Milo: Kemi nisur negociatat me PS për të hyrë në qeverisje (VIDEO)

25 Janar 2014, 12:00Politika TEMA

Partia Demokracia Socialie ka nisur procesin e negociatave me Partinë Socialiste për përfaqësimin në qeverisjen e vendit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PDS-së nga kreu i kësaj partie Paskal Milo.

“Deviza jonë gjatë gjithë kësaj kohe, që nga zgjedhje e 23 qershorit, ka qenë durim dhe shpresë, mirëkuptim për vështirësitë e ndeshura, gjithnjë me shpresën dhe me bindjen se partnerët tanë politikë do të vlerësojnë Demokracinë Sociale”, theksoi Milo. Në këtë kuadër ai e cilësoi tani kohën e duhur që PDS të marrë vendin që i takon në qeverisje.

“Dua të informoj Komitetin Drejtues Kombëtar se ka filluar procesi i negocimit për përfaqësimin e partisë në qeverisjen e vendit. Ky është një proces. Ai nuk mund të kryhet as në një javë, dhe as në një muaj. Kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka për të përfaqësuar denjësissht interesat dhe kontributet tuaja në këto negociata. Reference për këdo do të jetë numri i votave të marraë në qershor, kjo është kontrata dhe kjo do të respektohet deri në fund”,  tha Milo. 

Ndërsa shprehu besimin tek Qeveria ‘Rama’, Milo tha se fillimi ishte i vështirë dhe me plot sfida. Si reformën kryesorë që duhet të ndërmerret, Milo cilësoi atë në drejtësi. Në këtë kuadër kreu i PDS tha se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në BE pa reformuar sistemin e drejtësisë.

Në vijim kreu i PDS-së shprehu kritika për rolin e opozitës, të cilën e akuzoi se nisi të bëjë opozitën ende pa dorëzuar pushtetin që mbante prej 8 vitesh. “Kemi të bëjmë me një opozitë që më mirë se gjithçka, vetëm di të kritikojë. i dorëzoi qeverisë së sotme një vend me financa të zbrazura dhë shumë fatuara të papaguara”, tha Milo. 

11 komente në “Milo: Kemi nisur negociatat me PS për të hyrë në qeverisje (VIDEO)”

  1. Korabi says:

    Me mire me Milon pa deputet,sesa me LSI qe po e shkaterron qeverine e majte…Bazen e ka pushtuar murtaja e LSI -se.Intelektualet e majte jo militante jane ne pritje te Godos….

    1. Daku says:

      Paskal, je pak vone per keto gjera se vendet jane zene. Ketyre po i vjen fundi me duket, ti do ti hipesh trenit te Rilindjes.

      Rama tha nen ze: “HAJDE PUTHU ME MILON TANI”

  2. Elvis says:

    Hallal ta befte Zoti, merre edhe ti nje cope torte.

    Nuk ka logjike ne bote qe te kuptoje se si nje parti-njeri te mund te pretendoje te marre pjese ne qeverisje, kur kontributet e saj jane praktikisht vetem ne tryeza kafenesh…

  3. cami says:

    o milo ju te vegjlit jeni si parazite qe doni te hani ne kuriz te medhenjve.me ato dhjet vota do pjes nga torta ti

  4. turi says:

    Ca ben ky milo per nje cop pushtet….

  5. unknown says:

    Kur I drejtohet “komitetit drejtues” te parties, me siguri perballe ka njerezit e familjes se vet, dmth 2 deri ne 3 veta maksimumi.
    Aq te ndyre dhe te paftyre jane, sa megjithe ne nje moshe te madhe, sillen si te jene kalamaj qe qarraviten per nje karramele. Ik mor bastard nga palasa.

  6. CMGH says:

    SA PER FIGUR NUK JENI KEQ jo

  7. imeti says:

    I gjori ka mbet si maqorri nen sofer,

  8. ibrahim. says:

    kuku milo majko dokle ruqish braqe ,ne shqip-kuku e meshirshmja nene deri ku rreshqe tvella.pra PS e sundojne serbet milo,majko,dokle,ruqi,braqe.as milloshi nuk ka te tille.botoje po ta mbajti.

  9. Kanina says:

    A cdo na vesh dem per nje cope karike hhahahahahahah o milo ,po ri mer pensionin dhe ulu ne ndonje lulishte eluaj domino …boll me me politike ,iku vapa me gusht bashke ….le dhe ndonje tjeter te ndertoj ndonje vile andej nga palasa ,se gjynaf ..

  10. METUSH says:

    PËR TË PA DITURËN
    PËR TË PA DITURËN, OSE PWR T’JU AFRUAR NJË MUNDËSI NJOHJE MË SHUMË
    Kush të dojë, si të dojë…, çdo kush… është i lirë me të gjitha format e shprehjes, në demokraci le të thotë, qoftë dhe kur si intereson, dëshiron të deformoj, me ose pa hirë; me ose pa dije…etj!
    NJË GJË ËSHTË E SIGURTË, E PLOTË DHE E SAKT:
    Prof. Dr. Paskal MILO ËSHTË NJERIU I KOMLETUAR ME :
    1- AFTËSI DHE ZOTËSI TË LARTË INDIVIDUALE;
    2- FAMILJAR;
    3- NJERËZOR;
    4- SHKENCËTAR NË FUSHËN E HISTORISË DHE FILOLOGJISË, QË PA DYSHIM DUHET TË DIHET DHE TË VLERËSOHET SI PASURI / KRENARI, “THESAR…” KOMBËTAR!
    (VLERESOHEN EDHE TË TJERË TË KËTIJ NIVELI PA DISKUTIM DHE PREJASHTIM)
    5- ËSHTË KRYETAR I PARTISË DEMOKRACIA SOCIALE P.D.S.! KRENARI!
    I. SI SHUMË PARTI…, QË AKTIVITETIN E TYRE USHTROJNË NË SHQIPËRI,
    II. SI NJË PARTI E QËNDRESËS,
    III. KONSTRUKTIVE,
    IV. E QENDRËS, SOT MAZHORATARE- POPULLORE ,
    V. QË KA NJË ELEKTORAT SOLID, TË PA LËKUNDUR…! SA? 12 MIJË
    … DHE MË SHUMË DUKE QËNE KOSHIENT NDAJ ASAJ QË U BËNË REALISHT,- PAMVARËSISHT…!
    6- Prof Dr. PASKAL MILO KA NGJITUR TË GJITHA SHKALLËT AKADEMIKE!

    7- ËSHTË I PROVUAR PËR PRODUKTIVITETIN E TIJ TË LARTË, EDHE NË POLITIK DUKE QËNË I TESTUAR DHE I PROVUAR SI MINISTËR, APO KONTRIBUTOR NË MARRDHENIE, PËRKRAH POLITIKAVE PROGRESIVE QË SHPALOS E MAJTA NË SHËRBIM TË POPULLIT DHE NEVOJËS HAP PAS HAPI QË KA PATUR DHE KA VËNDI NË ÇDO KOHË DHE HAPËSIRË.
    8- NUK KA NEVOJ PËR POSTË/ KAPITALE PA MERIT, POR PSE DËSHIRON TË KONTRIBOJ PËR ATË QË DUHET TË BËHET SHUMË MIRË, PARA SHUMË PUNËVE/ DETYRAVE, SI BRENDA DHE INEGRUESE, PËR ATË QË AKOMA N’A MUNGON DHE PSE PO PRESIM!
    9- PËR ATË QË ËSHTË THËNË, NËNSHKRUAR NË NJË MARRVESHJE PARA ELEKTORALE “LUFTUËS POLITIKE” NË FRONT EDHE FRYMË;
    10- NUK KËRKON MË SHUMË SE SA VLEN, APO ËSHTË,- PAMVARESISHTE SE NUK ËSHTË E LEHTË PËR ME GJETË ME ATA QË NUK DINË, S’DUAN TË DINË, SI PO LEXOJ DISA NGA KOMENTET!
    11- VLERËSON TË GJITHË KONTRIBUESIT DHE VLERËSUESIT BRENDA VLERAVE DHE TË DIJES.

    12- NË FUND EDHE PSE SKA FUND…, SEPSE KA SHUMË PËR TË THËNË DHE PËR TË DITUR …, PO DIKTOJ:

    NE JEMI NJË SHTEPI: “ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”
    NËSE NË NJË SHTËPI PUNOJNË TË GJITHË,- KA PËRHERË REZULTAT! Kjo u vërtetua me 23 Qershor 2013
    AJO SHTËPI VLERESOHET SI E FORTË, E QENË…!
    Shpresojmë sejcili të zë vendin e merituar sipas vlerave , meritave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje