LSI fton opozitën të kontribuojë për Reformën Territoriale (VIDEO)

25 Janar 2014, 12:55Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim fton opozitën që të bëhet pjesë e komisionit parlamentar për Reformën Territoriale-Administrative, i ngritur nga Kuvendi vetëm me votat e mazhorancës dy ditë më parë. Në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se opozita nuk duhet të vetëpërjashtojë veten nga procese të tilla të rëndësishme ashtu sikundër ka ndodhur më parë.

Në këtë kuadër, Rama tha se Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare duhet të japin kontributin e tyre në realizimin e një prej reformave më të rëndësishme, për të bërë të mundur që të gjithë bashkë, t’a realizojmë atë.  Sipas LSI-së, kjo do të dëshmojë përballë shqiptarëve dhe partnerëve të Shqipërisë, seriozitet, angazhim dhe përgjegjshmëri ashtu siç duhet të sillemi në një Shqipëri evropiane.

“Reforma territoriale merr një rëndësi të dorës së parë. LSI e konsideron këtë një hap të rëndësishëm dhe do të jetë kontributore e fortë që kjo të realizohet, në mënyrë të atillë që çdo pëllëmbë e këtij vendi të jetë pjesë e projekteve të zhvillimit. Duke e parë këtë si një çështje të rëndësishme, që s’mund të mbetet më peng i interesave partiake dhe meskine, LSI e fton opozitën dhe PD-në në veçanti që të zërë vendin që i takon në këtë komision”, tha Rama. 

3 komente në “LSI fton opozitën të kontribuojë për Reformën Territoriale (VIDEO)”

  1. Sokrati says:

    LSI -ja si ato kurvat e Çepanit e Gjerbesit qe shkonin me kush tja lipte.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    PD-ja del kunder reformave !!!!

  3. Edi Rama ka vendosur 4 pllaka bronxi ne bulevard , për te përkujtuar 4 viktimat e 21 Janarit. Pyetja Leone ishte se si ia bën zoti Meta, kur kalon ne atë trotuar dhe i shikon këto 4 pllaka, A ndërron rrugë????’?
    Ku e çoi floririn pasi e vodhi me njerezit e vet nga tuneli i Kerrabës Iliri Kryemadhi ti di ndonje gje o shoku Leshkos e cuni Deshiresse e kam fiksim?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje