të gjitha dhe një bravo e madhe…

  44. unknown says:

    “Rilindasit” qe mbushin faqet e Gazetes “Tema”, do ta marrin vesh shume shpejt se cfare njeriu I lig eshte Mero Baze. Megjithate, pyeteni nje here keto dite, pse nuk shkruan asnje fjale per Ilir Meten?

  45. qytetari says:

    Nuk e shoh fare me vend pergojimin e nje personi te vdekur pa mbushur akoma 40 ditet.
    Mero pretendon qe e ka pasur shok Olldashin por sjellja e figures se tij per diskutim tashme qe ai vete nuk mund te pergjigjet eshte e pamoraleshme.
    Turp per Meron!

  46. Mua me mbeti nd mend kjo keshilla e ish- kryeshtetarit Tope: ‘ bëni kujdes me letrat se ka ngjarje’!!!
    Ky eshte shteti shqiptar, miq; me laro pulitikaj te te gjithe prerjeve,
    kuptojeni j’u pergjerohem!!!
    Se paku sot me 21 Janar.
    A nuk jemi po te kjo, te ‘keshilla’ (Piktoreskut Mavijos (alias: fyl KM i rradhes i Zululendit)):
    ‘kujdes letrat se priten ngjarje!’?!.
    ….nesa vec shiu qan mbi pllakat (rrasat e vorrit) poshte zyres se KM te Rilindjes
    (ky qe sokelliu 3 vjet per Drejtesine qe do bente si Dragua Rilindar, kjo deri me 23 Qershor). E kujtoni kryeRilindarin ne shown ne permortin e pare kur demek do e vrisnin, hahaha…
    Kush e beson qe ne ket vend vriten sharlatanet e ‘Lojes’ , e meriton cilesimin: ‘kokepalar’!

    Por pytja ime e vetme eshte:
    ‘Gjithe ju qe dolet ne 21 Janarin e Protestes se Piktorit
    ( te paralajmeruar si nje fushebeteje me 300mije te vrare dhe te perdorur ‘kokepalarisht’ prej Piktorit (qe ne balle tuaj versuli falangen mjerane te neandertalasve kokepalare me hunj dhe, vete mbeti ke Ura per te pritur kasaphanen dhe pra pushtetin)
    Ju me thoni soooot, si i thoni vetes, ‘kokepalar’ a Rilindar (qe e moret edhe drejtesine per gjakun e 4 te pafajshmeve), kete a mund te me thoni?!
    Une per vehte sot ngushelloj femijet e 4 te vrareve dhe u uroj te kene fat me te mire se baballaret e tyre
    (perfshire edhe te mos lejojne te perdoren prej asnje Te Mavijosmi!)
    Sa per Meron, me vjen liksht qe ‘mavijos’ edhe sot…

  47. Mjer! says:

    Sot te gjithe ne i kemi bere sh… pllaKaVe te vorrit
    ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’, kete kemi bere, aLias i kemi bere sh…vehtes & KM tone Rilindaaaar; mu poshte zyres bukuroshe (ky, halli i TERE Rilindjes) te tij….

    Ah, mjere o shoke Rilindaaaare!
    Sot eshte dite turpi per ne te tere!

  48. Juli says:

    I lezoj sa here shkrimet tuaja Mero Baze, po sot me kete shkrim me duket se humbe vizionin qe te dallon nga shume pseudo-analiste te tjere. Sot eshte nje dite shume e rendesishem per shqiptaret sepse sot kuptohet sa ka deshire PS te zgjidhe kete ceshtje. Ps eshte duke bere nje propagande shume te madhe neper gazeta dhe televizione sikur gjoja do i japi zgjidhje 21 janarit! Dhe nga ana jua asnje komente per kete fakte? Po na drejton nje parti qe nuk ka nje busull orientimi por vetem llafe propagande sikur llafet te haheshin ose te sillnin pasuri per vendin. Dhe nuk eshte se kane pak muaj ne pushtet, por sepse nuk kane zgjidhje per te sjelle mireqenie tek shqiptaret. Jane duke bere thjeshte nje administratore me se te thjeshte, dhe ju nuk keni asnje reflektim mbi keto ceshtje??

  49. tomsojeri says:

    Z.Ajet!Po dua ti pergjigjem pak komentit tuaj te dyt ku me te drejt vini piken gishtin ne ate plag tashme aq te njohur te shqiptareve ! Popull qen i rahur jemi ne dhe ska nevoj te stergjatem sidomos pas ktyre komenteve aq te “cuditeshme “qe sot po lexoj !Esht e vertet qe te gjith ruajn anonimetin sepse ne Shqiperi udhheqin gangsteret e kohes AL Kapones qe te zhdukin si kakerdhi pa pik meshire e njerzilleku ! Shpetuam nga nje diktatur por ram ne nje tjeter me te eger dinake e te paskurpullt ! E para luftoi e kish ambicje per te ruajtur pushtetin por kjo e dyta donte edhe pushtet edhe para dhe hodhi ne vend cdo lloj ndyresie dhe e qelbi Shqiperin me hajni ,korupsion e krime te papara !Nuk vodhi vetem para por vodhi edhe pushtetin ne emer te demokracis sepse e gjeti terrenin te gatshem e gjeti kte “qen te rahur” te pa zot te kerkoj ate qe duhej ! Por ja qe me ne fund ZAjet me 23 qershor ky popull shpertheu dhe e tha fjalen e tij !Shpresoj se e shpori me ne fund kte kriminel me ter ate lukuni hajdutesh e kriminelesh qe i shtypi per 23 vjet!Doli dikur ne rug se i besoj demokracis dhe u vra si pucist,e jo nje por kater e akoma fajtori pellet ! Dhe tani po pret !Cfar te bej me ?Tradhti mbas tradhetie e shgenjim pas shgenjimi ! Sa do pres akoma ? Vriten njerez diten e naten ashtu “aksidentalisht” kur ju ze rugen e ti thua pse ruajm anonimetin !Cfar mbetet te bej tani !A ti besojm atij vendi ku ti flet nga ajo “foltore e madhe” e cfar te besojm ma!Popull qe mbi krye udhehoqi nje band imoralesh,hajdutesh e kriminelesh qe shpesh u pergezuan edhe nga vendi ku ti jeton, cfar duhet te bej ? E beri pra me 23 qershor por perseri banda i ka ber llogarit e vazhdon te cirret akoma !Ska kuptim te vazhdoj se mjaft parafoles kan then shum dhe me mir ska ku shkon por po e mbyll duke ngushelluar viktimat ,familjet dhe femijt e herojve te 21 janari por dhe te ngushelloj ter ata shqiptar e komentusa per ate zhgenjim te madh qe vazhdon e na ndjek..

  50. Liridon says:

    21 Janarin e organizuan ata te cilet donin ti jepnin arsye lolos rus te Sirise,qe edhe ne vende te NATO-s vriten protestues.
    Ngushellime familjarve,e kujdes mos jua shperdorojne dhimbjen politikanet
    Olldashin e eleminuan ata qe deklarojne se :Hetimet u perfunduan,nuk ka pike dyshimi ishte aksidentale.

  51. jevi says:

    Zoti Mero mos kerko te mbulosh mutin me shure.Krimi i 21-nje janarit eshte veper e gjithe veglave te shpellarit nuk perjashtohet asnje nga ai grup parlamentar.Per post e karrigevec shpellarit edhe i ndjeriOlldash te vriste sikurse te vret dhe sot Luli,Strazimiri,Bregu,Halimi e gjithe te tjeret.Deri me sot asnje nuk eshte distancuar publikisht e te denancoi
    kriminelet.Krimi do drejtesie jo zbukurime.

  52. elinor says:

    Situata nuk percepton o Mero; ‘precipiton’ eshte fjala e duhur. Nqs te duhet nje editor gati me ke! ?
    Nuk e mora vesh nese po mundohesh ta nxjerresh Olldashin “burre te mire” apo po na tregon ato qe i marrim me mend vete?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje