Në Shqipëri, demokracia ka avancuar në një spirale rënieje. Ka hapa pas në ndarjen e pushteteve dhe ka rënie ekonomike. Këtë e konstaton për periudhën 2012-verë 2013 një studim i Fondacionit Bertelsman për 129 vende
Indeksi i Transformimit i fondacionit Bertelsmann u prezantua të enjten në Deutsche Welle. Aart De Geus, kryetar i Kryesisë të Fondacionit Bertelsmann dhe Drejtori i Përgjithshëm i DW, Peter Limburg mbajtën fjalën kryesore.
Studimi i Fondacionit Bertelsmann, përsa i përket Shqipërisë, analizon periudhën: fillim 2012 deri në verë 2013, pa përfshirë zgjedhjet parlamentare dhe periudhën paszgjedhore.
Për Shqipërinë përfundimet janë kritike, megjithëse analizat bazohen në gjendjen para zgjedhjeve parlamentare të verës. Shqipëria përmendet në studim, në një frymë me vendet më problematike të BE, me Rumaninë dhe Hungarinë. Edhe në Maqedoni shihen hapa pas.
Autorët e studimit shkruajnë se rrugëtimi i Shqipërisë për në demokraci dhe ekonominë e tregut ka qenë shpesh kaotik dhe padyshim ambigjen, i paqartë. Kjo, sipas studimit, shpjegon pse Shqipëria është klasifikuar pas vendeve fqinjë për përparimin demokratik dhe ekonomik – megjithëse vendet fqinjë kanë përjetuar madje edhe konflikte të dhunshme etnike.
Studimi konstaton, se në përgjithësi, struktura e institucioneve në Shqipëri është e mjaftueshme për të ndërtuar demokracinë. Shqiptarët kanë qenë të shpejtë për t’i ngritur dhe përmirësuar institucionet formale demokratike.
Por kjo kornizë ka rezultuar si një “kurth ligjor”. Kjo pasi institucione të rëndësishme nuk e kanë ruajtur dot pavarësinë, përballë interesave të forta të elitës në pushtet dhe një ekzekutivi dominues. Kanë munguar argumentimet ligjore, për vendime të rëndësishme politike, si zgjedhjet, korrupsioni, abuzimi në detyrë, veçohet në analizë. Kjo ka bërë që edhe institucionet ndërkombëtare, të detyrohen të pranojnë vendime de facto të politizuara, të institucioneve vetëm pjesërisht të pavarura shqiptare.
Dobësim i mekanizmave të kontrollit
Në periudhën e analizuar, deri para zgjedhjeve të 2013-ës, autorët thonë se partitë në qeveri, i kanë përdorur shumicat parlamentare, për të dobësuar mekanizmat e kontrollit. Dhe për të forcuar pozicionin e vet në shtet dhe në shoqëri. Në Shqipëri kemi një model të politikës së pushtetit të orientuar te dominimi, konstaton studimi. Dhe kjo veçohet nga autorët si mangësi e rëndësishme, kur dihet që është politika konsensuale dhe përfshirëse, dhe jo dominuese, ajo që të kualifikon për Evropën.
Si kritikë për Shqipërinë, autorët përmendin më tej që Partia Demokratike i zuri poste të rëndësishme publike, siç janë presidenti i shtetit, shefi i shërbimit të fshehtë dhe prokurori i përgjithshëm, me pasues të saj. Kjo parti në pushtet, e arriti përmes një numërimi të diskutueshëm të votave, të zgjedhë kryetar bashkie të Tiranës, kandidatin e saj, në maj 2011, veçohet në indeks. Pra, studimi tërheq vëmendjen në erozionin e ndarjes së pushteteve në Shqipëri.
Tendenca shqetësuese për ekonominë shqiptare
Në aspektin ekonomik, flitet për tendenca shqetësuese ekonomike për Shqipërinë. Në studim thuhet se arritja më e rëndësishme e Shqipërisë vitet e fundit, rritja e produktit të brendshëm bruto, GDP, ka rënë pikiatë në dekadën e fundit. Duke arritur në rritje 0,6 përqind, në 2012.
Indeksi i Bertelsmanit tërheq vëmendjen në faktin se ekonomia e Shqipërisë është shumë e dëmtueshme nga një goditje shoku, që i vjen nga jashtë. Kjo sepse varet nga remitancat e refugjatëve, që kanë rënë kudo në Ballkan, si dhe nga kapitali në formën e investimeve direkte të huaja.
Për të dalë nga kjo situatë, autorët rekomandojnë që Shqipëria të përmirësojë emrin e eksporteve shqiptare dhe të nxisë investime nga brenda vendit. Si dhe të tërheqë investitorë të huaj, që duan të investojnë jo vetëm në mallra të patregtueshme, si bankat dhe komunikimi, por edhe në përmirësimin teknologjik, në pajisje dhe në krijimin e kapitalit fiks, bruto. Më tej ata propozojnë hartimin e politikave të punësimit për emigrantët që kthehen nga Perëndimi si dhe që të zgjidhet problemi i vjetër i pasigurisë pronësore mbi tokën.
Kritikohen organizata ndërkombëtare në Shqipëri
Indeksi i Bertelsmanit nuk do të kishte emrin e madh që ka, po të mos shikonte në mënyrë kritike edhe institucionet ndërkombëtare lidhur me Shqipërinë. Ndërkombëtarët kanë qenë të fokusuar në vlerësime afatshkurtra të reformave, thuhet në studimin e Bertelsmanit. Ndaj e kanë duartrokitur qeverinë shqiptare për përparimet formale institucionale. Pak aktorë ndërkombëtarë kanë vlerësuar se si janë zbatuar reformat dhe me cilat rezultate.
Veçanërisht ashpër kritikohen nga Fondacioni Bertelsmann raportet e pranisë së OSBE-së në Shqipëri. Përfaqësuesit e këtij institucioni, të cilët kompensohen shumë mirë për punën e tyre, duhet të vihen para përgjegjësisë për raportet e mjegullta që bëjnë për shumë mungesa në ndërtimin e institucioneve shqiptare, kërkohet në studim. Raportet “politikisht korrekte” të OSBE-së e kanë penguar një analizë të qartë dhe neutrale për defektet e demokracisë shqiptare, për përgjegjësit dhe për rreziqet e së ardhmes. Ky është njëri nga konkluzionet e analizës së Fondacionit Bertelsmann për periudhën 2012- verë 2013.
Indeksi i transformimit të Bertelsmann-it është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar, që e mat cilësinë e veprimeve të qeverive mbi bazën e ekspertizave të detajuara për vendet. Ekspertizat hartohen nga 250 ekspertë nga universitetet më të shquara të botës, dhe organizata Think Tank. Fondacioni ka pyetur në vende e ndryshme p.sh. për mundësitë për zgjedhje të lira, për shkallën e lirisë së mendimit. Po edhe për sistemet sociale, për rendimentin ekonomik, për luftimin e korrupsionit./DW
qofte e birra korce…
Ku eshte tani ai pijanec ambasadori?
Do i fusin nai shkelm bytheve, apo do e gradojne me lart ne kariere???
Them se do ”vuaj ket te dyten’…Gjynof i shkreti..
Wolvarth apo si e kishte emrin?
Keta duhen gjykuar rende , sepse e kane lene Berishen te shkaterroje cdo gje.
Mendoj te kallezohet prane OSBE ai qe te jape llogari.
E more Sali muti dhe Lulzim kaka
kerkoni te vini dhe ne Pushtet ju
o zagare plehrash.Po si ore kini ende Surrat
te dilni ne popull e Parlament per shitur pordhe
a thua se nuk e dinim ne se kush ishit.
Ore 23 Qershorin quheni lule
se namin do ta shikoni ne 2015 madje dhee deri ne 2100-en.
Une e kuptoj se referimi i DW. eshte flete-arresti per
Saliun dhe Lul hajvanin.Erdhi pra me ne fund
Dita e vegjelise.Llalla Thirri mendjes dhe mos
u perdridh si pusht.
Tan kto jon raporte kamunistash. Leter higjenike per Doktorin
Une jam gjalle dhe shendosh e mire dhe me i pasur se dje.
Ju brekgrisurit shqipo me asnje shqiponje ne qiell,
pse ulerini si korba?!
http://goo.gl/oII8wj
Keta nuk kane syze partiake ndaj duhet te degjohen me kujdes.
Si ka mundesi !?!? Kerrnackat me birrat shkojne ne harmoni me njera-tjatren..Pyet Baba Mondin..
Ne ishim ne vend te dyte pas Gjermanise ne periudhen 2012-vere 2013. E ka thene vete kryeshpellari. Ky raport eshte cimke.
Keta duhet te jene komunista!
E si mundet te shajne Shqiperine ne kete menyre,kur te gjithe e dine se ne matemi vtem me Gjermanine?
Çeshtje xhelozie te zhvillimit nga nje vend zi Zvicra,qe ne fund te fundit ndodhet pas nesh ne renditje
Mos ishte gje ai i birres me kernacka qe bente raportet e OSBE-se. Se krimineli sali nuke kishte vrare gje ne bulevard pasi ky nuke e kishte pare nga qe kishte qene i zene me pone ( Do pinte ca birra).
…ka ndonjë koment për këtë bythëlë….si i plakut të çmendur Sali, antishqiptari, ish-ambasador i OSBE-ODHIR, Wollfarth…
Po keta nga na mbine? Me sa duket ka filluar pune Podesta number 2.
OSBE-ja orientohej nga BE-ja .Pikerishte kjo BE qe vazhdon te derdellise fort per plotesimin e detyrave te shtepise ne shqiperi ,kjo BE kurve me Patent, dhe me Licensen per te tallur Gopin e saj te fishkur me bilet e poltikes Shqiptare .
Nji Be-OSBE qe pruri ne pushtet nji qen diktattore si sali berisha dhe e mbajti ate 8 vite me radhe ne pushtet ,duke arritur keshtu objektivat e veta mbi Shqiperine .
Sikur ti kuptonte poltika shqiptare kto shkrime si te ktij zotnise autorit te ktij shkrimi kritik dhe merrnin prej zverku ate Seqin e sardenjes e ta hidhnin ne Lane . poltikan i thencin . njerez kote .
ANALIZE : Efektet e ketyre raporteve kur behen pas nie kohe prej 365 ditesh kane efekte pershkruese historike. Situata politike si dhe gjendja ne te cilen eshte katandisur partia PD e ka vene lashte loje OSBE, pasi Edi Rama nuk ka konkurrente qe te vene ne diskutim punen e Qeverise se tije. Roli vezhgues dhe arbitral i OSBE tashme eshte nje flluske sapuni. Kritika ndaj OSBE sot nuk ka asnje efekt ne strukturat apo politiken e Shtetit Shqiptare. Sjellja e OSBE tashme i perket historise !!!
Ajo qe duhet te beje ky institucion eshte te marre ne analize punen e Ambasadorit te BE ne Tirane Mikut Tim z. Etore Sekui Ambasador i BE ne Tirane. Kjo duhet te behet me cdo kusht dhe me urgjence pasi Sekui jo vetem ka vene ne pozicione qesharake e te pavertete popullin e Shtetin Shqiptare por ka vene ne pozicion racist nje institucion te tere ; Parlamentin Europian si dhe strukturat e BE ne pozicione genjeshtare me 12 kushtet e tyre.
Une nuk di se si mund te rri ne Tirane nje ambasafor qe pas 3 vitesh pune ne Shqiperi nuk ka asnje sukses per te cilin mund te krenohet.
Sali Hajduti gjeti shoke e i Korruptoi me Paret qe i kish lene i jati prej Vucidolit. Shpellaret per te vjedh e per te gjete shoke jane te vetmit, edhe per shpifje e letra anonime ashtu ishin edhe ne kohen e Dulles, spijuj te dores pare. edi Rama dhe Qeverija duhet ti vejne para pergjegjesise per paret e Popullit Sali Kriminelin e banden e tij.
NJE DRITE NE TYNELIN E DEMAGOGJISE BERISHISTO-ENVERISTE.
OSBE-jane te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore ka qene nje organizate pa kurfare vlerash reale, qe me shume i servilosej pushtetit mafioz, sesa ka kontribuar per vendosjen e Demokracise ne keto vende. Prandaj edhe ne Shqypni nuk ka si te ishte ndryshe dhe Wolfarthi i qofteve dhe i kernackave shikonte me shume si te shtynte mandatin e tij pa lagur dhe i bente yzmet pages se majme, sic bejne pothuaj te gjithe nderkombetaret e tjere ne Tirane. Ne fund te fundit kujt i plas ne BE qe shqyptaret jane duke u plackitur nga bandat e BOSAVE te tyre komuniste me pushtet, kur mileti i kendon akoma elegji Enver Hoxhes me foto ne dore, dhe kur politika debile shqyptare kerkon te festoje 29 nentorin e ZI me buje te madhe si ASKUND ne Bote?
ketyre u duhet vene kufiri te thana boll na kane rruajtur ….. me ato menyrat e tyre as mos prish as mos ndreq
Perfaqesuesi i OSBE ne vendin tone i beri fresk SRB dhe fitoi para sa nuk i kishte menduar as vete kur erdhi. Ka bere biznes me fatin e shqiptareve…..troc nje gjerman i poshter.
Si ambasadoret e OSBE dhe Etore Sequi i BE, jane pjesa kurve e Evropes. Ata jane personat qe kane mbeshtetur hajdutet qe kane pushtuar politiken shqiptare. Duhet te falenderohet fondacioni Bertelsmann dhe TEMA qe boton keto shkrime. Sikur ky fondacion te kishte analizuar ankesat nder vite te pronareve qe i jane drejtuar OSBE dhe ambasdoreve te tjere , kushedi se ne cfare konkluzionesh do te dilnin per keto institucione nderkombetare. Po nuk jane vetem Wolfath dhe Etore Sequi, dy ambasadore te perfshire ne korupsion. Njelloj jane dhe ambasadoret e Gjermanise, Austrise , etj qe heshtin edhe pse situata eshte per te uluritur. Perjashtim ben vetem ambasadori hollandez . Shikoni cfare behet me pronaret dhe te perndjekurit ne keto 23 vjet dhe bindeni se ambasadoret dhe politikanet shqiptare , vjedhin aq sa munden dhe tallen me popullin shqiptar.
Ky me syse duket safi qe eshte Homo ,por keto kane te drejte qe
flasin me argumente te sakta . Shqiperia nuk ka as ekonomi ,per tu bashkuar
me Europen ,nuk ka as demokraci ,as ligje , as Rend.
Eshte e pasur me njerez budallenj ,injorant, kriminel ,hajdute.kush eshte keq
per ne . Rama deri dje nuk donte Europen ,e ka kundershtuar ,sot qe e mori pushtetin
dhe i duhen para nga Europa , sperdridhet si kurva keqe, si me Liken.