VIDEO/ Basha: S'njohim asnjë reformë që bëhet për interesa elektorale

25 Janar 2014, 18:56Politika TEMA

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Korçës, ku sërisht ka sulmuar Qeverinë për mos mbajtjen e premtimeve elektorale dhe varfërimin e shqiptarëve.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu demokrat u shpreh se nuk do të pranohet një refomë e njëanshme për interesa elektorale dhe se nuk do të ketë zgjedhje pa përcaktuar mekanizmat e nevojshme ligjore që  pamundësojnë blerjen e votave.

Partia Demokratike, demokratët, opozita, paralajmëron jo vetëm mosnjohjen e çdo produkti të njëanshëm të  reformës territoriale-administrative, por edhe një kundërshtim të fuqishëm mbarë popullor, të reformës arbitrare për interesa të fëlliqura elektorale. Në emër të të gjithë demokratëve paralajmërojmë edhe një herë nga Korça se nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa gjetur zgjidhjet dhe rrugën që e bëjnë të pamundur blerjen e votave,  përdorimin e parave të korrupsionit dhe krimit për të tjetërsuar vullnetin e lirë të zgjedhësve shqiptarë”, theksoi Basha.

Në vijim ai akuzoi se maxhoranca e re ka futur vendin në krizë dhe e ka bërë më të pasigurt jetën e çdo shqiptari. Kjo maxhorancë, sipas kreut të demokratëve, me papergjegjshmëri ka në mendjen e saj jo mirëqenin e qytetarëve, por mënyrat se si mund të manipuloje rezultatet elektorale përmes reformës territoriale apo shitblerjes së votave.

“Premtuan ulje taksash, premtuan ulje çmimesh, premtuan 300 mijë vende të reja pune, premtuan shëndetësi falas, premtuan legalizime falas, premtuan një ekonomi të fortë, realiteti me të cilin përballen sot shqiptarët është ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurt, asnjë vend i ri pune, por shumë vende pune janë mbyllur, njerëzit  janë flakur në rrugë. Çmimet po rriten, pasiguria mbizotëron jetën e shqiptarit, i majtë apo i djathtë, votues apo jo i koalicionit të mashtrimit me 23 qershor.  Cila është moto e tyre? fajin e ka opozita, fajin e ka ekstremistët europianë, vetëm ne s’kemi faj. Mesa shihet nuk e vrasin mendjen, sepse kanë në mendje dy gjëra: Salamandrat elektorale përmes reformës të njëanshme territoriale-administrative në një anë dhe shitblerjen e votës që eksperimentuan në Korçë në muajin nëntor, në anën tjetër”, tha Basha.

Duke u ndalur në riorganizimin dhe analizën në partinë më të madhe opozitare, Basha ka përcaktuar si shtyllat kryesore që duhet të kihen parasysh objektivitetin , përgjegjshmërinë, profesionalizmin dhe  argumentet.

Argumenti, arsyeja, transparenca, gjithë përfshirja, llogaridhënia, kërkimi i ndjesës aty ku ka vend dhe është e nevojshme, rimarrja e iniciativës me forca dhe energji të reja, me zgjidhja të reja, me programe të reja që lançojnë zhvillimin, këto janë armët tona, ky është sistemi ynë”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare u përfshi në listat shumëemërore të PD-së për Qarkun e Korçës, u ka kërkuar të pranishmëve ta konsiderojnë atë si një deputet të Partisë Demokratike.

“Unë edhe pse jam kreu i PR-së, ju kërkoj të më konsideroni si një deputet të PD-së, sepse unë i tillë jam. Ne të gjithë kemi një sfidë përpara, të bëjmë një opozitë të fortë. Ne do të jemi gjithmonë bashkë, me ju, me gjithë shqiptarët, për të ndërtuar Shqipërinë Europiane,” u shpreh Mediu.

Ndërsa kryetari i degës së PD-së, Gjergji Papa, u shpreh se “detyra e të gjithëve ne është rikthimi në qeverisje, me ide dhe projekte të reja”.

“Në këtë 23 vjetor duhet të themi se na presin të tjera sfida dhe ju bëj thirrje për fuqizimin e punës, angazhimin për të përballuar këto sfida për të arritur shumë shpejt një fitore në zgjedhjet e ardhshme”, tha Papa. 

19 komente në “VIDEO/ Basha: S’njohim asnjë reformë që bëhet për interesa elektorale”

  1. Gon Yzberishti says:

    O sot u kurre!
    Piktori nuk di nga te lypi pare ma pare, se e ka financen minus 2 miljarda.
    Poshte kokkuqat e PS dhe LSI!
    http://goo.gl/wJZ4Hm

    1. Glad I left Albania! UK says:

      E lane hajdutet e PDs me borxh kete vend dhe jo qeverija e re. Sa mire qe e pranon ky dobici i xhaxhit Enver qe ekonomia e shte e renuar, por nuk e di se nga e trashegoi qeveria Rama? Sa pa cipe e pa karakter qe eshte , do qe cdo gje qe premtoi Rama te behet brenda nje 6 mujorshi! Jo mo jo vendi rrenohet sic e rrenuat ju te PDs por per rimekembje do kohe, jo 6 muaj por 6 vjet e kusur, hajduta.

  2. XIXA says:

    A TE KA MBETUR NDONJE EURO NGA ATO TE GJYSEMRRUGES SE “KOMBIT”

  3. LABI says:

    NJE TJETER KRIMINEL QE I FSHIHET DREJTESISE POR S/KA RENDESI TE MADHE QE NUK JE NE BURGE ZOTI TE KA PREGATITUR NJE FUNDE TE TMERSHEM..DHE KUR TE VI DITA VARI DO TE MBUSHET ME MUTE

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE BERISHA ESHTE TERRORIST DHE JO OPOZITAR ME VLERA DEMOKRATIKE. says:

    Vetem ne Shqiperi mund te jesh kreu i nje partie, kurse deputet tek nje partie tjeter, hajde sharlatanshe hajde. Ne Shqiperi duhen te shkrihen te gjitha partite qe nuk kane hyre ne parlament, Mediu eshte hardall i politikes shqiptare. Edhe ne Amerike ka vetem 2 parti, mos thoni se eshte komunizem ne Amerike tani, fucking hell. This is absurd. Kjo do te thot se, kam shtepine timen, por dua te jetoj tek nje apt me qira, kjo eshte politika e ndyhre e Mediut. Qeveria te ece perpara me reformat sepse eshte votuar per te ndryshuar shqiptaret, kurse Basha te qendroje legen i Berishes sepse nuk merr vote ky hulldum i Berishes.

  5. Aljor says:

    Me emocionoj sidomos fjalimi i F.Mediut qe mbasi e ndriti me programin republikan (Per pronaret dhe te perndjekurit) tani do ndihmoj demokratet.”Transferim kerkove,transferim te dhame,shko dhite Korcen sic dhjeve Berane” apo republikane.

  6. shtetari says:

    Lul Aurrell Bashuku ta mbush mendjen vetem prej llakut qe ka hedhur ne koken e tij prej vasali e servili te perjetshem.

    te fala nga shpellat e vicidolit
    Derr Isha

  7. Interisti Milano says:

    O idiot po ty ste ben me derman asnje reforme per te ardhur ne pushtet, juve dhe me partine agrare te konkuroni do humbni se nuk jeni parti por cete me 200 hajdute,e hajdutet nuk i voton me asnje Shqipetar. Dorezohu vete ne drejtesi e harroi grua e femije, jepu nje pjese te pasurise dhe dergoi me kunatin ne Hollande, lere gruan te marre nje burre tjeter te ndjershem e te kuptoje se kush ke qene ti. E sa per ty do te dale kismeti ne qeli.

  8. stilisti says:

    sot te gjithe ne fansat e lulit u emocionuam shume , kur pame lulin ne sfilaten e rrathes , sikur ishte nevrikosur, UAAAAAAAA
    SA I BUKUR thame te gjithe njezeri , tani shqiperia do te behet .
    Lulzimit i ka lezet , edhe kur bene sikur eshte merzitur per hallet e popullit , behet shume seksi ne ate menyre
    Por luli jo vetem eshte seksi , por kur mendon se sa leke ai fitoi me djerse ne rrugen e kombit , kjo e bene me egsotik , largpames , shpresdhenes , dhe enderues per te ardhmen e PD.
    lULI preket shume , kur behet fjale per vjedhje , korrupsion , dhe vrasje.
    kur takohet me ne militantet nuk flasim per keto gjera.

  9. sazani says:

    po duhet bere o nen komandant i SHQUB-it sepse ke me shume bashki se fshatra bosh o trap pa njeri ne to.

  10. amant says:

    Po normale. Kesaj opozite mazhoranca i a ka shkateruar qe te gjithe kuajt e betejes qe ka sajuar deri tani. Por keta jane te vendosur qe te bejne opozite, dhe gjithçkah eshte brenda normave demolratike. Bejne mire qe ngrihen si gjeli mbi malin e plenit. Per hajer u qofte. Ishalla u dalin llogarite. Kete here çoç kane nuhatur se do te turbullojne pak me shume. E kane hallin per Europen qe duan ti tregojne se jane ende gjalle dhe se mazhoranca nuk i ka mare perpara si lopet. Ideaotr si gjithmone eshte saliu. me kete shpreson qe tu bej edhe presion te majteve per bemat e tij. Mbase i paraqetet rasti qe te bej edhe pazar. Ky eshte edhe qellimi final. Pastaj me te pare e me te bere. Kane ngelur vertet ne piken e hallit. media i akuzon se nuk dine qe te bejen opozite, apo nuk kane nje program te qarte qe tu kundervihen mazhorances. Por kur kane pasur program ndonjehere gjate qeverisjes se tyre? Kete nuk e kane kuptuar asnjehere shqiptaret e media qe u torrollept mendjen çdo çast e çdo ore. Kane qeverisur shqiperine si ne nje bajrak, ku vendin me te madh e kane zene qokat, vjedhjet plaçkitjet, shitjet te teritoreve dhe te pavarsise kombetare sa here nga serbi e nga greku, sipas rradhes se kerkese ofertes… Sidoqofte, edhe pse duket si nje komikllek e karagjozllek tej i pastert, opozita nuk do te shkoje asnjehere ne komisionin e ndarjes administrative, kjo jo vetem qe nuk i pelqen aspak ky plan e projekt se i nxjerr zbuluar, por edhe se mendojne se do ta demtojne se fundi mazhorancen duke ndikuar tek vendimi i qershorit. Ai pastaj do te kete kali me i madh i betejes per ti rrezuar ata qe i flaken me nje miljon vota… U prifte e mbara ne kete aventure te rradhes. ishalla u ec. mazhoranca duhet te jete me shume meshirmadhe per keta te “gjore” qe nuk mund ta mendojne veten pa pushtet te perjetshem. Ti leje qe te bejne qejfin e vet…Keshtu rruget jane te ndara dhe eshte e qeruar ara…

  11. Mus Maranej says:

    Brra o Basha ke shume te Drejte As je pranim te Reformes teritorjLe ok sepse kjo ka dy pisynime nga qe eria Rama -Meta nje lehtesimin e favoritit te vota e ne 2015 zhgjedhje Bashki komuna zgjedhje lokale ne menyre qe te fuqizone pushtetet lomale dhe te ma ovroje lehtesisht. Ne 2017 ne zgjedhjet qeveritare parlamente pr ps po Bene qdo manover strategjie te mnyrave sa me levtesuse te taktikave tennike te ardhmes se. Se votimit pra ndal ketyre intrigave thurE te ps me majtista te ide e bplshe ine te kuqe ppsh falemi derit

  12. Mus Maranej says:

    As e je pranim as nje votim as nje bashkepunim me idet ps mantiste ps-ppsh

  13. Paskal Harito says:

    Po zotri, asnje reforme elektorale, sepse pikerisht ketu e ke hallin, tek kjo ushtri elektorale ,magazina votash, e jo tek leket qe perdor qeveria per ti mbajtur keo bicim komuna e bashki,e as me pak per ato qe vjedhin keto.
    Shpreoj se do te marri fund kjo baterdi.Ndoshta eshte dita.ka ne shprehje gjermane, e cila thote “thuaj jo kur duhet dhe po kur duhet.”

  14. Arjani says:

    Po c reforme administrative te njohin keta derzinj e punezinj. Keta e dine qe do humbasin tmeresisht thelle ne zgjedhjet e pushtetit lokal dhe duan te krijojne alibine e humbjes. Do thone se humbem pasi maxhoranca beri ndarjen e teritorit sipas interesit te vet.
    Njesoj si zgjedhjet e Korces qe i humben me 15 000 vota dhe thoshin se i bleu maxhoranca, me ata 190 studentet qe u pagoi leket e rruges. Keta qe i sollen zgjedhesit me 23 qershor qe nga SHBA me avionet e Belerit.

  15. Ti more Lul me siguri je pa turp.
    Si ka mundesi qe ti njeri gjoja I shkolluar kerkon tu hedhesh hi ne syshqiptarve e kujt pa Korcareve te cilet te japin uje me bisht te. Luges?
    Te genje mendja bukuroshi Sales.
    Duhet te kuptosh se askush nuk do te ndjeke keshillat e nje palacoje dhe krimineli sikunder je Ti dhe padronin yt Sali kriineli.Prit dhe pak,Ora e fundit tend dhe bandes qej ju perfaqesoini po vjen.

  16. Ajet Delaj says:

    NJE THIRRJE E HAPUR DASHAMIRESE PER Z LULZIM BASHA

    Z Basha pamvarsisht kontestimeve te mija e te shume shqiptareve e demokrateve se si keni ardhur ne ate detyre fisnike te krut te opozites zyrtare e mbase jo morale ne Shqiperi prapeseprape do deshiroja te te jepja vetem dy keshilla mjaft dashamirese.
    E bej kete pasi intelektualet por vecanarisht ata qe jetojne ne perendim ku duan me shume Shqiperine se partite politike e shohin opoziten si vlere kombetare dhe si kontribuese e drejteperdrejte ne mireqeverisjen e pushtetit por edhe si detyrim ndaj Shqiperise ringritjen e opozites e kthimin e saje ne alternative e besueshme ndaj superpushtetit te majte ne kete rast.
    Koha ecen me shpejtesi e njerzit duhet te ecin me hapin e kohes e aq me teper politikanet qe supozohet se jane aty per te udhehequr njerzit e jo per t’ju shkuar pas.
    Ngadale mbushet 6 muaj ne krye te partise e jeni nje vit e gjysme larg perballjes se pare elektorale me pushtetin gje qe eshte prova jote e pare dhe e rendesishme.
    Zgjedhjet qe po vijne duhet te te gjejne me nje Parti Demokratike te rithemeluar apo riformatuar nga themelet. Ne strukturat, programin ,statutin e resource njerzore duhet kthyer ligjitimiteti ne Partise Demokratike qe kane munguar per nje kohe te gjate qe nga kryetari i seksionit deri tek karriga juaj.
    Te pregadisni me eksperte programin alternativ te pushtetit ne te tera fusha, rend, drejtesi, diplomaci, ushtri, struktura te specializuara te shtetit ne ceshtjen e sigurise e zbatimit te ligjit e deri tek funksionimi i shtetit social te tera keto te vendosura konforme lirive e te drejtave themelore te njeriut ne nje shtet demokratik funksional.
    Me kete dua te them se duhet te harroni si opozite tendencen qe fatekeqesisht po vazhdon per te bere krahasime ndermjet pushtetit aktual me pushtetin qe iku pasi filozofia , praktika, puna dhe performanca e tije eshte denuar nga shqiptaret edhe me heqjen e pakices bllokuese. Pra thellesisht besoj se nuk ka gje per te vlersuar ne ate pushtet por nje tendence e tille per te nxjerre dhjame nga pleshti po ju demton si Parti Demokratike pa kthim
    Te jeni te bindur dhe besoj se jeni i bindur se zgjedhjet e 23 Qershorit megjithe deformimet e bera nese do ishin vertete te lira te drejta e te barabarta te jeni i sigurte se nuk do kishit marre as gjjysmen e atyre vendeve qe keni marre.
    Pra detyra juaj si shef i opozites eshte qe te bini para shqptareve e pushtetit alternativen tuaj si program e resourse njerzore per te kerkuar mbeshtetjen dhe voten e tyre . Nese vazhdoni si deri tani duke sulmuar pushtetin me te dhena fallco te pushtetit te permbysur me vote te jeni i bindur se rezultati juaj i ardhshem elektoral do te jete poshte 20% pasi i bie sikur Partia Socialiste ne 1991 e ne vazhdim te sulmonte Partine Demokratike te kohes me arritjet dhe statistikat e Enverit.
    Po te kishte ndjekur kete rruge Partia Socialiste me siguri qe sot do i ishte harruar emir tani e jo me te ishte ne pushtet. Koha eshte e pameshirshme dhe te jeni te bindur se do ju rezervoje te njejtin fat imagjinar te socialisteve por kesaj radhe real per ty e Partine Demokratke qe perfaqeson nese do vazhdoni ne kete rruge qe keni nisur megjithse Berishes mund ti keshe shume borxhe kjo nuk shte rruga dhe aspirata e demoktateve shqiptare per te ringritur Partine Demokratike .
    Harroje Berishen e berishizmin nese do ti sherbesh Shqiperise e shqiptareve e ne fund vetes tate pasi pasi bota e qyteteruar i ka harruar me kohe homologet e tije si detyre funksionale pasi si lidere te medhenj e vizionare eshte banalitet te krahasosh sundimtarin Berishe me te medhenjte Bushin, Kohlin , Thecerin e po te doni edhe Havel e Valensa.
    Vizioni dhe misioni i Berishes u shemb nga vota popullore duke i hequr opozites edhe pakicen bllokuese kushtetuese dhe si i tille nuk mendoj se ka njeri me mendje te shendoshe qe nuk e klasifikon sundimin e Berishes si deshtim qofte ky edhe me fanatiku pervec atyre qe jane bashkemekatare.
    Per te ecur perpara jo vetem nuk duhet te te lidhe asgje me deshtimin e Berishes, por duhet te distancohesh qarte duke nxjerre mesimet e duhura per juve dhe forcen politike qe perfaqesoni qe te mos perseriten me gabimet .
    Lideret politike dallohen dhe fokusohen ne ate se sa te afte jane te gjenerojne ide te reja zhvillimore qe shkojne ne unison me trendin e shoqerise ne pergjithsi gjithnje duhet punuar me synimin qe te jeni me pjesen me te emancipuar te shoqerise.
    E shkuara gjithnje i perket historise e kur e shkuara nuk na ka afruar dhe nuk afron asgje per te ardhmen duhet harruar sa me pare qe t’mos na pengoje rrugen e se ardhmes.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  17. Koz Dynjaja says:

    – E megjithate reforma duhet bere !!!

  18. shpatar says:

    Z.Ajet .Mire ja thua por kujte ja thua .Veshet e tije jane akorduar te degjojne te Madhin e te Medhenjve qe qajne cdo dite per te.I bere leksjon nje nxensi qe ka si mesues privat Sali Rrum -Pallen.Kot e ke nuk ngrihet me ajo godine me kallembat qe jane kalbur.
    Edhe une me ju jam per nje opozite dinjitoze por doza qe kane marre ska laborator kimik ti pastroje nese nuk thahet dirigjenti kamikaz .Nuk marrin pjese ne reforma se e dine qe mbeten pa fusha manipulimi.Kjo reforme ne se behet sipas kriterve llogjike e te ndershme do nxjerr zbuluar shume pislleqe qe jane bere ne fushatat elektorale.
    Eshte e vertet ajo qe thoni ju .Se ne zgjedhjet e ardhshme do te bjere me shume.As sa partia e Cameve nuk do marri vota .Kundershtuan reformen administrative se aty kane te punsuarit me dy gjishta qe jane vota te garantuara .Kundershtojne reformen teritorjale se ne zonat qe thone se jane te sigurta nuk ka numer popullsie te mjaftushem per manipulime.Dhe nje pike tjeter eshte se nuk do tu lejohet Kosovarve e shume bishtave shqiptaresh te perdoren per votim te imponuar.Sigurishte qe nuk jane dakorte se po e shohin fundin e tyre .Nuk u pelqen te shohin komedine: Shkelqimi dhe renja e zotit Bash -Berisha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje