Meta: Vrasja e 4 qytetarëve më 21 janar, e papranueshme. S'kam marrëveshje me Ramën për t'u bërë President

24 Janar 2014, 10:09Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh se nuk ka ndonjë marrëveshje me Kryeministrin Edi Rama për t’u bërë President i Republikës.

“Shpesh është aluduar për shumë marrëveshje. E vetmja marrëveshje është ajo e firmosur në Shkodër në muajin prill para zgjedhjeve, ku do të bashkëpunojmë për interesin e vendit dhe të suksesit të këtij koalicioni. Unë jam aktualisht në detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Jam në fillimet e kësaj detyre dhe të këtij mandati dhe jam plotësisht i përqendruar për ta përmbushur këtë detyrë”, theksoi Meta.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Kryetari i Kuvendit ka komentuar gjithashtu ngjarjet e 21 Janarit 2011, ku theksoi se vrasja e 4 qytetarëve është e pafalshme dhe e papranueshme.

Ndërkohë për marrëdhëniet mes tij dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, Meta shprehet se e respekton Bashën si kryetar të partisë më të madhe opozitare, por edhe si Kryebashkiak të Tiranës, për të cilin ka votuar. Ndërkohë që Meta ka mohuar që bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi do të kandidojë në vitin 2015 për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se jo çdo lajm mediatik apo titull gazete është i vërtetë.

Ndërsa vlerëson qeverisjen me Edi Ramën se po ecën mjaft mirë, Meta pohoi se “është një qeverisje e vështirë për shkak të problemeve të akumuluara në të gjitha drejtimet, për shkak të problemeve ekonomike dhe financiare që janë edhe të panumërta sikurse edhe me drejtësinë dhe funksionimin e tij”.

Kreu i LSI-së, tha se “ne kemi krijuar një qeveri që punon për të ardhmen e Shqipërisë dhe një qeveri, e cila ka në themel disa parime të qarta edhe të nënshkruara në marrëveshjen për krijimin e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, por mbi të gjitha që ka edhe reflektimin e disa politikanëve, të cilët kanë përgjegjësinë për të parë nga e ardhmja dhe për t’i dhuruar vendit jo tension, por paqe, bashkëpunim, mirëkuptim”.

Lideri i LSI-së shprehu besimin se “koalicioni PS-LSI do të vazhdojë të funksionojë gjatë për një arsye shumë të rëndësishme, sepse vendi ka nevojë për një koalicion të qëndrueshëm, vendi ka nevojë që të gjithë ne të vendosim interesin e vendit dhe të publikut edhe mbi interesin tonë personal, por, kur duhet, edhe të forcave politike. Natyrisht që të gjithë jemi nën një presion të vazhdueshëm nga bashkëpunëtorë, nga anëtarë, nga militantë, por interesi i vendit është ai që duhet të prevalojë në këto momente. Njëkohësisht, kjo është një zgjidhje e detyrueshme, sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër”.

Përsa i përket bashkëpunimit me ish-kryeministrin Berisha në koalicionin PD-LSI, Meta tha se “me zotin Berisha kemi pasur një funksionim shumë të mirë për sa i takon aspektit parimor, pavarësisht se shpesh nuk kemi qenë dakord për çështje të ndryshme, ndonjë prej të cilave është bërë edhe publike, kurse të tjerat nuk janë bërë publike. Mendoj se ka pasur një luajalitet me të. Të paktën mes ne të dyve si kryetarët e dy forcave politike. Asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë debat të rëndësishëm për çështje pushteti apo për çështje ndarjesh”.

Përsa i përket qëndrimit të sotëm të opozitës lidhur me dorëheqjen e dy kandidateve të PS-së për deputete të Lezhës, që për demokratët, ato kanë qënë nën presion, Kryeparlamentari e cilësoi si propagandë destruktive.

“Më vjen keq që opozita mbetet gjithmonë në kuadrin e një propagande destruktive, sepse në rast se opozita ka informacione të tilla, mund të ndiqte rrugën e drejtësisë.Përsa i takon rastin të PS-së, përgjigjen më të mirë, z.Berisha e mori nga znj.Mimi Kodheli e cila ka qënë kryesuese e listës së PS-së në Qarkun e Lezhës”, u shpreh ai.

Meta tha se edhe qëndrimi i z.Berisha lidhur me këtë çështje, ishte destruktiv dhe e pasinqertë pasi kjo mazhorancë ka arritur si asnjëherë tjetër përfaqësimin e grave në Kuvend dhe në qeverisjen e vendit dhe në krye të shumë institucioneve të ndryshme.

Lideri i LSI-së shtoi se askush nuk mund të gjykojë vendimet individuale edhe zgjidhjet që bëjnë forcat e caktuara politike.

Përsa i përket videos së publikuar ditët e fundit, pamje që i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, Meta tha se “është jo vetëm spekullim por edhe panik sepse pyetja që duhet të na vijë të gjithëve në mëndje është se pse ky drejtori i IT së Tatimeve shkon te selia e PD-së dhe merret menjëherë në mbrojtje nga ish-lideri i kësaj force politike Sali Berisha i cili afishohet hapur publikisht me të, ndërkohë që denoncimin e parë për këtë cështje dhe në prokurori e ka bërë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”.

Më tej, kryeparlamentari tha se “kjo nuk është një çështje që lë dhe do të lërë vend për spekullime pavarësisht nga përpjekjet, të cilat vijnë nga paniku”.

Meta tha se “çdo ndërhyrje që bëhet, lë gjurmë dhe cdo gjurmë rekuperohet. Nuk ka asgjë të pamenaxhueshme në gjithë këtë çështje. Z.Braho e ka dhënë sqarimin e tij ndërkohë që nuk ka patur ndonjë zbullim të madh pasi z.Braho më ka vënë në dijeni si Kryetar i Kuvendit, në cilësinë e tij si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, më ka bërë një shkresë sikurse edhe Kryeministrit Rama duke kërkuar një vëmëndje të veçantë për këtë gjë por edhe ekspertizë ndërkombëtare për këtë çështje ku sipas tij, rezulton një problem i madh”.

Më tej, në emisionin televiziv, i pyetur se si do ta përkufizonte 21 janarin e tre viteve më parë, kryetari i Kuvendit njëherësh lideri i LSI-së tha se “do të kisha patur dëshirë që kjo ditë të mos ishte në kalendarin e vendit tonë. Sigurisht që është një ditë që na fton të gjithëve për të reflektuar vazhdimisht dhe për ta normalizuar politikën dhe për të mos konfrontuar qytetarët dhe politikanët me njëri- tjetrin”. 

Më tej, kreu i LSI-së e konsideroi me rëndësi që “duhet t’i japim vendit disa reforma që gjenerojnë jo vetëm konsensus në realizimin e tyre, por edhe progres në disa fusha që janë jetike dhe kritike për vendin dhe qytetarët, ku do të theksoja jo vetëm reformën administrative territoriale, por edhe reformat në fushën e drejtësisë, që janë edhe kushti dhe testi kryesor për integrimin”.

“Por ky nuk është meraku im i vetëm dhe kryesori, sepse në radhë të parë, janë shumë të rëndësishme forcimi i rendit publik, përmirësimi i situatës ekonomike, formalizmi i ekonomisë dhe zgjidhja e çështjes së pronës dhe shumë elemente të tjera. Për këtë gjë duhet të punojmë dhe të angazhohemi të gjithë, përfshirë edhe zotin Berisha, i cili ka një rol tepër të veçantë dhe eksperiencë të madhe”, u shpreh ai.

37 komente në “Meta: Vrasja e 4 qytetarëve më 21 janar, e papranueshme. S’kam marrëveshje me Ramën për t’u bërë President”

  1. GJINUSHI says:

    HAJDUT I QELBUR

    1. BASHA says:

      Ilir te jap care te duash. Hajde behemi bashke sic qeme kur te doli videoja.

      1. tani says:

        Ka lezet, procesi i riciklimit po perfundon, produkti po del i virgjer, them te fusim dhe monen aty

        1. sajmir tahiri says:

          O flori mos e ke fjalen per ata qe ke quajtur kokpalare dhe qe sot kalben nen dhe sepse protestuan kunder korrupsionit tend ndeesa zotrote kapardisesh si kryetar parlamenti ?

  2. meti says:

    Ilir Meta thote qe ka votuar per Lulzim Bashen????
    A sa mireeeee. Nji dore ne kadaif , nji ne bakllava.

  3. pilo Shpiragu says:

    Kulmi. Te Behet Ilir Meta PRESIDENT. Dhe Monika mbreteresh. Iliri eshte Po aq kriminel e hajdut sa eshte Sali Berisha

    1. ibrahim says:

      pilo e harrove kokepalarin rama qe hengri ngjalen e metes.a per nje ngjale shitet njeriu a.ketu shifet se perse rama,bledi quqi e burri i linda rames ben rrokade burrat dhe grate.shah mat e zuri meta me nje ngjale bythve.

  4. Tajson says:

    E PAPRANUSHMEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ME KTE FJALE KUPTOHET QENDRIMI JOT NE POLTIKE E AKOMA

    ME SHUME QENDRIMI NE ATE POSTE !!!!!

    VETEM NJI BASHKPUNTORE NE VRASJE MUNDET TE DEKLAROJE

    NJI DICKA TE TILLE INJORUSE PER TE VRARET DESHMORET !

    EXZEKUTIMI QYTETAREVE NE RRUGE NGA PUSHTETI KRIMINALL

    BERISHA-META ESHTE LIGJERISHT I DENUSHEM SI CDO KRIME NE VEND

    RE BOTES .

    NJI DEKLARATE E TILLE ESHTE POSHTERUSE NGA BASHKPUNTORI

    I VRASESIT BERISHA PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU

    TI DUHET TE DALESH PERBALL BANKOS AKUZES

  5. Koke Lari says:

    Pa na thuaj nje here se cfare u be shkak per vrasjet e 21 janarit, o zoti krietar?
    Apo mos do qe t’a rikujtojme here pas here ate videon me ze dhe figure te nje te korruptuari, qe bente hapur pazarlleqe batakcinjsh per te futur ne xhep milionat e qytetareve?

    Per fajin e tij humben jeten 4 shqiptare te pafajshem dhe askush nuk po ndeshkohet, o zoti krietar.

    Per fatin e tij u plagosen edhe dhjetra protestues te tjere, te cilet nje morracak i quajti pa piken e turpit dhe “kokepalare”. Apo s’te kujtohet thenia e atij “kokelari” nga skrapari?

    Po per fatin e tij o zoti krietar do perfundojne se shpejti ne burg dhe vrasesit e protestuesve, dhe me e keqja eshte se ai jo vetem qe nuk ka marre denimin e merituar, por na e kane vene si gjel maje te plepit… I thuaj te mos merzitet fare, se nje fjale e urte popullore thote: “ZOTI VONON, POR KURRE NUK HARRON…”

  6. Miri says:

    IKKKKKKKKKKKKKKKKKK hajmuti i dutit

  7. BESIANA GUSHI says:

    MRIKA, BUJARI DHE ERMEN MUÇA

    Jo me shume se dy dite me pare shtypi italian publikoi nje lajm mbi emigrantet shqiptare qe jetojne ne Itali. Tashme nuk na ben me pershtypje te lexojme çdo dite mbi hajdute shqiptare te arrestuar, vrases, pijanece, trafikante droge e papone femrash gjithnje te ardhur nga toke e shqipeve.
    Po lajmi i fundit ishte shume i veçante: 13 % e aksidenteve automobilistike te bera nga tere emigrantet e kombesive te ndryshme qe jetojne ne Itali, jane shqiptare, pas nesh vijne marokinet me 11 %.
    Ne nje veshtrim te pare mund te duket si gje normale, shqiptaret kane me shume makina – mund te thote dikush – e prandaj bejne edhe me shume aksidente. Por nuk eshte kaq banale kjo statistike pak e pelqyeshme per kedo qe jeton ne perendim, kjo sjell pasojen e paevitueshme qe shqiptaret te paguajne me shume per çdo sigurim makine ne perdorim te tyre.
    Ndersa ne veri te Italise, Ermen Muça, rreth te dyzetave, i martuar ne 2003-shin me zonjen Silvia Fichera, nje italiane, prej vitesh ne Komo (Como) dhe me nje djale gjashte vjeçar – shkruan La Stampa ne numurin e dates 28.12.2013 – e ka kuptuar rendesine te marre emrin Emilio, kur çdo dite ne kufirin me Zvicren, ku shkonte te punonte, rojet e kufirit e ndalonin duke e sorollatur edhe pse me dokumenta te rregullta, vetem per emrin e habitshem “Ermen”. Ndersa te tjeret kalonin pa i ndalur fare.
    Ermeni ju drejtua Prefektit te Komos per te nderruar emrin ne Emilio. I kishte thene JO!
    Dhe Ermen-Emilio-ja i eshte drejtuar Gjykates Administrative te Lombardise dhe pak dite para krishtlindjeve i kane dhuruar emrin e ri EMILIO.
    Deri ketu edhe pse nuk eshte normale, qe nje shqiptar te mohoje origjinen e tij, mund te themi qe zgjedhja qe ka bere ky shqiptar-mohues eshte thjesht personale.
    Dhe jo siç mund ta mendojme ne qe mund ta kete bere per te lehtesuar vajtje-ardhjen per pune ne Zvicer!
    Shikoni çfare shkruajne ne sentence Gjykatesit e Lombardise:
    “riconoscimento di lacerante vergogna scaturenti dall’immediata conoscenza della sua origine albanese tratta dal nome che porta» e che «in futuro potrebbe pregiudicare la crescita del figlio»
    E dunque che «l’aspirazione del ricorrente appare degna di riconoscimento essendo espressione della volontà di un’ancora maggiore integrazione non soltanto nell’ambiente di lavoro o nei rapporti interpersonali, ma nella stessa collettività nazionale».
    Perkthimi: “
    “I njohim turpin qe ndjen, nga njohja e menjehereshme te origjines se tij shqiptare, nga emri qe mban dhe qe ne te ardhmen mund te komprometoje rritjen e djalit.
    Dhe per kete arsye, deshira e kerkuesit eshte me se e denje ti njihet, duke qene shprehje e deshires se tij per tu integruar jo vetem ne ambjentin e punes, por edhe ne rraportet personale, dhe aq me shume ne kolektivitetin nacional.”
    Ne dhjetor, perveç hollandezeve pederaste qe na konsideruan islamike, ishin edhe vende te tjera qe u shprehen kunder integrimit tone. I kam thene edhe nje here tjeter arsyet dhe i perseris me poshte:
    – per Hollanden jemi “fondamentaliste islamike”
    – per Angline, Francen, Gjermanine, Danimarken nuk eshte “islamizmi” por eshte frika qe kane ndaj rraces shqiptare si e vetmja “heretike e ateiste” ne historine boterore.
    – Pastaj edhe gjendja tragjike e ekonomise dhe financave tona te shkaterruara e vjedhura nga klani berishian serbo-malazez.
    – Prezantimi injorant Edi Rames me shoke ne medjat dhe strukturat perendimore dhe daljet e lajthitura megallomane pro islamike te tij etj.
    Duke u nisur nga dy rastet e mesiperme, edhe ata qe u shprehen pro, duke e ditur mire rezultatin e fundit, deshmojne ne realitet qendrimin e tyre edhe zyrtar me pretencen e ERMEN-EMILIO-s bastardit komb mohues.
    A eshte i vetmi ERMEN-EMILIO MU ÇA qe mohon kombin e tij?
    Jo dhe JO dhe JO!
    Kemi Mrike Pjerin Vaten – ne art – Mimi Kodheli – me “burrneshen e Kuvendit te Shqiperise dhe BUJAR FAIK (i ati) ISLAM (gjyshi) MEHMET (katragjyshi) HAXHIA – ne art NISHANI presidentin tone shume te dashur.
    Do me pelqente te kishim ne Kuvend nje Thelleze, nje Dallandyshe, nje Trendafile, nje Gonxhe, nje Drita, nje Bukurije dhe pse jo edhe nje Mrike – jane emra qe na lane dhurate katragjyshet tane, te rralle, te bukur, te shendetshem, unikor!

    1. gjon cima says:

      Sa koment i mrekullueshem. Perfytyro ne çfare pozite gjendem une kur, si konsulent businessi ne Itali, duhet ti pergjigjem pyetjes: “Lei, di dov’è?”

      1. AHA says:

        Miku im gjon,ne te njejta pozita jam edhe une , nuk eshte kombesia qe mbajme ose origjina qe ne kemi,jane keta persona qe kane lindur me komplekse e te tille do te mbeten sado emra ose ngjyre sysh te ndrojne .Ne fillim edhe une e kisha te veshtire te pergjigjesha por tani e shoh qe qendrimi im perben thelbin e reagimit te te tjereve karshi meje ,sa me shume te fshihesh mbas gishtit aq me i peshtire behesh, sa me krenar te tregohesh aq me shume te respektojne .
        Njoh persona ne emigracion qe ,megjithese e kane ne balle qe jane nga jemi te gjithe u flasin femijeve ne gjuhen e vendit ,ose flasin ne ambjente publike perseri mes tyre jo ne shqip.Kjo tregon ne rradhe te pare mungese personaliteti e mungese respekti ndaj vetvetes gje qe transmetohet tek vendasit e sjellja e tyre .
        Po diskutojme jashte temes se artikullit e per kete kerkoj ndjese ,thjesht nje keshille shoqerore ,perpara se te te pyesin gjej menyren te permendesh se me sa veshtiresi ,duke u mburrur kuptohet ,ke arritur deri aty duke permendur shkarrazi origjinen e mos mbaj asnje qendrim per politiken,as shqiptare e as italiane !
        Respekte A-HA!

  8. estrefi says:

    Bravo Besiana.

    1. turi says:

      Nese edi rama e kishte per kete rilindje, atehere te zhduket bashke me liken,nese e kishte per kete drejtesi, atehere eshte per tu futur dhe vete

  9. unknown says:

    Ah ore koqe “rilindas”, do ta shihni shume shpejt se cfare ishte 1 Prilli

  10. Gezimi says:

    Berja e ketij personazhi teper negativ te pluralizmit shqiptar President, do ishte kulmi i marrezise! Sot qe po diskutojme per te, ai duhej te ishte ne biruce, por ne kete terren politik, as nuk behet fjale qe te shkoje atje. Shkaku dihet, tollovia dhe korrupsioni politik dhe ekonomik kane arritur majat!

    1. SHQIPE says:

      Bol me me iluzione ,asnje nuk ka per te perfunduar ne biruce ,hiqeni nga mendja ,Ilir meta muk e do presidencen sikur ta lutesh sepse pazari eshte bere per kryeminister e keni per ta pare ,shume shpejt kryeministri i vendit do ta kete emrin ILR !

  11. rea says:

    BESIANA, PO TI EMRIN SI E KE?

    PO MBIEMRIN?

    1. BESIANA GUSHI says:

      Une quhem Besiana Gushi po ti si quhesh?
      Diarrea, Eritrea, Mjegullreja, Batonrea, apo…

  12. Boooooooooooooooo Like Krraba (Floriri) unik ne vjedhje si ky nuk ka eshte specie e vecante vodhi THESARIN nuk ka ndodhur ne as nje vend te AFRIKES.Ty as NIAGARA NUK TE LAN O KOKE PALARE.

  13. VOTANI says:

    Per LSI dheIlir Meten ne vecanti percaktimi me i sakte eshte bere nga S. Olldashi i cili e ka quajtur “Cete kusaresh”, e si te tille nuk kane kollan. Por e keqja e madhe eshte se PS e PD per interesa aleance te qelbur me te bejne sikur nuk e shohin llumin e Metes dhe partise tij

  14. gjon cima says:

    A do ti kishte shpetuar vellezerit hebrej ky sistem ngjalash qe premton nje te ardhme te lumtur per atdheun tim qe e dashuroj ne menyre te perveluar?
    “Ti Shqiperi me jep nder…”. Si do te jete jeta ime diten qe mund ti lejoj vetes te uleras thellesisht i mallengjyer: “ti (vella) shqiptar me jep nder…”?

  15. liqeni says:

    Me ate popull shqiptar ti jo vetem qe behesh president por edhe vdes ne pushtet!asnje e keqe nuk te vjen.Nga kush do te vije e keqja?

  16. Titi says:

    Besiana qeke injorante dhe nuk e kupton qe eshte e drejta e kujdo qe te ndroje emrin po nuk i pelqen por edhe mbiemrin, ka shume shqipetar qe kane emigruar ne Gjermani ose ne Angli, Kanada qe per aresye personale kane ndruar emrin ose mbiemrin. Edhe ne perendim ka shume njerez qe ndryshojne Emrin ose mbiemrin dhe kjo eshte nje procedure mbase jo si e Italise, psh ne Angli mund ta ndrosh vetem me 8 sterlina,dhe ne online, dhe te leshohet nje deed document me te cilin mund te paraqitesh ne zyren e pasaportave dhe ke te drejten e perdorimit te emrit te ri. Keshtu qe ti Besjana e ke shume gabim qe mer rastin e Mimi Kodhelit, qe duke e njohur mire mund te them qe eshte nje grua shume serioze dhe qe vjen nga nje familje shume e nderuar. Nese do me pyesje per italianet do te thoja qe jane jevgjitet e Europes.

    1. BESIANA GUSHI says:

      TITI zakonisht me kete emer quhen mashkujt qe kane nderruar seks !
      Lexo mire çfare kam shkruar, eshte sentenca e gjyqtareve italiane qe quajne emrat shqiptare dhe mbajtesit e tyre si gjera te peshtira.
      Mrika Pjerin Vata ka ndryshuar edhe CV-ne e saj sapo u be minister. Ne faqen e internetit te shoqerise italiane ku ajo ka punuar si telefoniste dhe jo si manaxhere siç kishte shkruar para emrimit eshte edhe sot fotua e saj me kufjet ne veshe.
      Je vetem nje zhberje dy kembore me dy te tjera qe pas ketij komenti kam pershtypjen se te jane shfaqur. Leshke Babruje me funksion ciklik te panderprere e ban dhe e han siç thone bashke fshataret e Mrikes tende.

      1. SHQIPE says:

        Besiana mos merr zjarr,Titi deri diku ,po e perseris deri diku ka te drejte (pervec ofendimit)ose ka pjeserisht te drejte ,paraqitja psh me nje emer te rreme eshte sistem pune aty ku identiteti i vertete nuk ka rendesi ,forumi prezent eshte shembull.Jo vetem ne Angli por edhe ne Amerike ndrimi i emrit eshte nje praktike fare e thjeshte e e pa paragjykueshme ,personalisht me lendon detajimi i vendimit te gjykates se Lombardise me tekst pa pike delikatese gje qe vjen mendoj une nga menyra se si eshte paraqitur kerkesa e ketij vulehumburi qe nuk ka fare respekt per vetveten e prinderit e tij,nga eksperienca time sa me shume te fshihesh mbas gishtit aq me i shpifur dukesh ne syte e tyre ,po nuk respektove vetveten per ate qe je mos prit te te respektojne te tjeret.Racizmi eshte problem per ate qe e ushqen kete ndjenje e per ate qe e praktikon ,jo per ate qe eshte nga nje vend apo nga nje tjeter !Mbani koken lart e thuajeni me krenari e pa ju dridhur syri nga jeni e keni per te pare qe nuk do te perbuzeni !Secili ka nje origjine ,secili megjithate ka personalitetin e tij qe nuk duhet te lejoje ta shkelin me kembe!

        1. BESIANA GUSHI says:

          @SHQIPEN
          Une jam me agresive me cilindo qe fsheh me furbllek edhe me te voglen shenje perbuzjeje ndaj origjines time.
          Me pyeti njehere nje inxhinjer nga Barletta se a kishim rruge ne Shqiperi!
          I thashe jo nuk kemi rruge, te gjithe ecim kembezbathur e me i pasuri perdor biçiklete!
          I jane dashur pak minuta te kuptoje idiotesine e tij…
          Nje tjeter rast ndodhesha mes nje grupi prej me shume se 20 vetesh per drake ne nje restorant. Njeri si me I mençuri filloi te fliste per traditen kulinare te zones nga vinte. E kuptova menjehere se qellimi I tij ishte te me vinte ne veshtiresi.
          Dhe nuk vonoi te me pyeste: cila eshte pjata tradicionale e vendit tend, Shqiperise me pyeti.
          Ra nje heshtje varri. Te gjithe prisnin pergjigjen time, qe nuk vonoi.
          I thashe: per te gatuar nje pjate tradicionale shqiptare ne marrim me pare nje cope mishi dhe me frulator e grijme imtesisht. Pastaj marrim nje peshk pasi e kemi pastruar nga luspat dhe halat e fusim ne frulator dhe e grijme ne copeza te vogla.
          Qetesia dhe kurioziteti I te gjitheve kishte arritur kulmin pas tregimit tim. Vetem njeri qe me njihte filloi te vinte buzen ne gaz.
          Pastaj vazhdova. I marrim te dyja dhe I perziejme bashke….
          Dhe siç e pritnja menjehere bertiti me pyetjen:
          Po çfare eshte kjo perzierje…
          Dhe e mori ate qe meritonte: AS MISH E AS PESHK I thashetere seriozitet.
          Shperthyen te qeshurat dhe keshtu ju pergjigja kuriozit te radhes.
          E sa episode te tjera si keto nuk numurohen. Keshtu duhet te bejme te gjithe ne se me te vertete duam te mbijetojme antishqiptarizmit qe na ndjek edhe kur flejme.

  17. Tajson says:

    Ja okay ,qe rracizmi europian eshte sot ne Marrshim e siper ne gjithe kontinetin e vjeter ,kjo mendoj eshte e qarte nga te gjithe sqpt.
    E ashtuquajtura BESIANA na jep nji panoram te qarte ne Italine e veriut e kufirin me Zviceren e cila eshte mbas Frances nji nder vendet qe gjenerojne rracizmin e kjo ne vecanti kunder shqiptareve.
    Un mendoj se rasti me emrin e personit ,tallja e sorollatja ne kalimin e kufirit nga personeli kufitar ,ka te bej edhe shume me personalitetin e vet personit dhe aftesise tij per te bere ate qe duhet ne raste te tilla ,pra te tregoj se asnji ska te drejt te diskutoj prejardhjen e emrit te tij ,pervecse te kryej detyren si personal kufitar.
    Ndryshimi emrit ne Emiljano eshte dobesi e karakterit te vet shqiptarit tone edhe pse dikujt mundet ta shikoj ndryshe . Nuk e di perse vazhdon shkrimi me poshte me duket pak i paqarte ne lidhjen qe i ben etj etj . E verteta eshte se europjanet sot na urrejne dhe nuk na duan si komb dhe kjo edhe per faktin se ne ,kto 23 vjet ulem qillotat poshte dhe lejuam qe kjo rrace perverse e dekadente , kjo rrace kanibalesh moderrn e pederastesh ne shpirt e ndjenje , experimentuan me shqiptaret ashtu si deshiruan ,sepse ishin qeverritaret tane ata ,te cilet i lane dore te lire ne gjthcka dhe mbas ktyre PeDerave poltikan ordiner ,qendronte klasa shqiptare “Intelektuale & Patriote” !!! Cfar ndodhi ? Kta europiane ,i dhane formen e projektuar ne mendjet e tyre perverse shqiperise ,pra e prune ne ate form qe ata deshironin per 23 vjet me radhe ,nji Figur Shqiptare te nji tranverstiti me mjekerr arabe qe kercen beldanc mbi skenen BE dhe sot asnji shqiptare jo nuk i kundershton ,sepse ky popull ska perfaqsues qe ta mbroje as ne qeverri e as ne shoqerin e lire ..pra nji popull i cili duhet ti bej balle ksaj Bote e jete egersirash nga me te paimagjinuara per kte shekull ne menyre individuale ,duke u mbrojtur perball cdo interpretimi apo presioni rracist ne nji X shoqeri me personalitetin e vet duke mbijetuar dhe endur ksaj bote ..i paAtdhe , si thote ajo shprehja jone e njohur …SI CIFUTI NE SHKRETETIRE . (Eh sikur te beheshim dot si cifutet ,qe nga hici ben shtet per tu pat zili)

    1. gjon cima says:

      Ne vjeshten e vitit 2000, mbasi kisha punuar si hamall, punetor bujqesie etj.etj…, une u paraqita ne kuesturen e qytetit ku jetoj per te rinovuar lejen e qendrimit. Paraqita dokumentat dhe nepunesja e policise me kthehet:”Po ju kush jeni?”. “Kush duhet te jem dhe pse”, ja ktheva “keni te gjitha dokumentat e mia ne dore”. “Per kete e kam fjalen” ma ktheu duke me treguar fleten e rroges sime “si ka mundesi qe nje emigrant shqiptar te kete nje rroge pese here me te larte se une?”. Une merrja shtate milione gjysem lira neto ne muaj perveç privilegjeve te lidhura me kontraten e drejtuesit te ndermarrjes… ajo merrte vetem nje milion e gjysem.

      Kjo eshte bota e lire dhe mundesia e te shkuarit perpara.

      1. BESIANA GUSHI says:

        Jam ndodhur ne te njejten situate edhe une. Ajo debilja qe sot ka nje rang te rendesishem ne ministrine e brendeshme italiane, mori edhe nje pistolete nga çanta per te me frikesuar.
        Telefonoi edhe shoqerise ku punoja per te konfirmuar pagen time e perseri nuk e besonte.
        Ja te tregoj edhe nje rast tjeter.
        E dinin te gjithe origjinen time dhe here pas here shfaqeshin tek der’e zyres per te me vrojtuar si nje krijese e ndonje planeti tjeter. Dhe ndodhi te vinte nje dite nje person I moshuar per tu kontrolluar nga une per punen qe ai ishte pergjegjes. Pasi me veshtrio per pak minuta pa folur me pyeti I ndrojtur: vertet je shqiptare? Po i thashe perse?
        Me tregoi qe ne kohen e Enverit dhe te Ramizit kishte qene disa here ne Shqiperi si specialist per te ndihmuar nje ndermarrje te rendesishme shqiptare, me gjithe te shoqen. Dhe e kishin derguar edhe ne vilen qeveritare ne Pogradec.
        Mbarove i thashe fillojme kontrollin e punes qe ke bere tani..
        Tundte koken here pas here dhe nuk i besonte realitetit.

        Nje tjeter inxhinjer nga Bolonja, edhe ai erdhi per tu kontrolluar, me veshtroi i habitur dhe mu drejtua me keto fjale:
        Ne cilin universitet jeni pergatitur?
        Ne ate te Tiranes i thashe; perse?
        Ksihte patur ne kursin e tij nje shqiptar nga Tirana, me i shkelqyeri ne matematike ne ate vit ne Universitetin e Bolonjes.
        Per fat te keq nuk e kam mesuar asnjehere emrin e atij tiranasi qe kishte çmendur bolonjezet.

    2. BESIANA GUSHI says:

      @TE ASHTUQUAJTURIN MIKE TAJSON

      Komenti eshte mjaft i qarte, faktoret qe i bashkojne jane nderrimi i emrave per te njejtin motiv e me te njejtin rezultat te arritur: perdhosja e origjines se tyre si brenda ashtu dhe jashte vendit, duke i dhene shkas zyrtareve te larte te administrates italiane te shprehen ne ate menyre ne sentencen qe dhane.
      Nuk fola per ate shqiptarin e Firences me 17 emra I kerkuar nga interpoli apo qindar te tjere qe nderrojne emrat per t’ju fshehur drejtesise.

  18. luan says:

    Shikoni kete njeri ky eshte NDYRESIRA,FELLIQESIRA E KOMBITE SHQIPETARE E KEMI VENE NE KRYE TE PARLAMENTIT.POPULL SHQIPETARE MOS PRETENDONI TE HYJME NE EVROPE ME KETO NDYRESIRA BOTA E DI SE KUSH JANE. ZOTI NA SHPETOFTE. POPULL SHIKONI NGA QIELLI SE ZOTI PO PREGATITE PER CDO SHQIPETARE FUKARA NGA NJE THES MA ERO DHE DOLLARE.BENI KERKESEN NE WEB http://WWW.ZOTINARUAJTE.COM.

  19. dhembeli says:

    Karierist I ndyre;
    Tani na dashke dhe presidentllekun.
    Personi qe e shkatero kete vend per nteresat e tija.

  20. Shkodrani says:

    Baba Mondi= Like Floriri eshte politikani me bastard i kombit shqiptar.
    Nje karakurve politike qe ha ne te gjithe sahanet e majte e te djathte.
    Nje pseudo socialist qe ka miq te ngushte Sali Berishen,Lule Bashen, Fahri Balliun etj etj.
    Njeriu me i pabese qe ka provuar politika dhe ata qe i ka tradhetuar dhe i krehin akoma bishtin ketij bastardi harram ta kene besimin e popullit.
    Kur do ti dale boja kesaj lloj rrace?

  21. elinor says:

    Meta eshte nje prostitute politike….nje e suksesshme ama! Te pakten deri me sot. Njeriu me i neveritshem qe ia kalon edhe Berishes vete. Imagjinoje ku arrin pafytyresia e tij sa e perfshin edhe Berishen, shkaterrimtarin e vendit, ne perpjekjet per normalizimin e situates ne vend!!!
    Se si mund t’i bihet ne dore nje njeriu te tille, kete vetem Rama dhe rilindasit e tij jane ne gjendje ta shpjegojne!

  22. Temperature e larte says:

    S’e moa vesh ate qendrimin e ketij mbreme. PAQEDASHES, MIKDASHES, SHOKDASHES!!!
    O isha une i semure me temperatur jerm, ose ky i ka bere transplant trurit te vet. Nuk maten dot te keqiat qe ka bere ky dhe ajo drania e vet. Partia e ketij eshte me keq se e Mao Ce Dunit. ky dhe ceta e hajduteve nga mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje