Tritoli biznesmenit/ Dëshmitari: Policët nuk ndërhynte për të nxjerrë trupin

24 Janar 2014, 09:34Politika TEMA

Biznesmeni Xhemal Çela nga Durrësi mbeti i plagosur rëndë kur makina e tij shpërtheu në lëvizje e sipër.

Një sasi tritoli e komanduar mendohet se ka shkaktuar shpërthimin në aksin Plepa- Plazh.

Por një dëshmitar thotë se policia nuk ka ndërhyrë për të nxjerrë trupin e tij që po digjej.

“Unë e kam shtëpinë 100 metra larg prej rrugës, në krahun e majtë, mbi shinat e trenit. Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm sa u trondit i gjithë vendi. Menduam se mos ra ndonjë bombë në shtëpitë tona. Të gjithë dolëm jashtë, ndërsa pamë që një makinë ishte përfshirë nga flakët në rrugë. Brenda automjetit që po digjej ishte shoferi.

Përveç banorëve, në vendngjarje erdhi dhe policia. Asnjë nuk po ndërhynte që të nxirrte personin që ndodhej në makinë. Një djalë, Iiri rreth të 30-ve, i cili shet fruta-perime tek një dyqan afër vendit ku ndodhi shpërthimi, së bashku me dy burra të tjerë hynë mes flakëve dhe nxorën shoferin. Ai ishte plagosur rëndë.

Nuk e nxori policia. Makina vazhdonte të digjej dhe ata nuk guxonin të hynin mes flakëve. Pasi e nxorën të plagosurin, erdhi ambulanca e spitalit dhe zjarrfikësja. Të them të drejtën situate ishte shumë e keqe, sepse nuk mund t’i jepje dot ndihmë. Kjo ngaqë ishte çarë serbatori i makinës dhe digjej nafta.

Më pas policia bllokoi të gjithë qarkullimin në rrugë. Skena ishte makabre. Është e tmerrshme të vritet njeriu në atë mënyrë,” thotë dëshmitari për GSH.

11 komente në “Tritoli biznesmenit/ Dëshmitari: Policët nuk ndërhynte për të nxjerrë trupin”

  1. lupeni says:

    Po jeta e nje polici eshte me e shtrenjte se jeta e mafiozeve.

  2. titi says:

    uroj sherim te shpejte per te demtuarin!

  3. makuteria says:

    o zoti qytetare kure e pe qe policija n uk hyri mes flakeve .Pse nuk u fute ti ?

  4. Paradox says:

    Ne asnje vend te zhvilluar policia nuk nderhyn per shpetim por per te siguruar perimetrin dhe per te bere hetimet. Jane sherbimi zjarrfikes she ai i ndihmes se shpejte qe nderhyjne se jane te trajnuar per ate pune. Ketu ne Angli p sh po te nderhynte polici ne shpetim pa ditur nese po e shpeton apo po e demton me shume viktimen, do ishte proceduar edhe penalisht. Shqiperi rrumpalle hesapi asgje nuk behet me rregulla dhe letra.

  5. Uji i ftohte says:

    Nuk eshte me rendesi kush cka eshte,polic,ushtar,futbollist,…eshte pune e njerzillekut per te dhene ndihmen e duhur nga sejceli per sejcilin.

  6. ibrahim says:

    Paradox- policet e tahirit vet i vune bomben.

  7. estrefi says:

    e gjete o ibrahim talebani

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne vend ngjarje duhet te vine zjarrfiksit,te cilet jane pjese e policise,por mos prisni nga policet militante te emeruar nga Berisha.
    Qytetaret ne keto raste te nderhyjne per dhenien e ndihmes se pare,ka shume prej drejtuesve te automjeteve qe kane mbaruar kursin e ndihmes se pare.]
    Qeverisja ndryshe(me militantet e Berishes)duhet te vere ne pune sherbimin informativ dhe zjarrfiksit,ne te njejten kohe te kordinohet puna me grupet e ndihmes se pare.

  9. sela says:

    O Ibrahim shoket e tu sot jane ne Siri,nuk e di se perse qendron ketu!Shko e jepja jeten allahut e leri komentet se s’ke asnje lidhje me to,merr edhe kruekrimin se eshte snajper i mire.

  10. SOKRATI says:

    Perdite ka rritje te krimit kudo. Me tritol me arme zjarri e te ftohte, grabitje me dhune. Pra bilanz lufte perdite. Mirepo mini-Tahiri si ne opozite dhe sot qe eshte minister nje kasete ka ne goje : Fajin e ka Saliu. E nuk po ja heq dot kush nga goja akoma, por cka, le ta mbaje.

  11. Anda says:

    ne cdo vend te botes kur ndodh nje aksident lajmerohen njekohesisht policia, ambulanca dhe zjarrefikesit. Tek ne lajmerohen vetem policet.
    Policet ne momentin qe marin lajmerimin per nje ndodhi, duhet te lajmerojne zjarrefikesit dhe ambulancen qe te shkojne njekohesit atje…Me pare shkojne gazetaret ne vendngjarje sesa ata qe duhen per te dhene ndihmen e pare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje