Nuk ka asnjë projekt konkret për devijimin e lumit Radika. Garancia është dhënë nga ministrat shqiptarë në Qeverinë maqedonase Valon Saracini dhe Abdilaqim Ademi, përkatësisht i Ekonomisë dhe Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Dy ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë zhvilluan një takim në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe më pas në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, atë të Mjedisit Lefeter Koka dhe ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, garantuan se për devijimin e lumit Radika nuk ka asnjë projekt konkret, por ka një projekt-ide.
Tre ministrat e Qeverisë ‘Rama’ konfirmuan qëndrimin e palës shqiptare për të mospranuar asnjë projekt që do të cënojë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vuri thekin në të drejtën dhe konventat ndërkombëtare, të cilat sipas tij rregullojnë cdo cështje, përfshi edhe ato të ujrave, mes dy vendeve. Bushati tha se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia kanë një marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Europian, cka do të thotë se cdo cështje, përfshi edhe atë të ujërave midis dy vendeve, duhet të diskutohet mbi këtë marrëdhënie.
“Ujërat ndërkufitare duhet të shfrytëzohen në mënyrë të arsyeshme dhe të barabartë, duke marrë në konsideratë aktivitetinndërkufitar. Pala shqiptare i diskuton këto në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe frymën e marrëveshjeve dypalëshe. Qeveria jonë ka bazë të plotë të të drejtave që rregullojne këto çështje. Garantoj opinionin publik se kjo qeveri do të mbrojë deri në ditën e fundit dinjitetin, sovranitetin territorial dhe gjithë interesat e kombit shqiptar.Qeveria e Shqipërisë dëshiron ti diskutojë problemet e ujrave me cdo vend vetëm në frymën e marrëveshjeve ndërkombëtare, frymën dypalëshe. Gjithcka rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe legjislacioni që kanë këto vende“, tha Bushati.
Edhe ministri i Energjisë Damian Gjiknuri theksoi se Shqipëria nuk do të lejojë aspak prekjen e interesit kombëtar, ekonomik apo territorial, dhe cdo projekt që bie ndesh me këto interesa nuk do të ketë mbështetjen e Tiranës zyrtare.
“Kemi kërkuar shpjegime nga pala maqedonase, por duhet theksuar se jemi në fazën e një projekt ideje që nuk është maturuar në projekt, por siguroj se Qeveria do punojë që të mos cënohet siguria hidrike, hidroenergjetike dhe të mos bihet pre e spekulimeve. Unë këtë cështje e kam ngritur në nëntor me homologun maqedonas, por asnjë media nuk i dha interes kësaj cështje në atë kohë. Tani nuk duhet të bëhemi pre e spekulimeve”, tha ministri i Energjisë Damian Gjiknuri.
Për ministrin e Mjedisit Lefter Koka gjithcka që flitet mbi këtë cështje është e nxituar dhe çdo shqetësim ka të bëjë me projekt ide, pasi një projekt konkret nuk ka.
“Jemi këtu për të sqaruar një asgjë më saktë, është një gjë shumë e diskutuar, por ku cdo shtet duhet të respektojë disa Konventa, por ajo që po ndodh me ne, ne jemi shumë sensibël që kur bëhet fjalë për projekte me ujin, të shpjegojmë ata zëra që nuk do të bëhet asnjë projekt që kundërston këto Konventa dhe direktiva të BE. Jemi këtu kur nuk ka projekt, nuk do jetë projekt, nuk kemi luksin të tolerojmë të pranojmë projekte në kundërshtim me konventat, besoj se kjo është e gjitha që donit të dinit”, tha Koka.
“Jemi për të informuar Kryeministrin, ministrat dhe opinionin publik rreth temës shumë aktuale. Jemi për të sqaruar se kjo ide e vjetër në letër sot për sot nuk ka një projekt të caktuar dhe një studim të përfunduar dhe nuk mund të trajtohet dhe nuk mudn të ketë shqetësim as për opinionin dhe as institucionet. Jo vetëm qeveria e Maqedonisë por çdo vend kur ka një ide të tillë është e detyruar të thërrasë dhe vendet fqinje. Projekti ideor nëse eventualisht do të zhvillohej më tutje do të kishte impakt edhe në Kosovë,Shqipëri dhe Greqia. Ne si vend dhe si qeveri nuk do të marrin asnjë vendim pa konsultimin me qeveritë e vendeve fqinje e në radhë të parë pa ndjekur procedurat që kërkohen”, tha ministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë Abdilaqim Ademi.
“Jemi këtu në Tiranë me ftesë të Edi Ramës, për të diskutuar për një projekt ide dhe për të diskutuar për atë send që në të ardhmen planifikohet të bëhet. Bëhet fjalë për një ide të hedhur në letër, për një projekt ideor që ka qenë bazë që pritet të punohet në një projekt por projekt final dhe që pritet të përfundojë deri në muajin qershor. Pasi të përfundojë projekti final, por dhe studimi do të ketë debate publike ku do jenë të kycur gjithë institucionet relevante dhe përfaqësues të Dibrës së Madhe, pala shqiptare. Në momentin kur projekti të jetë final dhe ne si qeveri do e kemi të gatshëm atëhere do thirret qeveria shqiptare nëse do japë pëlqi. Nëse qeveria shqiptare nuk jep pëlqim deri në fund të muajit qershor, atëherë nuk do të miratohet. Rastet e cështjeve ujore diskutohen dhe nuk bëhen në formë arbitrare por diskutohen mes shtetesh. Pra kemi nje projekt në letër por poqese dibrani i fundit është kundër këtij projekti, ky projekt nuk do të realizohet”, tha ministri shqiptar në qeverinë maqedonase Saraçini.
Ndërkohë zyrtarët e Bankës Botërore në Shkup kanë deklaruar se po bëjnë vleresime për projektin e paraqitur që prej vitit 2011, e sipas të cilit, sasia e ujrave që parashikohet të devijohen në kaskadën e Mavrovës do të jetë më e vogël se 2 metra kub për sekondë, që sipas burimeve të Bankës Botërore është më e ulët se sa parashikon marrëveshja për administrimin e ujrave midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Por meqë ky devijim ujrash prek edhe vendet fqinje, si Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë, sipas rregullave të Bankës Botërore, këto vende duhet të vihen në dijeni.
Eshte e kote te behet zhurme per mareveshje qe nuk ekzistojne dhe qe perdoren thjesht per keqinformuar publikun. Te jene te gjithe te qarte se mareveshje nuk ka dhe kjo konference e vertetoi me se miri. Qeveria Rama nuk mund te jete sanjehere kunder interesave te vendit te tij.
Duhen te mblidhen 4 ministra per te treguar se nuk ka asnje mareveshje dhe ajo eshte vetem ne mendjen e tradhetareve qe ashtu sikurse dje vete ne pushtet perdoren cdo manover per te shitur vendin mendojne se te njejten gje do te beje dhe kjo qeveri por e kane te kote pasi te gjithe e dime se ccilen jane tradhetaret qe do benin te tilla poshteresi ne kurriz te vendit tyre.
po pra.. e kutpon ku ka shkuar mosbesimi nga qeveria Berisha?
RAMA I THA JO:
PLEHRAVE NGA ITALIA
DETIT TE SHITUR
JO ARMEVE KIMIKE
JO DEVIJIMIT TE DETIT.
KY ESHTE KRYEMINISTRI QE E DO KETE VEND..NDOSHTA SDO BEJ MREKULLIRA PO CA GJERA JA RESPEKTON!
Edi Rama mashtroi sërish shqiptarët se nuk ka dhe nuk ka patur negociata për devijimin e lumenjve. Në seancën e djeshme plenare, ai tha se qeveria e drejtuar prej tij dhe ajo e Maqedonisë nuk kanë një projekt të përbashkët. ‘Dhe mirë me qeverinë tonë, po si s’ju vjen turp që mundohen çdo ditë të fusin xixa ndër shqiptarë, duke u sjellë si mos më keq me përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë në Maqedoni, të cilët e kanë përsëritur më shumë sesa një herë, që projekt-ideja e hidrocentralit mbi lumin Radika nuk ka asnjë shans të përparojë në dëm të Dibrës së Madhe dhe të vetë Shqipërisë. Ne themi s’ka projekt. Jo mor jo! Nuk ka projekt! Por as ne nuk e kemi një të tillë, as qeveria maqedonase nuk e ka një të tillë. As Banka Botërore nuk e ka financuar një të tillë”, theksoi dje, Rama, ndërkohë që fjala e tij bie ndesh me deklaratat zyrtare të Ministrisë së Jashtme, e cila në muajin dhjetor konfirmonte faktin se janë ngritur grupe të përbashkëta reth devijimit të lumenjve. Ministria e Jashtme e ka shprehur këtë problematikë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, më 26 dhjetor 2013. Në një raportim sekret, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme, kanë informuar ligjvënësit se, janë ngritur grupet e punës ndërqeveritare për të negociuar me shtetet fqinje, Greqinë dhe Maqedoninë, për problematikat që mund të lindin nga devijimi i burimeve të lumenjve të rëndësishëm të vendit, si Vjosa dhe Drini i Zi. Shmangia e shtretërve të lumenjve, marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë janë pjesë të raportit që paraqiti Ministria e Jashtme në Komisionin e Kuvendit për Politikën e Jashtme, i drejtuar nga ish-ministrja e Jashtme dhe ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade, deputete e Partisë Socialiste në qeveri. Ministria e Jashtme pohoi se, janë krijuar grupet e përbashkëta të punës ndërmjet qeverive për të trajtuar problematikat në rritje. Veçanërisht shqetësim përbëjnë të dy shtetet maqedonas dhe grek, sepse shmangia e rrjedhës së lumenjve cenon burimet ujore, energjetike, mjedisore, të faunës dhe florës përreth zonave që e pësojnë këtë cenim. Kërkesë-propozimi i palës maqedonase i është bërë ministrit të Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në takimin me homologun e tij shqiptarin etnik të Bashkimit Demokratik për Integrim, Valon Saraçini, pak javë më parë. Sipas të ministrit maqedonas të Ekonomisë, Valon Saraçini, projekti nuk do të ketë ndikim ndërkufitar, pasi thuhet nga pikëpamja teknike që lumi i Radikës ka 17 metra kub prurje në sekondë, ndërkohë që mendohet të devijojnë vetëm 2 metra kub në sekondë. Kurse nga ana e ministrit Gjiknuri është mirëpritur fakti, që kjo është ngritur si çështje për diskutim dypalësh dhe është rënë dakord, që të vlerësohet nga ana teknike ky projekt.
Te jesh i sigurt qe at-memdhetaret e dine kush eshte antishqiptar.
Ore po jeni ne terezi ju?!po akoma vazhdoni besoni opoziten qe ndersen njerez si Altin Goxhaj e te tjere qe te disinformojne popullin.Çeshtja Radika eshte nje sajese e tyre.
Doni me per BE Lulin? ja e verteta o popull hajvan
Per Tarasin
Dibranet e dine mire profesionin tend.Kur Tarasi behet servil,keq eshte padroni i Tarasit.
Eshte jashte cdo logjike qe te devijohen ujerat e lumit Radika ne rastin konkret per faktin e thjeshte se ka nje konvente nderkombetare e cila nder te tjrea thote se :-nuk mund behen devijime të rrjedhës natyrale të ujërave pre sa prekte interesi i njeres pale apo tjetres.Pra njerez mos besoni shpifjet lart e poshte te doktorave te lajthitur e ithtareve te tyre.
He mo ku e keni marrveshjen? Keni edhe surrat e mashtroni per lumin Radika ju,ju qe shitet detin.Yt ndyresira!
Sali mafjozi i bente keto gjera.
Km yne thote qe eshte misionar.Se cfare misioni ka ai e di.Shqiptaret jane kundra cdo misioni anti shqiptar.Nqs ai ka takat ti bashkohet shqiptarve.
E gjitha ka qene spekulim.Madje u desh ardhja e dy ministrave maqedonas, me ftese te z.Rama,ne menyre qe te behej edhe nje here e qarte se ceshtja Radika nk egziston!
PO MIRE MORE DUHET TE COHEJ NJE SHTET I TERE PER CA BUDALLIQE TE ALTIN GOXHAJ…NEJSE NGA NJE ANE PRAP MIRE BEJNE SE I PERGJIGJEN DHE ATYRE TE SHKRETVE ANDEJ. UNE SE DI TANI CA MUND TE LLAPIN ME SHUME! NESE DIKUSH BEN NJE SHKELJE ATEHERE ESHTE E QARTE QE KOMUNA DIBER, BASHKIA DIBER E VOGEL DHE SHTETI SHQIPTAR DO TA HEDHIN NE GJYQ DHE ESHTE I FITUAR SEPSE KA LIGJE NDERKOMBETARE!
Ja pra qe nuk ka pasur asnje marreveshje.Edhe ne rast se do kishim nje lajthitje te qeverise maqedonase qeveria jone do mbroje me patjeter inetresat e popullit tone.
Edi Rama nuk do te beje kurre mareveshje kunder interesave te vendit te tij ndaj dhe per kete jam e qete dhe nuk kam asnje dyshim qe cdo fjale ndryshe nga kjo eshte nje mashtrim dhe nje spekulim i turpshem.
Kujtojeni mir fjalimin e kryeministrit qe beri per importin e armeve kimike e mos e harroni kurr, asgje qe prek interesat e shqipetareve.
Ky eshte defokusim i opinionit ne Maqedoni para zgjedhjeve,votuesit te mos kerkojne llogari per premtimet qe jane dhene ne zgjedhjet e fundit por te flasin per Car Dushanin,Radiken,…
A doni me o njerez per te kuptuar se kush Kryeminister eshte pro shqiptarizmit dhe kush kundra?
Z. Rama anulloi marreveshjen e detit me Greqine qe Saliu jua fali. Berisha miratoi ardhjen e plehrave te Napolit, Rama e kundershtoi, madje qe diten e pare e anulloi.
Berisha nuk e beri , madje e dogji kredine gjermane per linjen e interkonjeksionit me Kosoven, sepse dilte i humbur njeriu i tij i afert Fazllic, ndersa Rama e beri marreveshjen dhe u firmos nga qeverite dhe fillon se shpejti.
Sikur te ishte Berisha dhe te dilte populli per armet kimike, ai se kishte problem qe ti kepuste nja 4-5 vete ne mes te bulevardit sikurse te paret, ndersa Rama e pate vete se si veproi.
Tani, Berisha dhe Lulka bejne zhurmuesin per lumin Radika, ndersa Rama ju jep pergjigjen dje dhe sot qe lumi nuk do devijohet ne asnje menyre, harrojeni. Tani e kuptoni vete. Keto jane fakte vetem te viteve te fundit, se po filluam me naften qe Sala i dha Sllobos per te vrare kosovaret etj, nuk kane fund bemat e tij. Sot e leme me kaq.
jam kurioz cdo shkruaje plaku ne fb pas kesaj. pale lulushi qe po mallkon veten. ngeli xholi i plakut, ska per tu ritur kurre lumadhi. del plaku me ulurima erdhen armet kimike, del dhe lulja, ulurin plaku na vodhen lumin, nga pas lulja. vetem bllof. turp i madhe. te presim tani se po ulurine per serverin e tatimeve. po dolen prape bllof, te futen andej nga kane dale se u degjeneruan fare.
Nese nuk ka projekt atehere cka eshte duke vleresuar Banka Boterore?Ministrat maqedonas Saraqin dhe Abdilaqim thone se kete projekt mund ta ndalin vetem Shqiperia dhe dibranet,dmth per ata kjo pune qenka akt i kryer.Projekti q
Projekti qenka paraqitur te BB qe ne 2011,pra qe ne kohen e Sales!
Ministri Ademi tha se ministrat shqiptare do ta bllokojne kete projekt,ndersa Saraqini thote pasi qe do finalizojme do i drejtohemi qeverise shqiptare per miratim!!!!!!Mashtues pa konkurence,analfabetizem ne shekullin e 21!
Nga miqte tane nga Maqedonia morem vesh se projektin ,Fusha e Llukoves, e paska nenshkruar ish ministri Nexhat Jakupi nga Gostivari.Po i njejti e mashtroi BFI-ne te Maqedonise per truallin qe ja mori biznesmeni grek te kalaja e Shkupit BFI te Maqedonise.Dibranet jane komunitet shume i mencur,filluan te organizojne protesta ne Shqiperi,pra nuk u besojne me gostivarlive,teovareve,shkupjaneve,…se ata per nje koker laker japin gjithcka.
Dikush duhet ti tregoj komandantit se mardheniet mes shteteve jane pak me ndryshe se mardheniet mes bashkise se Tiranes dhe komunes se Kasharit.
A!!!! Ka kellqe Rama te ftoje greket dhe te diskutoje per detin lehte esht me ba te fortin me disa ministra shqiptare te Maqedonis
Shqipein gjitheher e kan turperuar Greqia Serbia madje edhe Mali i Zi dhe gjdoher ka hesht si struci ndersa tashe e ben te fortin me disa ministra shqiptare te Maqedonis
Edhe me kosoven shqiperia kishte nje problem te tille para tre viteve pasi kosova donte te ndertonte nje hidrocentral ne zhure te prizrenit biles me kujtohet kur erdhi nje biznesmen vllehe nga korca ne kukes ku neshkrujti nje kontrate me organet lokale te kuksit per ndertimin e nje impianti te tille ne kukese si kunder pergjigje ndaj pales kosovare thjeshte ky sharlatani vllehe i korces nje pseudo biznesmen brek grisur deshironte te fuste sherre mes shqiptarve
Shfaqet e organizuara nga KM yne i besojne vetem organizatoret e ketyreve shfaqeve.Vendalijte thone qe projekti ka filluar te zbatohet.KM nqs e ka te paqarte kete situate qe prej kohesh eshte informuar e ka te lehte per ta verifikuar,pasi ka te drejten kushtetuee te detyroje organizmat e shtetit qe mbahet me taksat e shqiptarve ta verifikoje kete situate.Dibranet kane nje parim “Maskarain mos e kritiko se e ndihmon”.
Duhen goditur nga qeveria e re , ata qe u vune nen sherbimin e agjentures serbe ,duke bere aleance me fazllicin.Nderkohe duhet zbardhur edhe motivi qe e shtyu lulen te hidhte firmen per shitjen e 1000 km katror hapesire detare e shqiperise.Nuk duhen falur tradhtaret e atdheut sal dhe lul ,se ndryshe shqiptaret e vertete moren fund.
Ministrat shqipatre te Maqedoise dhe keta te Shqiperise perpara se te dilnin ne konference per shtyp duhet te ishin marre vesh me njeri-tjetrin perpara dhe te dilnin me nje variant te gjithe.
Rishikoni edhe nje here kete konference shtypi dhe do shihni se sejcili dha variantin e tij te ndryshem nga njeri-tjetri. Shqiptaret e sigurte qe mendojme ose ata ose kane pire mire raki para konferences ose jane mashtruesa diletante.
Eshte shume fyese per shqiptaret qe pranojne te tallin prapanicen pazarxhinj interesash kombetare.
ps. nuk do te thote gje qe Bogdani i saliut “nxorri sekretin” dhe ne duhet ti kundervihemi pakices parlamentare. Kushdo qofte ajo- e dime shume mire se si eshte, e tregoi 23 qershori, por tek e fundit roli i opozites eshte qe ti nxjerre te palarat ne shesh atyre qe drejtojne ne qeveri.