Berisha: Vjedhja e të dhënave në Tatime, akt banditesk shtetëror

24 Janar 2014, 18:44Politika TEMA

Akt banditesk i pashembullt shtetëror, e ka cilësuar ish- kryeministri Sali Berisha, atë që opozita e quan si vjedhjen e 4.3 milionë dokumenteve të financave të vendit.

Në një koment në rrjetin social Facebook, pas publikimit në një televizion të pamjeve filmike në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Berisha shkruan se “shqiptarët dhe bota u njohën këto ditë me videon e vjedhjes të të gjithë deklaratave fiskale të 20 viteve të fundit, nga një bandë shtetërore e urdhëruar direkt nga Edvin Kristaq Rama”.

“Në nëntorin që kaloi Rama, që çirrej dje në Parlament i kapur me presh në dore dhe i shpërfytyruar si bipolar, nga fundi i tetorit urdhëroi këshilltarin e tij të IT-së,  E. Beqiri dhe vellain e ministrit Gjiknuri, Panajotin, që të thyejnë kodet e të hynë në sistem dhe të vjedhin të gjitha deklaratat fiskale të vendit.

Keta dy ciber-kriminel, sipas fakteve të sigurta, provuan dhe arritën në dhunim të të gjitha ligjeve të dekodojnë password-in e sistemit, por nuk realizuan dot kopjimin e të dhënave. Pas këtij dështimi Rama i urdhëron ata që të futen direkt në sistem, të marrin të dhënat pa parqitur asnjë dokument dhe pa mbajtur procesverbal. Drejtuesi dhe punonjësit e sistemit të IT-se të Tatimeve refuzuan dhënien e të dhënave mbasi sipas Kodit Fiskal ato të dhëna nuk mund të jepen kurrë pa miratimin e personit që ka firmosur deklaraten ose vendimin e gjykatës. Pas kësaj, për të marre me cdo kusht të dhenat, Rama urdhëron arrestimin dhe mbajtjen në qeli për tre ditë të Drejtorit të sistemit të IT-së Renald Rista, arrestim të cilin Gjykata e shpalli të paligjshëm”, thekson Berisha.

Në vijim të komentit, ish- kryeministri shkruan se “ndërkohë që drejtori ndodhej i arrestuar, drejtoresha e Tatimeve urdhëron punonjësit, në kundërshtim me ligjin, të japin të dhënat por ata, në zbatim të ligjit, përsëri refuzojnë”.

“Rama i vendosur të marrë me çdo kusht të dhënat urdhëron arrestimin e punonjesve të IT të Tatimeve dhe sipas dokumentave të pakontestueshme, ciber-kriminelët Beqiri- Gjiknuri kopjojne për 72 ore 4.3 milionë deklarata fiskale dhe më pas fshijnë tërësisht nga serverët të gjitha deklaratat e kopjuara. Qellimi i këtij akti të pashembullt në historinë e një shteti, që mund të urdhërohej vetem nga një i sëmurë psiqik, kryeministër që vjedh shtetin e tij, sipas eksperteve vendas dhe te huaj ishte i dyfishtë”, komenton Berisha.

Sipas tij, “me manipulimin e deklaratave Rama për qëllime të mirëfillta vjedhjeje arrin të shumëfishojë borxhin e shtetit ndaj bizneseve të klienteles dhe të ndaje me Koçot e tij jo dhjetëra, por mundësisht qindra milionë dollarë. Por sipas ish-Kryeministrit qëllimi i dytë i këtij veprimi, ishte manipulimi i gjobave, shumëfishimi i tyre për kundërshtarët politikë dhe të bëhen objekt pazaresh midis bizneseve dhe klanit Rama -Meta”.

25 komente në “Berisha: Vjedhja e të dhënave në Tatime, akt banditesk shtetëror”

  1. Patrioti says:

    Ciu,ciu,ciu,ciu,ciu,ciu.

    1. CIFTELIA alias P.Z. says:

      Ta kan perdhunue Lulen o Saliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!
      http://goo.gl/5XgJVC

    2. Andi says:

      Duket e qarte qe ky bandit i di te gjitha sterhollimet e vjedhjeve qe ka bere vete sepse edhe mendja me djallezore nuk do te ishte ne gjendje te formuloje akuza qe ky monster po shqipton. Mesa duket ai i ka bere te gjitha keto vjedhje masive me biznesmenet e tij dhe kerkon tja lere dobicin ne preher qeverise se re. Qeveria duhet te shikoje me kujdes te gjitha faturat e pashlyera te qeverise Berisha sepse keta (Shkelzeni me shoke) mund ti kene fryre borxhet e biznesmeneve te djathte per te vjedhur parate e popullit. Hajduti po na tregon se si ka vjedhur. Eshte absolutisht e qarte. Hahaha! Dhe po ashtu teper e ulet per nje person qe na trumbetonte qe nuk po vidhte.

    3. fl says:

      Mendoni sa te dhena kane fshire keta ne ate Server keto vite….Sa lek do kete perlare ai i IT-se…ca fati.

  2. Viçi Doli says:

    Ja hengesh mutin Edvin Kristaq Rames…!
    Ti je mesuar me mutin e pushtetit e nuk rri dot pa të !!

    1. Andi says:

      Keto te dhena i ka vjedhur punonjesi qe ka vendosur Berisha. Ai me sa duket tentoje ti fshije te dhenat por nuk ja arriti qellimit, duke akuzuar vizitoret qe kishin ardhur nga qeveria per te pare se cfare kishin bere keta bandite me biznesmenet. Sigurisht qe ai nuk ja doli dot sepse te dhenat u njoftua qe jane rikuperuar. Berishen me biznesmenet e tij, qe jane favorizuar me taksa me te ulta i ka zene frika dhe po hedhin balte qe te dhenat jane ndryshuar qe te mos akuzohen se ata vete i kane bere keto vjedhje ndaj shtetit. Qeveria duket qartazi qe nuk ka as edhe nje interest me te vogel qe te nderhyje apo ndryshoje te dhenat qe kane qene ne kompjuter. Akuza se do te mbeshtese biznesmenet e saj eshte komplet genjeshter. Keta njerez bertsasin kapeni hajdutin sepse jane vete hajduta dhe e dine se ckane bere me taksat e biznesmeneve te tyre dhe ata jo te tyre. Eshte e ditur qe shume biznesmene te majte jane shantazhuar dhe vjedhur ne menyre private nga pushteti i Berishes. Banditet e Berishes kane bere kerdine dhe tmerruar biznesmenet e majte, ndersa qeveria e re po heq friken per te gjithe biznesmenet pavaresisht se kujt qendrimi politik i perkasin. Keta bandite kane frike se do te ndeshkohen nga ligji prandaj bertasin. Si shpjegohet qe personi i Berishes ne server dha menjehere doreheqejen dhe diten tjeter doli ne konference shtypi me Berishen. Kjo tregon qarte qe ky bandit i sterholluar dhe ushtar i bindur i PD-se, dhe jo derdimen sic e quajti Rama ne Kuvend, ka bere nderhyrje ne sistem dhe donte ti zhdukte te dhenat qe te mos kapej mat sapo morivesh qe i kishin ardhur per kontroll. Ja perse ai me kembengulje kerkonte leter leje nga grupi i kontrollit, kur kjo leje ishte gjeja me e lehte qe mund te merrej nga kryeministria. Per fat te dhanat duket qe jane rikuperuar plotesisht dhe hajdutet te shpresojme qe do te vihen para gjygjit. Kjo eshte frika e Berishes. Berisha i sherben mafies se ekonomise, dhe jo qeveria Rama. Ne kete rast ‘kurva’ te shan ‘kurve’.

  3. ramy says:

    po fshirja e te dhenave te serverit te kryeministrise , ne 21 janar , ç’fare akti eshte o i shenjti , skenderbe ?

  4. aro says:

    mos u tremb o shpellar do ta dogjosh krismen @@@ mos bej presjon se do maresh ate qe meriton tani nuk te pirdh njeri me o kylysh serb .

  5. arsen says:

    O Z. K/Prokuror Llalla!
    Po ky njeri po akuzon me shkrim e me plot gojen emra e mbiemra njerzish!
    Po thirre mer burre qe ti veje edhe firmen ne fund!
    Ca pret qe nuk arreston te akuzuarit prej Berishes?
    Boll mer burre…ca durimi paske pas?!!!!!!!! Zbato Ligjin!

  6. nik says:

    O bushter plake. I ke vjedhur vete te dhenat me kete koqen Renald Rista e tani do tu a lesh kopilin ne dere te tjereve.

  7. bullet in the head says:

    “Dëgjo, or mik,- i thanë njëri-tjetrit, kur ta shikosh që po më lë mendja dhe nuk jam më për në ODËN E BURRAVE, më thuaj e mos më lë të turpërohem.” Ashtu edhe bënë dhe sot e për gjithë ditë kujtohen me respekt në gjithë MALËSINË E GJAKOVËS. Sali Berishës nuk i paska mbetur asnjë mik i sinqertë që t’i thotë: “Boll, tani nuk je më për Odën e Burrave!””, shprehet Dokle.

  8. lato says:

    bravo sale ,vallaj ti ja bo 8 me 2 kesaj qeverie.edhe kur flet ky vetem te verteten thote , a e keni vene re qe ky vetem me fakte flet,me llogjike te ftohte edhe kurre kot.ky ka qene per ndonje vend qe e ka kulturen ne gen dhe jo per ne, lol.si nuk u lodh ky cop mishi duke fol

  9. barbarosa says:

    Nëse Rama e ka bërë i lumtë që e ka bërë se përndryshe vasalët e tu në tatimet dhe në gjykata nuk do e lejonin.Kjo është e vetmja mënyrë për të nxjerrë në dritë zullumet e tua financiare ore kafshë prehistorike.

  10. Arti says:

    Perfundimisht je i lodhur! Vdis.

  11. Hasan Aga, Gjakovë says:

    Hej more hej! Hej more Sali Rama,hej!! Po ty jo Zoti por as dreqi nuk te len shendosh.
    Do kohe mu ke pas dhimte e besa, tash kurrnje fije nuk po me dhimbesh.
    Se, si i thom na kendej nga Gjakova: -po e lypë “si qorri copen “.

  12. O bobobo prape ky je ba i merzitshem per gjithe njerzit more ,po çduku per do kohe se as emrin nuk don kush me ta ndigjua !Boll me ato qe kena pa mbreme ne Top -Stori
    .

  13. Titi says:

    Po manipulimi i vjedhjeve te tua 20 vjecare? Po manipulimi i Gerdecit? Po manipulimi i vjedhjeve te qindra miliona eurove ne rrugen e kombit? po manipulimi i vrasjeve te 21 janarit o Sali Vicidoli. Ne burg do vesh o plak i qelbur, ti, Xeni,Gita, Lulushi, Imamushi, Bodeushi e te gjithe me radhe. Mos na dil me ne TV se na je bere i padeshiruar. Shyqyr qe vendose te ikje dhe nga Parlamenti.

  14. Kinezi says:

    Sali mos harro se ke fshire filmimet e 21 janarit, por nuk shpeton dot!

  15. sit back and relaks says:

    Goxha leksion mbi piraterine informatike, edhe Bill Gejtsi do kishte ngelur me goje hapur. Sali Berisha IT Consulting CO.

  16. ILIRET says:

    Ky ka pjerdhur krejt. Por ata qe rrine rrotull tij, zane hundet me duar nga era e keqe e pordhes, por kane frike t’i thone:-Mos pirdh ma se e qelbe fare..!!!

  17. Treviso says:

    O kriminel, keto te dhana qe gjenden ne ate server dhe ti kerkon me çdo kusht qe ti zhdukesh, do te zbulojne punen e qeverise qe ke drejtuar per 8 vjet.Do te zbulojne thesarin qe ju keni grabitur.

  18. petro says:

    o popull oqeveri o dreqesi oparlament si po e duroni kete qen te zgjebosur qe per 20 vjet u ka hypur ne qafe me gjithe te keqijat e tij. Dhe ju media ju lutemi mos na e nxirni me kete kriminel te felliqur se sa me shume te flisni ju per te aq me shume bene ai te fortin. Vetem nje ender kam sikur te me bjere nje llotari miliona dollare nuk do ta pranoja vetem do te isha i kenaqur si shumica e shqiptareve ta shikoja ate fytyre bishe prej vicitoli varur e ti beja shuren mu ne goje. Me falni per kete fjalor por nuk durohet meper ne qe jemi larg ne vendin me demokratik usa pa le pastaj per njerzit qe jane ne shqiperi.

  19. majlo says:

    sa mire qe e di rrugen e evazionit fiskal mor Sal ! sic duket e di mire zanatin! ti te rrish 24 ore ne kompjuter duke shpif,dhe sikur te verteta te jene ,nuk te beson me kush!vafsh ne djall o i rrjedhur!Ti qe i di te gjitha o fytyre e cmendur,na thuaj si do flasesh tani per Radiken,se ajo shprehja jote “ta them une ty…burime te sigurta…bla bla bla)jane vetem genjeshtra qe do te erresosh mendjen e njerzve,kot e ke,ke marre fund,ke merdhif nga trute,….je ftof ne tajaror car!

  20. favelas bidonvil says:

    Mos ki merak se ta rrefen spartak braho tani qe u ngece me te or sal.Mos e kruaj me doren e vjeter se ta can bycen or sal.

  21. sarandjoti says:

    Te nderuar lexues mos u merzitni per cka lexoni nga ish k/ministri,por gezohuni se ai nga frika dhe inati me teper,se keta lloje tipash nuk e dine se kur duhet te ken frike,rrefehen pa e kuptuar,per bemat e tyre.
    Z.Berisha,po i lexoni komentet qe ben ky popull, dergimeve sistematike te shkrimeve tuaja,me ndjeni tju beje nja dy pyetje te sinqrta.
    Per se dhe nga kush donte ti vidhte Z.Rama keto te dhena,a eshte ai kryetar i qeverise Shqipetare tani,kushe eshte ai qe munde te pengoje qeverine e nje vendi sovrane,te ivestigoj cdo veprimtari publike ose private ne territorrin e shtetit ?.Kur kini ber ber ket ligj mos kini dashur ,te jet nje ligj sic e komentoni ju qe qeveria pas jushe te drejtonte vendin me punonjesit e zgjedhur nga ju,qe ju te benit gjumin te qet,edhe po kini vjedhur pasurine e popullit? Nje mendim te thjeshte nga nje njeri shume ithjeshte si une.Ne dmokraci kushdo qe mendone se mund te krijoje institucione te pavrura,per te mos u kontrolluar ,sigurisht nga organe ligjore,ka mendime diktature,eshte paranojak, si diktatori dhe diktatura qe permbysem ne 90.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje