Mazhoranca parlamentare në Komisionin e Ligjeve i propozon Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin nga detyra të Kryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhuka.
Komisioni i Ligjeve shqyrtoi në mbledhjen e tij raportin e një grupi deputetësh të mazhorancës për kontrollin në ILDKP, ndërsa opozita pasi shprehu kundërshtitë u largua nga komisioni.
Relatori i çështjes, deputeti socialist Armando Subashi paraqiti konkluzionet e kontrollit, sipas të cilave emërimi i Xhukës në pozicionin e kryeinspektores së ILDKP është e paligjshme, pasi ajo nuk plotëson kriteret ligjore për këtë funksion që ka të bëjë me eksperiencën 10 vjecare në administratën publike dhe arsimimin, që sipas ligjit duhet të jetë juriste ose ekonomi/financë.
Subashi tha se puna e ILDKP nën drejtimin e Xhukës lë për të dëshiruar, ndërsa një problem shumë i rëndësishëm sipas tij, i evidentuar nga kontrolli ka të bëjë me mos arshivimin e deklaratave të pasurisë, cka sipas ligjvënësit socialist lë dyshime se ato mund të ndryshohen.
Gjithashtu nga kontrolli ka rezultuar se nga 6 mijë subjekte që në bazë të ligjit kontrollohen nga ILDKP-ja, shorti është hedhur vetëm për 4700.
Sipas deputetëve të mazhorancës, Zana Xhuka, drejtoresha e ILDKP-së, ka keqmenaxhuar institucionin dhe ka shfaqur paaftësi profesionale në drejtimin e tij. Konflikt i thelluar me vartësit, ulje drastike e performancës së institucionit, si dhe bllokim të aktivitetit të tij, por edhe shkelje me dëm financiar në arkën e shtetit e punësim të jashtëligjshëm të 8 nënpunësve, janë të tjera shkelje që sipas mazhorancës parlamentare, janë evidendtuar nga kontrolli i ushtruar.
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, kërkoi që seanca të ndërpritet pasi sipas tij grupi i punës është i jashtëligjshëm dhe antikushtetues pasi është vetëm Kuvendi ai që vendos të kontrollojë një institucion të pavarur dhe jo komisioni i ligjeve. Sipas tij, shumica po tenton të marrë nën kontroll ILDKP-në, për të fshehur pasuritë e jashtëligjshme.
Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po e përdor kontrollin mbi ILDKP si mjet presioni ndaj gjyqësorit.
Ndërsa deputeti Spartak Braho ka deklaruar se komisioni i ligjeve duhet t`i drejtohet edhe prokurorisë për të hetuar për shpërdorim detyre kryeinspektoren Zana Xhuka. Kryeinspektorja e ILDKP-së ka refuzuar të jetë e pranishme në Komisionin e Ligjeve.
Tashmë Komisioni i Ligjeve pritet të hartojë një raport që do t’ia paraqesë Kuvendit, në të cilin pritet të përfshihet edhe mendimi i opozitës.
Tre ditë më parë, Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje në nisjen e procedurës për shkarkimin e Zana Xhuka nga detyra e Kryeinspektores së ILDKP-së.
Gjithashtu PD kushtëzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Reformës Territoriale me ndërprerjen e atyre që opozita i cilëson si sulme të Qeverisë dhe mazhorancës së majtë parlamentare, ndaj institucioneve të pavarura.
mazhoranca kerkon kryinspektoriatin per te zbuluar zullumet e ish-pushtetareve
Po su pushua as kjo, sdi kush duhet te pushohet! Haha, matrapaze feemer.
Shume mire po ka mbetur akoma nje tjeter shpellare e ndyre qe akoma nuk preket.
Quhet Mimoza Hajdarmataj , Inspektore e Pergjithshme tek Inspektorati Qendror direkt ne varesi te Kryeministrit.
Ishte kandidate humbese per deputete e PD ne Kukes ne 23 Qershor 2013.
Shporreni qelbesiren e eger qe nuk di as shqip te shkruaje e te flase.
Duket tek faqja e institucionit inspektoratiqendror.gov.al
Ne teori, ne praktike kjo fatkeqesisht ka shume pak gjasa qe te ndodhi.
Ne mazhorance ndodhen shume antare te LSI poa te ish qeverise Berisha te cilet jane perzier ne afera te ndryshe duke filluar nga Meta.
Keshtu qe nese do zbardhet korrupsioni i politikaneve te ish qeverise, i bije qe PS-ja te godasi aleatin e saj kryesor, aleat i cili sot i jep mundesine qe te jete ne mazhorance e kjo me duket e pamundur ne praktike.
O dak, ILDKP-ja eshte bere per peshqit e vegjel, jo per ata te medhenjt. Po kjo qe e drejtonte tani, as te vegjlit nuk kapte. E kishte rrjeten e cpuar fare
Këtë kallangjyrë dua ta shikoj para togave të drejtësisë, e të nxjerrë urdhëruesit dhe komanduesit e saj.
KY OERD BYLYKBASHI QE MBRON ZANA XHUKEN ESHTE AQ JO BURRE SA DHE KOMENTET KRITIKE NDAJ SAJ KUR BEHEN NE FAQEN E FACEBOOK-UT TE TIJ, I FSHIN MENJEHERE NE VEND QE TE PERGJIGJET!!! KESHTU DO FITOJNE PIKE PERPARA POPULLIT KETA TE MJERE!!!
Shkarkojeni urgjentisht felliqesiren
te shpetoje Shqiptania
Po shterngohet llastiku i brekeve te opozites
si nji ish maxhorance , teper kapricioze me vjedhjet
spektakolare 8 edhe me shume vjecare !
mos ka ndonje interes ky Oerdi? Ka hall se po i heqin nga puna noj njeri te tij aty qe eshte emeruar jo sipas ligjit
O moj Ela cfare halli te madh qe paske.Ke hall qe bashke bashke me zanen te ikin edhe 8 te tjere, por do vine edhe 46 te rinj e ti do ikesh qe do ikesh dhe po te jesh grua gjykatesi apo prokurori. ka plot te till moj me pushtet majtas e djathtas , te ajkes se re te tre paleve, PS, Pd, LSI qe duan te fusin grate, cunat, motrat e vajzat ne pune. Ik e bej permanent e ndonje operacion plastik se te ka perfunduar edhe koha kur mund te quhesh e bukur e te provokosh ndonje burre me pushtet per te ndenjur me tej ne pune.
p.s. te 8
Te mbrosh instiucionet e pavarura ne baze te kushtetutes si te vetmit garanci
te shtetit te se drejtes dhe te frenimit te abuzivizmit te pushtetit eshte jo vetem e drejte por edhe detyre e cdo intelektuali.
O ZOT FALI KETO NJEREZ SE NUK DINE CFAR THONE.
Hiqeni sa me shpejt kete orango tango se eshte turp te jete zyrtare.
Ky Bylykbashi eshte i madh fare: Mazhoranca perdor kontrollin mbi ILDKP per presion ndaj gjyqesorit…d.m.th ky zoteria e pranon qe gjyqesori ka pasuri per te fshehur!!???
Ai qe nuk ka gje per te fshehur z. Bylykbashi nuk e ha presionin nga ILDKP-ja. Kur eshte keshtu, pse ai mustaqja del dhe thote qe kemi sistemin e drejtesise me te ndershem ne bote….Prioriteti 1° eshte reforma ne drejtesi, ndryshe Shqiperia nuk behet as sot as mot…
Çfarë e pengon Xhukën dhe Bylykbashin të denoncojnë pasuritë e paligjshme(në se është e vërtetë) të mazhorancës?
@Himara me ka pare Zoti lart qe nuk me ka vene te punoj me titullare te tille … nese jane vendosur jashte kriteteve dhe cdo procedure ligjore ( dhe opinioni mbare e di shume mire kush eshte vendosur aty) sigurisht qe nuk ka ndonje cudi qe te hapin krahun… nuk i pengon asgje qe perseri te rifuten sipas rregullave… sa per operacione plastike @Himara jam kondra tyre dhe nuk e shoh qe karrieren time profesionale ta bazoj aty
@Himara mjafton te pyesesh ne ish-KM ke njeri ka patur Oerdi qe ka vajtur aty .. nuk do e kesh te veshtire
A e dini se ne ate institucion punojne prej vitesh familjaret e eksponenteve me te larte te PS.
Besoj qe e dini se ne ate institucion punojne prej vitesh familjaret e eksponenteve me te larte te PS.
Po Alban aty punojne dhe jane me universitet bujqesor shume prej tyre. si edhe e thashe i kane burrat o prokuor o gjyqtar ose kane vellezerit a motrat jane pjese familjare e sistemit te drejtesise , sidoms atij qe u trashegua nga koha e komunizimit.Ka dhe njerez te lidhur me te majten por ka edhe ndonje tek tuk ne pune te vet.
Por nuk e di pse @ela keta i konsideroka se jane ne vendin e vet ndersa ata qe paskan punuar ne kryeministri paskan pas bere gabim te madh se nuk i kane marre doren Eles se ku dhe si ta zhvillojne karrieren e tyre. A thua se @ela na qenka Gjykimi suprem, e verteta e vetme dhe e pa diskutueshme.
Ela moj e verteta absolute nuk ekziton merr forma ne te ndryhshme ne kontekste te ndryshme , politika e shoqeria jane loje pushteti dhe s ‘do te thote qe ai qe del nga loja ishte personazhi negativ. Befsh qejf e te shpresojme se ne se ata te 8 ikin nga puna ti do arrish te gezohesh dhe te flesh rehat se ” Drejtesia u vu ne vend”.Te falte zoti Ela se lumturia jote u bazoka ne hidherimin e tjetrit.
@Himara, sa merak paske me gjyqtaret e prokuroret zotrote, pse a nuk duhet te punojne keto grate tyre… Apo sta ka qejfi ty….
@himara, qe behesh merak per grate e gjyqtareve e prokuroreve… ( keto ku duhet te punojne sipas teje…), shiko mire se aty punojne dhe ish gjyqtar e ish prokuror, ish avokat, ish bankiere, .,,, pra eksperte.., E ky eshte halli me i madh per ju me duket…qe ia nxorren hordhiqet kesaj derdimenes…
@Himara se pari ti nuk me njeh aspak qe te gjykosh se cfar me lumturon apo me hidheron … se dyti nuk me pelqen qe te me personifikosh me “grua gjyqtari/prokurori” apo me personifikime te tjera te ulta sic ke bere ne sms parardhese sepse nuk jam jo per gje….. se treti te kam thene qe shyqyr qe nuk kam patur rastin der me sot te punoj me titullare te tille (sic e ka pershkruar media dhe gazeta kaq kohe sepse un nuk e njoh fare se kush eshte ajo).. se katerti cdo person qe nuk nuk ka kualifikimin e duhur per mua personalisht duhet te mos jete ne ate pozicion pune… se pesti njoh mjaft te djathte dhe te majte shume te afte qe nuk kane marre ate qe meritonin, sigurisht kam njohur edhe te kunderten-te paafte qe jane ngulur e nuk shkulen…se gjashti mendimi im eshte qe te pakten moralisht te mos bejne sikur “preken” dhe flasin te indinjuar kur kane njerez te tyre aty… se fundmi @Himara diten e mire
@Himara…. Shif mire se ka dhe burra gjyqtaresh!!!